Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796

    Metodologjia e Pergjithshme Ne Fik'h dhe Norma

    Mes Fik'hut dhe Hadithit:

    Mendojne disa se mund ta arrine Fik'hun duke lexuar librat e Hadithit dhe Komentet e tyre, por ka edhe prej atyre qe nuk duan t'ia dijne per komentaret dhe komentet e hadithit. Ne kete menyre keta marrin persiper te vete-diligjojne (ixhtihad) dhe ne baz te mendjes se tyre nxjerrin norma dhe rregulla. Te dyja rastet jane gabim i qarte, nderkohe qe i dyti eshte ende me i rende, me i rrezikshem. Aspekti i gabimit perbehet nga:
    1- Ceshtjet e Fik'hut qe permbajne librat e Hadithit dhe Komentaret jane te selektuara, ndersa ne librat e Fik'hut mund te mesosh nga A-ja te Zh-ja. Ato qe kane Komentaret e Hadithit jane shume te pakta ne krahasim me librat e Fik'hut.
    2- Librat e Hadithit dhe Komentaret e tyre nuk permendin kufizimet dhe kushtet (Kujud dhe Shurut) e ceshtjeve, vecorite e tyre ne te shumten e rasteve, sepse nuk jane libra te specialitetit, prandaj komentuesit e hadithit gjithmone e drejtojne lexuesin ne librat e Furu'it (Fik'hu) per ta perfunduar ceshtjen.
    3- Ne librat e Hadithit me se shumti sheh perzgjedhjet e vete komentuesve dhe nuk flasin ato te mez'hebit qe vet aderojne, keshtu qe behet konfuzion.

    Me kete studim deshiroj qe t'i shfaq lexuesit te nderuar rendesine e Fik'hut dhe studimit skolar (te mez'hebit) dhe nuk deshiroj qe te pakesoj vemendjen ndaj hadithit dhe komentareve te tij, Zoti na ruajt nga ky mendim. Imam Sujutiju ne El-Hauij 2/398 ka thene: "Kane thene te paret: Muhaddithi pa Fik'h eshte si farmacisti jo si doktori, sepse ilacet i ka ne dyqan dhe nuk e di se per cfare sherbejne. Ndersa Fekijhu (Juristi) pa hadith eshte si doktori jo si farmacisti, ai e di se cfare ilacesh i sherbejne vetem se ai nuk ka", perfundoi.
    Pra, qellimi eshte te paraqesim se Fik'hu nuk merret nga librat e Hadithit dhe muhadithi por nga librat e Fik'hut dhe Fekijhu (Jurisiti), keshtu pra cdo shkence merret nga specialisti i asaj shkence qe i perket.

    Fik'hu eshte produkt i Hadithit

    Fik'hu eshte ajo disipline per te cilen ka me shume nevoje njeriu dhe njerezimi, prandaj Imam El-Ehdel ne Mendhumen e tij ka thene:
    "Per dijen duhet shume seriozitet
    sidomos Fik'hu, bazat e devotshmerise,
    me i rendesishmi eshte ai nder shkenca
    personale ose publike ndaj njerezise
    ."

    Prandaj Imam Ebu Hanife r.a. kur deshiroi te kerkonte dituri duke u perzjere mes shkencave, perzgjodhi Fik'hun sepse eshte dija me e dobishme dhe njerezit kane me shume nevoje per te.
    Pra, Fik'hu eshte produkt i Hadithit. Shembulli i atij qe merret me hadithin pa fik'h eshte si puna e atij qe i sherben nje peme pa ngrene frutat e saj. Ndersa ai qe merr Fik'hun prej komentuesve te Hadithit eshte si puna e atij qe i ha frutat ende pa u pjekur.
    El-Hakim ka thene ne "Marifeh Ulum El-Hadith" f.63: "Lloji i 20 i kesaj dije: Njohja e Fik'hut te Hadithit, perderisa eshte produkt i kesaj shkence dhe eshte baza mbi te cilen ndertohet sheriati", perfundoi.
    Imam El-Mezij transmeton ne Tehdhijb El-Kemal 23/462, me senedin e tij nje histori te thjeshte dhe te vlefshme nga Imam Buhariju, njihet si historia e Rubaijat, ku nder te tjera aty Imam Buhariju thote: "Eshte e domosdoshme Fik'hu i cili te mundesohet per ta mesuar kur ti je ne shtepi i ulur ose i shtrire, nuk ke nevoje per udhetime te gjata, largim nga vendi, hipje anijesh, megjithate eshte produkt i Hadithit. Nuk ka sevap te fekijhut pa sevapin e muhadithit ne Ahiret dhe as krenari me te madhe se sa krenaria e muhadithit"


    ps/ mos me nderprisni deri sa ta mbaroj temen, sepse me te vertete ia vlen te lexohet, pastaj kush ka pyetje mund te pyesi.
    vazhdon me "Rendesia e njohjes se Fikhut te Hadithit".....
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-12-2008
    Postime
    661
    Citim Postuar mė parė nga rapsod Lexo Postimin
    Shembulli i atij qe merret me hadithin pa fik'h eshte si puna e atij qe i sherben nje peme pa ngrene frutat e saj. Ndersa ai qe merr Fik'hun prej komentuesve te Hadithit eshte si puna e atij qe i ha frutat ende pa u pjekur.
    [/I]
    "
    .
    po si mer mos me te nderpre kur lexon kesoj marrinash ????

    si mundet qe muhadithi mos me qene fekih ????si mundet qe ai qe miret me hadithe nuk miret me fikh .po keto jan marrina

  3. #3
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Citim Postuar mė parė nga paridi26 Lexo Postimin
    po si mer mos me te nderpre kur lexon kesoj marrinash ????

    si mundet qe muhadithi mos me qene fekih ????si mundet qe ai qe miret me hadithe nuk miret me fikh .po keto jan marrina
    Ti te pakten respekto kerkesen time, duro te mbaroje tema se me rradhe vjen edhe pergjigja e pyetjes tende, se ku i dihet pastaj se kush del i marri ne kete mes.
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •