Ndoshta mund te te tregoj nepermjet te ketij shembulli qe solle se cfare mendoja me lart.
Do i interpretoj te dhenat qe ke sjellur ne kete menyre:
Fakti qe Kisha shpenzon shumicen e te hollave per vete dhe jo per nevojetaret, tregon se ajo nuk zbaton fjalet e Krishtit ne menyren me te mire. Ngase Krishti nuk do te miratonte nje gje te tille. Por kjo praktike (negative) e Kishes prape se prape nuk e demton Krishterimin. Sepse kjo praktike i ben besimtaret e krishtere te largohen nga Kisha. Dhe me largimin e tyre, ata nuk e humbin besimin ne Krishtin ne teresi, por e humbin besueshmerine ndaj Kishes. Dhe kjo gje nuk shkon ne dem te Krishterimit, por ne te miren e tij. Ne reformimin e tij, por jo ne shperberjen e tij.
Keshtu qe kemi ate rezultat, te cilin u mundova te te tregoj me lart: Praktikat negative te Kishes mund te jene te dobishme per Krishterimin. Andaj faktin qe Kisha vepron ne menyre te gabueshme apo ne menyre kriminale, nuk mund ta perdoresh per te thene se Kisha po e demton Krishterimin. Kete desha te them me lart ne menyre abstrakte. Tani ndoshta u be me e kuptueshme nepermjet te nje shembulli konkret.
Nuk i njohim kriteriet, te cilat deshmojne se nje insitucion i ben dem ideologjise apo fese qe qendron prapa tij. Dakort?
Krijoni Kontakt