
Postuar më parë nga
Albo
E kam thene shpesh ne forum:
Ti mohosh femijeve arsimimin e ti perjashtosh nga shkolla per hir te shamise se kokes eshte KRIM!
Asnje ligj demokratik ne BOTE nuk mund t'i mohoje njeriut as te drejten e praktikimit te besimit te tij, as te drejten e veshjes ashtu sic i pelqen, as te drejten e shkollimit. Asnje gjykate qe respekton ligjet demokratike nuk mund te lejoje nje diskriminim te tille ndaj femijeve, diskriminim qe nuk prek vetem veshjen e femijes, prek te drejten e saj per tu shkolluar.
Me e bukura eshte se ata "te emancipuarit" e "perparimtaret" qe pergezojne vendimin e drejtorit te shkolles ne Ferizaj, nuk arrijne te shohin prapambetjen e tyre mesjetare. Nje vajze e vogel e pafajshme me nje shami ne koke nuk eshte misherimi i prapambetjes, as i terrorizmit, eshte misherimi i pafajesise. Nje vajze e vogel me shami ne koke qe shkon ne nje shkolle publike ne Ferizaj, shkon qe te shkollohet. Emancipimi ne shoqerine shqiptare nuk filloi me "heqjen e shamive apo ferrexheve", emancipimi ne shoqerine shqiptare filloi me shkollimin e shoqerise, me shuarjen e paditurise e analfabetizmit. Dhe kur une shikoj qe jane vajza myslimane me shami ne koke qe shkojne ne shkollat publike te Kosoves qe te mesojne si gjithe femijet e tjere, mua me behet zemra mal. Nje femije qe do te shkollohet e do te krijoje nje jete me te mire per veten e per familjen e saj, e do te japi kontributin e saj konkret ne emancipimin e shoqerise.
Pra "te emancipuarit" ne kete teme, mbajne anen e atyre qe per hir te paragjykimeve te tyre, duan te lene pa shkolle vajzat e Kosoves. T'i perjashtojme te gjitha vajzat me shami nga shkollat, ti leme te mbyllen brenda kater murreve te shtepise, analfabete, pa ditur as shkrim e as kendim, ashtu sic benin 80 vjet me pare gjyshet e tyre.
Shkollat publike nuk duhet te diskriminojne asnje femije mbi veshjen apo mbi besimin e tij. Te gjithe duhet te lejohen qe te mesojne ne bankat e shkollave pa perjashtim. Dhe keto incidente provojne se Kosova ka nevoje per nje ligj anti-diskriminimi, qe nuk lejon asnje forme te tille diskriminimi ne te gjitha institucionet shteterore. Te njejtin ligj qe nxorri edhe shteti shqiptar pak muaj me pare.
Sa per ata apo ato qe u duket vetja me te mira e me te zgjuara se zgjedhin te mos mbajne shami ne koke, une do t'u thosha qe kjo eshte liria. Ju jeni te lira te mos vini shami ne koke, e ti vishni femijet tuaj ashtu sic visheni edhe vete, ashtu si ajo shqiptaria tjeter zgjedh te mbaje shami ne koke e ti vere edhe vajzes se saj shami ne koke. Nuk keni as ju te drejte ti imponoheni atyre me shami ne koke stilet tuaja, ashtu si ajo e mbuluara nuk ka te drejte t'u imponoje ju shamine.
Mesoni te respektoni lirine e njeri-tjetrit dhe mos u perpiqni qe tu impononi shqiptareve uniformitetin social te diktuar.
Albo
Krijoni Kontakt