Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1

    Shoqata Shqiptare për Lirinë e Software-it dhe Dije të Hapur

    Djema,

    Një grup nismëtarësh po përpiqet sa mundet të themelojë një shoqatë shqiptare në përkrahje të Software-it të Lirë dhe të Dijes së Hapur. Diskutimet lidhur me hapat fillestare të krijimit dhe vendosjes në baza ligjore të shoqatës po zhvillohen te:

    http://groups.google.com/group/foss-al/topics?hl=en

    Siç mund ta shihni aty, gjërat janë ende të turbullta. Por ndihma e kujtdo është e mirëpritur, pavarësisht nëse vjen nga mjeshtra të teknologjisë, apo thjesht nga dashamirës të gjuhës shqipe, nga programues të sprovuar apo nga nxënës që mund të shpërndajnë fletëpalosje te dera e shkollës në pushimin e madh. Cilido që ka pak kohë dhe dëshiron të ndihmojë, ka rastin të bëjë diçka. Kjo thirrje është për të gjithë ju që keni gëzuar frutet e Software-it të Lirë dhe të Dijes së Hapur prej kohësh. Le të ndihmojmë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

    Jeni të mirëpritur!

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Postet duhet te jene shqip.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    Po. E njëjta kërkesë është bërë disa herë edhe te grupi. Përfundimet kanë qenë të përziera. Shprehja në gjuhë të huaja është ende në modë në atdhe. Por në disa raste, te grupi, është bërë edhe për shkak të pjesëmarrjes aty të personave që Shqipen nuk e kanë gjuhë amtare.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e xubuntu
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    168
    une perdor Ubuntu dhe jap asistenze ne forumin Italian te Ubuntu, do te kontribuoja me kenaqesi per perhapjen e open source edhe ne Shqiperi

  5. #5
    Për këdo të interesuar që gjendet në Tiranë, ose që mund të shkojë atje, të Hënën që vjen, më 12 Korrik, nga ora 10:00 deri më 13:00, në Taiwan Center, do të zhvillohet një takim për t'u njohur dhe diskutuar rreth temave. Ju lutemi të merrni pjesë. Rrugët për të ndihmuar janë të shumta dhe kontributi i gjithkujt është i mirëpritur.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •