Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1

    Vlore '97, hapet dosja e vrasjes se SHIK-asve

    Nis pas 10 vitesh hetimi pėr vrasjen e SHIK-asve nė Vlorė

    • Klodiana Lala


    Tirane -E lėnė mėnjanė pėr 10 vite nėn pluhurin qė trashej, e pahetuar kurrė, e paragjykuar dhe e frikshme njėkohėsisht, dosja e vrasjes sė dy oficerėve tė Shėrbimit Informativ Kombėtar (SHIK), nė 28 shkurt 1997 nė Vlorė, mė nė fund ėshtė nxjerrė nga arkivat. Ngjarja e parė e madhe dhe e pėrgjakur qė solli nė pak orė rrėzimin e shtetit nė qytetin mė tė madh tė jugut tė Shqipėrisė dhe qė shėrbeu si gur themeli pėr ngrehinėn antishtet qė u ndėrtua me qėllim rrėzimin e sistemit tė drejtuar nga ish-Presidenti Sali Berisha, tashmė do tė jetė nė duar tė Drejtorisė sė Krimit dhe Hetimit. Kėshtu, tė njėjtėt njerėz qė dėrguan pak ditė mė parė para Drejtėsisė pėrgjegjėsit e masakrės sė Cėrrikut, kanė vendosur tė hedhin dritė mbi masakrimin e dy punonjėsve tė Shėrbimit Sekret, Lekė Qoku dhe Besnik Hidri si dhe plagosjen e disa tė tjerėve.
    Burime zyrtare pranė Ministrisė sė Brendshme pohuan pėr Gazetėn, se grupi i hetimit ka pak ditė qė ka nisur punėn pėr tė bėrė tė mundur identifikimin dhe vėnien para pėrgjegjėsisė tė personave qė dogjėn godinėn e SHIK-ut nė qytetin bregdetar dhe ekzekutuan dy prej punonjėsve. Pėr momentin hetuesit kanė nė duar vetėm dėshmitė e pjesshme tė 14 ish-punonjėsve tė kėtij institucioni, tė cilėt mundėn t’i mbijetonin masakrės. Rihapja e dosjes sė 28 shkurtit 1997, u bė pak ditė pasi ministri i Brendshėm, Bujar Nishani, gjatė njė konference pėr shtyp, deklaroi se do tė hetoheshin tė gjitha krimet e pazbardhura tė vitit 1997.
    Hetimet
    Pėr tė shkuar te fajtorėt e vėrtetė tė ngjarjes makabre tė 28 shkurtit tė dhjetė viteve mė parė, qė tronditi jo vetėm qytetin e Vlorės, Drejtoria e Krimit dhe Hetimit duket se ka kryer tashmė punėn mė tė madhe; sigurimin e dėshmitarėve dhe provave. Burime tė besueshme pranė grupit tė hetimit, pohojnė se kanė mundur tė sigurojnė disa prova tė forta pėr tė implikuarit nė kėtė ngjarje, duke mos pėrjashtuar mundėsinė qė brenda pak kohėsh tė ketė dhe tė arrestuar. Nga hetimet paraprake rezulton se organizatorė tė sulmit mbi godinėn e SHIK-ut nė Vlorė dyshohet tė kenė qenė anėtarė tė Komitetit tė Shpėtimit Publik tė qytetit si dhe persona tė tjerė me precedentė penalė, anėtarė tė bandave qė gėluan nė tė njėjtėn kohė nė qytet. Gjithashtu, pranohet se janė sekuestruar dhe tė tjera prova qė do tė shėrbejnė pėr tė arritur tek pėrgjegjėsit e sulmit me armė ndaj godinės sė SHIK, ku mbetėn tė vrarė dy nga punonjėsit dhe u plagosėn disa tė tjerė. Hetime qė duhet tė gjejnė mes njė numri tė madh tė implikuarish nė kėtė ēėshtje, pikėrisht ata qė ngritėn dorė kundėr njerėzve tė shtetit, konkretisht tė Shėrbimit Sekret.

    Ngjarja

    Ngjarja makabre ku gjetėn vdekjen dy ish-punonjėsit e Shėrbimit Informativ Shtetėror, Qoku dhe Hidri u shėnua mė 28 shkurt 1997, kur dhjetėra makina mbėrritėn pėrpara ndėrtesės ku ishte Shėrbimi Informativ Kombėtar dhe filluan sulmin. Nė popull ishte hapur fjalė se civilė tė Shėrbimit Sekret SHIK do tė sulmonin dhe nxirrnin me forcė studentėt nga greva e urisė. Mė tej ishin hapur fjalė se SHIK-u kishte vrarė disa njerėz tė pafajshėm. Loja bėhej e tillė qė turma tė sulmonte pikėrisht ngrehinėn e fundit tė shtetit nė kėtė qytet, qė ishte godina e Shėrbimit Informativ. Qėllimi, duket se arrihet. Turma e armatosur me mjete rrethanore, mbase edhe me armė, sulmon godinėn dhe pas njė rezistence tė dobėt arrin ta pushtojė. Nga sulmi i demonstruesve mbetėn tė plagosur pesė punonjės tė SHIK-ut, tė cilėt ndodheshin nė katin e dytė tė godinės. Tė mbijetuarit mundėn tė largoheshin duke u hedhur nga pjesa e prapme e ndėrtesės, ku pėr fat tė mirė do tė pėsonin vetėm ndonjė gėrvishtje tė lehtė. Ndėrsa dy prej punonjėsve tė SHIK-ut, Lekė Qoku dhe Besnik Hidri, nuk do tė mund tė dilnin tė gjallė. Tragjik do tė ishte fundi pėr Qokun, i cili ndodhej nė katin e parė tė institucionit ku punonte. Pasi e plagosėn, demostruesit e morėn peng dhe pasi e masakruan, e dėrguan para studentėve grevistė. Viktimė do tė mbetej dhe Hidri, i cili edhe pse i masakruar nga goditje tė ndryshme nė trup, arrin tė shkojė deri tek baza detare, rreth 20-30 metra larg godinės, ku i ndihmuar nga ushtarakėt e kėsaj baze, u vendos nė Pashaliman. Prej andej u transportua me helikopter pėr nė Spitalin Ushtarak, por nuk mundi tė mbijetojė. Si pasojė e plagėve tė marra, Hidri gjeti vdekjen gjashtė orė pas plagosjes, ku sapo kishte mbėrritur nė derėn e spitalit. Ngjarja makabre do tė ngulitej nė mendjet e njė pjese tė mirė tė qytetarėve vlonjatė, tė cilėt dashje pa dashje u bėnė dėshmitarė tė njė krimi qė nė atė kohė u konsiderua si pjesė e njė revolucioni popullor pėr rrėzimin e pushtetit tė ish-Presidentit Sali Berisha.


    Gazeta Shqiptare

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    me duket se po i mblidhet litari Gjinush kanibalit

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Shpresoj qe kanibalet te marrin denimin e merituar. Dhe ceshte me e rendesishmja ti hapen syte shqiptareve e te shohin se kush jane gjakpiresit .......

  4. #4
    Vrasja e shikasve, pėrgatiten arrestimet nė Vlorė


    Florenc Bakillari

    Fillojnė hetimet pėr vrasjen e oficerėve tė Shėrbimit Informativ Shtetėror mė 28 shkurt 1997 nė Vlorė. Departamenti i Hetimit tė Krimeve nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė ka hapur dosjen e bujshme tė 28 shkurtit, qė do tė ēelte shthurjen e shtetit dhe shpėrthimin e depove tė ushtrisė, pas revoltave pėr mbylljen e firmave piramidale. Hetimet po kryhen nga specialistėt e Tiranės, duke anashkaluar Drejtorinė e Policisė sė Vlorės. Burimet shprehen se pėr zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorėve po bashkėpunohet ngushtė edhe me Prokurorinė e Krimeve tė Rėnda, e cila do tė presė fletarrestet sapo tė sigurohen provat e mjaftueshme. Oficerėt e policisė kanė mbledhur dėshmi nga 14 oficerė tė SHIK-ut dhe persona tė tjerė qė ndodheshin nė godinė natėn e sulmit dhe pėrreth saj. Sipas dėshmive, bėhet fjalė se nė sulmin e parė ndaj godinės kanė qenė mė shumė se 80 persona, por vetėm pak kanė qenė tė armatosur me pushkė tė vjetra, ēifte dhe pistoleta. Numri i tyre ėshtė shtuar mė vonė, kur nė ndihmė u kanė ardhur disa makina tė tjera, tė cilat kanė sjellė armė automatike qė mendohet se i kanė marrė nga Shkolla e Marinės. Nė total, nė Drejtorinė e SHISH-it tė Vlorės ndodheshin 16 punonjės, tė gjithė tė armatosur vetėm me pistoletat e shėrbimit. Nėnkolonel Besnik Hidri dhe kapiten Lekė Qoku u vranė gjatė pėrleshjes me turmėn. Sipas burimeve, janė mbledhur disa xhirime filmike tė personave qė kanė tėrhequr zvarrė trupin e oficerit tė SHIK-ut, Lekė Qoku. Trupi i kėtij tė fundit u ēua para godinės sė universitetit “Ismail Qemali”, ku studentėt ishin ngujuar nė grevė urie. Disa nga filmimet u pėrkasin korrespondentėve tė huaj, tė cilėt ishin atashuar nė Vlorė gjatė shkurtit tė vitit 1997. Po kėshtu, nė dorėn e policisė janė edhe disa foto tė personave qė kanė pozuar me njė sėpatė nė dorė mbi trupin e gjakosur tė oficerit Qoku. Burimet shprehen se dėshmi tė tjera janė mbledhur edhe nga banorė tė Vlorės, tė cilėt kanė qenė tė pranishėm natėn e sulmit mbi godinėn e SHIK-ut. I vetmi institucion qė funksiononte ende nė Vlorė u sulmua rreth orės 19:00, pasi banorėt e Vlorės mėsuan lajmin se njė i ri qė qėndronte para godinės, ku ishin ngujuar studentėt, u qėllua me thikė nga disa njerėz tė SHIK-ut qė u larguan mė pas me njė furgon tė bardhė. Sipas zėrave qė qarkulluan me shpejtėsi, furgoni i bardhė ishte i SHIK-ut dhe kishte tentuar tė nxirrte me forcė studentėt nga greva e urisė. Mė pas, turma njerėzish rrethuan godinėn e SHIK-ut dhe filluan tė qėllonin me armė nė drejtim tė saj. Fillimisht, njė makinė me rimorkio u vendos para godinės pėr t’u pėrdorur si barrikadė. Godina u qėllua me disa lloj armėsh, ndėrsa depot e ushtrisė ende nuk ishin shpėrthyer. Pas rreth katėr orė luftimi, dy oficerė tė SHIK-ut mbetėn tė vrarė. Fillimisht u vra Besnik Hidri, ndėrsa Lekė Qoku u plagos rėndė. Trupi i tij u mor nga turma ndėrsa mėngjesin e 1 marsit u dorėzua nė Spitalin e Vlorės. 14 punonjėsit e tjerė tė SHIK-ut qė ndodheshin nė godinė morėn vetėm lėndime tė lehta. Ata mundėn tė largoheshin duke u hedhur nga dritaret. Pasi u bashkuan me forcat e tjera tė dėrguara nga Tirana qė ishin stacionuar nė Kus Baba dhe te Uji i Ftohtė, ata u larguan nga Vlora. Dy oficerėt, Besnik Hidri dhe Lekė Qoku, janė dekoruar nga ish-Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, me “Medaljen e Artė tė Shqiponjės” (pas vdekjes). Motivacioni i kėtij dekorimi ishte: “Nė shenjė nderimi dhe vlerėsimi tė lartė pėr veprimtarinė dhe kontributin e vyer nė shėrbim tė shtetit deri nė aktin sublim tė dhėnies sė jetės nė krye tė detyrės”. Por edhe pse figura e tyre u rivlerėsua, asnjėherė prokuroria nuk filloi ndonjė hetim pėr zbardhjen e ngjarjeve qė filluan nė Vlorė dhe mė pas tronditėn tė gjithė Shqipėrinė.




    Oficerėt e vrarė
    Besnik Hidri
    Lekė Qoku

    Gazeta Albania

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-11-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    166
    Mendoj dhe ashtu duhet te ndodhe qe kriminelet te perballen me ligjin, dhe te ndeshkohen te gjithe ata qe vrane, prene dhe dhunuan ēdo gje ne shqiperi, ne vitin 1997.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,378
    Postimet nė Bllog
    22
    Per aq kohe sa krimi e kriminelet nuk do te ndeshkohen me ligj, kudo qe ata te jene e sado gjate qe te vazhdoje procesi, shtetit shqiptar asnjehere nuk ka per tiu kthyer ne vend legjitimiteti i perdhosur ne vitin 1997. Ashtu sic nuk ka per te patur ndonjehere shtet te se drejtes nese shteti shqiptar vonon drejtesine edhe per ata bij nenash qe dhane jeten e tyre ne mbrojtje te ketij shteti e ketij ligji kushtetues.

    Ligji duhet te triumfoje mbi krimin dhe shteti i se drejtes duhet te triumfoje mbi shtetin e krimit.

    Albo

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Postime
    238
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Per aq kohe sa krimi e kriminelet nuk do te ndeshkohen me ligj, kudo qe ata te jene e sado gjate qe te vazhdoje procesi, shtetit shqiptar asnjehere nuk ka per tiu kthyer ne vend legjitimiteti i perdhosur ne vitin 1997. Ashtu sic nuk ka per te patur ndonjehere shtet te se drejtes nese shteti shqiptar vonon drejtesine edhe per ata bij nenash qe dhane jeten e tyre ne mbrojtje te ketij shteti e ketij ligji kushtetues.

    Ligji duhet te triumfoje mbi krimin dhe shteti i se drejtes duhet te triumfoje mbi shtetin e krimit.

    Albo
    kujdes tha,
    nuk eshte e para here qe berisha thote keto gjera.
    e pame me luiza b*uce gjakpiresen se cndodhi, vetem pak burg dhe asgje me shume
    tani buc*e-kurv*a-dado-jevga gezon milionat e vjedhura.
    milo-malaj-gjinushi nuk jane pordhi kali ne dere te hanit por jane mjeshtra te te vjedhurit dhe mashtrimit.
    pra ashtu thejshte me ligjin nuk behen keto muhabete.
    i semuri sale udb thote x dhe ne shenjester ka y
    une per vete nuk kam ndonje entuziasem te madh tani per tani bile them se dhe ky do te jete mashtrimi i radhes nga maloku
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ozzy : 06-08-2007 mė 12:09

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Po. ligji eshte ligj per te gjithe .
    Fillimisht shqiptaret nuk kishin uje ,o burra instaluan cisterna e tuba neper taraca ku dikur ishin instaluar antenat televizive.Por uji nuk shkonte ne katet e larta ,keshtu qe u instaluan pompat e ujit e me vone u hapen dhe puse.Shqiptaret nuk kishin drita filluan lidhjet e jashte ligjeshme apo mos pagimi i energjise e tani vone filluan te instalojne invertera e bateri makinash hidrocentrale private.Shqiptaret nuk i mbron ligji dhe filloi vetegjygjesia e hakmarja.
    Kam degjuar se do te ngrene gjykat private.polici private ,burgjet private e plot te tjera nga keto.Shteti eshte polici qe ha fara lule dielli me kapelen menjane e doren ne xhep.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ja arsyet pse Sollaku duhet tė shkarkohet
    (06.08.2007)
    grup deputetesh tė Kuvendit tė Shqipėrisė, nė mbėshtetje tė nenit 149 tė Kushtetutės, pėr organizimin dhe funksionimin e Prokurorisė nė Republikėn e Shqipėrisė, si dhe nenit 114 tė Rregullores sė Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė


    Njė grup deputetesh tė Kuvendit tė Shqipėrisė, nė mbėshtetje tė nenit 149 tė Kushtetutės, pėr organizimin dhe funksionimin e Prokurorisė nė Republikėn e Shqipėrisė, si dhe nenit 114 tė Rregullores sė Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė, ju drejtuan me kėtė kėrkesė pėr fillimin e procedurės sė shkarkimit nga detyra tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm tė Shqipėrisė Theodhori Sollaku. Duke renditur njė sėrė akuzash, motivi pėr paraqitjen e kėsaj kėrkese para Kuvendit mbėshtetej nė tolerancė ndaj kriminalitetit nė vend dhe rezultatet e dobėta pėr zbardhjen e ngjarjeve, identifikimin dhe dėnimin e autorėve tė veprave penale pėr periudhėn 2002-2005. Nė kėtė drejtim, organi i prokurorisė ka dėshmuar pėrvec mungesės sė profesionalizmit nė luftėn ndaj kriminalitetit edhe mungesės sė vizionit nė shfrytėzimin e instrumenteve nė dispozicion, pėr zbulimin, dėmin dhe parandalimin e posacėm dhe tė pėrgjithshėm tė fenomeneve tė jashtėligjshme. Periudha 2002-2005, dėshmoi jo vetėm pėr pamjaftueshmėri tė hetimit dhe zbulimit tė autorėve tė krimit ordiner por edhe pėr rritjen e pėrmasave dhe pėr njė nivel mė tė lartė organizimi tė strukturave kriminale vendase dhe bashkėpunimin e tyre me organizata kriminale jashtė kufirit. Veprat penale qė kanė lidhje me krimin e organizuar, trafikun e njerėzve, shfrytėzimin dhe organizimin e prostitucionit, prodhimin, shpėrndarjen e lėndėve, bimėve narkotike dhe substancave psikotrope, janė shndėrruar nė kėrcėnim pėr sigurinė kombėtare tė vendit. Ndėrkohė qė autorėt e hetuar dhe tė dėnuar janė tė pakėt, megjithėse nga Kuvendi nuk ka munguar vullneti politik pėr tė implementuar politika penale mjaft represive pėr kėto vepra penale gjatė periudhės 2002-2005.
    Gjatė punės sė Komisioneve hetimore tė Kuvendit ka pasur indicje dhe kallėzime konkrete pėr pėrfshirje tė zyrtarėve shtetėrore nė praktika dhe afera korruptive, tė cilat i shkaktonin buxhetit tė shtetit njė dėm prej miliona dollarėsh. Ndėrkaq, anėtarė tė komisioneve depozitun kallėzime konkrete pranė organit tė akuzės pėr nisjen e hetimeve pėr shpėrdorime nė ushtrimin e detyrės. Por edhe pas kėryre tė dhėnave, asnjė lloj komenti nuk u bė nga organi i akuzės nė lidhje me kallėzimet dhe indicjet e dhėna gjatė punės sė komisionit hetimor. Keėshtu duke renditur tė gjitha akuzat nė drejtim tė prokuroit Sollaku bėn qė ky organ nuk ka funksionuar sipas kuadrit ligjor, pėr pasojė nė mungesė tė profesionalizimit dhe madje pėrfshirjen e Dhorit nė disa cėshtje kriminale edne tė pa zbuluara dhe pa vėnė drejtėsinė nė vend. Prokurori i Pergjithshem mban pergjegjesi si drejtuesi i organit te akuzes pėr cėshtjen e Shkallnueri, e cila u bė publike nė tė gjitha mediat dhe organi i akuzės pėrkundrejt apatisė, mban pėrgjegjėsi pėr kėtė cėshtje edne tė pa vėnė nė vend drejtėsinė. Ai mban pėrgjegjėsi vrasjet e biznesmeneve, tė pronarit tė subjektit “FLEVI”, biznesmenit tė hekurit Florian Vila, tė biznesmenit tė njė rrjeti radioteleviziv privat (Top-Media) Vajdin Lame sė bashku me mikun e tij Artan Arsi. Tė tre krimet mbi biznesmenėt janė kryer tė gjitha nė kryeqytet, nė afersi tė ambjenteve tė banimit tė viktimave ndėrsa mėnyra e kryerjes sė krimit, dėshmonte pėr nivel tė lartė organizimi. Droga e kapur nė autobuzėt e kompanisė “Xhoi Travel” nė fillim tė vitit 2003, kompani nė dorė tė gruas sė ish kryeministrit Fatos Nano, hetimi nuk ka nxjerrė nė pah pėrgjegjėsit. Tragjedia e 9 janarit 2004, nė Karaburun, ku humbėn jetėn 28 shtetas. Tė pazbardhura ende rrethanat e ngjarjes kriminale ku pėrfshihen njė numėr i lartė funksionarėsh tė Ministrisė sė Rendit Publik dhe tė Ministrisė sė Mbrojtjes sė atėhershme. Prokruroria injoroi hetimet dhe Prokurori i Pėrgjithshėm me mosveprimet e tij pėr 2 vjet rresht, i siguroi autorėve tė vėrtetė tė tragjedisė, mbrojtje dhe paprekshmėri pėr krimin e kryer. E pazbardhur vrasja e mbetur nė tentativė tė Prof. Ylli Pangos, nė datė 6.3.2003, nė banesėn e tij ne Rr. “Ali Visha”, Tiranė. Cėshtja nuk njohu autorė dhe mbeti pezull. Organi I Prokrurorisė nuk ka dha asnjė detaj dhe pezulloi hetimet.
    Tė pazbuluar janė personat e tjerė tė pėrfshirė nė vrasjen e shtetasit Fatmir Rama, ose Miri i Xhikes, nė lokalin e tij, “Kartodrom 2000” nė Lundėr tė Tiranės. Edhe kjo cėshtje ėshtė pezulluar pėr hetimin e personave tė tjerė nga organi i akuzės. Pėr pėrdorimin e Prokurorisė sė Pėrgjithshme si mjet shantazhi politik ndaj deputetėve tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Nė vemendje ėshtė rasti i deputetit Nikollė Lesi dhe rrėzimi i kėrkesės sė heqjes sė imunitetit ndaj tij, nė legjislaturėn e shkuar. Pėr ngjarjen e rėndė dhe tė paprecedentė tė ndodhur me datėn 30.3.2006 e tri ditėt nė vijim, nė Prokurorinė e rrethit gjyqėsor Kavajė, ku nė shkelje tė hapur tė ligjit nr.8737, datė 12.2.2001, “Pėr organizimin dhe funksionimin e Prokurorisė nė Republikėn e Shqipėrisė”, janė penguar inspektorėt e Ministrisė sė Drejtėsisė, pėr tė verifikuar fashikullin hetimor tė procedimit penal tė shtetasit Artan Gjermeni, anėtar i KLD-sė. Kėshtu, Prokurori i Pėrgjithshėm mban pėrgjegjėsi jo vetėm si autori i kėsaj shkelje tė pa precedentė, por edhe pėr disinformimin e opinonit publik dhe institucioneve shtetėrore. Gjithashtu, pėr pengimin e drejtėsisė dhe fshehjes sė krimit tė grabitjes sė pasurisė sė shtetasit grek George Vourvachis (70% te aksioneve tė shoqėrisė), nga shtetasit Skėnder Moniku dhe Ilir Karcini nė bashkėpunim me bashkėshorten e Prokurorit tė Pėrgjithshėm Zeqine Sollaku. Bashkėshortja e Prokurorit tė Pėrgjithshėm Zegjineja, gjatė kohės kur kryente detyrėn e gjyqtares, nė seksionin tregtar tė Gjykatės sė rrethit gjyqėsor Tiranė, ka vendosur nė likujdim shoqerinė e pėrbashkėt greko-shqiptare me kapital tė investuar 500.000 euro, nė kundėrshtim flagrant tė ligjit. Hetimi i kėsaj cėshtje dhe ndėshkimi i autoreve eshte penguar nga z.Theodhori Sollaku, megjithe kerkesen e perseritur te diplomacise greke ne Tirane. Edhe pėr Per deshtimin e procedures se ekstradimit te personave te implikuar ne hetimin e organizates kriminale "Hakmarrja per Drejtesi", shtetasve shqiptar Orik Shyti e Kreshnik Spahia te arrestuar ne Bazel te Zvicres, me 6 shkurt 2004, dhe te shtetasit Altin Arapi te arrestuar ne tetor ne Bruksel, Belgjike. Deshtimi i procedurave te ekstradimit te shtetasve Orik Shyti e Kreshnik Spahia eshte pranuar ne heshtje si pergjegjesi ekskluzive e organit te akuzes, ndersa deshtimi i procedures se ekstradimit te te pandehurit Altin Arapi si pergjegjesi e perbashket e dy organeve, Ministrise se Drejtesise dhe organit te akuzes. Tė gjitha kėto akuza dhe shumė tė tjera tregojnė se Prokurori i Pergjithshem r mungese te pėr mungesė tė kuadrit ligjor dhe mungese kompetencash te organit te akuzes, per te nisur hetimet kryesisht, tregojne jo vetem per inkoherencen dhe mungesen e profesionalizmit te tij, por deshmojne haptazi per shkelje te rende te ligjit ne ushtrimin e funksionit. Prokurori i Pergjithshem eshte i mefshte ne argumentet dhe rrethanat e paraqitura mbi motivet, me te cilat organi i akuzes eshte justifikuar per mosushtrimin e pergjegjesive ligjore per luften ndaj fenomeneve te jashteligjshme dhe degradimin e shtetit ligjor. Te gjitha deklaratat e ketij drejtuesi deshmojne se Kuvendi, jo vetem duhet te kete kujdes ne dheniet e pelqimit per kete kategori subjektesh, por ne menyre te vecante duhet te tregohet largpames ne krijimin dhe ecurine e raporteve te bashkepunimit mes ketij organi dhe vete Kuvendit ne te ardhmen.

    55

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anėtarėsuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Ata qe kane vrar apo kane kryer krime ne 97 duhet me cdo kusht te marrin denimin e merituar! Per sa koh bredhin te lire tregojne se sa i mbaruar eshte shteti shqiptar dhe se sa te koruptuar ,te perlyer, frikacak dhe te lidhur me krimin jane ata qe na udheheqin e ata qe na kane udhehequr.




    www.shekulli.com.al

    "Ura Vajgurore", Pollo, Gjinushi e Nano nė listėn e dėshmitarėve


    Flamur Vezaj
    06-08-2007





    Mes dėshmitarėve tė grupit hetimor, emrat e tre politikanėve qė organizuan mitingje elektorale mė 17 qershor 1997
    TIRANĖ- Rihapja e dosjeve tė bujshme tė vitit 1997, nuk e ka lėnė anash edhe ēėshtjen e njohur tashmė si masakra e Urės Vajgurore, ku u ekzekutuan katėr punonjės policie nė krye tė detyrės dhe u plagosėn gjashtė tė tjerė. Nė kėtė masakėr, sipas hetimeve tė deritanishme, janė pėrfshirė simpatizantė tė dy partive kryesore nė vend, tė Partisė Demokratike dhe asaj Socialiste. Por hapja e kėsaj dosjeje nga Drejtoria e Krimeve tė Hapura dhe Antiterrorit pranė Ministrisė sė Brendshme ka bėrė qė grupi hetimor tė bėjė gati edhe listėn e personave qė do tė merren nė pyetje, nė cilėsinė e viktimave, dėshmitarėve okularė nė vendngjarje dhe personave qė kanė dijeni pėr ngjarjen. Numri i listės sė dėshmitarėve, sipas burimeve tė mėsipėrme mendohet tė ketė arritur rreth 100 persona, mes tė cilėve bien nė sy emra tė njohur politikanėsh.

    ***

    Nė listėn e dėshmitarėve qė kanė dijeni pėr masakrėn e Urės Vajgurore janė renditur edhe emrat e Fatos Nanos, Skėnder Gjinushit e Genc Pollos, pasi mė 17 qershor tė vitit 1997 ata kishin takime me elektoratin nė Berat dhe Urėn Vajgurore. Burimet nga grupi hetimor bėjnė me dije se pėrveē kėtyre emrave tė njohur, listės sė dėshmitarėve nuk i mungojnė edhe shoqėruesit e eskortave tė tyre, qė kanė kaluar pranė rrugės ku kanė filluar tė shtėnat mes simpatizantėve tė tė dyja kampeve. Theksohet se fletė- thirrjet pėr kėta dhe shumė dėshmitarė tė tjerė po bėhen gati nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda, e cila pritet tė marrė nė dorėzim dosjen nga grupi hetimor i Drejtorisė sė Krimeve tė Hapura dhe Antiterrorit pranė Ministrisė sė Brendshme. Me ndryshimin e qeverisjes nė vend, strukturat e specializuara tė shtetit kanė vendosur tė hedhin dritė mbi ekzekutimet e vitit tė mbrapshtė 1997, duke i rihapur dosjet e bujshme pėr tė gjitha ngjarjet nė qytetet e Shqipėrisė.

    ***

    Paraditen e 17 qershorit tė vitit 1997, nė Urėn Vajgurore u vranė katėr punonjės policie dhe u plagosėn 6 tė tjerė.Pėr kėtė ngjarje janė dėnuar Musa Protoduari dhe gruaja e tij, Fatbardha, Shkėlqim Protoduari, Fran Marashi, Sokol Ndreu, Gjovalin Ndreu, Preng Miri dhe Gjelosh Miri. I vetmi qė doli i pafajshėm nga kjo masakėr ishte Edmond Protoduari. Ndėrkohė, rihapja e dosjes ka rindėrtuar edhe njėherė skenėn e ngjarjes. Masakra e Urės Vajgurore ėshtė njėra prej shumė dosjeve qė ndodhen nė "axhendėn" e Ministrisė sė Brendshme. Rihapja e kėsaj faqeje tė historisė filloi me masakrėn e Cėrrikut, ku vetėm pak javė mė parė u arrestuan 10 persona. Njė tjetėr dosje e nxehtė ėshtė edhe ajo e sulmit ndaj godinės sė SHIK-ut nė Vlorė, ku mbetėn tė vdekur dy punonjės tė kėtij institucioni. Ndėrkaq, Policia e Shtetit ka bėrė me dije se nė proces hetimi janė rreth 100 dosje, njė pjesė e vitit 1997 dhe shumė tė tjera janė ngjarje tė bujshme tė pazbardhura, megjithė kalimin e viteve.

    Pėrplasja e armatosur, mes simpatizantėve politikė. U vranė 4 punonjės policie

    Masakra, ēfarė ndodhi nė Urėn Vajgurore nė 1997

    TIRANĖ- Drejtoria e Krimeve tė Hapura dhe Antiterrorit ka rindėruar ngjarjen e ndodhur mė 17 qershor tė vitit 1997, nė Urėn Vajgurore. Pėrplasja e armatosur ka filluar nė orėn 11:55 tė paradites, pas shumė mitingjeve elektorale tė partive politike. Atė ditė, nė kėtė qytezė ishinFatos Nano, asokohe kryetar i PS , i shoqėruar nga Skėnder Gjinushi, ndėrsa nė komunėn Poshnje pėrfaqėsonin PD-nė nė miting i ndjeri Azem Hajdari dhe ministri aktual i Arsimit, Genc Pollo. Pas mbarimit tė dy mitingjeve, eskorta e PD-sė ėshtė larguar dhe pas saj ka ardhur ajo Fatos Nanos dhe Skėnder Gjinushit dhe anėtarė e simpatizantė tė tjerė tė kėsaj partie. Atė kohė, qytetin e kontrollonin bandat, qė pas hapjes sė depove tė ushtrisė. Krerėt e PS-sė pas mitingut nė Berat ishin larguar nga qyteti pėr tė vijuar rrugėn drejt Fierit. Eskorta u pėrcoll deri nė komunėn Poshnje dhe mė pas grupi i PS-sė mbėrriti nė Urėn Vajgurore, ku pati njė pėrplasje me armė mes simpatizantėve dhe rojeve tė vilės sė Protoduarėve, pėr tė cilėt thuhej se ishin pėrkrahės tė PD-sė nė zonė. Tė vendosur mbi tarracėn e vilės, rojet e Protoduarėve vranė njė 17-vjeēar. Pjesa e eskortės, qė mundi tė kalojė vilėn shkoi nė Berat dhe mori pėrforcime tė mėdha armėsh municioni dhe njerėzish. Kurse pjesa tjetėr qė mbeti pas, u mblodh nė sheshin pėrpara karburantit tė Urės. Disa persona rrėmbyen njė autoblindė policie, duke kėrcėnuar uniformat blu dhe nėn urdhrat e civilėve blindi i policisė u nis pėr tek vila e Protoduarėve. Dy prej policėve, Milto Koēi dhe Arjan Shemani u dogjėn brenda tankut, dy tė tjerėt Asllan Selami dhe Ilia Bano u vranė sapo dolėn nga flakėt e blindit. Nga ana tjetėr, rojet e vilės, tė ndodhur midis dy zjarreve, mundėn tė tėrhiqen, por jo tė gjithė. Njėri prej tyre u kap rob nga kundėrshtarėt dhe u ekzekutua. F.Vezaj

    VIKTIMAT:



    1. Miltiadh Koēi, punonjės i policisė, i vrarė
    2. Arjan Shemuni, punonjės policie, i vrarė
    3. Asllan Selami, punonjės policie, i vrarė
    4. Ilia Bano, punonjės policie, i vrarė

    TĖ PLAGOSURIT:



    1. Thimi Tanku, punonjės policie,
    2. Ylli Dhamo, punonjės policie,
    3. Neim Gjeroveni, punonjės policie,
    4. Ėngjėllush Pasha, punonjės policie,
    5. Arben Bega, punonjės policie,

    6. Shkėlqim Selfo, punonjės policie,

    AUTORĖT E DĖNUAR

    1. Musa Protoduari, i dėnuar me burgim tė pėrjetshėm
    2. Shkėlqim Protoduari, i dėnuar me burgim tė pėrjetshėm
    3. Fran Marashi, i dėnuar me burgim tė pėrjetshėm
    4. Fatbardha Protoduari, dėnuar me 25 vjet burg, gruaja e Musait

    5. Sokol Ndreu

    6. Gjovalin Ndreu

    7. Preng Miri

    8. Gjelosh Miri

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 15:49
  3. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •