Ju ka ngel ora ne komunizem o brare dhe fatkeqesisht atje ke per te ngel tere jeten. Ti je me i rrezikshem se je nga ata komunistet skuthe te fshehur nen petkun e demokracise.
Brezi i ri eshte rrit ne Demokraci dhe shqetesohet per problemet e kohes ku jeton vet. Nuk do rrije te ngushelloje veten se babai apo gjyshja ka vuajtur me shume.
Por perseri shikon se cenohet e drejta e fjales. Perseri hiqen njerez nga puna kur kundershtojne partine ne pushtet. Cdo 4 vjet qe nderrohet sistemi do rrosh me friken se do e humbasesh ate vend pune. Ku dhe pastruesit vendosen ne baze te bindjeve politike. Mos flasim per varferine dhe mungesen e nevojave me elemetare per te jetuar; uji dhe dritat. Ai vend ka marre fund.
Me vjen keq per viktimat e komunizmit, por nuk kane pse te ushqehen brezat e rinj me ndjenjen e urrejtjes qe percillni ju per prinderit e tyre qe s'ben gje tjeter vecse heshten per te mbijetuar. Populli ishte vec nje viktime e regjimit. Armiqte gjejini tek ata qe jane akoma ne pushtet sot, qe te vrasin naten e te qajne diten.
Mjere ai popull qe eshte atje, se rinia jashte di ta beje mire dallimin e demokracise dhe pseudodemokracise te kryesuar nga komunistet me Salen ne krye..
Dhe boll talle menderen duke u mbushur mendjen popullit Shqiptar qe nga Suedia, se tani jane te lumtur , por shko atje dhe shijoje ''demokracine'' e Salis komunistit sic po e ''shijojne'' njerezit e thjeshte, dhe jo udheheqja..
P.s Sa shtohen keta militantet e Pd-se ne raste fushatash apo rremujash, dhe zhduken pastaj! Nja 10 i kam ne listen e injorimit. A thua jane anetare te rinj, apo me dy-tre nicke?![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mia@ : 03-05-2010 mė 10:06
mia..
ke shkruar aty se..
--
Por perseri shikon se cenohet e drejta e fjales.
--
Mia miushja.. ne se nuk lexon gazeta te shqiperise dhe nuk shikon tv-te e shqiperise mos diskuto ketu te politika.
qe thua ti mije askujt nuk i cenohet e drejta fjales ne tirane..
edhe demokratet flasin edhe socialistet flasin e askush nuk i cenon..
cdo nate e cdo dite e cdo ore ne ekranet e tv-ve dalin e shajne berishen qindra socialiste apo komentatore te "pamvarur" dhe ajo qe ndodh eshte se atyre vec u trashet qafa e vec i kane me luksoize kostumet e kollaret e kepucet e sahatet..
cdo mengjez ne shqiperi dalin ne cdo kioske qindra gazeta qe shajne berishen dhe qeverine dhe poplli i blen e i lexon ashiqare.. dhe gazetaret anti berishe vec i shtojne villat ne golem e apartmantat ne tirane e vec i ndrrojne veturat e cdo jave i ke ne milano e paris duke bere shopingje..
kur te flasesh ketu perpiqu te thuash vetem te verteta..
nje genjeshter po the te del boja.. e vec cfaq se je soj enverist.. nga ai soji qe.. urren pse shqiptari nuk eshte me skllav e bujkrob..
kaq..
--
walkire..
gjerat jane ne zhvillim..
edvin blendo klos rama.. nuk kan bese..
pra ata mund te bejne ate qe nuk ja merr mendja miletit..
me qe e ke mik blendin..
a e di se ai eshte shpallur deputet i durresit?
e di besoj.. e kjo tregon qe atij nuk ja ka vjedhur kush voten.. pra ai ska arsye te kerkoj kutijat..vec ne se ne ndonje kuti i kan rene mbathjet e veta..
pra ki blendua ben greve.. qe te nxise anarkine.. se asnje lidhje me demokracine nuk ka..
edvini.. ska ckerkon kutia sepse ai nuk kandidoj per deputet..
as rudine seseri qe doli deputete.. as ruci qe gjithashtu mori votat e gjanicareve..
pra keta duan te permbysin shtetin.. se per ckan kutijat brenda e din mire shum me mire se berisha .. e permbysja e shtetit do te thote ..kallash .. zjarr .. gjak..
dhe kur kallashnikojne caushet e blendit e edvinit.. vrasin dhe femije..
prandaj sado b.ole te arta te kete edvini e blendua e veliu.. te bera vetem per koltuqe ministrish.. nuk ja vlejne para jetes se nje femije i kujdo qofte..
ne 97 ata.. e plasen kallash-niaden.. e sapo morren kolltuqet ne tirane e lan vloren ashtu te pergjaket dhe 1 vit rresht nen kallashet e bandave..
prandaj nuk u duhet hapur rruga ketyre rrugacve.. gangsterave.. e qelbesirave te bllokut..
te atij blloku qe e beri shqiperine pellemb e gulag..
e di ti cfar eshte gulagu?
nuk e di..
kur te vec ne myzeqe pyet ndonje plak se te tregon..
gati 1 ne 3 fshatra te myzeqese ishte gulag ku blloku enverist klosi bilbiloist ramizo mu.tavist.. nexho hoxhist.. internonte gjyshet dhe nenat.. femijet e grate .. baballaret e nipat e "armiqve te Partise".. kurse vet "armiku" vuante 20 vjet ne Spac apo burrel ku gardian kishin gjyshin e derjanasit..
keshtu jan punet..
..
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 03-05-2010 mė 11:01
Shqiptarėt sipas Ramės
03/05/2010Lizandėr Saraēi
Shqiptarėt sipas Ramės
Analistėt tanė, shėrbėtorė-heronj tė publikut
Para disa ditėsh nė Paris u hap ekspozita “Les promesses du passé”, ku merrnin pjesė edhe artistėt shqiptarė, Alban Hajdinaj, Gentian Shkurti, Anri Sala dhe personazhi kryesor i filmit tė tij, Edi Rama. I shtyrė nga dėshira pėr tė parė punėt e disa miqve apo tė njohurve tė mi dhe mbi tė gjitha nga fakti se arti shqiptar pėrfaqėsohej nė qendrėn Pompidou, vajta ta shoh qė ditėn e parė qė u hap pėr publikun. Po atė ditė zhvillohej nė njė nga sallat e Pompidou, njė konferencė ku pasi tė shfaqej filmi i Anrit, “Dammi i colori“, do tė diskutonin mbi tė Anri dhe Edi Rama. Por fatkeqėsisht, askush nuk foli pėr anėn artistike tė filmit, qė fliste pėr lyerjen e disa pallateve tė Tiranės nė fillim tė viteve 2000. Fill pas projektimit tė filmit dhe disa fotove tė Tiranės tė bėra po nga Anri, fjalėn ēuditėrisht nuk e mori Anri si autori i filmit, por Rama, qė nė atė rast ishte vetėm personazhi kryesor i filmit.
Qė nė fillim tė fjalės sė tij, Rama theksoi se lyerja e pallateve nuk ishte njė punė artistike, por njė punė politike. Dhe, nė fakt, e tėrė fjala e tij nuk kishte asnjė lidhje me artin, por qe vetėm njė diskurs fushate elektorale i dalė boje mė keq se fasadat e pallateve tė (zhgė)lyera. Pėr rreth njė orė, atyre qė ishin nė sallė e nuk donin tė dilnin nė mėnyrė demonstrative, iu desh tė dėgjonin se si Rama fliste pėr arritjet (sipas tij) nė krye tė Bashkisė sė Tiranės.
Por qėllimi i kėtij shkrimi nuk ėshtė as tė gjykoj punėn e Ramės apo Shalsit nė krye tė bashkisė, as tė gjykoj Ramėn se bėn fushatė politike nė njė aktivitet artistik, duke e nxjerrė “jashtė loje“ artin. Qėllimi i kėtij shkrimi ėshtė shprehja e shqetėsimit pėr imazhin qė jep Rama nėpėr botė pėr banorėt e Tiranės dhe shqiptarėt nė pėrgjithėsi. Ja disa fragmente nga ato qė tha Rama atė natė, por qė sipas disa tė pranishmėve nė sallė, ishin identike deri edhe nė batuta, me atė qė kish thėnė nė raste tė ngjashme: “Ditėn e parė qė hyra nė Bashkinė e Tiranės, nė korridor nuk kaloje dot dhe nuk shihej asgjė nga tymi se tė gjithė punonjėsit kalonin ditėn aty duke pirė cigare. Njerėzit kishin nevojė pėr njė ndryshim tė madh, por buxheti i Bashkisė sė Tiranės ishte vetėm 5,000,000 dollarė (mė pas nuk e pėrmendi mė se si ka evoluar ky buxhet nė vite)… Projekti i lyerjes sė fasadave u kthye nė debat kombėtar. Kudo, nga kafenetė deri nė Parlament, flitej vetėm pėr kėtė (!!!!!????). Duke parė debatin e krijuar nė vend, vendosėm tė organizonim njė sondazh pėr tė parė nėse njerzėve u pėlqente apo jo ky projekt”. Rezultati i sondazhit ishte sipas Ramės 65% qė e pėlqenin projektin dhe 35% qė nuk e pėlqenin. Vlen tė theksohet se kėtu Rama luan rolin e nxėnėsit qė kėrkon t’ia kalojė edhe profesorit tė tij, Berisha. Nė fakt, deri mė sot, Berisha nuk ka organizuar ndonjėherė auto-sondazhe pėlqyeshmėrie. E shumta ka paguar ndonjė kompani qė rezultati tė dalė siē e do ai. Kurse Rama i bėn tė tėra vetė. Por mė shqetėsuesja nė kėtė auto-sondazh, ishte pjesa e dytė. Sipas Ramės, 95% e tė anketuarve ishin shprehur qė donin qė projekti i lyerjes sė fasadave tė vazhdonte. Pra 30% e njerėzve, dhe ai e theksoi kėtė, donin qė diēka qė nuk u pėlqente tė vazhdonte. Kjo krijoi ilaritet nė sallė e shumė prej tė pranishmėve filluan tė qeshin duke dėgjuar njė paradoks tė tillė. Po tė isha francez, apo njeri qė s’mė interesonte shumė imazhi i shqiptarėve, ndoshta do kisha qeshur edhe unė. Por, tė them tė drejtėn, nė atė moment ndjeva vetėm neveri pėr kėtė palaēo qė mundohet tė denigrojė nė kėtė mėnyrė bashkėqytetarėt e mi, vetėm se ata nuk pėlqejnė punėn e tij. “Lyerja e fasadave tė pallateve ka pasur njė rezultat tė pabesueshėm tek ana psikologjike e njerėzve dhe besimi i tyre tek autoritetet. Sapo lyenim njė pallat, ne konstatonim se banorėt e atij pallati i paguanin menjėherė taksat lokale se ndiheshin krenarė qė jetonin nė ato pallate… Anrin, qė nuk ka njė fizionomi prej shqiptari tipik, e marrin shpesh pėr tė huaj nė Shqipėri. Mė ka treguar se kur ai filmonte pallatet e lyera, njerėzit ishin tė dashur me tė dhe e ftonin tė filmonte se ndiheshin krenarė pėr ato pallate. Kurse kur filmonte pallatet e palyera banorėt e tyre ishin agresivė”. Nė fakt, Anri, qė dinjitetin e tij nuk mund ta shumėzojė me zero pėr hatėr tė miqėsisė me Ramėn, ndėrhyri dhe tha: “Kam pėrshtypjen se ky ishte njė reagim i natyrshėm se banorėt e pallateve tė lyera e kuptonin se unė po filmoja fasadat dhe jo jetėn e tyre. Kurse nė pallatet e palyera, njerėzit mendonin se po bėja voyeur-istin” Sigurisht qė Rama nuk e la as ta mbaronte fjalėn dhe ia kthehu: “Jo Anri, banorėt e pallateve tė lyera janė vėrtet krenarė dhe i respektojnė mė shumė rregullat e nuk hedhin mė as plehrat vend e pa vend”. Mė pas Rama kaloi te “arritja” tjetėr, ndėrtimi i kinemasė nė Tiranė. “Pėr ndėrtimin e kinemasė, kam trokitur nė dyert e shumė pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė nė Tiranė dhe tė disa ministrave tė kulturės europianė dhe i jam lutur qė tė na jepnin 250,000 eurot qė duheshin pėr kėtė projekt. U kam thėnė: “Na ndihmoni qė tė bėjmė njė kinema europiane se pėrndryshe do vijnė amerikanėt dhe do bėjnė njė kinema ku tė shfaqen vetėm filma amerikanė”, por ata ishin tė bindur se Tiranės nuk kish ē’i duhej kinemaja… Ata jepnin miliona pėr burgje dhe sistemin e drejtėsisė, pra pėr represion, dhe nuk na jepnin as kaq pak pėr njė projekt kulturor”. Pėrveē faktit qė kėto janė tė gjitha pėrralla, unė nuk e kuptoj se si ka mundėsi qė kryetari i bashkisė sė kryeqytetit, tė lavdėrohet se ka luajtur rolin e “Kozetės sė vogėl” (te “Tė mjerėt” e Hugo-it). Duke menduar se i rrit vlerat vetes, ai e paraqet Shqipėrinė si njė vend, qė nuk kishte as 250,000 euro pėr njė kinema dhe na hiqet si njeriu i vetėm nė botė qė e kuptonte rėndėsinė e njė kinemaje nė Tiranė. Pastaj, Zoti e ruajttė pėr guximin qė ka dhe shpreh kaq hapur amerikanofobinė e tij. Pėr mė tepėr qė nė Tiranė, motra binjake e kinemasė sė shumė pėrfolur, tė cilės i “ra plani Rama”, shfaq pothuajse vetėm filma amerikanė, kėshtu qė i bie qė Ramės i paska dėshtuar ideja. “Kur e ndėrtuam kinemanė, unė insistova qė ajo tė pajisej me kolltukėt mė tė mirė megjithėse tė gjithė mė thoshin se njerėzit do i shkatėrronin ato. Fakti ėshtė se jo vetėm qė njerėzit nuk i kanė prishur kolltukėt, por ai ėshtė i vetmi vend ku shqiptarėt nuk pinė duhan dhe nuk flasin nė celular.
Edhe nė opera po tė shkosh njerėzit pinė duhan dhe flasin nė celular. Mund tė tė qėllojė qė tė luhet Mozart-i, por t’i tė dėgjosh edhe njė tjetėr kompozitor qė dikush e ka si zile telefoni”. Domethėnė qė, sipas tij, shqiptarėt mirė qė janė injorantė e pa pikė civilizimi, por shpėtimi pėr ta mund tė vijė vetėm nga punėt e Ramės. Ndaj ata qė shkojnė tė shohin kryeveprat botėrore tė muzikės klasike nė opera janė tė pagdhendur. Kurse ata qė shohin Avatarėra e Sex nė qytetra, qenkan ajka e shoqėrisė shqiptare. Tani, me qė m’u desh tė duroja pėr mė shumė se njė orė batutat e tij, po tregoj edhe unė njė ngjarje qė njė shoqja ime e ka pėrjetuar nė “tempullin e kulturės rameske”, duke parė filmin civilizim-ndjellės “Avatar”. Nė mes tė filmit, pasi personazhi kryesor kish bėrė njė gabim dhe gjendej nė pozicion tė vėshtirė, ēohet dikush nga salla dhe ulėret : “Ha njė m.. tashi!” Tashmė ėshtė e qartė qė drejtuesve tė operės nuk u ngelet gjė tjetėr, veēse t’i luten publikut qė tė ndėrhynė nė mes tė shfaqjes, pėr tė treguar se edhe ata duan tė civilizohen sipas stilit Rama. Imagjinoni, p.sh. sikur gjatė finales sė “Romeo & Zhulieta” , tė ēohej i tėrė publiku e tė ulėrinte : “Mos e pi helmin Romi, se Xhuli s’ka vdek! Osht t’u flejtė”. Ky do ishte pa dyshim kulmi i Ramė-civilizimit. Bile gazetat e mbarė botės do shkruanin me tė madhe: “Falė punės sė Kryetarit, publiku tashmė i civilizuar shqiptar shpėton Romeon nga vdekja e sigurt”. Po Rama nuk e la me kaq dhe vazhdoi me njė tjetėr kryevepėr tė tijėn. “Nė njė nga lagjet periferike tė Tiranės ne kemi ndėrtuar njė fushė futbolli qė ėshtė mė cilėsore se stadiumi i Tiranės. Banorėt e asaj zone shkatėrrojnė gjithēka, por fushės nuk i kanė thyer as edhe njė poē”. Kėtu ndėrhyri Anri dhe i krahasoi, nė mėnyrė tė pavend, me favelat e Brazilit, ku fusha e futbollit ėshtė e shenjtė. Por Ramės nuk i mjaftoi ky krahasim denigrues dhe e kundėrshtoi pėrsėri: “Jo Anri, s’ka lidhje se favelat e Brazilit prodhojnė lojtarė tė mėdhenj qė i shesin kėtej, kurse atje s’prodhohet asgjė. Ata s’e prishin fushėn vetėm se ne ua kemi bėrė mė tė mirė se gjithkush”. Pėr tė mos rėnduar akoma mė shumė imazhin tonė me sherre e debate, unė u pėrmbajta dhe nuk e pyeta Ramėn se ē’borxh i kishin shqiptarėt qė ai t’i denigronte nė atė mėnyrė.
Shumica e shqiptarėve tė pranishėm nė sallė, falė vetėm punės dhe sakrificave tė tyre, kanė arritur nė njė nivel, ku e pėrfaqėsojnė mė se denjėsisht Shqipėrinė. Atyre s’mund t’u jepet pėrshtypja se po tė kthehen, do tė ndihen tė “huaj” nė vendin e tyre.
Shumė prej tyre mundohen tė reklamojnė Shqipėrinė, pranė miqve dhe kolegėve, nė mėnyrė qė tė ndihmojnė zhvillimin e turizmit cilėsor dhe jo tė turizmit tė “favelave me bojėra” siē propozoi Rama.
Si shumė bashkėkombės tė mi, qė sot punojnė nė kompani tė rėndėsishme, edhe unė jam munduar tė bind kompaninė ku punoj qė tė investojė nė Shqipėri nė mėnyrė direkte apo nėpėrmjet bondeve. Por jam i bindur, se kompani serioze si ALLIANZ, nuk do tė rrezikonin kurrė duke investuar nė njė vend qė do t’i ngjante sadopak, atij qė pėrshkroi kryetari (komandanti) i opozitės dhe i bashkisė sė kryeqytetit.
Mungesa e investimeve tė huaja dhe pasojat nė ekonominė shqiptare do t’i shėrbenin obsesionit tė tij pėr pushtet, por ne nuk mund tė pranojmė tė paguajmė kaq shtrenjtė alternimin e “profesorit” me “nxėnėsin”. Rama gabon shumė, nė qoftė se mendon se shqiptarėt u ngjajnė sadopak atyre kamikazėve qė ai mbylli, me urdhėr, nė ēadrat para Kryeministrisė dhe qė po e ndihmojnė atė pėr tė shkatėrruar imazhin e Shqipėrisė.
Kryeparlamentarja viziton deputeten greviste
Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..
Me sa e sho une..do na ikin nga duart ne mes te bulevardit ( ne mes te nates a te dites si dihet )
Vallaj , kush e ka ne dore kete pune, dicka duhet bere.
Popull i Tiranes se Kuqe, mos i ler bijte e tu te treten, cojini petulla , uje burimi, supe, fasule..cfare tju ndodhen. Sejcili sipas takatit. Edhe rakia te ben mire.
Heeej
Shqipėria ėshtė e Bukur
Shqipėria ėshtė mė e Madhe.....
Topalli vete te shohe ne spital nje neperke enveriste qe me kte aktrim ne bulevard bashke me te tjere neperka e cakej e zhapiker helmues.. kerkojne te shkaterrojne atdheun e 4 milion shqiptareve..
Gabim Zonja Topalli..
Nuk e meritojne ata kte kujdes..
QE EDI RAMA DESHTOJ ME KETE GREVE DHE I MORI NQAFE NJERZIT E VETE U PA ..
.POR NALLANJA MORI NE QAFE GJITHE ATE POPULL
HYRRI NE HISTORI EDHE EDVINI SI XHA HAXHI QAMILI BRAVOO
PE: Protestat e opozites, imazh i keq per Shqiperine
Rozeta Rapushi
Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian dhe eurodeputetet kritikuan dje zgjedhjen e protestes se Partise Socialiste dhe mbeshtetesve te tyre per te hyre ne greve, ne nje kohe qe Shqiperia pret vendime te rendesishme per procesin e integrimit te vendit. Si dhe kritikuan qendrimin e opozites me greva ne rruge, ne vend qe te dialogoje ne Kuvend. Ne mbledhjen e pare te Komitetit per MSA-ne, mes Bashkimit Evropian dhe Shqiperise, nderkombetaret pas kater dite greve urie te deputeteve te majte dhane qendrimin e tyre per te. "Zhvillimet politike pozitive te Shqiperise, jane te vena ne hije nga kriza politike. Kjo po jep imazhin e nje vendi qe nuk permbush ende standardet evropiane te nje demokracie te pjekur dhe demton imazhin e vendit, si dhe ve ne rrezik progresin e metejshem", tha Drejtori per Ballkanin ne Komisionin Evropian, Pierre Mirel. Sipas tij, manifestimet e bera gjate fundjaves edhe pse paqesore, peshojne ne kete imazh negativ, jo per kundershtimet politike ne vetvete, por sepse mungesa e debatit politik ne Parlament, ne vend te atij te rruges, bllokon progresin. "Une ju bej nje pyetje ju, a jane grevat e urise nje mjet per te avancuar ne kete moment qe ne po pergatisim opinionin e Shqiperise?", tha Mirel per deputetet e opozites qe ishin dje te pranishem ne mbledhjen e djeshme. Eurodeputeti Eduard Kukan, tha se situata aktuale politika, ku opozita nuk merr pjese ose merr pjese pjeserisht ose ne menyre te kushtezuar ne seancat parlamentare, eshte nje pengese per integrimin evropian te Shqiperise. "Te gjitha apelet qe kane ardhur nga organizata nderkombetare nuk kane ndryshuar situaten dhe lajmet qe po vijne nga Tirana, tregojne se situata eshte bere me e nderlikuar dhe e veshtire", tha Kukan. Ne te njejten linje edhe eurodeputetja Doris Pack e quajti katrahure situaten ne Shqiperi dhe vendim te gabuar te opozites per te hyre ne greve. Me kritik, eurodeputeti Jalko Kacin tha se deputetet e opozites ne Shqiperi, duket se nuk po bejne greve urie sepse jane te uritur, por te mire paguar per sa kohe qe ne vend qe ulen dhe punojne ne Parlament, bejne greva. "Greve urie behet ne nje vend ku ka diktature dhe nese opozita mendon keshtu, atehere ta thote hapur, por i bie qe ajo te jete pjese e saj. Imazhi i saj, nuk te vjen mire kur sheh kete situate", tha Kacin. Edhe eurodeputetja Marije Cornelissen theksoi se nuk eshte aspak mire qe ne kohen kur Shqiperia pret vendime te rendesishme per rrugen e saj drejt integrimit, eurodeputetet njihen me situata te tilla si greva e urise. Ministrat e Brendshem te Ballkanit Perendimor: Hiqni vizat per Shqiperine Ministrat e brendshem te vendeve anetare te Forumit te Salsburgut dhe te Ballkanit Perendimor iu drejtuan me nje leter Keshillit te Evropes, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian ku kerkohet liberalizimi pa vonesa i vizave me Bashkimin Evropian per Shqiperine dhe Bosnje Hercegovinen. Zevendesministri i Brendshem Avenir Peka mori pjese ne konferencen e ministrave te brendshem te vendeve anetare te Forumit te Salsburgut dhe te vendeve te Ballkanit Perendimor, me teme "Dialogu nderkulturor dhe Siguria e Brendshme" qe u zhvillua ne datat 28-29 prill ne Sarajeve, Bosnje-Hercegovine. Ai kryesoi nje nga kater pjeset tematike te konferences", ku midis te tjerash vuri theksin ne harmonine nderfetare ne Shqiperi. Ne fund te kesaj konference, Ministrat e brendshem te vendeve anetare te Forumit te Salsburgut dhe te Ballkanit Perendimor iu drejtuan me nje leter Keshillit te Evropes, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian ku kerkohet liberalizimi pa vonesa i vizave per Shqiperine dhe Bosnje Hercegovinen, duke vleresuar permbushjen nga ana e ketyre dy vendeve te kritereve te udherrefyesit. Nenshkruesit shprehen ne kete leter angazhimin dhe mbeshtetjen e tyre te plote per kryerjen pa vonese te te gjitha procedurave dhe shmangien e barrierave administrative ne menyre qe qytetaret e Shqiperise dhe Bosnje Hercegovines te perfitojne sa me shpejt nga liberalizimi i vizave.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kthetrat : 03-05-2010 mė 22:03
mos shoki sali, nuk te paska marre leje jozi per viziten?? ...
apo kshtu i ēon ti mesazhet e aktrimit me helma, zhapika, ēakej, zharba ...
jane bashkua te gjithe bishtrat e punizem-sigurimit ne bulevard, si ne fermen e kafsheve, ku krieministri berisha eshte me i barabarte se te tjeret ...
ec salis brari, ta kan gjetur dermanin ... po te ngushtohet rrezja ... nuk ke alternative ... po mbarojne resurset ...
POLITIKĖ
Historia ditore, nga diarreja prej qofteve tė prishura, tek keqkuptimet e Oltės dhe Shegushes
03-05-2010 / Gazeta 55
Kronika e grevės sė urisė, vėzhguar sipas standardeve alla “Big Brother” (2)
-Dhimbja e barkut, simptoma e parė e konfirmuar nga mjeku Zabit Brokaj
-Nora, letėr tė hapur pėr pėrjashtimin e Xhaēkės. Spikat edhe ideja qė vajza e Blendi Klosit tė pagėzohet me emrin “Greva”
- Meraku i socialistėve/“Ku i ndėrrojnė rrobat femrat greviste, motrat tona ilegale”
- Shegush Ligori sekuestron valixhen e Ditmir Bushatit, me shpresė se aty janė fshehur furnizime tė reja
Nga ana morale, deputetėt socialistė, grevistė tė urisė, mbaheshin mirė dje nė ditėn e dytė tė sakrificės sė panevojshme tė tyre. Konfirmimin e bėri mjeku Sabit Brokaj, duke e deklaruara kėtė publikisht, para turmave tė ndoca protestuesve tė mbledhur dje para Kryeministrisė.
Pavarėsisht dozat optimiste, Sabiti nuk i fshehu simptomat e para tė njė gjendje jo edhe aq normale tė shėndetit tė deputetėve socialistė tė grevės sė urisė. Sipas Brokajt, mėsohet se janė vėnė re ērregullime nė masė tė tipit tė diarresė, dhe dhimbje tė barkut. Pėr tė mos ulur dozat e optimizmit, mjeku Sabit Brokaj, nuk bėri tė ditur shkakun e kėtyre simptomave. Por gjithsesi, nuk ishte e vėshtirė tė mėsohej se diarreja dhe dhimbja e barkut kishte ardhur si pasojė e qofteve tė zgarės, qė kishin ngrėnė njė ditė mė parė. Nė kushtet e mungesė sė njė frigoriferi, grevistėt e urisė, nuk e kishin menduar se lėnia e qofteve gjithė ditėn nėn diell, nė njė ambient tė tipit serė, gjeneronin substanca qė provokonin diarrenė dhe dhimbjet e barkut nė radhėt e grevistėve tė urisė.
Gjendja e krijuar dje, pas edhe kėshillave tė Sabit Brokajt, ka bėrė qė grevistėt e urisė tė tregohen mė tė kujdesshėm, dhe tė konsumojnė menjėherė ushqimet qė ju mbėrrijnė nga jashtė. Ta pa informuar se nga 10 qoftet “pėr kokė” tė shpėrndara pėr ditėn e parė, nuk ishte ushqimi i vetėm, grevistėt e urisė ishin kujdesur t’i konsumonin ato me “nikoqirllėk”, nė mėnyrė racionale, duke menduar se ishin ushqimi i vetėm i tri vakteve.
Pas korrigjimit tė kėtij gabimi, nga dje janė marrė masat qė ushqimet e mbetura nga njė vakt, tė largohen menjėherė nga ēadra e grevės sė urisė dhe nė vaktin e radhės, ato tė zėvendėsohen me ushqime tė freskėta. Tė garantuar nga ky vendim i rėndėsishėm i drejtuesve tė PS-sė, grevistėt janė ndjerė mė mirė dhe mė qetė, nė orėt e pasdrekės sė djeshme, sigurisht edhe pas kėshillave dhe udhėzimeve tė Sabit Brokajt.
***
Sikur tė mos mjaftonin problemet me diarrenė, deputetėve socialistė grevistė tė urisė, nuk i janė ndarė dje problemet, nė pamje tė parė “pėr motive tė ulėta”, por realisht pėr shkak tė xhelozive qė kanė filluar tė zgjohen nė radhėt e tyre.
Olta Xhaēka, deputetja e Qarkut tė Korēės, mėsohet se ka qenė “sherri” i ēadrės sėrish dje.
Afrimi i saj me Blendi Klosin, pas edhe mundėsisė sė pamunguar tė rrjedhjes sė informacionit, i ka vajtur nė vesh, bashkė me keqinterpretimet e mundshme dashakeqėse, bashkėshortes sė kreut tė listės sė deputetėve tė Qarkut tė Durrėsit.
Mesazhet paralajmėruese tė Norės pėr bashkėshortin Blendi, duket se nga ky i fundit, janė pėrcjellė me indiferentizėm. Nė kėto rrethana, pasi Blendi nuk ka kuptuar mesazhet pėr tėrheqjen nga afrimi me Olata Xhaēkėn, Nora ka menduar ta bėjė ēėshtje partie.
Pas tentativės sė dėshtuar pėr tė kontaktuar dhe parashtruar shqetėsimin e saj te drejtuesit e grevės sė urisė, nuk kushte kur nuk dihet se ekziston njė “institucion” i tillė, dhe pėr mė tepėr kush e drejton atė, Nora, nuk ka pėrtuar dhe i ėshtė drejtuar menjėherė vetė, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė “tė gjatit” tė PS-sė.
Burime tė afėrta me “tė gjatin” e PS-sė, kryetarin Edi Rama, bėjnė tė ditur, se pak ēaste para mitingut tė mbrėmshėm tė rosė 18.00, Nora ka ēarė turmėn dhe i ka dalė pėrpara atij. Duke mos harruar ti bėjė tė ditur Edi Ramės, pėrkushtimin e saj nė kėto ditė “pushimi” tė PS-sė, ajo nuk i ka kėrkuar asgjė mė shumė, se sa leximi i njė letre, tė shkruar prej asaj vetė dhe tė lėnė nė dorėn e Edi Ramės me njė herė, nga frika se mos ai i kthente shpinėn.
Pasi ka marr letrėn, Edi Rama e ka rrasur nė xhep atė dhe i ėshtė drejtuar podiumit para Kryeministrisė.
Tė njėjtat burime me “tė gjatin” kryetar tė PS-sė, bėjnė ėt ditur se pėrmbajtja e letrės nė thelb pėrmbante shqetėsimin e Norės, pėr afrimin e Blendit me Oltėn, bashkė edhe me kėrcėnimin “ose largo Oltėn nga greva e urisė, ose do tė tėrheq unė Blendin”...
Nga ana e tij, Edi Rama qė asnjėherė nuk ka marrė seriozisht gratė e jetės sė tij, por edhe gratė e PS-sė, padyshim, nuk kishte si tė merrte seriozisht shqetėsime tė tilla “legjitime” tė grave tė drejtuesve tė PS-sė.
Pas kėsaj Nora, tė njėjtėn letėr, nė formėn e njė “letre tė hapur” drejtuar Edi Ramės, ėshtė kujdesur ta shpėrndajė mbrėmė vonė, nėpėr mediat e ndryshme... Pėr njė vendim e veprim tė tillė, Norėn nuk e ka ngushėlluar as kėshilla miqėsore e Shegushe Ligorit, e cila si me shkak i ka propozuar qė ajo, Nora, t’ia vėrė emrin vajzės “Greva”.
I ndodhur para njė situate tė paparashikuar, pritet qė Edi Rama tė reagojė sot seriozisht...
* * *
Tersllėqet dhe keqkuptimet, nuk kanė pasur dje pėr protagoniste vetėm Olta Xhaēkėn. Objekt i njė tjetėr keqkuptimi, jo i tė njėjtės natyrė sikurse keqkuptimi Olta-Blendi-Nora, ka qenė edhe Shegushe Ligori, deputetja e Qarkut tė Elbasanit.
Nė fakt, keqkuptimi i Shegushes, ėshtė mė tepėr pėr tė qeshur se sa pėr tu shqetėsuar.
Ky keqkuptim, nuk ka qenė asgjė mė shumė se gjetja e mundėsive tė Shegushes, nga “nevoja pėr mbijetesė”.
Sigurisht, keqkuptimi i radhės, nuk mund tė kuptohet edhe pa “viktimėn” e radhės. Nė rastin konkret, “viktima” ka qenė Ditmirt Bushati, deputeti i Qarkut tė Tiranės.
Pėr saktėsim, Ditmiri nuk ėshtė grevistė urie...
Keqkuptimi ka ardhur, pasi Ditmiri kishte hyrė dje nė ambientet e grevės sė urisė me njė valixhe nė dorė.
Nė njė moment, kur valixhja nuk ndodhej mė nėn rrezen e shikimit tė Ditmirit dhe kur ai vetė kishte ulur “shkallėn e vigjilencės”, Shegushja e ka rrėmbyer dhe e ka fshehur atė diku...
Ditmiri, harraq nga natyra, pasi ka vizituar grevistėt, ka dalė nga ēadra, duke harruar valixhen.
Kaq i ėshtė dashur Shegushes.
Menjėherė, duke e parandjerė se Dimtiri do tė kujtohej dhe do tė kthehej, por duke besuar mė shumė se valixhja do tė kishte ushqime, nga makutėria pėr ti pasur tė gjitha tė vetat, ka hapur valixhen...
... Zhgėnjimi ka qenė i madh, nė valixhe nuk kishte asgjė mė shumė se disa fletė tė printuara tė formatit A4, nja dy tre CD dhe njė USB. Nė kohėn kur Shegushja nė kulmin e zhgėnjimit, ishte duke parė “aksesorėt” qė gjendeshin nė Valixhe, menjėherė, i shpėrfytyruar dhe i djersitur, nė ēadėr hyri sėrish Ditmiri.
Me njė fjalor, larg pėrshtypjes qė tė lė pamja e tij, Ditmiri i ėshtė hakėrryer Shegushes, duke i shpjeguar njėherazi tė gjithė pjesėmarrėsve nė grevėn e urisė se ato dokumentet nuk ishin asgjė mė shumė, se deklarata e sajuara nga ai vetė pėr reagime tė sajuara antiqeveritare, nga ndėrkombėtarė tė supozuar, qė ai i kishte bėrė gati pėr ti shpėrndarė nė faqe tė sajuara nė internet nga gazetarė tė sajuar...
Meraku i mbėshtetėsve-“Ku i ndėrrojnė rrobat femrat greviste, motrat tona ilegale”/Dita e dytė e grevės sė urisė, ėshtė pasuar me meraqe tė anėtarėve, simpatizantėve e mbėshtetėsve tė PS-sė.
Njė merak i tillė, shumė shqetėsues ka qenė dje, ai qė lidhej me mundėsinė, se ku i ndėrrojnė veshjet e trupit, femrat greviste, “motrat ilegale”.
Duke bėrė shpejt e shpejt me mend, njė inventar tė infrastrukturės, sė vėnė nė dispozicion tė grevistėve ėt urisė, anėtarėt, simpatizantėt dhe mbėshtetėsit e PS-sė, nuk “gjenin” askund ndonjė kthinė tė mundshme, ku mund tė ndėrronin rrobat e trupit femrat greviste.
Nė kėto rrethana, diku me tė qeshur dhe diku me shenjtallėk, por diku-diku edhe me njė shqetėsim serioz, anėtarėt, simpatizantėt dhe mbėshtetėsit e PS-sė, i linin rrugė tė lirė “pa fre”, hamendėsimeve se si deputetja X, zhvishej para deputetit Y, apo se si deputeti A, ndihmonte deputeten B, pėr ti mbėrthyer recipetat.
Si jo rrallėherė nė tė tilla raste, mes jargavitjeve, anėtarėt, simpatizantėt e mbėshtetėsit e PS-sė, pas edhe llashethemit se do tė zėvendėsoheshin 180 militantėt socialistė, grevistė tė urisė, nxitonin dje, tė shėnon emrin nė listat zėvendėsuese, me shpresėn pėr tė bėrė realitet, tė shihnin si zhvishej dhe si dukej njė deputetet socialiste pa rroba.
Krijoni Kontakt