-
Gjendet arsenal i madh armësh në Athinë
Gjendet arsenal i madh armësh në Athinë
Robert Goro
BBC Athinë
Ambasada amerikane në Athinë mendohet se është goditur nga këto armë
Policia greke beson se ka zbuluar bazën kryesore të organizatës guerrile Lufta Revolucionare, që konsiderohet si më e madhja në vend.
Sipas burimeve policore, në apartamentin e katit të pestë u gjetën shtatë raketa, një armë antitank RPG-7, dy automatikë kallshnikov, pistoleta, granata, si dhe sasi e madhe bombash, të gatshme për t’u përdorur.
Ndonëse pritet konfirmimi zyrtar, policia beson se kjo ishte baza kryesore e organizatës guerrile Lufta Revolucionare, pjesëtarë të së cilës janë arrestuar dhjetë ditë më parë dhe u janë komunikuar akuza që lidhen me terrorizmin.
Baza ndodhet fare pranë godinave të gjykatës së Athinës, që përbënte dhe objektivin e aksionit të parë të organizatës në fjalë, në vitin 2003.
Shërbimi antiterror ka dyshime të bazuara se në arsenalin e gjetur ndodhet edhe arma me të cilën u godit në janar 2008 selia e ambasadës amerikane në Athinë.
Kjo pritet të sqarohet pas kryerjes së analizave balistike. Të njëjtat analiza mendohet se mund ta zbardhin edhe dy ngjarje që kanë mbetur jetime, siç thuhet në gjuhën e policisë: vrasjen e policit roje në banesën e atasheut ushtarak të Britanisë, në vitin 2004, dhe sulmin kundër banesës së kryetarit të këshillit të lartë të shtetit, në prill 2007.
Beteja revolucionare konsiderohet organizata më e madhe guerrilase në vend, pas asgjësimit të 17 nëntorit në vitin 2002, që ishte organizata më jetëgjatë në Evropë.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt