Siqeritet dhe realizem kur te lexoj ty Wal... hallall te qofte![]()
F-I cte bej me pelqen e bukura qyl
Ka ikur koha xhaxhit qe kishim grun-burre , tashi duhet te kemi grua ne plot kuptimin e fjales ...
Te shijoj dhe gruja e shkret te qendruarit kemb per mbi kembe e duke pir kafe turke ..
Ndryshuar për herë të fundit nga WALCHIRIA : 11-05-2010 më 06:25
Pra, pergjigja e temes per mendimin tim eshte: as "te varesh nga bashkeshorti" dhe as "barazi gjinore" ne kuptimin "feminist" te kesaj fjale dhe thjesht si e drejte e njeriut.Mendoj se ne martese nuk ka as ndarje per gjysem dhe as privime. Por a jane "partnere" burri dhe gruaja ne martese. Jo. Ata nuk bashkojne aksionet per te krijuar ndonje sh.p.k. qe te quhen partnere. Koncepti "barazi gjinore", etj., jane te gjitha krijesa te "evropianizimit" te jetes per te cilen ka shekuj qe diskutohet, dhe te cilat nuk qendrojne per vete kuptimin qe Zoti i ka dhene marteses. Martesa eshte bashkim i nje burri dhe i nje gruaje dhe jane te dy nje qenje e vetme me mish e me shpirt dhe e pandashme (pervec shkeljes se kurores). Burri eshte "koka" dhe gruaja "trupi", ne kete menyre eshte bere kjo lidhje. Sa mund te doje cdo burre "trupin" e tij aq duhet ta doje burri gruan. Dhe gruaja ta doje, respektoje e ti bindet burrit. T`i bindet sepse ai eshte "koka", pra ai mund te mendoje, vendose, gjykoje per zgjidhjen e cdo problemi ne familje. Kjo e perjashton, pra daljen e gruas ne jeten publike e shoqerore, pale pastaj "politikane", e te tjera si keto qe jane ne kundershtim me natyren e gruas.
Tani une mund te mendoj, mos ndoshta keto mendime qe po jap duken "primitive" per kohen qe jetojme? Ashtu duken duke u nisur nga mentaliteti i kohes, por jo nga e "verteta natyrore" e ekzistences se ciftit brenda marteses. Kjo nuk do te thote se "gruaja eshte ne funksion te burrit", por ka funksionin e vet "natyror" brenda marteses dhe eshte e duhet te jete shume e respektuar per kete funksion.
Teorite e "barazise jonatyrore", "partneritetit", etj., po cojne cdo dite e me shume ne prishjen e familjeve ne nivel planetar, por edhe ne Shqiperi, ne qytete, ku ne shume raste raportet permbysen dhe koka behet trup e trupi behet koke, gje e cila sjell keto prishje martesash, shkaterrim psikologjik e deri vetevrasje te te dyja sekseve. Ndersa ne fshat kjo kuptohet ne ekstremin tjeter kur gruaja dhunohet fizikisht e psikikisht, sepse nuk kuptohet se ne kete rast i behet dem vete burrit pervec gruas dhe perseri natyra e marteses percudnohet.
Pa nje raport te "vertete" kriza e familjeve sa vjen e do te rendohet perhere e me shume.
Fatkeqesisht, ky perversion ne raportet ne cift ka cuar, vec te tjerave, edhe ne nje mungese totale te besimit, ku qofte vajzat apo djemte, sot kane frike te krijojne familje. Nga c`po lexoj ne kete teme kane te drejte deri diku. Ne shume cifte sot mbizoteron ideja e "shfrytezimit" te dobesise se tjetrit per interesat vetjake pasurore. Kohet e fundit kam degjuar pe nje ngjarje ne SHBA, kur nje burre shqiptar pasi shpenzoi shume pare per te krijuar nje familje te mire, e shoqja (edhe kjo shqiptare) e divorcon dhe i merr gjysmen e pasurise ose edhe me shume, per te cilen nuk ka kontribuar aspak. Edhe vete ligji eshte pra, ne kundershtim me "te drejten natyrore".
Me kot nuk thuhej ne shkrimet e shenjta, se do te vije koha kur njerezit nuk do te deshirojne me te martohen.
Duaje te afermin tend si veten
Ne fakt, qyli eshte gjithmone i embel, por sikur te me duronte dot mua ndonje parelli, qe e ka parane leter, perseri nuk do doja te me "financonte". Po imagjinoj tani sa here do ma perseriste kete fakt e nuk do me shijonte hic kjo pjesa.Keshtu qe me mire e zonja e vetes, me te ardhurat e tua, qe ia lejon dot vetes te blesh apo jesh kudo qe ta ka qejfi ty e mos rrish lepe-peqe ndaj dikujt per shkak interesi. Ahujaaa, njeriu po nuk ishte vetvetja, kot qe rron.
Te rri une e lodhem e shtirem e sillem mire cdo moment, sepse nese nje x apo y me lë, me keput krahet e do me duhet te kerkoj tjeter sponsor gjeneral?! Shume e lodhshme e acaruse me duket si situate.
Mungesa e besimit nuk vjen patjeter nga shfrytezimi material. Fakti qe njerezit e kane me te veshtire te marrin vendime te tilla sic eshte martesa, nuk ka te beje me aspektin e nje tipari te tille gjykoj une. Them se dikur gjerat kane qene me pak te komplikuara. Zgjedhjet ishin me te thjeshta, ndersa tani njerezimi ka evoluar kaq shume, saqe eshte e veshtire te gjesh nje qenie normale, brenda anomalise qe cdokush ka ne vetvete.
Interesi afron gjithmone njerez pa skrupuj, prandaj dhe fakti qe partneret duhet te jene te pavarur ne prizmin financiar, ben qe ata te qendrojne me njeri-tjetrin thjesht per "egoizem" ndjenjash e jo shfrytezime tipike materialiste.
Okej edhe keto jane rregulli sipas teje? Po njeriu ne jete ben ate qe di te beje me mire! Keshtu qe...Nese nje femer, nuk ka aftesi intelektuale, ku qendron problemi te ofroje te vetmen gje permes se ciles mund te arrije ate pavarsine e saj,? Aq ka, aq jep.
Dmth sipas teje, nje femer nese ka dy pare tru, edhe pamje, i bie te vishet si murgeshe, qe te marre vemendjen qe meriton ajo pak apop shume inteligjence qe ka? Nejse, se une them qe Zoti nuk t'i jep te gjitha, por flasim ne parim.
Objekt une quaj ato qenie femra, te cilat "shiten" e shesin gjithe cfare jane e gjithe cfare kane per nje makine, disa dreka, darka e rroba nga "zjermi" (i dashtuni). Keto varesite ciftore qe kane baze parane, mua me krijojne probleme me stomakun.
Lexo, lexo! Mashkull. Se je teper vone! Nuk ka shkruar njeri "kerkojme".
Ndryshuar për herë të fundit nga eldushka : 11-05-2010 më 08:56
nuk eshte problem aspak. jo per gje, por te gjithe meshkujt do e benin nje gje te tille nese do e kishin mundesine. ne meshkujt moralisht jemi shume me poshte se femrat... nese prostitucioni mashkullor do te ishte aq i kerkuar sa ai femerori, me shume se gjysma e meshkujve do te ishin prostituta... hahaha!
objekte nuk jane vetem ato femra qe shiten jo. nuk eshte nje term i shpikur nga une. femra objekte jane te gjitha ato qe nuk dine te bejne as edhe nje gje. qe dine vetem te jene te bukura. keto jane femra objekte.
dhe keto lloj femrash nuk e duan barazine dhe pavaresine, sepse jetojne vetem fale bukurise se tyre. kur mos te jene me aq te bukura si do te jetojne??? ato nuk dine te bejne asgje???
prandaj femra te tilla kerkojne gjithmone nje burre per tu "varur" nga ai... (jo gjithmone. po e them vehte, sepse pastaj vjen infinity me çifte e thote: te gjitha femrat?)
jo se nje femre qe ka dy pare tru duhet te vishet si murgeshe. kete teori po e nxjerre ti.
nje femer qe ka dy pare tru e ben vehten te vleresohet per trurin qe ka.
ajo e di qe nqs vishet si ato per te cilat fola me pare, nuk ka per t'u vleresuar kurre per trurin e saj...
ato fjalite e asaj kenges i pershtaten totalisht se vertetes them une:
It's funny how a man only thinks about the...
You got a real big heart, but I'm looking at your...
You got real big brains, but I'm looking at your...
Vasudhaiva Kutumbakam
Si kane ardhur kohet, po mbahen meshkujt nga femrat lol
Krijoni Kontakt