Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Edukata fetare në Kosovë



    Edukata fetare në Kosovë

    Myftiu Naim Tërnava kërkon futjen e Edukatës Fetare në sistemin e rregullt të arsimit publik.


    Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Ternava ju është drejtuar deputetëve të Parlamentit të Kosovës me një shkresë, me anë të së cilës kërkon futjen e Edukatës Fetare në sistemin e rregullt të arsimit publik.

    "Qëllimi i mësimit të edukatës fetare në arsimimin fillor e të mesëm, është që nxënësit gjatë rritës dhe zhvillimit të tyre të fitojnë njohuri për fenë e tyre me të gjitha dimensionet e saj, duke filluar nga ana shpirtërore, morale, edukative, sociale dhe humane; kjo, në një kohë kur po zbehen vlerat shpirtërore tek njeriu, kur shumë dukuri negative kanë mbërthyer shoqërinë tonë dhe rinia ka filluar të bëhet pre e drogës, prostitucionit, alkoolit", thuhet ndër të tjera, në kërkesën e myftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Ternava drejtuar jo fort larg deputetëve të Parlamentit të Kosovës.

    “Këtë nuk e kemi kërkuar vetëm për nxënësit muslimanë. Përkundrazi! E kemi kërkuar për të gjitha përkatësitë fetare tradicionale të Kosovës. Për më tepër, kur këtë praktikë shumë vende të Evropës tashmë e kanë rregulluar. Ish studentë të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, sot japin mësimin fetar në shkollat publike të Austrisë”, thotë Resul Rexhepi, sekretar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.


    Kisha Katolike e përkrah iniciativën

    Dr. Don Shan Zefi, kancelar i Ipeshkivisë së Kosovës thotë se Kisha Katolike e përkrah një iniciativë të tillë. “Futja e religjionit si lëndë nëpër shkolla mund të ketë përparësinë e vet, sepse jemi njerëz të cilët e kemi nevojën e madhe që tani ta njohim historinë e besimit që nga kohërat e lashta e deri më sot. Por, ne nuk dëshirojmë që të sjellim ligjërues priftërinj e hoxhallarë, por janë laikët ata të cilët duhet të ligjërojnë aspektin historik. Qëndrimi i Kishës Katolike lidhur me këtë çështje tashmë dihet”, ka thënë ai.

    Përderisa, qëndrimin e Kishës Ortodokse Serbe, me anë të një shkresë për Deutsche Welle-n e sqaron zëdhënësi i Manastirit të Deçanit, Ati Sava Janjic, i cili ndër të tjera thotë: “Të gjithë fëmijët serbë përcjellin mësimin me planprogramin e Republikës së Serbisë, me të cilin besimi është futur ligjërisht që nga viti 2001. Ndërsa, sa i përket edukatës fetare për nxënësit serbë në Kosovë, Kisha Ortodokse Serbe ju përmbahet programeve mësimore dhe ligjeve ekzistuese të Serbisë. Mësim-besimi mbahet në të gjitha shkollat në gjuhën serbe, ndërsa lënda ligjërohet nga figura kishtare ose nga mësuesit e fesë”.


    Çështjet duhen diskutuar

    Sekretari i Kryesisë së Bashkësisë Islame, Resul Rexhepi potencon se nga ligjërimi i Edukatës Fetare kanë përfituar edhe nxënësit shqiptarë që jetojnë përbrenda Republikës së Serbisë. Ndërsa, se si do duhej të përpilohej teksti, forma e ligjërimit dhe nga kush do duhej të ligjërohej kjo lëndë në Kosovë, Rexhepi ka këtë përgjigje: "Të gjitha këto do t´i shtrojmë në tavolinë. Si do të quhet lënda? Si do të mësohet? Sa orë në javë? A do të jetë fakultative apo e obligueshme? Jemi shumë të hapur dhe të gatshëm që për të gjitha këto të debatojmë në çdo kohë dhe në çdo vend”.

    Kancelari i Ipeshkvisë së Kosoves dr. Don Shan Zefi mendon se futja e lëndës së mësim besimit nëpër shkolla në formë të doktrinës dhe moralit, do të përbënte problem për një shoqëri të hapur dhe me tolerancë të shkëlqyer fetare siç është Kosova. “Karakteri historik duhet të mbizotërojë. Duhet të futet aspekti historik i lashtësisë, i mesjetës e deri më sot. Dhe, besoj se në këtë aspekt kjo nuk do të ishte fare problem”.

    Nga ana tjetër, Ismet Hajruallahu, këshilltar i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës thotë se zyra e tij nuk ka pranuar asnjë kërkesë me shkrim nga Bashkësia Islame e Kosovës. “Ne kemi informacionin se ata kanë dorëzuar kërkesën në postat personale të deputetëve të Kosovës, por zyrtarisht Parlamenti i Kosovës nuk ka marrë asnjë shkresë nga Bashkësia Islame lidhur me çështjen që ju ngrini. Po ta merrnim, ajo është një procedure e rregullt që fillimisht i dorëzohet komisioneve, pastaj komisionet i drejtohen kryesisë dhe kryesia merr vendimin për ta futur apo jo në séancë plenare një çështje që është ngritur nga Bashkësia Islame”.


    Kosova është shtet laik

    Hajrullahu precizon se Kosova me Kushtetutën e saj është shtet laik dhe me këtë nuk lejohet ligjërimi i mësim besimit në sistemin arsimor publik të Kosovës. Ndërsa, sekretari Rexhepi thotë se Bashkësia Islame e Kosovës beson në realizimin e kësaj kërkese në një të ardhme të afërt: "Unë shpresoj se kërkesa jonë do të hasë në mirëkuptim te faktorët relevante vendimmarrës në Kosovë. Një ditë do të realizohet kjo! Por më mirë është që të bëhet me kohë dhe mos të ngelim prapa nga bota demokratike, por këtë çështje ta rregullojmë siç e kanë rregulluar të tjerët. Përvojën e mirë pse mos ta huazojmë?“, tha ai.

    Në arsyetimin e kërkesës së Bashkësisë Islame të Kosovës drejtuar deputetëve të Parlamentit thuhet se "qëllimi i inkorporimit të lëndës së mësim-besimit përbrenda sistemit arsimor të Kosovës është që gjeneratat e reja të informohen mbi religjionet në botë, në përgjithësi si dhe me religjionet të cilave u përkasin popujt e Kosovës, në veçanti. Ndërsa, krahas shtyrjes pozitive që Edukata Fetare do të jepte në formimin e gjeneratave të shëndosha, një praktikë e tillë do të afronte Kosovën më afër qytetërimit evropian dhe botëror, i cili e ka bazën në konceptin e besimit në Zotin e Gjithëmëshirshëm". /Radio Deutsche Welle/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    PD përkrah BIK-un për edukatën fetare

    Në konferencën e rregullt për media të Partisë së Drejtësisë, para gazetarëve foli kryeari i këtij subjekti politik, Prof. Dr. Ferid Agani, i cili në pjesën e parë të konferencës tha se Partia e Drejtësisë tërhjekë vëmendjen e opinionit në rrënimin e vazhdueshëm dhe të pandalshëm të vlerave etike dhe morale të shoqërisë Kosovare, që po rezulton me zhvillime shkatërrimtare veçanërisht brenda rinisë sonë në formë të numrit në rritje të: përdoruesve dhe trafikantëve të drogës, alkoolit, duhanit, tentimeve të vetëvrasjes, vetëvrasjes dhe vrasjeve, prostitucionit, korrupsionit, dhunës në shkolla, shkurorëzimeve, trafikimit të qenieve njerëzore, dukuri këto negative që janë duke u konstatuar edhe në raportet e institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare.

    “Këto dukuri tejet të rrezikshme për të ardhmen e vendit janë duke e rrënuar substancën kombëtare dhe kapacitetin shtetformues të vendit, si dhe janë duke e ulur në mënyrë dramatike kredibilitetin politik të vendit dhe duke e zbehur imazhin e tij ndërkombëtar” deklaroi kryetari Agani.

    Partia e Drejtësisë konsideron se kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e pakujdesisë së institucioneve të vendit për proceset e tranzicionit të shpejtë dhe anarkik kulturor nëpër të cilat ka kaluar vendi në periudhën e pas luftës, që në mes të tjerave ka rezultuar edhe me rrënimin e vlerave tradicionale të shoqërisë sonë dhe materializimin e saj të skajshëm, për shkak të anashkalimit të vlerave shpirtërore që kanë qenë veçori specifike e popullit Shqiptar nëpër shekuj.

    “Në këtë drejtim Partia e Drejtësisë përkrah iniciativën e përsëritur të Bashkësisë Islame të Kosovës, që paraqet edhe kërkesë të kamotshme të Partisë së Drejtësisë, për zbatimin e lëndës së edukatës fetare në shkollat fillore dhe të mesme të vendit, në pajtim me standardet e Bashkësisë Evropiane, si mënyrë për fuqizimin e vlerave shpirtërore dhe morale të rinisë sonë dhe ndihmë për zhvillimin harmonik psikosocial të tyre. Në këtë aspekt, përshëndesim organizimin e Konferencës ndërkombëtare në këtë temë, javën që vjen, të organizuar nga BIK, që shpresojmë do të kontribuoj në qartësimin e dilemave që pa arsye po e përcjellin këtë iniciativë me vlerë të madhe kombëtare dhe shtetërore”, përfundoi kryetari Agani.

    Në pjesën të tjetër të konferencës, Prof.Dr. Ferid Agani u përqëndrua rreth mungesës së ligjeve për punë dhe të sigurimeve pensionale.

    “Partia e Drejtësisë thekson paqëndrueshmërinë e situatës aktuale që 11 vite pas luftës vendi të mos ketë ligj të punës, ligjin e sigurimeve shëndetësore dhe ligjin e sigurimeve pensionale dhe invalidore. Pafuqia e të gjitha institucioneve të vendit, përkitazi me nxjerrjen e këtyre ligjeve bazike në sektorin e punës dhe mirëqenies shëndetësore dhe sociale është evidente dhe e papranueshme” deklaroi Agani dhe në emër të Partisë së Drejtësisë kërkoi që Kryeministri i vendit në mënyrë urgjente të formojë Grupin e ekspertëve profesional dhe politik që do të kryesohej nga vet ai, që në bashkëpunim me ekspertët e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar të dalin me zgjidhje të duhur brenda afatit më të shkurtër kohor.

    “Është shumë e qartë se Ministrit resoriale dhe Kuvendi Kosovës nuk kanë kapacitete për zgjidhjen e këtij problemi jetik”, përfundoi Prof.Dr. Ferif Agani. /mesazhi/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    E mori lumi Kosoven! Ushqim per propaganden Serbe qe do ta nxjerre vendin si fole fondementalizmi. Dhe po ia arrin, me sa po shoh!

  4. #4
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    Kur masat do ta kuptojne qe edukata fetare nuk eshte thjesht mesim kurani e bible, kane per ta kerkuar vete si lende ne shkolla....
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Cool

    Pa tjeter do te kete progressssssssssssssssssssssssssssssssssssssss
    Skedarët e Bashkëngjitur Skedarët e Bashkëngjitur

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Magjupte vazhdojne luften kunder Shkolles SHQIPE!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    Citim Postuar më parë nga Mau_kiko Lexo Postimin
    Kur masat do ta kuptojne qe edukata fetare nuk eshte thjesht mesim kurani e bible, kane per ta kerkuar vete si lende ne shkolla....
    jo BRAINWASH neper shkolla.
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,

  8. #8
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    jo brainwash neper shkolla....

    nejse, kur te kuptosh se cfare kjo lende eshte dhe se per cfare brainwash qendron mund ta thuash, por nderkohe, te pakten me kete cfare ke postuar, se besoj se e kupton demethenien e tyre.
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    Citim Postuar më parë nga Mau_kiko Lexo Postimin
    jo brainwash neper shkolla....

    nejse, kur te kuptosh se cfare kjo lende eshte dhe se per cfare brainwash qendron mund ta thuash, por nderkohe, te pakten me kete cfare ke postuar, se besoj se e kupton demethenien e tyre.
    edukata fetare eshte per ne xhamia apo kisha.kush don te edukohet mund te edukohet ne shtepi ,e sa per kete ne shkolle jo.
    kjo eshte vetem BRAINWASH.
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,

  10. #10
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Sa më larg dreqnit nga shkollat tona!

    Feja , është denuar për tu zhdukur , se edhe ashtu , ka sjell probleme të pafalshme gjat gjith kohës sa ka ekzstuar.

    Fëmijët tanë duhet të mësojn NJERZIM (Humanitet) !

    bik-u e përkrah se mendon se fitojn vende të punës "hoxhallarë" .
    Ata , jam i sigurt nuk e din se mësimi fetar nuk bëhet i ndar sipas feve , por të gjithë duhet mësuar të gjitha fetë!

    SHKOLLAT TONA KAN NEVOJ PËR REFORMA TË MIRFILLTA!


    Nuk kemi nevoj për kthim mbrapa , se edhe ashtu jemi mbrapa!

    Kili
    SHQIPËERIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB , E HASA ME SHOKË ANTISHQIPTARË LAVDËROHET ME KRYMBJEN E KOSOVES!
    PO DOJN ME NA KTHY MBRAPA TË PAFTYRËT , O BAC!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •