Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404

    Kur e krijoi Zoti njeriun e pare?

    Desha te pyes besimtaret e te dyja feve kryesore ( kristiane dhe myslimane) se kur sipas besimit tyre fetar Perendia krijoi njeriun e pare. Perpara sa vjeteve para kryqezimit te Krishtit ? Dmth sa kohe kaloi nga Adami ( Ademi) deri tek Jezui ( Isai).
    Ju lutem pergjigjet tuaja shoqerojini me citime te Bibles apo te Kuranit. Nuk me intereson cfare supozon cdokush , por cfare shkruan Bibla ose Kurani per kete ceshtje!
    Ju faleminderit.
    "Who is John Galt?"

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Pershendetje Toro!

    E vertet qe dje e postova nje pergjigje ne mengjes, por e pashe te fshire ne mbremje, edhe ka qene per arsye teknike, u njoftova.

    ***********

    Tashti, ajo qe une kam shprehur dje, ka qene se vete pyetja qe eshte shtruar per te hapur temen, calon teknikisht ne vetvete, edhe se mossqarimi i disa gjerave, do e beje me te gjate temen.

    Keto gjera jane:

    1) Bibla nuk eshte nje liber qe eshte shkruajtur per regjistrim te historise apo te fakteve shkencore. Dmt nuk e ka si prioritet, edhe pse ne te ka shume te dhena historike e shkencore.

    Arsyeja primare e tregimit biblik, sidomos ne ate te krijimit, eshte per te treguar qellimin e ekzistences sone, e jo thjesht per te dhene anen teknike e data se si e kur u krijuam.

    Eshte nje lloj si te analizosh lindjen e nje femije.

    Lidja permban dy aspekte, ate te deshires se prinderve per te patur pasardhes, dike prej vetes ku te shprehin dashuri; si edhe anen teknike, ku hyjne te gjitha veprimet qe e bejne te mundur sjelljen ne jete te nje femije.

    Aspekti i dyte, i anes teknike, as qe e prek fare, e as se parasheh dot, aspektin e pare, te deshires se prinderve per femije.

    Dmth, dikush mund te thote se femija lindi per shkak te bashkimit seksual, e me pas mbarsja, 9-muaj e lindja..., por te gjitha keto nuk e nxjerrin dot ne pah deshiren e ciftit per femije.

    Keshtu, Tregimi biblik per krijimin ka ne qender arsyen e kezistences sone, e jo anen teknike te tij.

    2) Shume vete, duke e injoruar keto aspekte, u munduan te gjejne kohra te sakta te krijimit, por duhet thene se Kisha, asnje here nuk eshte shprehur zyrtarisht per kete gje, nuk ka patur nje mesim zyrtar.

    Por ajo duke mos qene nje Kishe monoopinioniste, e ka lejuar qe ne brendesi te vete, te kete individe, me opinione te ndryshme, per ceshtje te ndryshme, perderisa keto te mos demtojne thelbin shpirteror te besimit
    .

    pra nuk ka ndonje doktrine te mirefillte te krishtere, se kur eshte krijuar Bota.

    Mgjth une njoh shume mendime individesh te krishtere, perfshi shkenctare qe jane shprehur ne lidhje me kete gje, edhe ata jane te ndryshem.

    a) Njihen the new creationis, qe besojne ne nje ekzistence mijera vjecare te galaktikes sone (deri ne 10-mije vite), edhe keta kane faktet e tyre shkencore, si edhe bindjet e tyre biblike per ta besuar kete gje.

    b) Si edhe Old Creationists, edhe keta me nje grup te madh dijetaresh, qe besojne ne nje ekzistence miliona vitesh te sistemit ton diellor.

  3. #3
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Postuar me pare nga Klod:

    Keshtu, Tregimi biblik per krijimin ka ne qender arsyen e kezistences sone, e jo anen teknike te tij.

    2) Shume vete, duke e injoruar keto aspekte, u munduan te gjejne kohra te sakta te krijimit, [b]por duhet thene se Kisha, asnje here nuk eshte shprehur zyrtarisht per kete gje, nuk ka patur nje mesim zyrtar.

    Por ajo duke mos qene nje Kishe monoopinioniste, e ka lejuar qe ne brendesi te vete, te kete individe, me opinione te ndryshme, per ceshtje te ndryshme, perderisa keto te mos demtojne thelbin shpirteror te besimit


    Bibla eshte ne vetevete nje liber historik. Pershkruan ( presupozohet) shume ngjarje me saktesi, pershkruan persona te cilet presupozohet se kane ekzistuar, cfare kane thene, sa kohe kane jetuar etj.Pra ben nje pershkrim ne histori te njerezimit se si lindi. Por nga kjo historiografi mungojne disa data. Vertet ne Dhjaten e Vjeter pershkruhen sa vite kane rrojtur Adami dhe pasardhesit e tij, cfare kane bere , cilet kane qene me emra dhe deri dhe sa femije ka pasur secili. Per cfare arsye ka qene ky pershkrim kaq i hollesishem nuk mund ta kuptoj. Gjithashtu nuk mund te kuptoj se si nga ky pershkrim i hollesishem mungon nje gje themelore, qe mund te ballafaqoje historine e Bibles me historine e njerezimit ashtu sic paraqitet nga shkenca moderne. Data fillestare, kur filloi kjo histori e njerezimit sipas Bibles.
    Kisha ne kete aspekt hesht . Versioni juaj qe Kisha ka lejuar te kete individe te ndryshem me opinione te ndryshme, nuk me bind per vete faktin se Kisha nuk ka qene treguar aq zemergjere me opinionet e te ashtuquajturve "heretike" si Giordano Bruno (qe u dogj ne turren e druve) apo me Galilein ( qe e persekutoi).
    Dhe dicka tjeter. Ne Genesis 1:11 deri ne 1:18, kemi dicka paradokse qe bie ne kundershtim me ligjet themelore te natyres. Sipas Bibles, Zoti krijoi driten dhe erresiren, diten dhe naten, ndau token nga ujerat , ujerat nga qielli dhe krijoi bimet dhe gjelberimet. Me vone krijoi "ndricuesin" e dites ( dmth diellin) dhe te nates ( dmth henen), si edhe yjet ( dmth pjesen tjeter te universit). Pra kemi nje kontradikte te madhe ketu. I vetmi burues i drites dhe i jetes ne Toke eshte dielli. Pa Diell , nuk do te kishte drite, as jete. Shkencerisht eshte provuar qe mosha e Diellit eshte rreth 1 miliarde vjet!!!! me i vjeter se Toka. Nga shkencetare, astronomet etj vleresohet qe mosha e Diellit te jete rreth 6-7 miliarde vjet, ndersa e Tokes rreth 5-6 miliarde vjet.
    Gjithashtu ne Genesis 1:27 kemi dicka qe bie ne kundershtim me ate qe pershkruhet me vone ne 2:22. Ne 1:27 shkruhet fare qarte se Perendia krijoi "mashkullin dhe femren" -eshte fjala per njeriun. Ne 2:22 kemi mashkullin te fleje dhe Perendine te krijoje nga brinja e tij gruan(!!!!!!!!!!!). Keto sipas Bibles qe ofron forumi per te lexuar online.
    Analizat e sotme te gjakut te njerezve dhe te perbersve te tij, ( analizat e DNA) kane nxjerre konkluzionin se DNA i femres eshte rreth 80 000 vjet me i vjeter se ai i mashkullit. Dmth. femra ka ekzistuar rreth 80 mije vjet perpara mashkullit. Gje qe bie ne kontradikte me botekuptimin qe ofron Bibla, ku mashkulli u krijua i pari. Sa per shumezimin e njerezve nuk mund te them se si ka ndodhur kur ka ekzistuar vetem femra, por mund te them me saktesi se akoma dhe sot e kesaj dite ka lloje speciesh ( zogj ekzotike) ku femrat mbarsen dhe bejne veze pa pasur nevojen e mashkullit. Kete e kam jetuar dhe pare vete me syte e mi ( ne punen ku aktivizohem aktualisht).Ndofta i njejti mekanizem shumefishimi i ketyre zogjve ekzotike ka ekzistuar tek njerezit me pare, mekanizem qe me kalimin e kohes ndryshoi - gje qe nuk eshte aspak e pamundur sipas teorise e evolimit te specieve te Darvinit.
    Keto jane nje pjese e vogel nga disa paqartesi qe kam per menyren se si pershkruhet ne Bibel , krijimi i botes nga Zoti , lindja e jetes ne Toke etj. Dhe deri me sot askush nuk me ka dhene nje pergjigje bindese . As njerezit e fese, por as ateistet dhe perkrahesit e shkences.
    Me respekt Toro
    "Who is John Galt?"

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Jo Toro, jo!

    Persa i perket Bibles, dmth nga Libri i gjenezes e deri tek i fundit, Apokalipsi, me te vertete ka mrekulli, qe ne nje hark aq te madhe kohor, edhe per me teper, qe Bibla u shkruajt ne kohet me te erreta te njerezimit, nga e cila periudhe kemi aq pak materiale per pjesen tjeter te botes fetaro-kulturore, e aq me shume ne nje periudhe, kur tregimet per krijimin e botes ishin fantastike, tregon fare qarte per nivelin e Bibles.

    Ajo qe nuk kuptohet sot ne pergjithesi nga ata qe perpiqen te ushtrojne kritike ndaj Dhiates se Vjeter, eshte stili i te shkruajturit, koha, mentaliteti edhe qellimi.

    Ti duhet te dish se Pentaoteku pasqyron gjeresisht edhe mentalitetin njerezor te asaj kohe, por ky i kontrolluar nga faktet hyjnore.

    1) Tashti, Toro, ne kemi debatuar gjate per punen e krijimit ne kete forum, edhe te jesh i sigurte se shkencerisht nuk ka asnje arsye qe ta quash kontradikte krijimin e Diellit pas te qenit te Drites, si pasoje edhe erresires. Dielli nuk eshte i vetmi burim drite i mundshem, por eshte rregullator i drites. Ne kete kuptim, ai mund te jete krijuar fare mire pas ekzistences se vete drites, edhe per kete ka shume hipoteza shkencore.

    2) Ato qe thua ti per ADN e gruas edhe burrit, jane vetem hipoteza, teori te hedhura qe kane nevoje per vertetim.

    Duhet kuptuar se shpesh grupime shkencore te ndryshme kane pretenduar ne te qenit fakt te nje hipoteze qe kane hedhur, e cila jo shume kohe me pas, ka dale gabim.

    Kjo gje po ngjet pak a shume sot me hipotezen e evolucionit e marre si fakt per vite me rradhe, kur sot te pakten shumica po mbajne mendimin se eshte me teper nje hipoteze e paprovuar, mos te them se e kane hedhe poshte shkenctare te degjuar.


    Toro,

    Giordano Bruno edhe Galileo qe ti permend nuk kane te bejne fare me temen, edhe te jesh i sigurte se idea e jote edhe e shumeve mbi ta eshte nje frut keqkonceptimi i propagandes se shkelluit anti-zot, qe shtremberoi gjithshka, qe paraqiti Fene si regresive, antihumane, antishkencore...te gjitha keto me mashtrim.

    a)Bruno, Toro, ka qene filozof panteist me petk murgu, edhe duhet te dish mire se historia e vertete e tij nuk flet per ndonje dhunim thjesht kunder mendimit te tij personal, por se Kisha katolike i kerkoi qe teorite e tija filozofe pagane, e jo te krishtera, mos ti predikoje nen petkun e murgut, gje per te cilen ai nuk u bind, derisa shteti e denoi.

    Po ashtu Galileo........, jane me teper keqkuptime te marra si baze nga shekulli i erret i kaluar, ku propaganda te shumta politike e antifetare u bene nga propaganda ne doktrina zyrtare shteterore, pa u vertetuar e pa u paraqitur seriozisht ne popull.

    Faktikisht, Kisha katolike ka qene partizanja me e hershme e ngritjes se institucioneve shkencore per studime astronomike ete te gjitha llojeve, por ajo qe Kisha perkujdesej, ishte shkarja edhe abuzimi, duke anashkaluar besimin.

    Gjithshka duhet pare me ate kohe, menatiletitn, te qenit shtet etj...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-02-2003
    Vendndodhja
    u.k
    Postime
    37
    Shkenctaret po bien fakte qe njeriu ka ardh nga majmunet ju akoma diskutoni se si e krijoi Zoti njeriun?????????

  6. #6
    une jam
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Postime
    290
    o leo ate e ka hedhur poshte shkenca

  7. #7
    Kam lexuar 14 libra tė mistikut Osho, dhe nė njėrin thotė se pėrmendet nė VEDA (nė Indi) gjėra qė janė para formimit tė maleve Himalaje e qė janė tė vjetra rreth 20 000 njėzetmi vjetė.
    Nė Egjypt janė hijeroglife tė vjetra rreth 12000 vjetė me prejardhje tė gjuhės sė lashtė shqipe sipas filologut italian Catapano tė shkruar nga pr. Skender Rizaj.
    Ndoshta nuk e ka vendin kėtu ky shkrim pasi pyetėsi kėrkoj pėrgjigje sipas Kuranit e Bibles.
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  8. #8
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Mistiku,
    Jam ne dijeni te teorive te ndryshme dhe te lashtesise se gjuhes shqipe.Ajo qe me intereson eshte mendimi i besimtareve shqiptare te te dyja feve ( te faktuar me citime nga Bibla dhe Kurani)se cili eshte datimi i lindjes se races njerezore.
    Shkenca e daton njeriun "Homo Sapiens" (d.m.th. me formen fizike )qe ekziston sot rreth 200 mije vjet me pare. Shkenca pranon dhe jane gjetur fosile te dinosaureve qe ekzistonin 20 milion vjet me pare . Hieroglifet egjiptiane, guret e Stounhedxh ne Angli, piramidat e nenujshme ne Japoni etj etj, jane po aq te vjetra sa edhe prejardhja e gjuhes shqipe sipas Catapanos.
    Problematika ime qendron pse librat kryesore fetare qe permbajne ne vetvete themelet e botes ashtu sic e njohim ne sot, nuk japin nje date te sakte se kur filloi kjo bote. Perse lene shume gjera pa shpjeguar?
    Respektoj dhe cmoj pergjigjen e Klod, por fatkeqesisht sic u shpreh dhe vete ai, nuk ekziston date e tille. Arsyeja qe parashtron Klod per Biblen nuk me duket bindese.
    Nga feja myslimane sic shoh nuk ka pasur njeri miresine te pergjigjet.Ndoshta pergjigja e Klod eshte e njejte dhe per ta.

    Cfare besoj une per historine e njerezimit, mund ta lexosh duke i hedhur nje sy nenshkrimit tim, te cituar ne origjinal dhe i perkthyer shqip, me autor Herodotin.Nuk mund te pranoj qe cifutet apo arabet ishin kombet e zgjedhura te Zotit apo Allahut.

    Me respekt Toro
    "Who is John Galt?"

  9. #9
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Pershenetje Toro!

    Tashti ju duhet te keni para sysh se une nukkam dashte me iu fute ketij debati ne hollesi, pasi e kena provu i here, e ka dale jo profesionist!

    Ka pas qene i ateist ne forum, qe dote me shit tangarllik, e na hapi tema perkatese.

    Mas shume e shume debatesh, une i solla i shkrim atij, qe sfidote "Evolucionin", ene ky shkrim shperbljehej me 1000$, ne rast pergjigje te drejte (te pamundeshme, per shkencen sot)

    Keshtu qe ateisti e pa me teper te arsyeshme te ike prej forumit, ose te nerroje emen.

    Tashti, une e kom mundesine me ju pajis me shkrime te fuqshme besimtaresh kristiane, edhe jam i sigurte qe ju nuk muneni me i kundershtu!

    Nga dy grupimet kristiane mbi krijimin, dmth ata qe besojne ne nje moshte te re te tokes edhe atyre qe besojne ne nje moshe miliona vjecare, po te doni une marr anen e atyre qe besojne ne nje moshe te re te tokes, edhe serish ju nuk keni per te mujte me me kundershtu!

    Ka shume gjona e fakte qe jane te pazgjidheshme.

    Leni mer pash nerin pellazget, se nuk o tui pyet pluhuni i Hones, (qe pellazaget e adhurojshin si pereni) se kush jane pellazget vete, porse pluhuni i saj, sipas shkenctareve te shumte kristiane, nermjet te cileve, nje nga biologet me te famshem te shekullit qe sapo kaloi, Walter Smith, pohon se, ne baze te pluhunit te Hones, nuk ka mundesi qe sistemi yne diellor te kete me i vjeter se 10-vite!!!!!!!!!

    shenet e ia kalofshi mire!

  10. #10
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Leonard!

    Ti duhet te jesh krenar qe e ke prejardhjen nga majmuni...

    Cfare te bejme ne te tjeret qe kemi mendime te tjera

    Miqesisht Abigail.
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. E pėrbashkėta midis Islamit dhe Krishtėrimit
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 25-11-2013, 09:24
  2. Gabimet biblike ne analizen teologjike dhe shkencore
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 21:07
  3. Qellimi i perjetshem i Zotit per njeriun
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-05-2005, 07:17
  4. Botėkuptimi islam mbi njeriun dhe qytetėrimin
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 16:59
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •