Cfar theeee ? nuk e ke obligim ? Ja edhe nje musliman qe i mohon urdherat e pejgamerit te tij.A mos don te sjell argument hadith dhe kuran per mjekrren ?
http://www.youtube.com/watch?v=2MHuE...layer_embedded
Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 09-05-2010 më 13:41
Revolution 1848
Ja argumentet nese nuk don ti mohosh edhe keto
Rritja e mjekrës është obligim (uaxhib) mbi çdo njeri që e ka të mundshme, ndërsa rruajtja e saj është haram dhe mosbindje ndaj të Dërguarit (Bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!).
Argument për këtë janë hadithet e sakta dhe fakti se askush nuk e ka lejuar.
Rruajtja e mjekrës është nga punët e këqija. Imam Kurtubiu në tefsirin e fjalës së Allahut të Lartësuar në suren
El Ankebut, 28: “Dhe (kujto) Lutin, kur i tha popullit të tij: ‘Ju bëni mëkate nga më të rëndat, të cilat askush para jush nuk i ka bërë në të gjithë botën (nga njerëzit ose xhindët);.
”thotë: E para prej punëve të këqija ishte se ata rruajtën mjekrat...”
Me rruajtjen e mjekrës njeriu kundërshton:
a) Allahun e Lartësuar. Tregon për këtë hadithi i transmetuar nga Ibnu Xhabir, hadith për të cilin shejh Albani thotë se është i mirë (hasen), se prijësi i Jemenit, i emëruar nga Kisrau (Perandori Persian), dërgoi dy njerëz te Pejgamberi (Bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) për ta thirrur. Kur erdhën te ai, pa se ata i kishin rruar mjekrat dhe kishin lënë mustaqet. Ai (Bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) urrente t’i shikojë në këtë gjendje dhe tha: “Të mjerët ju! Kush u ka thënë të veproni kështu?” Ata u përgjigjën duke thënë: “zoti ynë (Kisra)”. Atëherë Pejgamberi (Bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) tha: “Ndërsa Zoti im i Lartësuar më ka urdhëruar të lëshoj mjekrën dhe të shkurtoj mustaqet.”
b) Pejgamberin (Bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!). Në shumë hadithe i Dërguari i Zotit (Bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) i ka urdhëruar burrat që t’i lëshojnë mjekrat. Kështu që rruajtja e mjekrës është mosbindje ndaj të Dërguarit (Bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të). Allahu i Lartësuar thotë në suren En Nisa ajeti 80: “Kush i bindet të Dërguarit, ai i është bindur Allahut...” Imam Neveviu në komentimin e “Sahihul Muslim” (përmbledhjet e haditheve të sakta të Muslimit), 3-193 thotë: “Të lësh mjekrën do të thotë të mos e presësh atë, sikurse është përmendur në një hadith tjetër “lëreni”. Ishte zakon i persianëve t’i shkurtonin mjekrat, prandaj sheriati (legjislacioni islam) e ndaloi këtë.” Më pas thotë: “Për këtë kemi pesë transmetime. Të pesta nënkuptojnë lënien e mjekrës. Kjo kuptohet edhe nga konteksti i haditheve.” Të presësh diçka nga mjekra është gjynah, sepse Pejgamberi (Bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Lëshoni mjekrat...”, “Zgjatini mjekrat...”, “Lërini (rritini) mjekrat...” etj. Të gjitha këto transmetime tregojnë se nuk lejohet të heqësh diçka prej mjekrës. Kur për të hequr diçka nga mjekra nuk lejohet, atëherë rruajtja e saj është edhe më keq. Shih fetvatë e shejh Ibnu Uthejminit.
Ndërsa termi ‘a’fu’ ‘el Ifaeh’ në gjuhën arabe do të thotë: lënia e diçkaje përfundimisht duke mos e prekur asnjëherë atë. Sa i përket veprimit të Ibnu Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) të transmetuar në “el Munteha”: “ Biri i Umerit, kur shkonte në Haxh ose për Umre, e kapte mjekrën me gishtat e dorës, dhe shkurtonte pjesën, që mbetej jashtë tyre.” Sheukani thotë në “Nejlul Eutar”, 1-138: “Disa dijetarë kanë marrë për argument këtë, por transmetimet “el Merfuah” e bëjnë të pavlefshme.” [el Merfuah, janë transmetimet që shkojnë deri te Pejgamberi (Bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!), ndërsa kjo thënie është – meukuf – sepse është vepër e sahabiut.]
Kështu që duke e rruar mjekrën kemi:
1. Shtrembërim dhe devijim të udhëzimit të Pejgamberit (Bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!). Allahu i Lartësuar thotë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të Dërguarin e Allahut.” Suretul Ahzab, 21. Në “Sahihun” e Muslimit qëndron: “Pejgamberi (Bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) kishte mjekër të gjerë.”
2. Devijim nga rruga e besimtarëve. Na është bërë e ditur se Pejgamberët, sahabët, dijetarët dhe besimtarët e parë të devotshëm të këtij umeti i kanë lëshuar mjekrat e tyre. Nuk kemi asnjë transmetim për ndonjë prej tyre ta ketë rruar mjekrën. Allahu i Lartësuar në suren En Nisa ajeti 115, thotë: “Kush i kundërvihet të Dërguarit, pasi që i është bërë e qartë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne (në dynja) e lëmë në atë që ka zgjedhur, e (në botën tjetër) e fusim në xhehenem. Sa përfundim i keq është ai.”
3. Përngjasim me gratë dhe shëmbëllim me mosbesimtarët. Lënia e mjekrës është prej natyrës së burrit, ashtu siç thuhet në hadithet e sakta dhe rruajtja e saj është orvatje për të imituar gratë. Pra, mjekra konsiderohet pjesë e burrërisë dhe karakteristikë e tij e veçantë. Buhariu (10/279) shënon se Pejgamberi (Bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Allahu i ka mallkuar burrat të cilët përngjasojnë gratë dhe gratë të cilat përngjasojnë burrat.” Po ashtu na është ndaluar që t’i shembullojmë qafirave. Allahu i Lartësuar ka thënë në suren El Xhathijeh ajeti 18: “Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë.” Kurse Pejgamberi (Bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Kush i përngjason një populli, ai është prej tyre.” Shënoi Ebu Daudi, 4031 nga Ibnu Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) dhe saktësoi Albani. Rruajtja e mjekrës është përngjasim i qafirave. Kjo tregohet në shumë hadithe të Pejgamberit (Bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!). Prej tyre kemi hadithin të cilin e përmend imam Muslimi, ku Pejgamberi (Bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrat, kundërshtoni ithtarët e librit (çifutët dhe të krishterët)!” Po ashtu, sikurse është shënuar në dy librat e saktë, Pejgamberi (Bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kundërshtojini mushrikët (idhujtarët), shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrat!” Po ashtu ai (Bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrat, kundërshtoni mexhusët (zjarrputistët).” Transmetoi Muslimi.
4. Rruajtja e mjekrës është në kontradiktë me karakterin natyror (fitrah) dhe cenim i krijimit të Allahut të Lartësuar. Muslimi thekson se Pejgamberi (Bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) ka përmendur dhjetë cilësi cilësi të cilat tregojnë karakter të mirë dhe të përsosur. Dy nga ato cilësi janë: “Shkurtimi i mustaqeve dhe lëshimi i mjekrës.” Muslimi, 261. Pejgamberi (Bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Çdo fëmijë lind në fitrah (në natyrë të pastër dhe të shëndoshë), por janë prindërit dhe ndikimi shoqëror ata të cilët e shtrembërojnë këtë natyrë.” Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi. Po ashtu, duke e rruar mjekrën, ne mundohemi që të cenojmë krijimin e Allahut të Lartësuar, gjë e cila është bindje ndaj shejtanit. Allahu i Lartësuar në suren En Nisa ajeti 119, thotë: “...Do t’i urdhëroj dhe ata do të ndryshojnë krijesat e Allahut. E kush bën mik djallin, e jo Allahun, ai ka dështuar haptazi.”
Revolution 1848
Mendimi i katër medhhebeve për rruajtjen e mjekrës
Të gjithë ulematë (dijetarët) e selef us-salih (gjeneratat e para të muslimanëve të drejtë), përfshirë këtu edhe katër imamët, pajtohen se rruajtja e mjekrës është haram (e ndaluar). Ata e konsiderojnë rruajtjen si një gjymtim të palejueshëm, siç është transmetuar nga Omer bin Abdul Azizi [Et-Tarikh, prej Ibn Asakirit]. Ata e konsideronin mashkullin i cili kishte rruar mjekrën si njeri të femëruar (sh.p. zhburrëruar]. Shumë prej tyre nuk e pranonin dëshminë e tij apo nuk e lejonin të udhëhiqte namazin.
Sipas hanefive
Është e ndaluar për një mashkull që ta rruajë mjekrën e tij. Sa i përket shkurtimit të saj më pak se një grusht- siç është vepruar nga disa njerëz të Perëndimit dhe nga burrat e femëruar– askush nuk e ka lejuar këtë. Dhe sa i përket rruajtjes së saj tërësisht, ky është veprim i jehudëve indianë dhe i magjistarëve persianë. [Magjistarët persianë, pasues të një feje të vjetër, mund të jenë të ngjashëm me zoroastrianët (Ed-Durr ul-Mukhtar)]
Ibn Abidejni ka thënë: "Është e ndaluar për një mashkull që ta rruajë mjekrën e tij.” [Radd ul-Muhtar, 2:418)
Këtë mund ta gjeni edhe në shumë libra të medhhebit hanefi, si për shembull
"Fet'h el kadir" (shih Sherh feh't el kadir ala el hidaje 2/348), "Sherh ez-zejlaijj alel kenz" (shih Bahr er-raik sherh kenz ed-dekaik /280).
Sipas malikive
Ed-Desuki në librin e tij "El hashije ala sherh halil" ka thënë: "Ndalohet për meshkujt rruajtja e mjekrës apo e mustaqeve, kurse ai i cili e bën një gjë të tillë duhet që të edukohet (me rrahje apo diçka tjetër)."
Ka thënë Kurtubiu: "Nuk lejohet rruajtja e mjekrës, ndukja e saj dhe as shkurtimi i saj." (Ediletu tahrim halk lihje, f. 137.)
Ibn Abd el-Barri ka thënë: "Është e ndaluar të rruhet mjekra dhe nuk vepron kështu askush pos meshkujve të femëruar." (Et-Tamhid)
Sipas shafive
Sa u përket shafive, Imam Esh-Shafiu ka theksuar se rruajtja e mjekrës është e ndaluar [el-Umm]. Po ashtu, El-Athrui ka thënë: “Qëndrimi i saktë është se rruajtja e tërësishme e mjekrës është e ndaluar pa pasur probleme (mjekësore) me të.” [Sherh ul-Ubab)
Dijetari i njohur Ebu Shame, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "Jam njoftuar për një popull të cilët i rruanin mjekrat e tyre dhe kjo vepër e tyre është më e madhe sesa vepra e mexhusëve, të cilët i shkurtonin mjekrat e tyre." (Feth El Bari 10/351)
Sipas hanbelive
Hanbelitë pajtohen pa përjashtim se rruajtja e mjekrës është e ndaluar [El-Insaf, Sharh ul-Muntaha, etj).
Ibn Tejmija ka thënë: "Është e ndaluar rruajtja e mjekrës.” [El-Ikhtijarat ul-Ilmijjeh, f. 6)
Es-Saffarini ka thënë: "Është unanime në medhhebin tonë se rruajtja e mjekrës është e ndaluar.” [Githa ul-Albab, 1:376)
Revolution 1848
Tani ik dhe mos bej propagant Islamike kur vet nuk e zbaton ligjin Islam
Revolution 1848
shokit mjekrra eshte sunet nuk eshte farz andaj nuk eshte e detyruar dmth do ket shperblim tek zot per mjekerr mirpo nuk do ket denim per mos mbajtjen e mjekrres
natyrisht qe nuk ben mi leshu mustaqet e me rru mjekrren sepse ju perngjan zjarrputistav
a kuptove shokit mjekrra nuk eshte obligim i detyruar por eshte gje e livduar qe te mbahet
Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”
Revolution 1848
Shoku mjekrra nuk eshte sunet per me mor sevab por eshte sunet i fort qe e ka praktiku pejgameri dhe eshte obligim,mos hajde me me pyt per farz dhe sunet se i di me mir se ti.Provo leni sunetet e sabahut,yles,ose akshamit po ta mbajti edhe ato sunete jan por jan te forta. Keshtu edhe puna e mjekrres. Bay bay![]()
Revolution 1848
Krijoni Kontakt