Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Cfare Arriti Opozita me Shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem?

    TIRANE (25 Prill) (RASH/BalkanWeb

    Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar dekretin e Presidentit Rexhep Meidani pėr shkarkimin e ish-kryeprokurorit Arben Rakipi. Pas argumentimeve qė anėtarėt e kėsaj Gjykate i kanė bėrė kėrkesės sė paraqitur nga Arben Rakipi, si dhe reagimet e pėrfaqėsuesve tė Presidencės, Gjykata vendosi, qė tė shfuqizojė vendimin e Meidanit.

    Tani janė pranuar pretendimet e ish-kryeprokurorit Rakipi , i cili nė materialet e pėrgatitura shprehej, se nuk i ishtė dhėnė e drejta pėr t'u mbrojtur nga akuzat e bėra ndaj tij. Gjithashtu Rakipi ka pretenduar, se atij nuk i ėshtė dhėnė e drejta pėr tė folur si nė Parlament ashtu edhe para Meidanit. Gjatė dhėnies sė vendimit kreu i Kushtetueses Fehmi Abdiu ka shpjeguar, se tė gjitha procedurat e ndjekura nga Parlamenti kanė qenė tė parregullta dhe pėr kėtė arsye me ligj parashikohet edhe shfuqizimi i vendimit pėr shkarkimin e Rakipit.

    Gjykata ndėrkohė ka filluar rishikimin nga e para e kėtyre procedurave nga ana e Presidentit dhe e Kuvendit.
    __________________________________________________ __

    Komenti Im :

    Pervec peshtjellimit institucional dhe paralizes se organit te akuzes, asgje tjeter?

    Perse opozita dhe nje pjese e pozites e bene kete? Cfare fituan? Cfare fshihet prapa kesaj "manovre"?

    Nuk eshte thjesht nje fitorje si e Pirros.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    prova teknike

    U dashka kurs tremujor ne Nassa me mesu kete forumin e ri.

    Urime forumit !

    Kam frik me prek kto butonat se mos ndizet ndoj motorr pa dashje..

    A jeni mire ju politikanet??

    Ju uroj cdo te mire!

  3. #3
    Me shkarkimin e Rakipit opozita:

    1. Cliroi institucionin e akuzes nga diktati i mafies ne pushtet
    2. Thelloi krizen ne partine socialiste
    3. Krijoi precedentin per shkarkime te reja ne te ardhmen
    4. Aktivizoi presidentin e fjetur Mejdani ne politike
    5. Peshkoi Abdiun dhe Kushtetuese qe eshte vene ne sherbim te mafies dhe klanit Nano.

    Kush e ka rradhen per tu shkarkuar tani, Klosi apo Abdiu?


    Te gjitha keto jane pjese e levizjes "toilet flush" pasi politika shqiptare ka vite qe po bie ere te keqe. Dikush duhet ta pastroje ate m.. te madh, dhe kete detyre jo fort te hijshme e ka opozita shqiptare.

  4. #4
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    Per mendimin tim me heqjen e Rakipit Opozita thjesht ka hequr nje njeri "te ndershem dhe per kete nuk ka njeri qe ma nderron mendjen" por te pafuqishem per te vendosur dhe per te vene rregull. xhanem ku te lene keto dhelprat si pune e Nanos. (Ah opozita ka fituar vetem nje gje te madhe ne kete rast se ka hequr si zedhenes Ardian Vishen, komunist i lindur dhe kane vene Agim Nezen, demokrat i thekur lol

  5. #5
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    " 1. Cliroi institucionin e akuzes nga diktati i mafies ne pushtet
    2. Thelloi krizen ne partine socialiste "


    I beson me te vertete keto?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Bravo Shanoni

    Na erdhi dhe nji vajz tjeter ne kto gerxhet e politikes.. urime..

    Ka lezet kur "kuvendon Marta me gra.."...se u bem si klub gjyetaresh ktu..vec meshkuj..lol.

    Tani lirohet dhe Eni me Diten pak nga ngarkesa se atyre u binte krejt puna me bo kafe per krejt ne politikanet..
    Tash ka ardh Bursa, Eda, Shanoni dhe dikush ve xhezven dikush lan filxhanat e ne burrat vazhdojm llaka llaka si gjithon..
    ..ka lezet apo jo..Si ne Ishull te lezhes te oxhaku..

    Si thua RED.

  7. #7
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    Brari kam nje jete te tere qe me rrem me politike dhe thashe se mos duke ik nga shqiperia do me ike dhe qejfi po kot e kam se sme rrihet mua hajt me meqe qenkam si puna e veshkes mes dhjamit po rri e po mbytem ketu lol

  8. #8
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    se tani e pashe kete shkrimin tend

    :n Braro :n

    si ore te bejme ne kafet ???? ncuq, gjithe keto ēuna ketu ne vend qe te ngriheni ju nga vendi e te shkundeni te na servirni neve gocave, na duhet perseri ne te veme perpareset e puneve dhe ne furum

    -------
    le te kthehem paksa tek tema e alumnit,
    per mua opozita ka arritur vetem nje gje, te ngaterroje me keq ate lemshin e quajtur politike shqiptare, qe nuk dihet nga i ka fijet..... dhe te beje akoma me ēorbe mendjet tona...

    ndoshta pritet ndonje krize nga kjo bėmė e re, ne mes te unitetit te PS,por zorr se mund te arrihet kjo,pasi socialistet e kuq komuniste,nje gje e dine ta bejne mire, d.m.th. te mbajne freret e pushtetit mire,kur i hipin kalit Shqiperi....

  9. #9
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    Eni mire e ke ti pse mos na i bejne cunat kafet neve e te nambajne me kimet. pastaj une e kam kafen si droge po ku eshte lezeti nese e bej vete

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    www.revistaklan.com
    Fundi i trepolaritetit
    nga Andi Bejtja

    Socialistet shqiptare u bene serish bllok ne mesjave, per te mbrojtur ne Parlament shefin e Sherbimit Sekret, pas me shume se disa muajsh konflikti. Votimi kundra rezolutes se Berishes me rreth 70 vota, deshmoi nje unitet qe nuk pritej, aq me teper kur dihet qe Fatos Klosi nuk gezon simpatine e gjithe fraksioneve dhe individeve brenda PS-se. Edhe kryeministri Pandeli Majko e shfaqi hapur gezimin e tij roze kur iu drejtua Berishes me fjalet "ti nuk munde te na percaje". Keto fjale deshmojne qarte se qellimi i seances parlamentare nuk ishte gjykimi i punes se Klosit, por thjesht, nga njera ane ruatja e unitetit dhe nga ana tjeter percarja.

    Ajo cka ndodhi te enjten ne mbremje ne parlament mund te quhet me plot gojen fundi i trepolaritetit. Tashme socialistet nuk jane me dy pole. Ne fakt ata kishin dhene shenja qe me votimin ndaj Servet Pellumbin se i kishin mbyllur hesapet me njeri- tjetrin dhe se do zgjidhnin problemet ashtu sic ishte shprehur Nano disa kohe me pare, brenda gardhit. Ndoshta, cka po ndodh tani, nuk eshte gje tjeter vecse reflektimi i Paktit te paqarte Nano- Meta, te inicuar rreth nje muaj me pare. Por, ajo qe me shume se gjithcka tjeter i mbajti socialistet te bashkuar dhe shpetoi dhe shefin e sherbimit sekret Fatos Klosi, ishte precedenti Rakipi.

    E ashtuquajtura "ceshtja Rakipi" i kushtoi jo pak socialisteve dhe politikes shqiptare ne pergjithesi. Duket se te gjitha palet nuk i kishin bere llogarite mire. Se pari, "aleanca fluide" parlamentare midis grupimit te ish kryeministrit Meta dhe Berishes, ngjalli pakenaqesi te medha ne elektoratin socialist, elektorat i cili me shume se pro Nano apo pro Mete eshte anti Berishe. Kjo alenace u perserit dhe disa here te tjera duke sjelle mosmiratimin e disa ligjeve ne parlament ashtu sikurse edhe nje dekret te Presidentit Mejdani, i cili heshturazi ishte rreshtuar nga ana e Metes. Neqoftese socialistet do te vazhdonin pafundesisht me kete aleance, nuk do te kishin bere gje tjeter vecse do te kishin shkaterruar vetveten, pavaresisht se mund te lartesonin Nanon me grupimin e tij.

    Kthimi i kesaj ceshtjeje nga ana e Gjykates Kushtetuese, jo vetem i kushtoi karrigen nje kryeparlamentari (Dokles), por solli dhe nje perplasje te pazakonte mes Parlamentetit dhe Gjykates, duke lene akoma disa boshlleqe qe mund te tejkalohen vetem me dy doreheqje, ate te Dokles dhe ate te Rakipit. Pas "Precedentit Rakipi", socialistet e kishn pothuajse te pamundur te krijonin nje precedent tjeter me emrin Klosi, aq me teper kur zerat nga baza jane shtuar duke nenvizuar se socialistet po i shkaterrojne vete institucionet qe ndertuan. Gjithashtu, ne rastin e Klosit gjithcka behej akoma me e veshtire, pasi kishte qene pikerisht Fatos Klosi disa kohe me pare, qe me nje iniciative personale kishte afruar Meten me Nanon.

    Nderkohe opozita me ne krye Berishen fill pas shkarkimit te kryeprokurorit Rakipi kaloi ne delir duke shpresuar se trepolariteti do te zgjaste pa fund dhe se mund te bashkepunonte pafundesisht here me njerin pol roze, here me tjetrin per te shkaterruar "armaten e kuqe". Ne fakt, po ta shikosh problemin nga ditet e sotme dhe po te besh nje analize me te holle, mund te dalesh kollaj ne perfundimin se Berisha kishte vetem nje rruge per te percare socialistet: te linte kryeprokurorin Rakipi ne detyre, qe te hapte ato ceshtje qe Fatos Nano kishte porositur. Hapja e kartave brenda PS-se, ne menyre te njeanshme, jo vetem do ta linte skenen trepolare, por mund ta bente dhe 7 dhe 8 polare duke e ashpersuar luften ne infinit. Ndoshta kjo gje Berishes nuk i ka shkuar kurre ne mendje, ashtu sikurse sa me i ashper behet ai, socialistet aq me shume behen bashke. Trepolariteti zgjati shume pak.
    alumni,

    gjithmone nxenes

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Nano
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 571
    Postimi i Fundit: 20-09-2007, 11:46
  4. Moisiu deklaron datėn e zgjedhjeve, opozita kundėrshton
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 11:45
  5. Analiza politike per vitin 2003
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-01-2004, 12:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •