Ti "moderator", dhe krejtesisht jasht temes ?
Nese un hapi nje tem, dhe ju pyes per nje çeshtje precize, kjo s'dmth qe po e sulmoj Kristianizmin.
A eshte Jezusi Zoti i vërtet ? Kete dua te dij, tani a ishte Jezusi ati i abrahamit apo i tjeter kujt,.. kjo s'qon pesh per mua.
Nime, dua te ju pyes gjithashtu, A kishte Jezusi fëmij ?
Je i falur, dhe shpresoj te mos ndodhi me.
Bibla thote:
Dëgjo, Izrael, Zoti, Perëndia ynë, është një i vetëm. (Ligji i Perterire 6:4)
për ne s`ka veçse një Perëndi...(!Korintasve 8:4)
...kurse Perëndia është një. (Galatasve 3:20)
Në fakt një është Perëndia...(!Timoteut 2:5)
Keto jane vetem pak vargje biblike kur tregohet se Zoti, Perendia eshte nje.
Nuk po futem ne shpjegimin e Trinitetit sepse eshte teme tjeter. Por vetem desha te te them se te krishteret besojne ne nje Zot, dhe jo ne zotra sic pretendon ti dhe feja jote islame qe don/i ta njollosni, te shpifni dhe shantazhoni Krishterimin.
Kalofsh mire.
"Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi!"
Toni edhe para krishterimit ose Fese islame, fjala ZOT eshte perdorur nga ana e paganeve. Nqs se Emri Allah rrjedh nga paganizmi pasiqe ata e kane perdorur kete emer per te emretuar nje perendi te tyre, atehere edhe emri Perendi ashtu sic i referoheni juve Perendise eshte emer pagan! Sepse edhe para krishterimit emri Perendi eshte perdorur.
Emri ekziston si emer, e kuptimin e merr ne baze te asaj kuptojm dhe perdorim ate emer.
Tek arabet pagan emri "Allah" kishte kuptimin e nje perendije midis shum perendive tjera, ky ishte kuptimi.
Ndersa tek feja Islame emri "Allah" paraqet te vetem Perendi , krijuesin e gjithesise.
Cfar me intereson mua se ne cfar konteksti e kane perdorur kete emre paganet ah ?!!!
Mua me intereson se NE CFAR KONTEKSTI E PERDOR UNE KETE EMER!!!! Kjo me intereson mua.
Sa i perket Jezu Krishtit, pik se pari duhet te dish se Perendija nuk ka nevoje te lindi. Pse duheshte PERENDIJA qe te lindi nga nje grua e vdekshme ?!! A nuk mundeshte psh Perendija te shfaqet ne Toke pa mos lindur fare a ?!!
Pse duheshte qe Perendija ( Biri ne kete rast ) te vritet per mekatet tona?!!! Valle aq e fuqishme eshte Perendija sa qe per te shly mekatet tona , duheshte te vrasi veten e TIJ?!!!
A nuk kishte fuqi Perendija qe ti shly mekatet e njerezimit me nje fjale te vetme , pa mos vra veten e TIj ?!!!
Keto jane pyetje te cilave duhet tu jepni rendesi dhe te mundoheni qe ti kuptoni.
Me Respekt
GV_USA
WE WILL NOT GO DOWN!
GV, pershendetje!
Problemi nuk është se Perendia nuk ka apo nuk kishte fuqi, por problemi është se njeriu nuk ka fuqi. Kjo i perngjanë sikurse nëse ti bisedon me një fëmijë; meqe fëmija i vogel nuk mund të bëhet i njëjtë - barabartë me ty, tani detyrohesh (per hirë te dashurisë) të voglohesh dhe të ulesh duke iu pershtatur fëmijës qe të kuptohesh me të. Nuk di nëse e ke kuptuar.
Kjo ka ndodhur te Perendia me njeriun. Njeriu është mëkatar dhe i kufizuar, i vogel dhe i pa fuqishem në shumë raste, por shumë i vogel ndaj Perendisë, i pa kuptueshem dhe nuk kupton gjuhen e Zotit dhe nuk e kupton te padukshmen. I pa fuqishem ndaj fuqive negative dhe mekatare qe rrjedhin prej te keqit-djallit. Prandaj Zoti - Dashuri, sikurse babai i mirë me fëmijë, Ai per shpetimin tonë realisht u "ul" u zbrit në njeri, por gjithsesi kjo pa e humbur HYJNINË e vet, sepse Ai është ZOT dhe per Zotin nuk ka asgjë të pa mundur, ku nepermes kësajë - Misherimit të Zotit në personin Jezus, Zoti dhe njeriu nuk janë më të largët por të bashkuar në Jezusin.
Tjetra, nuk u bë njeriu Zot, por Zoti zbriti në trajtë njeri në personin Jezus. Sikurse kur Zoti iu shfaq Moisiut, Ai u shfaq në trajtë flakë zjarri në ni kaqubë!! ishte vetem ni shmebull se jo krahasim.
Tjetra nuk është sikurs e thua se; "pa mos vra veten e TIj" edhe kjo është shumë e gabuar se si e paraqitni ju, Zoti nuk ka vdekur dhe Ai nuk vdes, Ai është tëjetë i Shenjt dhe i Gjithpushtetshem dhe i Perjetshem. Por Krishti - njeri, njerzorja e Jezusit ka vdekur. Zoti nuk ka vdekur as nuk vdes. Ai e ngjalli trupin - njerëzoren e Jezusit neper te cilin njeriu e fitoj JETEN e pavdekshme.
Pra ajo qe ju nuk arrini ta kuptoni apo nuk deshironi ta kuptoni është se nuk e kuptoni njerzoren e Jezusit e cila ishte e pa ndarë me Hyjin, Jezusi ishte në dy realitete - HYJI dhe Njeri. Ju natyrat e Jezusit; njerëzoren dhe hyjnoren ju nuk mund ta kuptoni apo edhe ta dalloni. Apo ju mendoni se nëse dikush thotë se Zoti u bë njeri po e nençmon Perendinë! Kjo nuk është ashtu sepse Perendia asgjë nu ka humbur por perkunder asaj, Ai Lavderohet dhe Madherohet. Nepemes Misherimit në personin Jezus, Ai e ka mundur mëkatin në njeri dhe ka çliruar njeriun nga robëria e mëkatit, ka shpetuar njeriun e humbur dhe afruar në gjirin e Vet. Dhe kjo është arritur nepemes Misherimit, zbritjes së Zotit në njeri- Kryqit - vdekjes dhe ngjalljes së Jezusit. Gjitha këto lavderojnë, madherojnë Perendinë.
Kryqezimi i Jezusit nuk ndodhi nga ata qe dikush mund të mendoj, por kryqezimi i Jezusit ndodhi nga vullneti i Atit, pra ishte Ati - Hyji Ai qe nuk lëshoj "pe" dhe Krishti - Bir i Atit per ata edhe erdhi në boten njerzore u bë njeri. Kjo nuk është as ulje as humbje e pushtetit apo e gjithpushtetshmerisë së Perendisë por ky është vullnet i Perendisë me qellim të shfajsimit të njeriut nepermes gjakut të Jezusit. Pra nuk është ajo qe ti apo ju thuani dhe e vlersoni si dobësi, por është vullneti i Perendisë qe nepermes Jezusit - Gjakut - Sakrifices së Jezusit - në Kryqi, vdekjes dhe PUSHTETI I PERENDISË- JETA - ngjalljes së Jezusit, njeriu të shfajsohet dhe në Krishtin njeriu shenjtërohet dhe e fitoj Jeten dhuratë nga Hyji - Ati i gjithpushtetshem.
Te krishterët nuk besojnë në shumë perendi apo në tre perendi, kjo është diçka qe i shpifet krishterimit nga ata qe nuk mendojnë ma gjatë. Te krishterët besojnë ne një ZOT të Vetëm.
Hyji i të krishterëve është Hyji i gjallë - i pavdekshem, Ai qe krijoj token dhe qiellin - gjithsinë, Hyji i Abrahamit, Izakut dhe Jakobit, Hyji i Moisiut, dhe i Bes-lidhjes me popullin e zgjedhur në Beslidhjen e Vjeter. Hyji - Ati i Jezus Krishtit qe neperms të Birit të vet - Gjakut dhe korpit të Tij, vdekjs në Kryq dhe ngjalljes ne të treten ditë, lidhi BES-LIDHJE, Beslidhja e Re. Është Hyji qe Kishes së Krishtit i dha Shpirtin e Shenjt, Shpirtin qe dikur foli me anë të profetëve dhe qe në dhe me apostuj -Kishen shpallen Ungjillin - Lajmin e gëzushem ne të kater anët e botes. Shpirti i Shenjt qe udhëheq të krishterët. Hyji i të krishterve pra është një Hyj i vetëm të cilin e përbejnë tri Vetje Hyjnore, të cilat dallohen mes veti, por jo edhe në esencë. Të Tretë janë të një eksistence - natyre mes veti - Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjt.
Zoti i të krishterve është një Hyj i vetëm të cilin e përbejnë tri Vetje Hyjnore; Hyji At, dhe Bir (Jezu Krishti), dhe Shpirt i Shenjtë dhe gjithashtu qartazi shpallin dhe besojnë se ka vetëm një Hyji. Prandaj përdoret termi Trini (dmth, tre në një).
respekte
Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 23-04-2010 më 19:00
Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.
Po i mar si te verteta keto, sepse un jam i mendimit qe eshte Vetem NJE ZOT dhe perpos Tij, s'ka Zot tjeter.
Tash si e konsideron ti temen e Torrkerryt qe ka mbushur plot 184 postime duke na then qe Jezus Krishti eshte "Zot,, ? http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=120046
Un shoh kontradikt ketu, se pari kjo e kundershton tezen e Torrkerryt, cka ai s'ka faj pasiqe eshte shkruar ashtu ne bibel. Por edhe bibla flet per "shkrimtar" te inspiruar, dhe ata kan ekspozuar dashurin e tepert ndaj Jezusit, saqe e kan transformuar ne "Zot,, duke mos e ber mend qe po biejn ne kundershtim me vetveten. Dhe pikerisht per ket, eshte thuajse e pamundur ti shpjegoni tre hyjni ne nje Zot.
E kuptoj shqetesimin tend.
Ti ngrite nje pyetje se a besojn te krishteret ne nje Zot, dhe besoj se tashme ke marrur pergjigjen dhe nuk kemi nevoj te vazhdojm me kete pyetje.
Pastaj, se a eshte Jezusi Zot? Kush eshte Triniteti? A ekziston Triniteti?... eshte diskutim tjeter.
Une nuk do merrem me kete muhabet se nuk e shohe te arsyeshme per momentin. Nese ti je vertet i interesuar ta mesosh se se a eshte Jezusi Zot, apo lidhur me Trinitetin, urdhero leco nje artikull qe besoj se do te ndihmoj ne kete drejtim: http://www.gotquestions.org/Shqip/Triniteti.html
Kerkime te mbara.
"Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi!"
Krijoni Kontakt