Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Grupet islamike dhe sulmi ndaj të tjerëve.

    KMDLNJ reagon për sulmin ndaj humoristit Cima
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj sulmit që është kryer nga persona të paidentifikuar ndaj Rasim Thaçit, i njohur me nofkën Cima, ndryshe humorist i njohur në Kosovë - duke i shkaktuar lëndime serioze për shëndetin dhe jetën e tij.

    Pasi Policia e Kosovës deri më tani nuk ka arritur t’i identifikojë kryerësit e këtij krimi nga një adresë e panjohur e postës elektronike përgjegjësinë për këtë krim e kanë marrë mbi vete persona që identifikohen si ruajtës të ndjenjave dhe vlerave fetare. Në fakt , kjo nuk ka të bëjë fare, as me ruajtjen e ndjenjave fetare e më së paku me vlera fetare por po bëhet përpjekje që përmes dhunës dhe frikës të imponohen do standarde të reja dhe të importuara të një besimi fetar i cili nuk e lejon asnjë alternativë tjetër!”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

    Në kohën e okupimit më të egër të Serbisë në Kosovë (para dhe gjatë luftës), Rasim Thaçi , siç thekson ky këshill, “më shumë kontribuoi për Kosovën se shumë politikanë që e kanë pasur obligim ta bëjnë këtë dhe për këtë asnjëherë nuk i është rrezikuar jeta!”

    “Kosova njihet si mjedis jashtëzakonisht tolerant sa i përket fesë, andaj ky krim ndaj Rasim Thaçit është një porosi shumë e keqe dhe një keqpërdorim flagrant nga ata që kinse e mbrojnë pastërtinë e fesë. Feja nuk predikon krim dhe në emër të fesë nuk mund të bëhen krime. Gjykatat e rregullta janë ato që i trajtojnë rastet nëse fyhen ndjenjat dhe vlerat fetare të besimtarëve e jo që ‘drejtësia’ të zbatohet në rrugë sipas Kodit Penal të Kandaharit!”, thuhet më tej në reagim

    Bashkësia Islame e Kosovës, sipas KMDLNJ-së, është dashur menjëherë të distancohet nga ky veprim i dhunshëm sepse çdo mëdyshje e saj për ta dënuar krimin krijon hapësirë për krime të reja!

    “KMDLNK e dënon këtë krim ndaj Rasim Thaçit dhe kërkon nga organet e ndjekjes që urgjentisht ta zbardhin këtë rast duke i arrestuar të dyshuarit dhe duke i përballur ata me ligjin! Nuk është ky rasti i parë që në emër të ruajtjes së fesë sulmohen persona me autoritet madje edhe nga radhët e vet Bashkësisë Islame të Kosovës siç ishte rasti i sulmit ndaj Xhabir Hamitit”, përfundon reagimi. /Telegrafi/
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    684
    Edhe un e dënoj kete rast.
    Por KLMDJA eshte dashur te reagoj edhe ndaj humoristeve qe tallen me ndjenjat e besimtareve.

    Duhet kuptuar qe kjo tallje rrit rrezikun e atyre qe shpifin kundër atyre qe jan ne kerkim te paqës shpirterore !

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Gj.Fishta Lexo Postimin

    Ose sulmi ndaj humoristit tregon qe'' Ne emer te fese ne kryejme dhe krime po te jete nevoja, so be careful kur flet keq ndaj nesh!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Une nuk e denoje ata qe i bene cimes,sepse e ka merituar!
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    684
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Ose sulmi ndaj humoristit tregon qe'' Ne emer te fese ne kryejme dhe krime po te jete nevoja, so be careful kur flet keq ndaj nesh!
    Nese un dal ne rruge dhe te them qe Babai yt besimtar eshte nje Pederast ! Kurse nena yte kinse gruaja e nje besimtari qe qirret i "ndershem", ne fakt eshte vetem nje prostitut,.. a nuk do ma kërsitesh nje flakaresh te nxeht ?? Jo,... sigurisht qe jo,. po te kishin qelluar plumat, ne ball do mi kishe numruar.

    Nese un luaj me zjarr, kam shanca qe te digjem. Nese luaj me uje, kam shanca qe te lagem. Edhe Cima,.. eshte tallur duke mos ber mend, qe edhe te tjeret mund te tallen me te. Por si ?.... s'eshte definuar askund ! A kam qeshur un kur degjova qe disa u tallen me Cimen duke e shperthyer ate ? .... jo, por megjithate eshte humor.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Gj.Fishta Lexo Postimin
    Nese un dal ne rruge dhe te them qe Babai yt besimtar eshte nje Pederast ! Kurse nena yte kinse gruaja e nje besimtari qe qirret i "ndershem", ne fakt eshte vetem nje prostitut,.. a nuk do ma kërsitesh nje flakaresh te nxeht ?? Jo,... sigurisht qe jo,. po te kishin qelluar plumat, ne ball do mi kishe numruar.

    Nese un luaj me zjarr, kam shanca qe te digjem. Nese luaj me uje, kam shanca qe te lagem. Edhe Cima,.. eshte tallur duke mos ber mend, qe edhe te tjeret mund te tallen me te. Por si ?.... s'eshte definuar askund ! A kam qeshur un kur degjova qe disa u tallen me Cimen duke e shperthyer ate ? .... jo, por megjithate eshte humor.
    Nese nje njeri e ben dicka te tille, gje qe dyshoj qe njerezit sulen ashtu kot, ai do jete me te meta. A ja vlen te zihesh me budallain?
    Ka menyra te tjera per ta bindur tjetrin qe eshte gabim, ne menyre ligjore. Nje gje me pelqen ketu ne Usa, kane c'kane me fqinjin, probleme pronesie, etj me familjen, apo zenka ne rruge i drejtohen gjykates. Eshte shume here me e ndershme se te vriten me thika e sepate.
    Nuk keni faj ju se s'ka shtet atje, po ketu te rrahesh njerez per vdekje ne rruge, jo thjesht denohesh, por e ke ne resumen tende tere jeten e s'gjen pune shteterore, apo pune te mire sa te jesh gjalle. Do punosh tere jeten ne ndertim. Pune te zeze mundesisht.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    684

    Thumbs up

    Ketu pajtohem me ty.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Cimen shum e kam respektu si hiumorist,

    Mos te haroj shum asht tallur me fe cima, nuk asht hera e par, mesiguri ka mar ndoni leter ose ndoni para lajmrim qe mos te tallet,

    kerkush nuk e rrezikon jeten e vet ashtu kot qe ta ther ni humorist pa kurfar deshmije.

    mbajeni ne mend se qka po ju thom, edhe stupcave ju kan lajmru disa her qe mos te tallen, ata prap vazhdojn , me inat, atyre , inat ka me ju dal

    kush qka mbjell edhe korr.

  9. #9
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Feja e paqes dhe e tolerances! Se sa te semure jeni ju disa, per fat te keq kurr skeni per ta kuptuar. Ju talleni dhe ofendoni me fetaret tjere, ose ateistet, por ju nuk duroni dot! Kete ju meson feja? A ka mjek aty ku jetoni ju?
    Lumi ka ujin e paster ne burim

    Kombi mbi te gjitha

  10. #10
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Feja e paqes dhe e tolerances! Se sa te semure jeni ju disa, per fat te keq kurr skeni per ta kuptuar. Ju talleni dhe ofendoni me fetaret tjere, ose ateistet, por ju nuk duroni dot! Kete ju meson feja? A ka mjek aty ku jetoni ju?
    Ncuq....mjafton hoxha me knue.......
    Jarigas

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •