
Postuar më parë nga
toni77_toni
respekte MIRIAM, do të perpiqna qe në pika të shkurta të jap një pergjigje gjithsesi duke u perpjekur qe mos te zgjatemi edhe shumë.
Atit, Atit të Tij I lutej Jezusi!
Jemi në pytjen se kujt i lutej Jezusi me kaq zjarr gjithë ato vite, përfshi thirrjet plot ankth si “Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë”, dhe “Hyji im, Hyji im, përse më ke braktisur?” apo nga Kryqi u lut per ata qe e vranë duke e perqeshur; “fail o At…”!
Te krishteret nuk besojnë as nuk shpallin se Ati dhe Biri jane i njejti person. Të krishterët besojnë dhe shpallin para tjerve se është NJË HYJI (PERENDI), HYJI në tre persona, Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. Te tre; Ati, Biri dhe Shpirti I Shenjt ndajnë nje esence hyjnore dhe te njejtin Vullnet, pra jane ne unison e te pandare nga njeri-tjetri.
Ati e lind Birin prej shekujsh, Biri rrjedh prej Atit kurse Shpirti Shenjt prej Atit dhe Birit duke e formuar ashtu një bashkësi të përkryer. Një Bashkësi Relacioni. Kjo është njëjtësi apsolute e Vetjeve në varësi të Dytës prej të Parë, kurse të Tretës prej të Parës dhe të Dytës; në "të qenet - eksistimin" e amshueshëm tė Hyjit si At, Bir dhe Shpirt Shenjt përkundrazi "lindjes" së Vetjs së dytë dhe "hukatjes" sė Vetjes sė Tretë.
Te krishterët nuk besojnë dhe nuk shpallin se Jezusi ishte vetem HYJI, apo se Jezusi ishte vetem Njeri. Të krishterët besojn dhe shpallin se Jezusi ishte HYJI dhe NJERI. Pra, Jezusi ka dy natyra, hyjnoren dhe njerzoren.
Jezusi ëshë në mish dhe eshtra - njeri. Ai nuk është gjysëm - njeri dhe gjysëm - Zoti. Ai është plotësisht - njeri dhe plotësisht - Zot (Perendi). Kur u mishërua, Ai i shtoi natyrës së Tij hyjnore natyrën njerëzore. Pra, Ai ka dy natyra: hyjnore dhe njerzore – I nenshtruar vullnetit te Atit. Ai është njëkohësisht Perëndi dhe në të njejtën kohë është njeri. Ai nuk është thjesht një njeri “që kishte Hyjin brenda”, ose thjesht një njeri që “manifestoi principin e Zotit”. Ai është ZOT vetë dhe personi i dytë i Trinisë së Shenjt. “Ai është shkëlqimi i lavdisë së Tij dhe vula e qënies së Tij dhe i mban të gjitha me fuqinë e Fjalës së Tij.
Siç u tha ma pare pra se; te krishteret nuk besojnë as nuk shpallin se Ati dhe Biri jane i njejti person. Jo, janë NJË HYJI (PERENDI), HYJI në tre persona, Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë.
Ne gjitha shkrimet e shenjta – biblike, termi HYJ me pak përjashtime aty këtu, përdoret kryesisht si emër për Atin. Kështu, Biri është Biri i Atit, dhe Shpirti është Shpirti i Atit. Biri Jezusi – Vetja e dytë Hyjnore në Trini është Bir I Perendisë, ka lindur prej Atit - ne Fryme Jezusi ishte Biri i Perendise, mirpor i bindur plotesiht vullnetit te Atit. dhe Shpirti buron prej Atit dhe te Birit - të dy në veprimin pa kohë dhe të përjetshëm të vetë qenies së Atit.
Në këtë pikëpamje, Biri dhe Shpirti janë të dy një me Atin, dhe në asnjë mënyrë të ndarë prej Tij. Kështu, uniteti Hyjnor përbëhet nga Ati, me Birin e Tij dhe me Shpirtin e Tij, që ndonëse të dalluar nga Ati, janë të bashkuar përsosmërisht me Të. Hyji është një dhe si një është At, Bir dhe Shpirt Shenjt.
E kam parasyshë deri diku dhe e kuptoj shumë mire por te lutem qe mos te jeni e pa shpresë.
Dua të them diçka qe ia vlenë të mendojsh dhe të lutem epi rendesi se çka po them:
Më thuaj te lutem se kush nga ne dhe si mund ta shprehim Zotin?
Vetem nepermes besimt arrihet.
Pra TRINIA është ZOTI dhe ZOTI është TRINIA. Sikurse është Ati, Zoti, që s'mund të shprehim edhe aq lehtë, që shumher edhe s'mund të të kuptojmë, ashtu ndodhë edhe me te Birin dhe Shpirtin e Shenjt - TRININË. Kjo duhet të dihet dhe e besoj atë qe ju thuani.
Ati, Biri dhe Shpirti I Shenjt, janë tre persona që dallohen nga njëri-tjetri, dhe prapë jo tre ZOTA – (Perëndi) por një. Të tre personat janë të pakapshëm nga mendimi dhe prapë është një Zot që është i pakapshëm nga mendimi, mirpor Zotin s'mund të shprehim dhe s'mund të të kuptojmë edhe aq lehtë. Duhet ta kemi parasyshëse, njohuria, doktrina e Trinisë së Shenjtë është dhuratë e Hyjit - buron prej eksperiencës më të thellë të njeriut me vet Zotin dhe nuk është ndonji shpikje e njerëzve te menqur si dhe, nuk arrihet si rezultat i meditimit intelektual dhe mendimit filozofik. JO, është Dhuratë e HYjit per ata qe I besojnë. Ajo vjen nga njohuria e gjallë dhe e vërtetë e atyre që arritën ta njohin Zotin në besë dhe dashuri per Të.
Tani, për të gjithë ata që lexojnë ne këtë artikull, të cilët kanë menduar dhe deshirojnë të dine mbi Hyjin - Krishtin; unë shpreh këtë besim – dëshmi;
- Jezus Krishti është Biri i i vërtetë, i gjallë i HYJIT tonë të vërtetë, të gjallë – Atit te gjithpushtetshem.
- Jezus Krishti është Shpëtimtari dhe Shëlbuesi ynë i cili, nën drejtimin e Atit të gjithpsuhtetshem, ishte Krijuesi i qiellit dhe i tokës dhe i të gjitha gjërave që ndodhen në to.
- Jezus Krishti u lind nga një nënë e virgjër –shenjtëresha Mari, “erdhi nder te vetet” se në gjithë jetën e Tij mbi tokë Krishti kreu mrekullira të fuqishme, mrekullitë dhe mësime eTij u panë nga populli dhe një numër i madh nxënësve të Tij si dhe gjithashtu u pane edhe nga armiqtë e Tij.
- Jezus Krishti u kryqezua dhe vdiq ne kryq, Ai pati fuqi mbi vdekjen sepse Ai ishte hyjnor, por se Ai me dëshirë iu nënshtrua vdekjes në kryq për shpëtimin tonë sepse për një kohë Ai ishte po ashtu i vdekshëm.
- Jezus Krishti në nënshtrimin e Tij të vullnetshëm ndaj vdekjes Ai nepermes kryqit te Tij mori mbi vete mëkatet e botës, duke paguar me gjakun e Tij një çmim pa kufi për çdo mëkat, mjerim dhe sëmundje, çdo dhimbje zemre dhe dëshpërim që nga Adami deri në fund të botës. Jezus Krishti, duke bërë kështu Ai mposhti edhe varrin fizikisht, edhe ferrin shpirtërisht dhe i dha lirinë familjes njerëzore.
- Jezus Krishti u ringjall me të vërtetë nga varri dhe pas ngritjes tek Ati i Tij për të plotësuar procesin e asaj Ringjalljeje, Ai u shfaq, në mënyrë të përsëritur, tek qindra dishepuj në Botën e Lashtë dhe atë të Re dhe vazhdon të jetë gjithmonë në Kishen e Tij.
- Jezus Krishti është i Shenjti i Izraelit, Mesia që do të vijë një ditë përsëri në lavdinë finale, per te gjykua te gjallë dhe të vdekur, të mbretërojë në token e re si Zot i zotërve dhe Mbret i mbretërve.
- Jezus Krishti është emer qe nuk ka emër tjetër të dhënë nën qiell me të cilin mund të shpëtohet një njeri dhe që vetëm duke u mbështetur tërësisht tek meritat e Krishtit, mëshira dhe dhembshuria e Tij pa fundne mund të fitojmë jetën e përjetshme. AMEN
Krijoni Kontakt