Zotni tė ndershėm,
Mė falni pėr guximin: due ta pėrballoj ēashtjen ma delikate nė jetėn shqiptare.
Kush e kishte zanė besė?... Antagonizmi fetar qiti kryet dhe mizorisht u fut edhe,ndėr ateistat e ditės. Egėrsitė e bame nė Jug, midis djelmnisė shqiptare, vetėm pse muhamedanė e kristianė, janė fakte qi nuk lanė me luejtė, por janė edhe prova tė tmerrshme pėr jetėn tonė fetare, shoqnore e kombtare.
Pėr sa dij unė deri mė sod, kjo ēashtje kurrė nuk qe pėrballue kjartė e mirė; sa herė qe kallė, menjiherė edhe qe mbulue porsi gaca nėn hi. T'i mbetet hatri kujt tė duejė, unė due ta thom mendimin tem haptas: Marrė nė shumicė, muhamedani shqiptar asht fanatik, ortodoksi fanatik, katoliku fanatik e kėta jo pėr besim, sa pėr inat e pėr parti. Ndėr ēasat ma tė vėshtirė tė jetės sonė kombtare, njimend se shpėtuem format e bashkimit shoqnor e tė qetėsisė ndėr elementa,porse ne fund te punes mbeti nji tharm, nji gond rryme e partie, sa me tė trembė e me tė demoralizue.
Tue prekė me dorė plagėn, vjen pyetja: A do tė mund tė rrojnė nė qetėsi tre elementat fetarė ndėr ne? Ateistat me tė gjithė skeptikėt, indiferentat, natyralistat, aventurierėt e oportunistat, thonė se jo: Na shqiptarėt nuk mund tė rrojmėtė qetė, as nuk mund tė formojmė shtet, pėr pa i zhdukė tc gjitha besimet, pse besimi i shqiptarit asht shqiparizma!
Kėta shpresoj t'i pėrballo nji herė tjetėr; kėtyne tash po thom vetėm se Shqipnia nuk ash vend i pa Zot; e se shqiptarėt a nuk janė, as nuk duhet tė jenė t patėnzonė.
Fjalėn kėtė herė e kam m besimtarėt e tre elementave.
Pa kontenstim ne jemi n komb, nji shtet e nji popull me n shpirt, me nji gjuhė e me nji histori, e po t'ishim edhe tė nji besimi, patėm me qenė edhe ma te bashkuem, ma homogjenė, dhe nuk patėm me bjerrė mund e kol pėr t'u kuptue ndėr shumė pun Por fakti asht ky se na jemi pra myslimanė, ortodoksė e katolik e si tė tillė duem tė rrojmė nė nje harmoni yėllaznore. Unė thom se pėr kėtė punė nuk asht nevoja me shue besimet, pse po tė duem, mund tė rrojmė vėllaznisht, sikurse kemi shembullin ndėr sa shtete tė tjera tė qytetnueme.
.Pra, tezin tem e ve kėsodore: shqiptarėt, po qenė vėrtet tė qytetnuem e nacionalista tė sinqertė, besues edhe pėrnjimend nė njė Zot tė vėrtetė, nuk ka se si tė mos rrojnė vėllaznisht shoq me shoq; pėrkundrazi, derisa tė mos kenė kulturėn njerėzore nė shpirt, ndėrgjegjen kolektive kombtare, e derisa t'u mungojė kultura fetare, ata kanė me qenė tė damė e tė pėrēamė, jo psejanė tri besimesh, por pse nuk kanė bazat ejetės sho-qnore, kombtare e fetare
PENGIMI I MADH:
FANATIZMI
Pengimi i madh pėr jetėn shoqnore, pra, pėr qetėsinė e vėllaznimit tonė asht fanatizmi, i cili asht nji turp pėr personin, turp pėri besimin tė cilit i pėrket personi nje turp pėr jetėn shqiptare. Besimi qi mbahet pėr pasion, pra me fanatizėm, nuk asht besim i arsyeshėm, as faktor i jetės; ai nuk nalton por poshtnon, e ma tepėr rrėnon se sa trajton. Besimi nė nji Zot tė vėrtetė, Ati i tė gjithe njerėzve, nuk do ta shtojė antagonizmin, por do ta pakėsojė; besimi do ta zbusė njerinė ndėr ndjesi e jo ta egėrsojė, do t'i rregullojė prirjet e instinktit, ndėr tė cilat asht dhe egoizmi qi don tė justifikohet me shkakun e besimit.
Kėtu asht nevoja ta dalloj njeriun fanatik nga njeriu me karakter: tė dy ngulin kambė pėr nji bindje tė vetėn, tė dy tregojnė fuqinė e vullndesės deri nė kulm,... por me kėtė ndryshim, se njeriu me karakter ngul kambė pėr nji parim t'arsyeshėm, ndėrsa fana-tiku don t'i rrijė asaj sė vetės arsye e pa arsye; njeriu me karakter tregon nji zotėsi morale, ndėrsa fanatiku dishmon nji dobėsi per-sonale, pse ai, edhe po ta shohė tė paarsyeshme atė tė vetėn, nuk asht i zoti ta mundė pasionin e egoizmin; brutalisht mund tė jetė i fonė, por njerėzisht asht i ligėsht;
karakteri moral ka caqet e arsyes, fanatizmi nuk ka cak, ai tė verbon, tė shtyn deri nė ves e n'egėrsi. Fanatizmi asht antinjerzor, prandej edhe antifetar e antishoqnor. Pra, pėr tė rrojtė vllaznisht, nuk asht nevoja tė hjekim besimin, por kusht i parė asht tė hjekim fanatizmin nė besim. Shqiptari mund tė zbutet tue marrė kulturen vėrtet njerėzore, kulturėn e shpirtit, d.m.th. nuk mjafton tė ketė sjelljen e mirė, paraqitjen e njerzishme, format e pėrshtatshme, mėnyrėt e hijshme, e ne shpirt tė rrijė i egėr, por duhet tė jetė edhe pėrnjimend nė vete ashtu si mbahet e duket pėrjashta, atėherė ka me u ba i zoti tė rrojė nė harmoni me vėllaznit e vet sh-qiptarė tė ēdo kondicioni shoqnor edhe tė ēdo besimi. Ngjitas me kulturėn njerzore, shqiptari do tė marrė kulturėn fetare. Kaloi koha qi ta mbajmė besimin pse na e kanė lanė tė parėt, pse ashtu e kemi gjetė, pse besojnė tė tjerėt, ase pėr nji ēdo tjetėr arsye tė jashtme; sod duhet tė dijmė shka besojmė dhe pse tė besojmė; lypet tajustifikojmė, nėmose paravetes, besimin tonė. Por nuk mjafton kaq: besimin nuk do ta mbajmė as pėr etiketė, as pėr nji gja vetėm teorike; besimi duhet tė jetė faktor i jetės; parimet e besimit duhet tė pėrftojnė nė bindje tė plotė, ndiesi tė gjalla, lėvizje, shprehje, fjalė e punė, drejtues nė nji sistem jete. Kjo don me thanė kulturė fe-tare.
Krijoni Kontakt