Hmmm... a mund te kete kjo pak lidhje... paaaaak fare lidhje me ato qe them une per instinktet?
Pra qe ne fund te fundit, pertej iPodit, ne jemi thjesht kafshe te sofistikuara qe mendojme se forca fizike eshte dhe do te mbetet tipar dominant.
E qe ju femrave ju vjen mire e ndiheni te sigurta ne nje shtrengim mashkullor? Ndersa ne skermitemi perrteth duke siguruar qe askush mos shkele territorin?
Te jete pak fare keshtu valle?![]()
Ajo ishte thjesht nje pyetje si te tjerat qe te bera dhe pergjigjia jote thjesht mund te ishte: JO! Nqs eshte jo, pse atehere do te fyheshe ti nga ajo pyetje?
Vetem duke lexuar kete e kuptova qe qenke eksituar shume duke folur per femrat e cveshura, prandaj po te le te qetesohesh se jo per gje, po nuk ja vlen as te lodh gishtat.dhe mendo qe ka femra qe kane kete enderr qe femije.
- çfare deshiron te behesh kur te rritesh??
- dua te behem objekt.
hahaha!
P.S. Kur debaton me mua, debato me mua, dhe boll permende nick-un tim ne cdo debat me te tjeret.
Sa gabim qe je.Gjer aty i paska mbetur gjinise mashkullore koha, tek Justiniani. Hap librat e historise ose shiko ca dokumentare ne Discovery, apo ne NG edhe te kuptosh se si jane vleresuar femrat qemoti. Ne Persine e vjeter, nder shoqerite me antike te botes, do te gjesh nje numer te konsiderueshme femrash perandoresha, gjenerale ushtrie, komandante divizionesh ushtrie, luftetare te njohura etj. Ja po te shtroj disa: Perendesha Azarmidokht dhe Purandokht nga Sasanian Dynasty , komandatja Apranik - po ne kohen e dinastise se Sasanideve, Achamenid, - komandante femer e ushtrise persiane e sa e sa te tjera. Qysh ne kohen e Sirusit te Madh te Persise i cili ishte i vetmi perandor qe eshte quajtur me te drejte i Mash nga tere studiuesit, pikerisht per faktin qe i trajtonte te gjithe shtetasit e tij, pa dallim seksi, ngjyre apo pozite sociale, te barabarte.
Sa here qe femrave ju eshte dhene mundesia, perhere e kane treguar veten. Qenia njerezore, i cfaredo lloj seksi qofte, po ta trajtosh me dinjitet do ta nxjerre vleren e tij, po ta trajtosh si nje cope objekt qe shfrytezohet e pastaj hidhet si i pavlere tutje, patjeter qe ashtu do ta shikoje veten e tij. Kjo vlen per te dyja sekset.
Ndryshuar për herë të fundit nga Tink : 11-05-2010 më 10:39
Enderro kot! Ti thua, sikur disa femra te ishin ndryshe, edhe sikurrrr....edhe sikkuuurrr. Ahuja, une per vete nuk ndryshoj dot, u plaka tashi, nuk kam moshe per keto gjera.
E si thote xhaxhi Vani tek "Pallati 176": S'do, s'do, e po le ta martoje lagjia!
Po as ndonje referendum nuk do na jape zgjidhje ne me duket.
Jo, jo, me ngjan se vetem aq mund te ofrojne, personat qe kenaqen me faktin se jane ne gjendje te mbajne me para partneren, qe te qendroje me ta.
Po pra, ju duke ndare sinoret e duke rrahur gjoksin ndersa thoni "toke e zanun". Te kerkuarit e nje mashkulli (buRRi) perkrah, nuk perjashton ate qe shkruaj, pra qe dua te jem e pavarur gjithsesi. Nese une do jetoja ne epoken e gurit, kur maksimumi qe mund te merrja nga jeta ishte nje burre, femije dhe perkujdesja per te, ne rregull. Po tani ekzistojne kaq shume alternativa e oferta per administrimin e jeteses, saqe nuk me dalin oret e dites e vitet e jetes per te plotesuar ato qe synoj.
Je jashte kontesktit te asaj qe dua te them. Une po flisja per te drejten civile romake.
Ti je te ura me tre harqe.
Nejse, personi te cilit iu drejtova e kuptoi per cfare e kisha fjalen dhe kjo pak rendesi per mua...
Sa per ato qe permend ti, mund te sjell ME DATA doreshkrime edhe me te vjetra qe provojne rol te larte te femres ne shoqerite e lashta... e pastaj? Ku e humbet rrugen zogu?
Krijoni Kontakt