Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin
    Nuk është aq shumë me rëndësi kush vjen , por funksioni , e ai është kryeministri i kombit shqiptar dhe ne do ta presim si BABA I KOMBIT SHQIPTAR.


    MIRË SE VJEN O BABA I KOMBIT.
    Baba Sala?!

    S'e kam pasur une mendjen ate dite ne oren e Historise apo e di une gabim qe Sal Efendiu nuk eshte krijuesi i kombit shqiptar?! Apo ca ketu kane nevoje te mesojne se cfare eshte definicioni i fjales "BABA"?!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin
    MIRË SE VJEN O BABA I KOMBIT.
    [/I]
    Baba i kombit nuk mund të quhet një person i cili nuk di të kryej punën e tij me rrespekt, ndërgjegje dhe ndershmëri, punë e cila është "posti më i madh për një shtet", një kryeministër i një shteti 1 shekull të pavarësuar, por fatkeqësishtë nën qeverisjen e z.Sali Berishës dhe reliktave apo specieve të tilla si ky, të cilët sot quhen politikan, ende qëndrojnë "nën periudhë tranzicioni". Tranzicioni në Shqipëri zgjat më shumë se 3 jetë mesatare thonë shumë shqiptarë, por t'a dijnë t'gjithë shqiptarët, se me persona të tillë si z.Sali Berisha në krye, tranzicionit do të moshohet dhe më shumë, madje-madje nëse ndodh bashkimi kombëtar, është rrezik që mos të kalojmë "periudhën e tranzicionit" asnjëherë.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Kryeministri Thaçi ka ftuar kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, për të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve në autostradën Morinë-Merdarë

    Prishtinë, 21 prill 2010

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar homologun e tij, kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, për të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve në autostradën Morinë-Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Merdarë.

    Nga ana e tij, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, e ka mirëpritur ftesën e kryeministrit Thaçi dhe ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë së Shqipërisë për të marrë pjesë në këtë eveniment madhështor.

    Ceremonia e përurimit të fillimit të punimeve të autostradës do të mbahet më 25 prill 2010, në Vërmicë, duke filluar në orën 13:00.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thaçi e Limaj ftojnë të gjithë në Vërmicë

    Nga Express më 22.04.2010 në ora 14:17
    Tri ditë para fillimit të punimeve për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdare, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi vlerëson se kjo autostradë do të ketë efektin e vetë jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin dhe për proceset integruese evropiane.

    Këto komente kryeministri Thaçi i bëri të enjten në mbledhjen e rregullt të Qeverisë, me ç’rast e ka vlerësuar si shumë transparent procesin e ndërtimit të autostradës që lidh Republikën e Kosovës me Republikën e Shqipërisë, duke krijuar mundësi të daljes në det për Kosovën.

    Të dielën do të fillojnë punimet në këtë autostradë, në ceremoninë e së cilës do të marrin pjesë personalitete të larta nga Kosova, ndërkaq kryeministri Thaçi ka ftuar edhe homologun e tij Sali Berisha dhe autoritetet e Republikës së Shqipërisë.

    Thaçi e ka vlerësuar moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Republikën e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë së vendit.

    “Është kjo rruga e zhvillimit, krijimit të vendeve të reja të punës, e perspektivës integruese. Kosova definitivisht me fillimin e punimeve të kësaj autostrade do të ketë edhe dalje në det, por do të ketë edhe perspektivë të sigurt euroatlantike. Kjo autostradë e ka efektin e vetë për shtetin e Kosovës, për qytetarët e Kosovës, për regjionin dhe perspektivën integruese evropiane”, ka thënë Thaçi.

    Kreu i ekzekutivit të vendit ka theksuar se kjo autostradë do të jetë e një niveli të lartë, modern, me standarde të larta të larta bashkëkohore, ndërkohë ka paralajmëruar se shumë shpejt do të shpallet fituesi për koncesionimin e Aeroportit të Prishtinës.

    Ministri i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, Fatmir Limaj ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e punimeve, ndërkaq ka ftuar gjithë zyrtarët dhe qytetarët e Kosovës që këtë vikend ta kalojnë në Vërmicë.

    “Janë bërë të gjitha përgatitjet që të fillohen punimet. Ministria e Transportit dhe ministritë tjera të komitetit ndërministror, Ministria e Tregtisë, Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Mjedisit janë angazhuar që ky proces të ecë ashtu siç duhet. Tani jemi në një fazë kur janë përgatitjet përfundimtare të vetë ceremonisë, është e angazhuar edhe vetë komuna e Prizrenit. Janë ftuar të gjithë duke filluar nga presidenti i Republikës, të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, edhe kabinetit qeveritar. Është edhe thirrje publike edhe për të gjithë qytetarët”, ka thënë Limaj.

    Ndërkaq ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Enver Hoxhaj ka njoftuar kabinetin qeveritar me përgatitjet që janë duke u bërë për hapjen e Universitetit të Prizrenit.

    Ai ka thënë se ekspertët më të mirë që ka Banka Botërore, ekspertët më të mirë evropianë kanë qenë të inkuadruar në procesin e hartimit të statutit dhe planit zhvillimor, ndërkaq ka njoftuar se është shpallur konkursi për stafin e akademik dhe ka një interesim të madh.

    “Sa i përket investimeve kapitale dua t’iu informojë se në vitin e parë, në vitin e dytë dhe në vitin e tretë sipas planit të zhvillimit parashihet vetëm renovimi i hapësirës dhe nuk do të ketë investime kapitale, me që pjesa më e rëndësishme është definimi i substancës, i përmbajtjes, i misionit dhe i programeve të studimit që do t’i ofrojë ky universitet”, ka thënë Hoxhaj, duke bërë të ditur se janë shtatë shtete të fuqishme evropiane dhe jashtë evropiane që do të jenë partnerë në themelimin dhe funksionalizimin e Universitetit të Prizrenit.

    Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për mbrojtjen e natyrës, i cili rregullon çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e natyrës.

    Me këtë rast, kryeministri Thaçi ka ftuar gjithë qytetarët që ta mbjellin nga një fidan, ngase në këtë mënyrë i shërbejnë ambientit më të mirë, më të pastër dhe më të shëndetshëm.

    Kabineti qeveritar gjithashtu ka miratuar edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Kosovës, i cili pretendon rregullimin ligjor të procedurës së emërimit të ambasadorëve dhe konsujve të Kosovës, Projektligjin për ri-pranim apo riatdhesim dhe propozim-vendimin për alokimin e parakohshëm të mjeteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme për furnizimin me certifikata të gjendjes civile në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

    Në këtë mbledhje të Qeverisë është miratuar edhe propozim-vendimi për fushë-veprimtarinë e Ministrisë për Integrim Evropian, me ç’rast ministri Besim Beqaj ka thënë se Ministria për Integrim Evropian ka kompetencën për bashkërendimin e punës dhe integrimet në kuadër të procesit të stabilizim-asociimit.

    Kabineti qeveritar në këtë mbledhje ka miratuar edhe propozim-vendimin për krijimin e komisionit ‘ad-hoc’ për verifikimin e listave të veteranëve dhe pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, invalidëve dhe dëshmorëve.

    Ky komision, sipas zëvendëskryeministrit Kuçi do të përbëhet prej 11 anëtarëve ku do të ketë përfaqësues nga veteranët e secilës zonë operative dhe nga zyra e kryeministri. /kosovapress/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •