Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Më në fund një politikan Kosovar viziton Bujanovcin (Kosovën Lindore)

    Autoritetet e Serbisë të njohin parimet e reciprocitetit

    Me ftesë të udhëheqjes komunale në Bujanoc, në këtë qytet të premten ka qëndruar një delegacion i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, i kryesuar nga kryetari i këtij subjekti politik, Akademik Nexhat Daci.

    Duke folur para këshilltarëve komunalë në një seancë solemne, Daci tha se autoritetet serbe domosdo duhet të njohin parimet e reciprocitetit për shqiptarët e Luginës së Preshevës, ashtu siç respektohen të drejtat e komunitetit serbë në Republikën e Kosovës.

    Duke theksuar domosdoshmërinë e njohjes së identitetit shqiptar, kreu i LDD-së ka inkurajuar shqiptarët e Luginës së Preshevës që të unifikohen në qëndrimet e tyre për tejkalimin e sfidave.

    Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, e ka quajtur domethënëse vizitën e liderit të LDD-së, në këtë periudhë nëpër të cilën kalon populli shqiptar i Luginës së Preshevës. Ndërsa, kryetar i Kuvendit komunal në Bujanoc, Jonuz Musliu, vizitën e Dacit e ka krahasuar me vizitën e zëvendëskryeministrit Ilir Meta, duke theksuar se kjo mënyrë e qasjes së politikave zyrtare të dy shteteve shqiptare ndaj shqiptarëve në këto troje është mjaftë inkurajuese dhe shpresëdhënëse.

    Daci është pritur me entuziazëm në Kuvendin komunal të Bujanocit, duke u bërë udhëheqësi i parë i një partie politike nga Kosova që viziton zyrtarisht komunat e Kosovës Lindore të udhëhequra nga shqiptarët. /Telegrafi/
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    me vjen mir qe me ne fund nje politikan kosovar e vizitoj kosoven lindore
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •