Tiranë, 21 prill - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, do të vizitojë Kosovë të dielën, më 25 prill, bëhet e ditur nga Kryeministria e Shqipërisë. Ai do të marrë pjesë në nisjen e punimeve për ndërtimin e autostradës Morinë-Merdar.
Lajmin për pjesëmarrje e konfirmoi mbrëmë vetë kryeministri Berisha në një intervistë për televizionin ALSAT. Berisha, do të jetë i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij dhe zyrtarë të tjerë të institucioneve shtetërore të Shqipërisë.
Krijoni Kontakt