Close
Faqja 25 prej 26 FillimFillim ... 1523242526 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 256
  1. #241
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Shamia në Kosovë nuk është e ndaluar dhe kurrë nuk do të jetë e tillë !
    Krejt e keqja në këtë udhëzim administrativ është se uniformën fetare (term i padefinuar) janë munduar ta paraqesin nga të ndaluarat...


    E hëne 10 Maj 2010 11:20


    Nga: Gentian Jetishi

    Këtyre ditëve disa agjenci ndërkombëtare të lajmeve, tek raportonin për përjashtimin e nxënëseve me shami, jepnin shpjegimin e gabuar se në Kosovë qenka e ndaluar me ligj mbajta e shamisë së kokës. Ky shpjegim, i gabuar dhe mbase tendencioz, qarkulloi në shumë nga agjencitë madje edhe në ato më prestigjiozet . Por, ndryshe nga shpjegimi i jehuar nga agjencitë, në Kosovë shamia as është dhe as mund të jetë ndonjëherë e ndaluar.

    Është Kushtetuta e Kosovës,- garantuesja e së drejtës së ushtrimit të lirë të fesë në jetën private dhe publike,-ajo që nuk lejon ndalimin e shamisë ligjërisht.

    Edhe në atë udhëzimin administrativ të Ministrisë së Arsimit, në nenin 6 të tij përcaktohet në mënyrë kufizuese dhe të qartë pse përjashtohet më shumë se një muaj nga shkolla



    3.1.4. Pezullim më shumë se 1 (një )muaj i shqiptohet nxënësit i cili nuk

    përmirësohet edhe pasi i janë shqiptuar masat si vërejtja me gojë, vërejtja

    me shkrim, pezullim i përkohshëm nga garat, ekskursionet, vizitat, shëtitjet

    pezullimi për 3 ditë dhe pezullimi prej 1 (një ) muaji. Kjo masë shqiptohet në

    rastin e sjelljes së dhunshme apo agresive e cila nuk lejon vazhdimin e

    procesit edukativo-arsimor dhe aftësues të nxënësve tjerë dhe kur

    mungon mbi 32 orë pa arsye nga mësimi



    Krejt e keqja në këtë udhëzim administrativ është se uniformën fetare (term i padefinuar) janë munduar ta paraqesin nga të ndaluarat, por, të jemi të qartë, kësaj ndalese nuk I kanë përcaktuar masë ndëshkimi. Madje, nga ngutia, për çudi në vend se ta ndalonin uniformën fetare, e kanë ndaluar ndalimin e saj. Kjo ngatërresë e tyre sigurisht e shpreh qartë tendencën për të future në atë udhëzim diçka kundërkushtetuese.

    Fakti që nuk është e ndaluar ligjërisht e vërejmë edhe nga vendimi i Gjykatës së Qarkut në Gjilan që ktheu në shkollë nxënësen Arjeta Halimi që autoritetet e kësaj shkolle, pa qenë të autorizuar sipas udhëzimit administrativ, pa të drejtë dhe në mënyrë arbitrare e kishin përjashtuar. Ndonëse drejtoria e shkollës edhe pas vendimit të gjykatës nuk përfilli ligjin (nuk pyesin për gjykatë, polici e shtet), megjithatë Arjeta ligjërisht dhe formalisht edhe më tej është nxënëse e shkollës ‘ Kuvendi i Lezhës’ në Viti.

    Këto analiza tendencioze të prezantuara nga agjencitë ndërkombëtare u aktivizuan së fundi kur në një shkollë të mesme në Ferizaj u përjashtua një vajzë tjetër për shkak të shamisë.

    Arlinda Zeka është nxënësja e fundit që u përjashtua dhe sipas gjitha gjasave do t’u japë vulën përjashtimeve të kësaj natyre. Ngjashëm si Arjeta, edhe Arlinda dhe familja e saj kanë filluar procedurat private kundër vendimit arbitrar të saj edhe pse të gjithë e dimë rezultatin që do të jetë i njëjtë si i Arjetës, në kuptimin që Gjykata nuk mund të vendosë ndryshe veçse pro saj, megjithatë dikujt po i konvenon torturimi shpirtëror i kësaj natyre .

    Për dallim prej herave tjera, Arlinda nuk është e vetme në këtë sfidë, por pas saj janë të gjithë myslimanët e Kosovës edhe ata që falen edhe ata që nuk falen, (të gjithë që varrosen në varret e myslimanëve) edhe nëse nuk arrijnë tamam përqindjen prej 95 % .

    Sa për fillim mund të vlerësojmë shumë lart protestën qytetare të organizuar nga OJQ Alternativa Rinore, protestë që u mbajt të premten me 7 maj, një protestë mjaft mirë e organizuar, shembull për një qytetari të formuar. Por kjo ishte vetëm një përpjekje e parë për të vazhduar në të gjitha format e mundshme deri në garantim institucional dhe eksplicit/tekstual të respektimit të parimeve të besimit.

    Në këtë kuptim është edhe kërkesa e të gjithë neve e madje jo vetëm e myslimanëve që MAShT të garantoj respektimin e besimit gjegjësisht të parashoh masa rigoroze për personelin arsimor që nuk respekton apo nënçmon në çfarëdo forme cilindo nga parimet e cilit do besim tradicional prezent në Kosovë .

    Të gjithë jemi dëshmitar të mungesës së theksuar të etikës dhe qasjes jo shkencore të disa profesorëve në nënçmojnë dhe ofendojnë parime dhe vlera thelbësore fetare në emër të shtjellimit të materialit shkollor që eventualisht mund të ketë lidhje me fe apo me ndonjë figurë historike që ka qenë edhe figurë fetare. Nuk janë të rralla rastet kur këta profesor torturojnë botën shpirtërore të nxënësve të tyre pa aspak mëshirë , thjeshtë të kënaqin egoizmin dhe narcizmin e tyre kur nxënësit (të moshave të reja) e kanë të pamundur të prezantojnë kundër argumente. Një çështje e tillë është shumë e theksuar nga profesorët e vjetër të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Historisë dhe Filozofisë. Shumë prej tyre pa komplekse dhe frikë kundërshtojnë besimin fetarë në mes të orës dhe propagandojnë ateizmin gjë që bie ndesh me parimin themelor të aktin më të lartë juridik të shtetit pra me Kushtetutën e Kosovës e cila vendin tonë e definon si shtetrishtë neutral ndaj të gjitha besimeve dhe jo që dikush që beson apo mohon Zotin ose fetarin ka privilegje më shumë se tjetri.

    MAShT pas nxjerrjes së ligjit të veçantë the tekstual për garantim të respektimit të besimit duhet që nëpërmjet inspektorëve të arsimit të siguroj respektimin e tij në mënyrë të veçantë. Përndryshe individ të ngjashëm me drejtorët problematik të shkollave të përmendura më lartë, të tillë që ende nuk janë përgatitur për demokraci dhe diversitet kulturor prapë mund të sjellin probleme të tilla që mund të prodhojnë tensione të pa nevojshme.

    Shamia kurrë nuk mund të jetë e ndaluar në Kosovë sepse është pjesë qenësore e besimit të shumicës së kosovarëve, e besimit tradicional autokton jo ’të pasluftës’.

    Në vitet e fundit disa pseudo-analist dhe gazetar të para paguar kanë bërë çmos me shkrime dhe programe të ndryshme që të përgatisin mendësinë e popullit tonë që shamia qenka ‘fenomen i ri’.

    Për të qenë më bindës dhe të hutuar masën , ato bënin dhe bëjnë përpjekje që shamia të ndërlidhet me rrymat e reja fetare të përfolura dhe ndër to më të përfolurën ‘Vehabizmin’.

    Kjo e fundit më mirë ta quajmë Vehabizmi feja e gazetarëve shqiptarë sepse nuk gjen për Vehabizmin në gjuhën shqipe literaturë veç se në gazetat ditore . Gazetarët dhe pseudo analistët sikur dalin të jenë misionar të kësaj feje që mos të harrojmë vjen nga perëndimi dhe që libër të shenjtë ka Google.com .

    Ndërkohë shamia si obligim fetarë ishte dhe mbetet përjetësisht pjesë jo vetëm e besimit të myslimanëve shqiptarë por edhe pjesë e kulturës, traditës dhe identitetit kombëtarë shqiptar. Shamia kurrsesi nuk ka të bëjë me rrymat e reja dhe as që mund të trajtohet me të njëjtin tretman që trajtohet në perëndim e aq më tepër të krahasohet me shtetin problematik të Francës si shembull të keq të fundamentalizmit sekular. Në Kosovë dhe në Shqiptari në përgjithësi shamia paraqet vlerë dhe është pjesë e pandashme e identitetit kombëtarë. ‘ Nëse shqiptarët mysliman nuk janë më mysliman, ato më nuk janë as shqiptar por nuk janë as njerëz’. Prandaj është shumë e rrezikshme dhe më tepër i ngjan ideve të fqinjëve oportunist ideja për të ç’islamizuar shqiptarët kështu që mbete edhe 50 % me i zhvesh pastaj për ti veshur ish-shqiptarët me çfarë duan.

    Nuk ka ndonjë familje myslimane që nuk ka ose që nuk ka pasur anëtarë (gjyshe, nënë apo motër ) me shami . Nëse shaminë e quajmë fenomen të ri atëherë gjyshet, ster gjyshet tona qenkan më modernet.



    Ndalimi eventual nga MAShT do të tregonte për naivitet dhe injorancë totale të ligjbërësve kosovarë për atë që kjo është parim qenësor i besimit dhe për atë që populli është jashtë zakonisht kundër përjashtimit më tepër se kaq i irrituar dhe frustruar për rastet e deri tanishme. Një ndalesë eventuale e shamisë në shkolla mund të sjellë vetëm dhunë dhe kundërshti të çeliktë të masës që është shumë e arsyeshme dhe e logjikshme ose tërësisht qytetare. Por në të njëjtën kohë mund të shfaqte tërë mllefin e akumuluar prej një dekade padrejtësish të gjitha llojeve ndaj shumicës absolute të popullit. ‘Këta të fesë Islame’ siç na quajnë pjesa tjetër e qytetarëve , nuk janë në këtë vend thjeshtë për të paguar taksa dhe për to votuar , nuk janë ‘gjynahat’ përkundrazi myslimanët shqiptar janë ari i këtij vendi, shpresa dhe freskia e tij , dhe shpëtimi i vetëm i kombit tonë nga degradimi moral dhe politik.

    Qeveritarët dhe ligjbërësit ‘tanë’ duhet sillen dhe të veprojnë në raport me dëshirat dhe kërkesat tona dhe të lënë anash pak politikat e mëdha. Politikanët e mëdhenj botëror braktisin Samite të mëdha të rëndësisë globale për shkak të interesit shtetëror dhe disponimit të popullit të tyre. Këta janë shembuj që duhet të ndjekin pushtetarët tanë, të cilët duhet të braktisin komplekset e inferioritetit ngarkesat e panevojshme psikike dhe ofenduese se shamia po u penguaka miqve tonë ndërkombëtar.

    Një çështje për të cilin duhet pa tjetër të përsiat edhe masa e gjerë. Fakti që shumë medie serbe e raportuan këtë desinformat sigurisht me fjalorin e rrugëve dhe gjuhën të cilën dinë ata të komunikojnë në raport me gjithçka shqiptare të bënë të mendosh thellë. A thua pse kurrë sa kishte pushtet mbi shqiptarët nuk e ndalonte kur ua ndaloi shumë gjëra , pse tani i intereson kaq shumë edhe asaj sa medieve në Prishtinë që shamia në Kosovë të ndalohet. Ndoshta ajo Serbia më mirë se MAShT dhe Qeveria e Kosovës e kanë kuptuar që ndalimi i shamisë kurrë nuk mund të jetë i pranueshëm dhe një ndalim i tillë veç se mund ta përçaj popullin të stër përçarë kosovar dhe mund të sjellë vetëm urrejtje dhe dhunë të brendshme sepse ‘zullimi kur trashet këputet’ ka thënë legjenda hoxhë dhe atdhetari Jakup Asipi Zoti e Mëshiroftë;.

    Për çfarëdo që mund të ndodh përgjegjësia morale dhe juridike mbetet mbi MAShT dhe Qeveri e Kosovës .

    Fakti që disa vende të Europës kanë filluar një fushat të theksuar kundër shamisë gjegjësisht disa forma tjera të veshjeve ( të vendeve të ndryshme të lindjes por jo direkt edhe shamisë ) nuk do të thotë siç po halucinaciojnë disa njerëz se e gjithë bota është kundër shamisë. Nuk është e gjitha bota kundër shamisë . Para se gjithash fushata kundër shamisë udhëhiqet nga partitë e majta të njohura si ekstremiste të cilët e shfrytëzojnë këtë gjë për përfituar nga antipatia e popullit nga emigrantët për ti votuar ata. Në anën tjetër në vende të ndryshme si Angli,Belgjik dhe Gjermani ndoshta edhe vende të tjera femrat më shami kanë arritur të integrohen madje edhe në Parlament. Pastaj një çështje e tillë është e theksuar aty këtu në disa vende si përkundër bota ka edhe kontinente tjera si Azi, Afrikë , Amerikë e kjo e fundit para disa vitesh pati dënuar një shkollë me shumë prej mbi 200 000 $ për shkak të përjashtimit të shamisë. Nëse nga perëndimi nuk marrim shembullin e ShBA-ve nuk na duhet shembulli i asnjë vendi, ndërkohë për të mirë do të duhej që ne ti ofronim shembull të mirë botës por ja që as botë as vetës , veç thellojmë urrejtjen në mas të popullit tone për ne, tani kur shumë tjerë po na urrejnë .

  2. #242
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Foto nga protesta per vajzen e ndaluar ne shkolle



    "Shoku Mjekesise"

  3. #243
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Edhe një herë vërtetuam se Kosova është 90% Musliman, fotot paraprake tregojnë qartë masën e madhe të popullates e cila është Muslimane.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  4. #244
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2008
    Postime
    52
    Keto shamiat te te rejat qe po vehen aspak nuk po me pelqejne, sepse kjo po bohet per shkaqe financiare nga ato muxhahedinat. Mirpo zori te shtin gjithcka te besh.

  5. #245
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Nuk është çështje financiare mirpo çështje morale çdo njeri i cili shkel mbi moralin e motrave Muslimane nuk e ka vendin në Kosovë.

    Më tregoni dikush, ngase ndegjova nga shokët që Arlinda Zeka është kthyer në shkollë sa është e vërtetë kjo?!
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  6. #246
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    Foto nga protesta per vajzen e ndaluar ne shkolle



    Këta bëjnë thirrje "Mjaft me disktriminim" a, realisht janë pikërisht këta qe diskriminojnë femrat!

    Ku janë femrat në këtë rast? Pse nuk janë bashk në protestë? Nuk u duket diskriminim derisa i keni larguar femrat ne njëren anë dhe mëshkujt ne anën tjeter në protestë?! Pa pa pa, o ZOT çka nuk ndodhë në këtë sekt islam!!!!

    O mjekësia, falë Zotit dhe nuk janë shqiptarët sikurse ti i paraqet.

    Kjo protestë nuk paraqet identitetin e Kosoves as te shqiptarëve por vetem te një numri te vogel njerëzish se nuk shohin ma largë se deri te hunda, një sekt ekstrem iskam. Femra shqiptare është integruar ne shoqeri dhe jo sikurse ne këtë protestë qe nuk shihet asnjë femer!

    Ky është diskriminimi më i madh qe ju bëhet ndaj femres: Të ndarë, largë kamerave dhe vemendjes - dorë e dytë! A kishte edhe femra ne këtë protestë? Nëse po, ku janë ato qe nuk shihen ne mesin e protestuesve? Pasi keni postuar tri foto, pse bile njëren nga ato te tri fotot nuk ishte e femrave pjesmarrëse por tria me meshkuj? Shiko, çka ju keni bërë ne këtë protestë është vertetë diskriminuese dhe jo shqiptare, vertetë është arabe dhe jo civilizuese! Por është edhe paqyrë e juaja!

    Tash duhet ta organizojmë na shqiptarët një protestë dhe ta ngritim zërin kunder diskriminimit qe po bëni ndaj motrave tona!
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 13-05-2010 më 20:43
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #247
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Këta bëjnë thirrje "Mjaft me disktriminim" a, realisht janë pikërisht këta qe diskriminojnë femrat!

    Ku janë femrat në këtë rast? Pse nuk janë bashk në protestë? Nuk u duket diskriminim derisa i keni larguar femrat ne njëren anë dhe mëshkujt ne anën tjeter në protestë?! Pa pa pa, o ZOT çka nuk ndodhë në këtë sekt islam!!!!

    O mjekësia, falë Zotit dhe nuk janë shqiptarët sikurse ti i paraqet.

    Kjo protestë nuk paraqet identitetin e Kosoves as te shqiptarëve por vetem te një numri te vogel njerëzish se nuk shohin ma largë se deri te hunda, një sekt ekstrem iskam. Femra shqiptare është integruar ne shoqeri dhe jo sikurse ne këtë protestë qe nuk shihet asnjë femer!

    Ky është diskriminimi më i madh qe ju bëhet ndaj femres: Të ndarë, largë kamerave dhe vemendjes - dorë e dytë! A kishte edhe femra ne këtë protestë? Nëse po, ku janë ato qe nuk shihen ne mesin e protestuesve? Pasi keni postuar tri foto, pse bile njëren nga ato te tri fotot nuk ishte e femrave pjesmarrëse por tria me meshkuj? Shiko, çka ju keni bërë ne këtë protestë është vertetë diskriminuese dhe jo shqiptare, vertetë është arabe dhe jo civilizuese! Por është edhe paqyrë e juaja!

    Tash duhet ta organizojmë na shqiptarët një protestë dhe ta ngritim zërin kunder diskriminimit qe po bëni ndaj motrave tona!
    Pa pikë dyshimi se kishte edhe femra, mirpo tash nuk keni ku kapeni e kapeni tek ajo se "ku janë femrat?" pra pyetje patetike, femra kishte në këtë protestë qendruan anën e djathtë, konform rregullave Islame, sepse ato tek kanë vendosur ta vëjnë shaminë kanë vendosur njëherit ta praktikojnë Islamin duke u ndarë burrat veçmas, gratë (femrat) veçmas, kjo është edhe pjesë e tradites sonë ku edhe nëpër dasma ndahen (me perjashtim të ketyre dasmave moderne të cilat kanë shkelur mbi traditën tonë shekullore duke u përzier burra e gra nëpër restorante).
    Ja videot:





    Sa i përket asaj që ti e quan diskriminim brenda kësaj proteste, le të urdhërojnë femrat Muslimane nëse mendojnë se ju bëhët e padrejtë, mirpo faktikisht ato konsiderojnë se nuk janë të diskriminuara nga ne në protestë, por janë të diskriminuara nga dikush tjetër i cili nuk deshiron t'i shohë në shkollë.

    P.S Sapo morra konfirmimin nga një vëlla rreth asaj që konkludova më herët se Arlinda Zeka është kthyer në shkollë dhe duket se protesta ynë nuk ka hasur në veshin e shurdhër pra e përshëndesim këtë hap të ministrisë së Arsimit.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  8. #248
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    Po ikin neper perendim qe te perzihen burra me grate, se ne Kosove nuk punon mire mulliri.Imagjino Toni me familjen e tij ne prostete per te drejtat e murgeshave katolike te cilat nuk arsimohen fare ne aspektin edukativo-shkencor.
    Shikoje vet dhe bëne krahasimin. Kjo foto qe unë po postoj është tubim i shqiptarve se jo ai i juaji. Toni vertetë është i intergrua në shoqerinë e Kosoves dhe bashkshortja ime nuk është e disktriminuar as nga unë as nga shoqeria Kosovare, bile dhe japim kontribut per integrimin tonë në EU gjë e cila shqiptaret kan edhe si synim te vetmin.

    Ju jeni një sekt islam, i vogel dhe i pa fuqishem, populli nuk u don, ënderr e keni dhe mendoni ta integroni Kosoven te arabët e kerpurdhave, s'ka EFEKT.

    Ju qe bëni protesta pa gra dhe femren e diskriminoni nuk po bëni mirë, mbtet qe ma shqiptarët ta ngritin zërin per ti shpetuar motrat taona shqiptare nga disktriminimi i sekteve islame qe po u bëhet duke i manipoluar!

    Gjithsesi ato sekte dhe ekstremizma, ne Shqiptari nuk ka vend.

    Ja foto dhe bëne vet krahasimin:

    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin



    Kjo eshte Shqiptaria:
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 14-05-2010 më 04:13
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  9. #249
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Krahaso vet dhe mund ta konstatojsh se jeni disktiminues ndaj femres, pse nuk ka femra ne protesten ejuaj?

    [QUOTE=Mjekesia;2712643]Foto nga protesta per vajzen e ndaluar ne shkolle
    [/QUOTE

    Kjo është SHQIPTARIA dhe SHQIPTARE:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  10. #250
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    [QUOTE=toni77_toni;2714155]Krahaso vet dhe mund ta konstatojsh se jeni disktiminues ndaj femres, pse nuk ka femra ne protesten ejuaj?

    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    Foto nga protesta per vajzen e ndaluar ne shkolle
    [/QUOTE

    Kjo është SHQIPTARIA dhe SHQIPTARE:
    po keta jan edhe musliman , 98%

Faqja 25 prej 26 FillimFillim ... 1523242526 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •