une jam totalisht pro barazise...
do ishte nje gje e bukur, por jemi shume shume larg.
jeni ju femrat qe nuk e doni.
ose me mire te themi: e doni barazine vetem kur keni leverdi.
Vasudhaiva Kutumbakam
Jo nuk jam dakort me ju!
Ka edhe meshkuj qe varen nga femrat..Mos e harroni kete!
Pasatj kush eshte ai/ajo qe nuk e do barazine?!
Jeta nuk eshte gjithmone ajo qe duam te jete dhe jo perhere problemet familjare zgjidhen kollaj.
Une njoh shume femra qe varen nga vetja e tyre dhe nuk bashkohem me mendimin tuaj kur thoni qe ne e duam barazine kur na leverdis.
Mos pergjithesoni ju lutem...
"Carpe Diem"
vete tema flet per meshkuj dhe femra, pra vete tema eshte nje pergjethsim...
ka edhe meshkuj qe varen nga femrat. e vertete. sa? 1%????!!!
sa femra varen nga meshkujt? 30%, 40%, 50%, 60%???
sa femra shkojne pas meshkujve vetem pse kane para???
ke doktore, avokate, ingjinjere qe martohen me gra qe nuk kane asnje kryq leku...
njoh une me dhjetra raste.
mirepo nuk njoh ndonje rast te kundert.
ps nuk ndodhe kurre (gati kurre, sepse nuk po pergjethsoj) qe nje femer e pasur (nje juriste, nje doktoreshe, nje avokate) te martohet me nje kamrajer, apo me nje murator??????
Vasudhaiva Kutumbakam
Tradicionalisht ekziston nje fare dobesie e mashkullit ndaj femres. E keqja ne situaten faktike ne Shqiperi (ndoshta edhe ne bote), eshte se dashuria, respekti dhe vleresimi i mashkullit ndaj femres, merren nga kjo e fundit si dobesi e mashkullit dhe shfrytezohen prej saj ne te gjitha format.
Tek femra ekziston koncepti se dikush duhet "te sundoje" (sidomos tek femrat shqiptare te "civilizuara"). Kjo ndodh ne qytete ku ka nje lloj "civilizimi", ne fshatra eshte e kunderta.
Nuk po pergjithesoj ketu dhe jo se ndodh keshtu ne te gjitha rastet, por teoria e "terheqjes prej hunde" eshte shume prezente dhe une e kam hasur shume here kete ne shume cifte, me aq sa kam eksperience personale.
Megjithate, mendoj se nuk duhet qe tek mashkulli, per rrjedhoje, te linde koncepti i kundert i "kapedanit", se "gruaja merre vesh me dru", etj. Nje dashuri e vertete i perjashton prapamendimet, por ceshtja eshte se c`mund te quajme "dashuri te vertete" dhe a eshte kjo ne te gjitha ciftet.
Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 22-04-2010 më 07:13
Duaje te afermin tend si veten
natyra femres i fali pafundesine, mashkullit nevojen per t'a kerkuar pafundesine. ne cdo njeri ka nje femer dhe nje mashkull. ideale do ishte nje marrdhenie ku pafundesia kerkohet e gjehet nga te gjithe te pranishmit.
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Këto janë pyetje ironike ose pyetje-protesta.
Unë e kam thënë vazhdimisht dhe gjithnjë do ta them se, nuk mund ketë barazi për gjëra që natyra i ka bërë të ndryshme. Burri dhe gruaja janë në funksion të njëri-tjetrit, për të mirën e familjes. Ata duhet t'i kenë detyrat të ndara, në përputhje me natyrën e gjinive. Dalja jashtë profilit natyror, është në dëm të familjes dhe shoqërisë.
Femra nuk duhet te varet totalisht nga bashkshorti sepse jetes nuk i dihet , duhet te jete e forte te perballoje gjithcka .Duhet te kete rrjetin e saj shoqeror dhe nje vend te denje ne shoqeri .
Ka ardh koha qe femra/mashkulli ti dalin vet zot jetes se tyre. Ne keto kohe qe jetojme asgje nuk eshte e sigurt. Po i vare tere jeten shpresat tek bashkeshorti per te ngrene, dhe te bashkeshortja per te gatuar, lare e shperlare, ka mundesi te biesh ne depresion te thelle, e te mos e maresh me veten ne rast divorci pasi je mesuar te jesh e varur per dicka nga dikush tjeter.
E mira eshte te jesh e pergatitur per cdo gje ne jete. Bashkeshortin shikoje si shokun e jetes me te cilin ndan shqetesimet, gezimet dhe ndihmoni njeri-tjetrin me sa te keni mundesi. Nuk ka nevoje per ndarje punesh.
Mund te ndodh te semuret gruaja dhe ta kesh ne spital per nje kohe te gjate? Kush do te vije te sherbeje, komshia? Ose te semuret burri. Barazia gjinore eshte domosdoshmeri, ndryshe do te thote nenshtrimi i njeres pale nga pala tjeter. Varesine e paleve nga njera tjetra ku dashuria mund edhe te mos ekzistoje fare. Bashkejetesa nuk eshte nenshtrim. Ku ka nenshtrim nuk ka dashuri, por vetem interes, apo paaftesi.
Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 23-04-2010 më 15:30
Shume dakort mia@!E drejta per te mos qene e shtypyr e derrmuar apo e torturuar nga tirania si te thuash e seksit tjeter eshte ne zemer te te gjitheve,eshte nje e drejte e shenjte dhe e pashmangshme.Mendoj se te dy gjinite duhet te jene ne funksion te njeri -tjetrit dhe punet do te ecin si sahat ne familje!Faleminderit per mendimin korrekt tuajin!
Krijoni Kontakt