Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anëtarësuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836

    Tastiera shqip së shpejti në çdo pc ku shkruhet shqip

    --------------------------------------------------------------------------------



    Qeveria shqiptare do të mbajë në 10 maj e-Kongresin që do të diskutojë gjuhën shqipe në moshën e informatikës


    Gjithnjë e më tepër shqipja e shtypur (në kompiuter, celular, etj), nuk po i ngjan asaj të folur. Kjo jo vetëm dëmton gjuhën, por edhe komunikimin, funksionin themelor të gjuhës.Gjithnjë e më tepër shqipja e folur dhe e shtypur, po “shtypet” nga gjuhët e mëdha. Kjo jo aq për shkak të mungesave teknologjike, se sa prej mungesave kulturore.

    Tmerrohesh me disa shkresa zyrtare nga disa institucione, apo edhe shkrimet e disa mediave. Tmerrohesh gjithashtu edhe nga disa “ide” qe kanë qarkulluar për të ndryshuar shqipen (kur mund të ndryshojmë tastierën fare lehtë.


    Tastiera standart shqip

    Për të ndihmuar në ruajtjen dhe përmirësimin e komunikimit shqip (sidomos me përhapjen eksponenciale të përdorimit të teknologjive të reja të informacionit dhe komunikimit), kemi filluar një diskutim me disa organizata kombëtare të ICT-së, për krijimin e “Tastierës Standarte Shqip”. Kjo është një detyrë e realizuar prej kohësh nga kombet e tjerë, që i ka ardhur (ndoshta kaluar) koha për tu kryer edhe te shqiptarët, kudo ku ata shkruajnë shqip.

    Tastiera standarde shqip, do të duhet të përcaktohet nga një ekip i përbërë jo vetëm nga shtetarë, por edhe përfaqsues të komunitetit të ICT-së, gjuhëtarëve, akademikëve dhe grupeve të tjera të interesit. Ajo do të duhet të kënaqë disa ekuacione:

    1. Të ndryshojë sa më pak nga tastiera standard anglisht,
    2. Të ketë të gjitha shkronjat shqip, lehtësisht të arritshme (ë-në, dhe ç-në)
    3. Vendosja e shkronjave të jetë e orientuar sipas frekuencës së përdorimit


    Per kongresin “e-ManastirIT”

    Për të përmbushur këto kërkesa, do të duhet të mblidhet një përfaqsi e të gjitha grupeve të interesit të përshkruara më sipër, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, etj. Në një farë mënyre ky do të jetë Kongresi i Tiranës (në analogji me Kongresin e Manastirit), për përdorimin e shqipes standarde në shoqërinë e informacionit. e-Kongresi do të mbahet jo më vonë se me rastin e ditës ndërkombëtare të shoqërisë së informacionit, 10 Maj.

    Dy nga variantet më të diskutuara janë:

    1. Të shtohet gërma “ë” dhe “ç” duke mos zëvëndësuar gërmat e tastieres anglisht, por disa nga shenjat (“;” ose ‘, ose “[”, etj). Kjo nuk shqetëson përdoruesit e deritanishëm të tastierës anglisht, të mësuar të shtypin me 10 gishta, por nga ana tjetër shkronjat “ë” dhe “ç”(si dhe shkronjat e tjera) nuk janë të vendosura sipas frekuencës së përdorimit në gjuhën shqipe.
    2. Të zëvëndësohet gërma “w” me gërmën “ë” dhe gërma “ç” e cila s’ka përdorim shumë frekuent, të vendoset në një nga shenjat e tjera. Ky variant i afrohet shumë vendosjes së gërmave sipas frekuencës dhe ndryshimit minimal me tastierën anglisht. Gjithashtu edhe përdoruesit e sotëm që përdorin w-në në vend të ë-së, do jenë të kënaqur. Por në këtë variant kemi ndryshim (ndonëse minimal) me tastierën anglisht dhe një vërshtirësi relative për përdoruesit e “laptopit”.

    Gjithsesi këto do të jenë objekt diskutimi, dhe më pas vendimi nga qeveria shqiptare. Pas kësaj të gjitha tastierat, të paktën në administratë dhe shkolla, do të porositen sipas standartit shqip. Ndryshimet në çmim do të jenë minimale, më pak se 10 euro dhe s’do të përbëjnë pengesë për përhapjen e kësaj tastiere. Nga ana tjetër, përfitimet do jenë të dukshme dhe të menjëhershme, sidomos në administratë.

    Kjo iniciativë do të shoqërohet me diskutimin për përmirësimin e fjalorit shqip për Microsoft Office, të porositur dhe shpërndarë për shtetasit e vet nga Qeveria e Kosovës, versionet shqip të Windows dhe Office, etj.

    Një aspekt i rëndësishem i kësaj iniciative do të jetë bashkëpunimi mbarëshqiptar. Kjo iniciative do të stabilizoje kanalet e komunikimit me organizatat respektive qeveritare, të biznesit të ICT-së, shoqërisë civile, botës akademike, të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, etj. /pcworld/




    info te marrura nga kosovaforce.net
    LIVERPOOL
    you`ll never walk alone

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Perse duhen bere mbledhje dhe takime,per shkronjat e tastjeres???
    Porosite tastjeren si e do me cfare shkronjash shtese dhe ta dergon cdo kompani qe merret me prodhim tastjerash.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Perse duhen bere mbledhje dhe takime,per shkronjat e tastjeres???
    Porosite tastjeren si e do me cfare shkronjash shtese dhe ta dergon cdo kompani qe merret me prodhim tastjerash.
    Looooool beno po po mos beri mbledhe saliu si do mare fonde nga banga boterore kshu eshte bere perhere ne shqiperi bejne nje mbledhje marin nja 2 miljon euro 1 miljon I shpenzojne me mbledhje e darka 500000 I futin ne xhepa 500000 I futin ne pune per ate cfare mbledhja vendos

    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  4. #4
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Perse duhen bere mbledhje dhe takime,per shkronjat e tastjeres???
    Porosite tastjeren si e do me cfare shkronjash shtese dhe ta dergon cdo kompani qe merret me prodhim tastjerash.
    Do quhet arritje ne mundjen e varferise ne vend, prandaj duhen mbledhjet.


    Dito.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e KokeKatrori
    Anëtarësuar
    18-06-2009
    Vendndodhja
    perballe Malit
    Postime
    237
    Citim Postuar më parë nga geezer Lexo Postimin
    Të shtohet gërma “ë” dhe “ç”
    Si ka mundur "Geezer" te shkruaje ate "e + 2 pika larte" dhe ate "c + bisht poshte" - :-)))

    Ka aktualisht edhe me tastiere "normale" ndonje kombinim tastash apo program apo ???

    Flm

  6. #6
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Prektora

    http://vargmal.org/shqip/

    Ë ë Ç ç
    Prektora

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e KokeKatrori
    Anëtarësuar
    18-06-2009
    Vendndodhja
    perballe Malit
    Postime
    237
    Nuk Funx ne Vista :-((((
    Gjithsesi flm Vella Darwin

    Nese ka mundesi tjeter - Ju lutem te me ndihmoni

    Valle ka Tastiera Shqip aktualisht ne Shqiperi ???

  8. #8
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Ë = Alt + 0203
    Ç = Alt + 0199
    ë = Alt + 0235
    ç = Alt + 0231

    Keto jane per vista edhe windows seven
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  9. #9
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga KokeKatrori Lexo Postimin

    a) Nuk Funx ne Vista :-((((
    Gjithsesi flm Vella Darwin

    Nese ka mundesi tjeter - Ju lutem te me ndihmoni

    b) Valle ka Tastiera Shqip aktualisht ne Shqiperi ???

    a) Në Vista 32bit (Home, Premium, Business, Ultimate) FUKSIONON se e kam provuar vetë (përveç se edhe në Windows2000 dhe Windows XP)!

    b) Kam parë diku, nqs marr vesh diçka të shkruaj këtu ose mp.
    Prektora

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga Ardi_Pg_ID Lexo Postimin
    Ë = Alt + 0203
    Ç = Alt + 0199
    ë = Alt + 0235
    ç = Alt + 0231

    Keto jane per vista edhe windows seven
    Ë - Alt + 0203
    Ç - Alt + 128
    ë - Alt + 137
    ç - Alt + 135

    Këto janë për XP Professional SP3
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tastiera shqip, së shpejti në çdo kompjuter ku shkruhet shqip
    Nga YlliRiaN në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-05-2009, 08:07
  2. Islami: Feja që përhapet më së shpejti në Evropë
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 21:03
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-08-2005, 02:29
  4. Se shpejti....
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-01-2005, 10:59
  5. Mbi Varrin tim te shkruhet..
    Nga Tironce_Moderne në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 03:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •