Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 66 prej 66
  1. #61
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    Citim Postuar mė parė nga bani Lexo Postimin
    Sic e dini kur-ani ne shqip eshte perkthyer me emrin Allah e jo Perendi , c'mendim keni ju, a eshte e drejte te mos perkthehet nje fjale kaq e rendesishme dhe qe ka te beje me besimin ne Zot, kur dihet se gjuha qe i flet zemres eshte vetem gjuha jote.
    do te desha mendimin tuaj.
    semaforit si i thone shqip????

  2. #62
    Citim Postuar mė parė nga muslimani72 Lexo Postimin
    semaforit si i thone shqip????
    SEMAFORUSH


    http://img94.imageshack.us/img94/7941/semaforob.jpg
    Revolution 1848

  3. #63
    Citim Postuar mė parė nga Gimi3 Lexo Postimin
    Pershendetje bani,

    Emri: Allah eshte emer i vecante i Zotit dhe si i tille me se miri eshte te mbetet ne kuptimin e vet ashtu sic eshte. Nepermjet ketij emri shprehet bindja dhe besimi se vetem Ai eshte i adhuruar, se vetem Ai meriton te adhurohet, andaj kur themi Allah, ne pervec besimit ne Zotin Nje, shprehim besimin se Ate e adhurojme dhe e respektojme. Ai njeri qe nuk e adhuron dhe nuk e respekton, ai emrin Allah e shprehe jo realisht.

    Respekte.
    pershendetje , ti solle ketu ate qe eshte shkruajtur poshte al_fatihas, por pikerisht per kete gje nuk ka asnje lloj argumenti sepse Zoti thote;

    7:33. Thuaj: “Zoti im i ndaloi vetλm tλ kλqijat e turpshme, le tλ jenλ tλ hapta ose tλ fshehta, ndaloi mλkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa tλ drejtλ, ndaloi t’i mvishni All-llahut shok pa patur pλr tλ kurrfarλ argumenti, dhe ndaloi tλ thoni pλr All-llahun atλ qλ nuk e dini se λshtλ e vλrtetλ.
    ......
    pra kur nuk e di se, eshte e vertete dhe ,e sigurte kjo gje, me mir mos flit, sepse duhen argumenta qe Zoti e quajti veten e tij Allah , gje per te cilen jam i sigurte qe nuk eshte keshtu , sepse e kam kerkuar shume kete pune.
    Eshte thjesht fjala arabisht per Perendine ose Hyun, se Zoti ka perkthim tjeter ne arabisht RRab, qe mund te perdoret dhe si i zoti i shtepise , kurse per Perendi nuk mund te thuash;Perendia e shtepise e as Hyu i shtepise jane emertime absulutisht per Zotin dhe si te tille nuk kane as trajte e as gjini, psh nuk mund te thuash edhe pse duket e gjinise femerore , por thua .
    eshte thjesht nje tradite e lashte dhe asgje me teper, nuk eshte nga udhezimet e Zotit kjo gje.
    pershendetje , gjith te mirat

  4. #64
    sa per ata qe thone qe nuk mund te perkthehet eshte e vertete qe fiks nuk mund te perkthehet , por ama asnje gjuhe ne bote nuk perkthehet fiks, me poshte do te shihni si i thone rraca te ndryshme Zotit si dhe kuptimet e tyre , vini re tek babilonet, perset qe jetojne prane arabeve si i thone ata zotit nr 85;



    EMRI I ZOTIT


    NĖ NJĖQIND E NJĖ GJUHĖ,
    TE NJĖQIND E NJĖ FISE,
    POPUJ, KOMBE!
    Gjatė gjithė historisė njerėzore, tė gjithė fiset, popujt dhe kombet kudo dhe kurdoherė, kanė besuar nė njė Zot, Autor, Krijues, Sundues, Zhvillues Furnizues i ēdo krijese, i ēdo gjallese… Fise, popuj dhe kombe tė ndryshėm, gjatė gjithė historisė, jo vetėm qė kanė besuar nė Zot, por Atė edhe e kanė adhuruar nė objekte tė ndryshme fetare dhe e kanė emėruar me njė emėr tė veēantė, me njė kuptimtė veēantė.

    Historiani dhe enciklopedisti i njohur James Hastings nė veprėn "Encyclopedia of Religion and Ethics" shkruan: "Nuk ka popull nė botė ose gjuhė nė rruzullin tokėsor qė ėshtė pa emrin e Zotit."

    Plutarku nė njė rast pat thėnė: "Njeriu mund tė gjejė vendbanime tė ndryshme pa shkrim e lexim, pa sundues, pa pallate, pa pasuri, pa shkolla, pa teatro, por njė vendbanim, qytet, pa objekte fetare, ku adhurohet Zoti, askush nuk e ka parė dhe as qė ka pėr t'a parė!"

    Poeti gjerman, Ludwing Strauss, nė njė varg thotė: "Bota pa Zotin ka shumė fytyra, por s'ka sy…"

    Shihni! Shikoni! E gjithė renditja nė natyrė vėrteton ekzistencėn Hyjnore, Zotin, thoshte filozofi anglez David Hum.

    Kėtu, po rendisim emrin e Zotit nė njėqind e njė gjuhė, te njėqind e njė fise, popuj dhe kombe tė ndryshėm, por Ai ėshtė Njė, i pėrbashkėt pėr tė gjithė, Krijues i tė gjithėve…Tė gjithė prej Tij jemi, tė gjithė tek Ai do tė kthehemi…!

    1. ABIONĖT, njė fis primitiv nė Amerikėn Jugore, i cili ėshtė politeist, zotin kryesor e quajnė AHARAGUIKI ose KIBET, qė do tė thotė: Ai qė na dhuron trimėri.
    2. ABORĖT, njė popull nė veri tė Asamit, e adhurojnė Fuqinė Supreme, qė ata e quajnė XHAN, qė do tė thotė: Baba i tė gjithėve, i cili do t'i gjykojė tė gjithė njerėzit.

    3. ABORIGJINĖT, nė Australisė Jugore, Zotin e quajnė; ATNATU, qė do tė thotė: Njė qė s'ka anus.

    4. BAIMI e quajnė Zotin disa fise nė Australinė Jugore, qė do tė thotė: Krijues dhe Babai i tė gjithėve.

    5. ABISINASIT, race Hamite, e adhurojnė Zotin, qė e quajnė: VAKU, qė ka kuptimin Qiell.

    6. EGJEASIT, banorėt e ujdhesave nė Detin Egje, i besonin Reas, pra, Zotit Reas, qė ka kuptimin: Shpirti i Natyrės.

    7. AGOASĖT, banorė tė Afrikės Jugore, Zotin e quajnė DEBAH, qė do tė thotė: Qiell.

    8. AKRASIT, njė fis afrikan, i besojnė Zotit tė cilin e quajnė: JONGOMA, qė do tė thotė: Zoti mė i lartė.

    9. AHMOSĖT, i takojnė popullit Tai, jetojnė prej Gjiun e Siamit deri nė Asun, i besonė Zotit: PU-RA-TA-RA, qė do tė thotė: Zoti, Krijuesi.

    10. AKUPINĖT, popull afrikanė, besojnė nė Zot tė cilin e quajnė: JANK KUPING, qė do tė thotė: E tregon, e dėshmon Zoti.

    11. AJNUSĖT, racė historike, qė dikur banonte qė nga Siberia deri nė Japoni, besonin nė Zotin KAMUI, qė do tė thotė: Qiell. Ky emėr, KAMUI, nuk e ka shumėsinė, pra, kuptohet se Ajnusėt kishin besim monoteist.

    12. AJANARĖT, popull nga India Jugore, e adhuronin Zotin: HARI-HARA-n ose VISHNA-SHIVA, njė Zot qė e njihnin, e besonin edhe Arianėt.

    13. ALAK NAMIS, popull nė Indinė Veriore, e adhuronin Zotin NAM, qė do tė thotė: Zoti i Padukshėm.

    14. ALEUTĖT, popull nė Alaskė, adhurojnė Zotin KUGA, qė ka kuptimin: Shpirti i cili ka fuqi tė krijojė.

    15. ALKOKUINĖT, popull nė Amerikėn Veriore, thonė se i besojnė Zotit, tė cilin e quajnė: KOLUSKAPI, qė do tė thotė: Zoti i cili ėshtė Krijues.

    16. ANDANAMĖT, njė fis primitiv, i cili jeton ende lakuriq, Zotin e quajnė PULAGA, qė ka kuptimin: Shkaku i tė gjitha gjėrave.

    17. ANAMESĖT, popull nė Burma , Zotin e quajnė; DOKUOK, qė do tė thotė: Zoti me njė kėmbė.

    18. ARABĖT, gjithė bota e di, Zotin e quajnė: ALL-LLAH.

    19. ARAUKĖT, popull nė Brazil, adhurojnė Zotin: JURUPARIN, qė do tė thotė: I dalė nga goja e lumit.

    20. ASHANTĖT, popull nė Afrikėn Lindore, zezakė, e adhurojnė Zotin, qė e quajnė: TANDU.

    21. ERMENĖT, e adhuronin Zotin ARAMAZEL, qė ishte Zoti kryesor i tyre, kur ermenėt ishin politeistė. ARAMAZEL do tė thotė: Krijues i Qiellit dhe i Tokės.

    22. ASIRĖT, e besonin Zotin: BAAL, i cili konsiderohej Zoti kryesor dhe kishte kėtė kuptim: Zotėrues, pronar.

    23. BABILONASIT, e adhuronin dhe i besonin Zotit: ANU, qė ka kuptimin: ZOT I QIELLIT. Ky ishte Zoti i Sumerėve.

    24. BULLGARĖT, e adhuronin Zotin: BORA, kuptohet, para se tė pranonin Krishterimin. BORA ka kuptimin: Objekt kryesor adhurimi.

    25. BANTU, njė fis afrikan, Zotin e quanin AMBE ose NIAMBE, tė dy kėta emra e kanė kuptim tė njėjtė: Zot.

    26. BASKĖT, popull i lashtė i Spanjės, e adhuronin Zotin tė cilin e quanin GOIKO ose Juan GOIKO qė do tė thotė: Zoti i Lartė.

    27. BURMANEZĖT, budistė, e adhurojnė, i shėrbejnė Zotit: ADI BUDA, qė do tė thotė: Buda prej fillimit. Ata besojnė se Ai ekziston prej fillimit, vetvetiu dhe adhurohet nė tempullin e shenjtė nė Katmandu.

    28. NEPALEZĖT, budistė, e adhurojnė Zotin, tė cilin e quajnė: NAT dhe besojnė se Ai ėshtė superior.

    29. TIBETASIT, budistė, e adhurojnė Zotin: AVLOSHIT ESHRAVAM, qė do tė thotė: Zoti i cili e shikon Budėn dhe krijesat tjera me plotė mėshirė.

    30. BURAITĖT, mongolezė, Zotin e quajnė: TENKRI qė do tė thotė: Qiell…

    31. BURU , zezakė, afrikanė, Zotin e quajnė: OPKEBA-SNULAT, qė do tė thotė: Zoti krijues i njeriut.

    32. KAANITĖT, e besonin Zotin qė e thėrrisnin: EL, nė hebraisht, qė do tė thotė: Fuqi, forcė.

    33. KARIBIANĖT, nga Amerika Jugore, e adhurojnė Zotin, tė cilin e quajnė: TAMU, qė do tė thotė: Hyu plak i qiellit.

    34. KALDEANĖT, e besonin Zotin, tė cilin e quanin ILA. Ky ėshtė njė emėr i vjetėr, me prejardhje semite dhe e ka kėtė kuptim: Mė i Larti.

    35. KILBEKASIT, popull nė Peru , nė Amerikėn Jugore, Zotin e quajnė: KIMIZAPAGUA, qė do tė thotė: Krijuesi Suprem.

    36. PLLAN quhet Zoti nga disa popuj nė Amerikėn Jugore, si Kili, ky emėr ka kuptimin: Ai qė dhuron shpirtin.

    37. KINEZĖT, njė pjesė e tyre, Zotin e thėrrasin me emrin: SHANGTE. Nga tekstet mė tė vjetra, ky emėr shpjegohet se e ka kėtė kuptim: Zot i lumit.

    38. KINEZĖT, konfuēianė, besojnė nė Zotin: SHEN, pėr tė cilin mendojnė se Ai ėshtė Zoti kryesor, i cili sipas tyre jeton nė qiell. Ky emėr, Shen, do tė thotė: Ai i cili sundon dhe kontrollon ēdo veprim.

    39. KOPTĖT, nė Afrikėn Veriore, besonin nė Zotin tė cilin e quanin: NOTTE. Ky emėr pėrdoret nė njėjės dhe shumės, i ka dy gjini…

    40. DEU, DE, kėshtu quhej Zoti i keltėve, nė gjuhėn kornishte, tė cilėn e flisnin banorėt e vjetėr tė Evropės veri-perendimore.

    41. THEOS, quhej Zoti nga banorėt e Kretės, nė Detin Mesdhe, qė do tė thotė: Qiell. Theos e quajnė Zotin edhe grekėt.

    42. GUD thirret Zoti nga danezėt dhe norvegjezėt, qė rrjedhė nga emri Gudverden, qė do tė thotė: Bota e Zotit…

    43. DENESĖT, popull nė Meksikėn Veriore, Zotin e quajnė JUTOERE SOETIT, qė do tė thotė: Ai i cili qėndron nė zenit. Ai qė ėshtė krijues dhe sundues i gjithėsisė.

    44. DENGDIT quhet Zoti nga banorėt e fisit Dinka tė Sudanit nė Afrikė. Ky emėr, Dengdit, do tė thotė: Ai qė sjell shi…

    45. NETER quhej Zoti nga egjiptasit e lashtė. Ky emėr, NETER, do tė thotė: I Ri.

    46. TORNA GUSUK, quhet Zoti nga eskimezėt. Torna do tė thotė: Shpirt, kurse Gusuk ka kuptimin i madh. Pra, Shpirtmadh.

    47. XHUMAL, kėshtu quhej Zoti nga estonezėt.

    48. XHUMALA, quhej Zoti nga finlandezėt. Ky emėr, si edhe ai paraprak, rrjedh nga fjala Xhumalainen, qė do tė thotė: Bukuri Qiellore.

    49. KALUN VU, kėshtu quhet Zoti nga banorėt e ujdhesave Fixhi, nė Paqėsorin Jugor, qė do tė thotė: Qenie Supreme.

    50. DIEU quhet Zoti nga francezėt, nė gjuhėn frėnge.

    51. TUNGAI-SANDAK, quhet Zoti nga populli i Formozės.

    52. DIA quhej Zoti nga galėt, nė gjuhėn galeze.

    53. GOTT thirret Zoti nga gjermanėt nė gjuhėn gjermane.

    54. BOBOUSI, kėshtu quhet Zoti nga disa fise zezake tė Bregut tė Artė, Afrika Lindore, qė do tė thotė: Ai ka kontroll mbi tė gjithė.

    55. THEOS quhet Zoti nga grekėt. Theon do tė thotė: Ndihma e Zotit.

    56. HURAKAN, quhet Zoti nga indianėt e fisit Kuike tė Guatemalės, qė ka kuptimin: Ai qė ėshtė krijues i tė gjithėve, i tė gjithave.

    57. AKUE quhet Zoti nga havajasit, Havai, ujdhesė e bukur nė Paqėsor.

    58. JEHOVAH ose JAHVE quhet Zoti nė hebraishte, po me kėtė emėr, tė vetmin emėr, e quajnė Dėshmitarėt e Jehovait, njė grup i kristianėve…

    59. HARI quhet Zoti nga indusėt nė Bengal, kurse disa e thėrrasin me emrin RAMA. Hari do tė thotė: Mėshirues, kurse Rama: Gėzimplotė.

    60. ISTEN quhet Zoti nė hungarisht nga hungarezėt.

    61. GOOD ose GUD quhet Zoti nga islandezėt.

    62. VIRACOQA quhej Zoti nga inkėt e Perusė, nė Amerikėn Jugore, qė besonin se Ai ėshtė Krijuesi Suprem.

    63. UPI-LERO quhet Zoti nga Molukasit, Indonezi, qė do tė thotė: Krijuesi.

    64. DIA quhet Zoti nga irlandezėt, qė do tė thotė: Qiell ose Ai qė jeton nė qiell.

    65. DEUS quhet Zoti nė gjuhėn latine. Ky emėr, Deus, rrjedh nga gjuha sanskrishte, qė do tė thotė: Shndritje, tė shndrisė.

    66. DIO quhet Zoti nga italianėt, nė gjuhėn e tyre.

    67. LITUANEZĖT, racė teutonike, Zotin e thėrrasinIEVAS.

    68. SHIVA quhet Zoti nga lingajatėt, popull qė jeton nė Indinė Jugore. Ky emėr, SHIVA, do tė thotė: Njė forcė krijuese, njė force shkatėrruese.

    69. ZAMAHARI quhet Zoti nga banorėt e Madagaskarit, ujdhesė nė Oqeaninė Indian, pranė brigjeve tė Afrikės Lindore. Emri Zahari do tė thotė: Krijues i ēdo krijese, gjėje…

    70. TUHAN quhet Zoti nė gjuhėn malaje, qė do tė thotė: Zot.

    71. KORMOSDA quhet Zoti nga mongolėt.

    72. HUDA quhet Zoti nė gjuhėn persiane, qė do tė thotė: Vetė-ekzistues.

    73. BOG quhet Zoti nė gjuhėn polake, nga polakėt, qė do tė thotė: I Pasur.

    74. ATUA quhet Zoti nga disa popuj nė Polinezi, nė Oqeanin Paqėsor, tė Qetė, qė ka kuptimin: Qiell.

    75. DUMUZEU, quhej Zoti nga rumunėt, qė ka kuptimin: Qiell.

    76. DIOS quhet Zoti prej spanjollėve, qė do tė thotė: Qiell.

    77. TANRIH quhet Zoti nė gjuhėn turke, nga turqit, qė do tė thotė: Qiell.

    78. KOKASA quhet Zoti nga populli i Ugandės, Afrikė, qė ka njė kuptim shumė kuptimplotė: Mirėdashje.

    79. ORMUZD dhe AHURA MAZDA quhej Zoti nga zoroastrianėt e Persisė, tė cilėt e flisnin gjuhėn Pahlavi, por edhe zendi. Ky emėr ka kuptimin: Dritė.

    80. EN-AJ quhet Zoti nga masaiasit, njė popull qė jeton nė Lindje tė Afrikės Ekuatoriale.

    81. UNKULLUKULU quhet Zoti nga populli zulu, Afrikė, qė do tė thotė: Plak ose i Vjetėr.

    82. MANA quhet Zoti nga melanezianėt , banorė qė jetojnė nė Jug tė Oqeanit Paqėsor, qė do tė thotė: Fuqi mė e madhe se e njeriut.

    83. ARANAN quhet Zoti nga Mikerėt, racė tibetiane-birmaneze, nė Asam, Azi, dhe ka kėtė kuptim: I Fuqishėm.

    84. SINGBONGA quhet Zoti nga Mundasit, popull nė Indinė Veriore, qė janė politeistė, por nė pantheonin e tyre, nė mes tė hyjnive, qėndron Zoti kryesor i tyre: Sinbonga, qė do tė thotė: Diell.

    85. ALLON quhej Zoti nga fenikasit, popull i lashtė i Babilonisė. Emri Allon do tė thotė: Ai qė meriton tė adhurohet.

    86. THAKUR quhet Zoti nga Santalėt, banorė tė Indisės, qė ka kuptimin: Zoti i Mirė.

    87. MANGU quhet Zoti nė gjuhėn Svahili, nė jetėn e pėrditshme, kjo fjalė do tė thotė: Ēdo gjė ndodh papritur.

    88. GUD quhet quhet Zoti nga suedezėt nė gjuhėn suedeze.

    89. SPAJANRASGZIGS quhet Zoti nga tibetasit. Ky emėr do tė thotė: Zoti shikon ēdo gjė.

    90. DANGGYANG quhet Zoti nga disa fise tė ujdhesės Java, Indonezi, qė ka kuptimin: Fuqia kryesore.

    91. KO quhet Zoti nga fisi Kol nė Indi. Ky popull ėshtė besimtarė, por nuk ka kler, as nuk ka idhuj. Nuk dinė pėr xhennet, as nuk dinė pėr xhehenem, por kanė besim te Zoti, tė Cilit i kanė ngritur njė Faltore-Tempull, qė e quajnė: Koil, qė do tė thotė: Shtėpia e Zotit.

    92. BOG quhet Zoti nga popujt Sllav, qė do tė thotė: I pasur.

    93. ABBA quhet Zoti nga Somalezėt, nė Afrikėn Lindore, qė do tė thotė: Baba, ose Mbrojtės..

    94. HADDAD quhej Zoti nga Sirianėt dhe nga ermenėt, para se sirianėt tė pėrqafonin Islamin apo ermenėt Krishterimin. Hadad ėshtė emėr qė rrjedhė nga hebraishttja, qė do tė thotė: Fuqiplotė, Madhėshtor.

    95. UAKONDA quhet Zoti nga jeniseianėt, njė fis fushor Indian, nė Amerikėn Veriore. Ata besojnė se e gjithė jeta drejtohet nga Zoti…

    96. HAVAK quhet Zoti nga Tangusėt, qė janė politeistėn,nė Kinėn Jugore, por besojnė se tė gjithė jetojmė nėn Diell, pra nėn kujdesin e Zotit.

    97. OLOEN quhet Zoti nga jerubėt, popull zezak, shumica ende paganė, qė jetojnė nė mes tė Dahomeut dhe Nigerit. Emri Oloen do tė thotė: Zoti i Qiellit.

    98. TORNA quhet Zoti nga eskimezėt e Artikut, qė do tė thotė: Shpirt.

    99. GOTT quhet Zoti nė gjuhėn gjermane nga gjermanėt.

    100. GOD quhet Zoti nė gjuhėn angleze, gjuha mė e pėrhapur nė rruzullin tokėsor. Ky emėr, God, ėshtė njė emėr, term teutonik. i kohės sė vjetėr, parakrishtere. Pėr etimologjinė, prejardhjen e kėtij termi ėshtė debatuar shumė dhe ekziston njė literarurė e pasur. Ky term, pra, God, nga ana filologjike ka lidhshmėri me fjalėn Gotze, qė vjen nga burimi gjerman, qė ka kuptimin: Idol, idhul, qė do tė thotė: Figurė, pamje…

    101. HY, HYU, HYJNI, krahas emrit All-llah, Perėndi, quhet Zoti nga shqiptarėt nė gjuhėn shqipe. Sipas prof. Nobert Jokl dhe Stuart Man, studiues tė mirėnjohur, emrat Hy, Hyjni, janė nga emrat mė tė vjetrit nė gjuhėn shqipe, qė kanė kuptimin: Zoti i yjeve, i Qiellit.

    Nė pėrfundim, duket qartė se gjatė gjithė historisė, njerėzit gjithmonė kanė besuar. Nėse njeriu nuk beson, atėherė nuk mund tė ketė urtėsinė e duhur drejtė jetės, drejtė tė Vėrtetės. Njeriu pa Zotin ėshtė shpirtėrisht i vdekur. Vetėm nė praninė e Tij ne kemi gjallėri.

    Sa shpirtvegjėl, sa tė prishur, ziliqarė dhe mburravecė janė mohuesit e Zotit, thoshte Dostojevski.

    Ne, shqiptarėt, pėr gjysmė shekulli, nėn terrorin ateisto-komunist, e provuan tė vetmit nė botė jetėn pa Zot! Njė eksperiment qė ndodhi nė Shqipėri, nga "Nėna Parti" pėr tė krijuar njeriun e ri, e qiti Shqipėrinė me krye n'hi…! Kosova e Re, shteti mė i ri nė botė, ka njė kushtetutė sot, por aty nuk pėrmendet askund emri i tė Madhit Zot…! Nuk duhet harruar se harrimi i tė Madhit Zot ėshtė shkaku kryesor, ėshtė shkaku rrėnjėsor i ērregullimeve nė rruzullin tokėsor…

    Shkencėtari mė i madh i shekullit qė kaloi, Albert Ajnshtajn (1879-1956), nė njė mbledhje shkencėtarėsh nė Shtutgart, me 1948, u lut me kėto fjalė: "Nė emėr tė Zotit, nėse Atij i besoni, merreni ju Atė me seriozitet, nėse jo, atėherė, ne do tė jemi tė humbur".

    Cili ėshtė ai i cili dėshiron tė jetė i humbur? Besimi nė njė Zot ėshtė njė nevojė shpirtėrore. Nevojat shpirtėrore gjenden thellė brenda vetės, nė zemėr. Nė zemėr, kur ka besim, me atė zemėr preket edhe Qielli…!

    Nė predikimin e tij tė famshėm nė Mal, Jezu Krishti (hazreti Isai (a.s.) tha: "Lum ata qė janė tė vetėdijshėm pėr nevojėn e tyre shpirtėrore, sepse Mbretėria e Qiellit ėshtė e tyre." (Bibla, Mateu, 5:3)

    Nė Kur'anin e Madhnueshėm shkruan: "Atyre qė besojnė dhe bėjnė vepra tė mira, All-llahu u premtoi se do t'i bėjė zotėrues nė tokė…E kush edhe pas kėsaj mohon, ata janė mė tė prishurit." (Kur'an-i, 24:55)

    Atyre, qė e pyesnin pėr fshehtėsinė e sukseseve tė tija, shkencėtari Louis Pasteor-i, iu pėrgjigjej me thjeshtėsi: "Unė kam qenė njė nxėnės i vogėl, tė cilin Zoti e ka udhėhequr me dorė qė tė zbulojė ndonjė fshehtėsi qė Ai vetė e ka fshehur nė natyrė."

    Ēka zbulojnė ata qė nuk besojnė? Vetveten! Vetvetja ėshtė trupi. Trupi, siē thoshte Platoni, ėshtė varri i shpirtit. Pra, ata qė nuk besojnė – varrin e shpirtit tė vetė le ta shikojnė…!


    Burimet kryesore:
    1. "Brotherhood of Religions", Sunrise , Oct-Nov., 1992, Chicago
    2. Gray, Hebrew Proper Names, London , 1896
    3. Names of God, Nathan Stone, 2007
    4. God of Glory, Keneth Landon, 2007
    5. Platinga, Alvin, "God Arguments for Existence" "Routledge Encyclopedia of Philosophy", Routledge, 2000
    6. The Conciese Oxford Dictionary of the World Religions" Oxford University Press, London, 1997
    7. The Oneness of God, David K.Bernard, 1993, USA
    8. Toward an African Narrative Theology, Joseph Healy and Donald Sybert (Pauline Publishers Afrika, 1995)
    9. Encyclopedia of Religion and Ethics, James Hastings, Edibnburgh, 1955
    10. Our religions, Arving Sharma, San Francisco , Calif. , 1993
    11. The Penguin dictionary of religion, John Hinnells, London , 1984
    12. The Encyclopedia of Religion, Mircea Eliade , New York , 1987

    (Autori ėshtė studiues i religjioneve)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bani : 15-05-2010 mė 15:40

  5. #65
    Po keto Zotat qenkan shtu si partit politike mer..........
    Revolution 1848

  6. #66
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar mė parė nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Tema mbyllet ketu.
    Nuk eshte e nevojshme te bindesh te pabindurin.
    Eshte hapur njehere kjo teme dhe i eshte dhene shpjegim banit , shpjegimet gjenden me lart.

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •