Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar
AC Milan 3 - 1 Chievo 18' [1 - 0] A. Pato
23' G. Gattuso
25' P.M. Granoche
30' [2 - 0] A. Pato
34' S. Bentivoglio
57' K. Constant
70' [2 - 1] Z. Ibrahimovic (o.g.)
90' [3 - 1] Robinho
Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar
nuk arrijme me i shiju fitoret der n'fund prej ktyne demtimeve te leshit. tiago ka shume mundsi qi nuk lun ne madrid
Me vjen mire ,per ekipin e zemres qe paska fitue.
Tiago Silva dėmtohet, rrezikon ndaj Realit
Galiani: I jap kėmbėn time
Dėmtimi i Tiago Silvės prish nė njė farė mėnyre mbrėmjen e Milanit: braziliani qė doli para kohe nga fusha ndrydhi kaviljen dhe e la fushėn me barrelė. Shqetėsimi ėshtė i madh, por mbetet pėr t’u kuptuar shkalla e dėmtimit: “Ka pėsuar njė ndrydhje tė lehtė, - shpjegon pėrgjegjėsi mjekėsor kuqezi, Xhianluka Melegati, - ndaj ėshtė shpejt pėr tė thėnė nėse do tė jetė apo jo nė Madrid, por gjithsesi jemi optimistė”. I pyetur mbi kėtė temė, Adriano Galiani, i cili pak ditė mė parė ka ndrydhur kaviljen nė Amerikė, siguron qė ėshtė gati tė sakrifikojė edhe kėmbėn e djathtė pėr ta pasur tė gatshėm kundėr Realit tė Madridit Tiago Silvėn.
“Do tė jepja kėmbėn e dytė pėr tė pasur Tiago Silvėn nė Madrid, - tha me buzėqeshje administratori i deleguar i Milanit. - Do tė bėjė analizat, por mjekėt mė thanė qė bėhet fjalė vetėm pėr njė ndrydhje nė kavilje. Ajo qė ka rėndėsi ėshtė se ligamentet nuk janė prekur. Im bir Xhianluka mė kujtoi qė vitin e shkuar Interi riaftėsoi Shnejderin tri ditė para sfidės kundėr Barcelonės, - shtoi Galiani i kėnaqur pėr suksesin ndaj Kievos. - Ibra e Pato? Njė dyshe sulmuesish, qė ka pak shokė nė botė”.
Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar
http://www.sportishqiptar.com.al/wp-...ronaldinjo.jpg Alegri i kėnaqur me Dinjon: Mė pėlqeu shumė
Trajneri kuqezi ka mbetur i befasuar nga paraqitja e brazilianit: Kaką? Nuk ka vend pėr tė
Ka diēka tė veēantė nė fitoren 3-1 ndaj Kievos qė i pėlqen Masimiliano Alegrit. “Ronaldinjo luajti njė ndeshje tė mirė, - ėshtė mendimi i parė i trajnerit milanist, - ai lėvizi shumė. Nuk humbi asnjė top dhe e ndihmoi mbrojtjen. Kjo tregon qė ėshtė njė futbollist, i cili ka akoma shumė pėr tė dhėnė, ėshtė 30 vjeē, e tregoi sonte (mbrėmė). Pėr sa i takon pjesės tjetėr, trajneri kuqezi analizon fytyrėn e dyfishtė qė tregoi Milani nė pjesėn e parė dhe tė dytė: “Nė minutat e fundit tė pjesės sė parė mund ta mbyllnim ndeshjen, por nuk shfrytėzuam rastet.
Nė pjesėn e dytė Kievo luajti mirė, ne treguam se nuk mund tė mendojmė t’i mbyllim ndeshjet gjithnjė pa pėsuar gol, teksa duhet t’i pėrfundojmė ndeshjet mirė dhe duhet ekuilibėr”. Asnjė dramė sa i takon Tiago Silvės (”Ėshtė njė ndrydhje nė kavilje, qė mjekėt po e vlerėsojnė, Bonera ėshtė gati qė tė luajė”) dhe “valixhja” gati pėr nė Madrid: “Lojtarėt e skuadrės janė sigurisht gati pėr tė luajtur njė ndeshje tė rėndėsishme si ajo e sė martės, - vazhdon Alegri.
Donim tė fitonim pėr tė shkuar nė sfidėn e Championsit psikologjikisht gati”. Nė Madrid, edhe si njė spektator i thjeshtė Milani do tė rigjejė Kakąnė: “Kush do t’ia lėrė vendin nėse Kaką rikthehet te Milani? Pėr momentin nuk do t’ia lėrė asnjė, luan te Reali. Jam i stėrkėnaqur nga kėta lojtarė qė kam. Ėshtė njė skuadėr e rėndėsishme qė mund tė luajė nė tė gjitha frontet”.
Nė testin e tij tė parė tė vėrtetė si fantazist, Ronaldinjo ka marrė duartrokitje nga tė gjithė. “Kjo ėshtė njė pėrgjigje pėr ata qė thonė se luaj nga vendi”, - thotė braziliani, i cili bėri njė paraqitje prej protagonisti, qė u kurorėzua me pasimin fitues pėr golin e tretė tė Robinjos. - Duke luajtur pas dy sulmuesve marr mė shumė pjesė nė lojė dhe zbavitem, sepse e prek topin shumė. Kisha vite qė nuk luaja si fantazist dhe ėshtė njė gjė e bukur qė jam kthyer.
Mė pėlqen tė nisem nga e majta, por nuk ka problem. Falėnderoj skuadrėn qė mė ka ndihmuar tė mbuloj kėtė rol. Sfida me Realin e Madridit? Ėshtė njė nga skuadrat mė tė forta nė botė, por ne synojmė tri pikėt: edhe ata duhet tė kenė kujdes nga ne”.
Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar
http://www.sportishqiptar.com.al/wp-...gol-kievos.jpg Pato dhe Robinjo “show”, Milani del nė krye
Atmosferė braziliane nė suksesin ndaj Kievos nė “San Siro”. Roma mund Xhenoan dhe rikthehet te fitorja
Njė dygolėsh i Patos dhe njė nė fund i Robinjos i kanė dhėnė njė shije braziliane fitores 3-1, me tė cilėn Milani mundi Kievon nė “San Siro”, duke dalė nė krye tė renditjes tė paktėn pėr disa orė. Pjesa e parė ishte e “markės” Milan, me dy gola tė Patos tė shėrbyer me pėrsosmėri nga Ibrahimoviēi. Kievo pėrgjigjet nė pjesėn e dytė dhe shfrytėzon njė autogol tė Ibrės. Por nė minutat shtesė Robinjo mbyll llogaritė me njė gol personal.
Njė Milan me dy fytyra ka qenė nė tė vėrtet ai dje kundėr Kievos. Nė pjesėn e parė shihet skuadra qė kėrkon tė dominojė, zbavitet dhe shėnon, me Gatuzon e rikthyer nė kohėt e arta dhe Ronaldinjon tepėr i lėvizshėm pėrpara trajnerit tė kombėtares sė Brazilit Mano Menezes, qė ndodhej nė stadium.
Publiku kuqezi shijon spektaklin e Patos, qė shndėrron nė gol dy pasime tė arta tė Zllatan Ibrahimoviēit. Dy gola nė portėn e Kievos, zero nė atė tė Milanit falė edhe Abiatit qė e shpėtoi portėn nga njė goditje e Konstantit dhe dyshes Nesta-Tiago Silva nė qendėr tė mbrojtjes.
Por “Djalli” gabon qė tėrhiqet nė pjesėn e dytė, ndoshta duke kursyer forca pėr sfidėn me Realin e Madridit tė martėn dhe nga njė goditje kėndi miqtė shkurtojnė largėsinė falė njė autogoli tė Ibrahimoviēit. Sinjalin qė mbrėmja kuqezi nuk po shkonte dhe aq mirė e dha edhe dėmtimi i Tiago Silvės nė kavilje, i cili rrezikon seriozisht ndeshjen e Championsin kundėr Realit. Milani humb sigurinė, por jep dhe shenja lodhjeje. Nė fushė futet Boateng pėr t’i dhėnė frymėmarrje manovrės nė mesfushė.
Por fjala e fundit ėshtė e Ronaldinjos: pas 90-tė minutash cilėsi dhe vrap, vjen dhe pasimi i artė pėr Robinjon, i hyrė nė pjesėn e dytė nė vend tė Patos: driblim ndaj Sorrentinos dhe topi nė rrjetė dhe hapėsirė sambės pėr tė festuar golin e parė me fanellėn kuqezi. Njė fitore vendimtare pėr autostimėn e njė skuadre me energji tė mėdha, por akoma nė mes tė rrugės mes ėndrrės dhe realitetit.
Ndėrkohė Roma ėshtė rikthyer te fitorja pas disa javėsh, duke mundur mbrėmė nė “Olimpiko” Xhenoan. Pėr verdhekuqtė, ka shėnuar nė pjesėn e parė Borrielo dhe nė tė dytėn Brigi, por skuadra e Gasperinit ka shkurtuar rezultatin nė minutėn e 78-tė me Rudolf. Gjithsesi skuadra e Ranierit ka rezistuar deri nė fund, duke marrė tri pikė tė arta. Me kėtė fitore, Roma merr disi frymė nė renditje, duke shkuar nė kuotėn e 8 pikėve.
Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar
http://www.sportishqiptar.com.al/wp-...gol-kievos.jpg Pato premton njė ndeshje tė madhe nė Madrid
Sulmuesi brazilian kėrkon tė jetė lideri i ri i kuqezinjve dhe i kombėtares sė tij
Pasi luajti pėr disa minuta kundėr Parmės dhe pasi tregoi vlerat e tij me fanellėn e Brazilit, Aleksandre Pato ėshtė kthyer te goli edhe nė Serinė A (shtatė gola nė kėtė sezon). Dygolėshi i tij hodhi nė tapet Kievon dhe i dhuroi tri pikė shumė tė rėndėsishme Milanit. Nesėr kuqezinjtė do tė luajnė kundėr Realit tė Madridit tė Mourinjos. Qė nuk e frikėson aspak brazilianin: “Sigurisht do tė jetė njė ndeshje e vėshtirė, por jam i bindur se kjo skuadėr mund tė bėjė njė ndeshje tė madhe.
Jam i lumtur qė ndihmova nė fitoren e skuadrės me dy golat e mi. Duhet tė jem gjithmonė i pėrqendruar nė fushė dhe tė ndjek me saktėsi kėshillat e Alegrit, me tė cilin ndihem shumė mirė. Ibrahimoviē? Me tė kuptohem mirė dhe po pėrmirėsohemi me kalimin e kohės, kėtė e kanė vėrtetuar edhe dy pasimet qė mė dha nė rastet e golave.
Ndihem gati pėr tė marrė nė dorė si Brazilin ashtu edhe Milanin, dhe shpresoj qė Ronaldinjo tė mund tė riveshė fanellėn e kombėtares braziliane (tė shtunėn nė tribunė ka qenė edhe trajneri i Brazilit, Mano Menezes). Robinjo? Jam i gėzuar pėr golin e tij. Shpresoj qė nė “Bernabeu” tė shikohet Robinjo i vėrtetė”. Mesatarja e golave pėr ndeshje e brazilianit ėshtė mbresėlėnėse.
Brazil ose Milan pėr tė nuk ka ndryshim: Aleksandre shėnon gjithmonė, dhe e bėn me njė vazhdimėsi tė jashtėzakonshme. Nė kampionat mesatarja e tij e golit ėshtė mbresėlėnėse: 4 gola nė 248 minuta, njė nė ēdo 62 minuta. Sa pėr tė thyer idenė se Milani varet vetėm nga Ibra. Zllatani tė shtunėn ishte nė shėrbim tė tij, duke dhėnė pasimet nė dy golat. Moduli funksionoi sėrish: 4-3-1-2-shi i jep mė shumė ekuilibėr skuadrės dhe bėn tė mundur qė potenciali ofensiv tė shfrytėzohet nė maksimum.
Kundėr Kievos u duk qartė: Pato lėvizi si sulmues i dytė, pra afėr portės. Me fjalė tė tjera: mė pak lodhje dhe mė pak mundėsi pėr tė humbur topin, duke parė se nė krahun e djathtė tė sulmit, ku duhet tė pėrshkojė mė shumė metra, pjesa mė e madhe e rasteve dyfishohet. Nga ana tjetėr projekti taktik qė Milani ka ndėrmend tė zhvillojė pėr tė duhet ta ēojė tė luajė si qendėrsulmues.
“Nėse ėshtė sulmues i parė apo i dytė? Pato ėshtė gjithēka, - ka thėnė Galiani duke qeshur. - E kemi blerė duke mposhtur konkurrencėn e klubeve mė tė mira tė Europės, tani me Ibrahimoviēin do tė formojė njė nga dyshet sulmuese mė tė forta tė botės”. Flet edhe Ronaldinjo: “Shokėt mė ndihmuan shumė nė kėtė ndeshje. Luajta si mesfushor i avancuar, njė pozicion nė tė cilin kam mundėsi tė jem mė shpesh nė kontakt me topin. Sot i jam pėrgjigjur edhe atyre qė thonė qė luaj duke qėndruar nė vend”, ka thėnė Dinjo.
Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar
Boateng,Seedorf,Ibra,Pato,Ronaldinho,opo me pak fjalė komplet vija sulmuese e Milanit ishte BYK.
Ndėrsa pėr atė Bonerėn...nuk gjej llaf qė mund ti vendoset njė njėriu me tė meta mendore qė tė mos ti shkojė pėr shtat dhe atij Dallku nė miniaturė.Ėshtė **** komplet.
"Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."
Tju rroje Ronaldinho .Duhet te jeni fare injorante futbolli qe s'kuptoni qe ai eshte kanceri i Milanit.Po ta kishte nxjerre qe ne pjesen e pare e te kishte vene ate gorrillen tjeter te pakten do benim nje gol.Bonera te jepet hua te peqini direkt.Ronaldinho IK
Krijoni Kontakt