Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800

    Rexhep Boja përfaqësues i Kosovës në Riad



    Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, dekretoi sot Rexhep Bojën në detyrën e të Ngarkuarit me Punë të Republikës së Kosovës në Arabi Saudite, me seli në Riad. Emërimi është bërë pas konsultimeve me Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, në pajtim me nenin 84, pika 10 dhe 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Dekretin Presidencial Nr. DMD 010 2009, të datës 26 tetor 2009, për themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Mbretërinë e Arabisë Saudite.
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    684
    Suksese,

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    dr. i urojme pune te mbare

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Pun te mbare zotri Bojes ne kte detyre.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Është ky vendimi më meritor i Sejdiut dhe kryeministrit
    në punën e tyre të deritashme shtetërore. Emërimi i
    dr. Bojës për ambasador në Arabinë Saudike, anipse
    në fillim si i ngarkuar me punë, është dhe emërimi
    më adekuat poilitik që është bërë deri më tash në diplomacinë
    e re të Kosovës. Njeriu i duhur në vendin e duhur, siç thuhet.
    Ky emërim MPJ të Kosovës si dhe vetë Skënder Hysenit duhet
    t'iu shërbejë si shembulli më i mirë në përzgjedhjen dhe caktimin
    e ambasadorëve të ardhshëm të Kosovës, sepse emërimet
    e deritanishme, përjashto dy-tri raste, janë, jo vëtëm skandaloze,
    por turpi i diplomacisë kosovare. Njerëz të pa dije dhe pa asnjë
    ditë përvojë në politikë dhe në diplomaci, që është rast
    unikat në botë që për ambasadorë dhe konsuj janë emëruar
    kuadra totalisht të pa afta dhe të pa asnjë ditë përvoje në
    fushën e politikës së jashtme dhe diplomacisë, si fushë dhe
    zanat tejet specifik që është diplomacia. Lëmi e cila ka peshë
    të madhe për çdot shtet.
    dr. Boja si njohës i mirë i kulturës, gjuhës dhe traditave të
    pupollit arab saudit, jam i sigurtë se Kosovën dhe interesat
    e saj në atë shtet të fortë ekonomik do t'i prezantojë në
    mënyrën më të denjë dhe më të suksesshme.
    Ndaj, dr. Rexhep Bojës i dëshirojmë punë dhe mision të suksesshëm
    diplomatik në Rijad, në kryeqytetin e njërit prej shteteve aleate më të
    forta të SHBA-ve në Lindjen e Mesme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rugova : 22-04-2010 më 11:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •