Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 51 prej 51
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Bleti002
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Brenda rruzullit tokesor...
    Postime
    56

    *****

    Dua te them dhe te kap vetem dy pika... sepse per sa i perket paqes ne Kur'an ne kot qe lodhemi...sepse perseri jepni te njejtat gjera edhe pse kemi folur dhe kemi folur dhe kemi folur dhe perseri.. ju njesoj...
    Per sa i perket... ceshtjes se ndertimit te kishave ne Mekke, shkoni dhe ndertoni nje xhami ne Vatikan... dhe mos na e merrni si shembull Romen sepse dihet qe Italia eshte nje shtet laik ku edhe ata qe praktikojne fe te tjera pervec asaj kristjane kane te drejta te plota ( artikulli 19).
    Per sa i perket ceshtjes ne 11 shtatori qendrimi qe mbajten musliamanet e vertete me ne krye dijetaret e tyre eshte ky qe do te sjell me poshte... Po e them per e fundit here qe te mos merrni shembull popuj ose individ por merrni shembull Kur'anin dhe kur te flisni per fene Islame atehere... sillni argumente Kur'anore dhe jo shembuj individesh apo popuj. Edhe nje here... Islam perkthehet " paqe". Lexoni tan qendrimin e muslimaneve te vertete dhe mos lus ALLAHUN qe qendrimi juaj rreth tyre te ndryshoj....:
    __________________________


    SAMITI ISLAMO-KRISTIAN

    ROME 3-4 TETOR 2001



    SEANCA E HYRJES



    Dr. JUSUF EL KARDAVIJ

    TEOLOG, DREJTOR I QENDRES PER KERKIMET E SUNNETIT, KATAR



    Lavdėrimi i pėrket Allahut. Paqja e Tij qoftė mbi tė gjithė tė Dėrguarit e Tij tė zgjedhur.

    Ne muslimanėt jemi nė favor tė njė takimi ndėrmjet dijetarėve tė Islamit dhe pėrfaqėsuesve tė fesė sė krishterė pėr tė kėrkuar sė bashku zgjidhjen e problemeve qė cėnojnė marrėdhėniet ndėrmjet botės islame dhe asaj tė krishterė.

    Ne muslimanėt e pranojmė Ungjillin (Inxhilin) e zbritur, njėrin nga librat e Allahut, tė cilėt duhet t'i besojmė. Gjithashtu ne pranojmė edhe Krishtin si profet midis profetėve si dhe nėnėn e tij qė Allahu e ka zgjedhur dhe shenjtėruar midis tė gjitha grave.

    Nė Kur'an nuk ekziston asnjė sure qė flet pėr gruan e Muhammedit (s.a.v.s.), Hadixhen dhe bijėn e tij, Fatimenė, por ekziston nje sure qė i kushtohet Marisė (Merjemes) dhe njė tjetėr qė i kushtohet familjes sė Jezusit (Isait), e cila quhet "Sureja e familjes sė Imranit". Imrani ėshtė babai i Marisė. "Allahu zgjodhi Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit pėrmbi popujt e tjerė". (Al Imran: 33)

    Nė Kur'anin tonė ka ajete qė flasin pėr Krishtin qė nuk pėrmenden as nė Ungjill.

    Gjithashtu, ne muslimanėt jemi tė urdhėruar tė dialogojmė nė mėnyrėn mė tė mirė, veēanėrisht me Njerėzit e Librit (Ehlul-Kitab). Allahu thotė: "Ithtarėt e Librit mos i polemizoni ndryshe vetėm ashtu si ėshtė mė sė miri..." (Ankebut: 46). Kjo do tė thotė se nė se do tė ekzistonin dy mėnyra diskutimi, njėra e mirė dhe tjetra mė e mirė, atėherė muslimani do tė ndiqte atė qė ėshtė mė emirė.

    Ajo qė fut paragjykime nė raportet ndėrmjet ithtarėve tė tė dyja feve tė mėdha ėshtė pikėrisht moskuptimi reciprok si dhe ndėrhyrja e disa personave tė huaj, tė cilėt duan ta pėrdorin fenė si mjet pėr arritjen e objektivave jofetare.

    Ne kėtė situatė tė tmerrshme qė bota po pėrjeton qė nga 11 shtatori, kur ndodhėn sulmet terroriste kundėr Nju Jorkut dhe Uashingtonit, qė fusin frikėn e njė lufte, pasojat e sė cilės vetėm Allahu i di dhe qė disa, pėr njė arsye apo tjetėr, i shikojnė si njė pėrplasje ndėrmjet Islamit dhe Krishtėrimit, nuhatet rreziku i njė rikthimi tek kryqėzatat e vjetra, qė kanė lėnė gjurmėt e tyre nė shpirtin e tė dyja palėve, duke gjeneruar komplekse qė akoma dhe sot vazhdojnė tė bėjnė tė ndjehen efektet e tyre negative.

    Ėshtė detyra e njerėzve tė arsyeshėm, veēanėrisht e dijetarėve tė tė dyja feve, qė tė shmangin kėtė pėrplasje, duke ndėrhyrė me urtėsinė e tyre pėr ta shuar kėtė zjarr qė pėrpin gjithēka.

    Dua tė ripohoj kėtu se qė nė mėngjesin e 11 shtatorit kam bėrė njė deklaratė, nė tė cilėn kam shprehur kundėrshtimin tim dhe i kam dėnuar autorėt e sulmit terrorist, cilado qoftė feja, gjinia apo vendi i tyre. Tė gjithė dijetarėt islamė qė njoh kanė ndarė tė njėjtin qėndrim me mua.

    Islami, edhe nė luftėrat e rregullta tė zhvilluara me ushtri, ndalon kategorikisht vrasjen e atyre qė nuk marrin pjesė nė luftė. Kur Profeti i Islamit, Muhammedi (s.a.v.s.) pa njė grua tė vrarė nė njė betėjė, u zemėrua dhe i qortoi pasuesit e tij duke ju thėnė: "Kjo grua nuk po luftonte!". Qė nga ai ēast, ai ndaloi vrasjen e grave, fėmijėve dhe pleqve. Pasuesit e tij i kėshillonin komandantėt e tyre ushtarakė qė tė mos i shqetėsonin murgjit nė manastirėt e tyre, fshatarėt nė fusha dhe tregtarėt. Njė nga kėshillat mė tė shquara ishte: "Mos sulmoni nė befasi dhe mos e shfryni zemėrimin mbi kufomat e armiqve. Mos i prisni pemėt dhe mos i shkatėrroni ndėrtesat. Mos vrisni asnjė dele apo lopė, veēse pėr t'u ushqyer."

    Islami ka theksuar respektimin e njeriut dhe ka urdhėruar ndėshkimin pėr atė qė vret. Kur'ani, sė bashku me librat e tjerė qiellorė, thekson: "...kush vret njė njeri, pa patur vrarė ky i fundit ndonjė tjetėr dhe pa patur bėrė ndonjė shkatėrrim nė tokė, atėherė ėshtė sikur t'i kishte vrarė tė gjithė njerėzit" (Maide: 32) Kėtu flitet pėr vrasjen e njė njeriu. Ē'mund tė thuhet atėherė pėr vrasjen e mijėrave civilėve tė pafajshėm!

    Ne muslimanėt, nė pėrgjithėsi dhe arabėt nė veēanti, jemi ndėr mė tė ndjeshmit ndaj tragjedive tė shkaktuara nga vdekja pėr shkak tė agresionit dhe efektet e saj mbi personin dhe jetėn e tij. Ēdo ditė nė vuajmė nga kjo e keqe qė ka pllakosur tokėn tonė tė shenjtė tė Palestinės, tokėn e Xhamisė El-Aksa dhe kishės sė Ringjalljes. Zgjohemi nė mėngjes dhe biem tė flejmė nė darkė pėrpara pamjes sė njerėzve qė vriten, arave qė digjen, shtėpive qė shkatėrrohen, fėmijėve qė mbeten jetimė, pamje qė po e transformojnė jetėn nė Palestinė nė njė funeral tė vazhdueshėm.

    Unė pėrjashtoj kategorikisht qė njė musliman i vėrtetė, i pėrkushtuar si duhet ndaj fesė dhe njohės i mirė i saj, tė mund tė kryejė njė veprim tė tillė, sepse ai e di mirė qė vrasja pa tė drejtė e nje personi pėrbėn njė nga mėkatet mė tė mėdha nė Islam dhe derdhja e gjakut ėshtė e lejuar vetėm nė rastin e vetėmbrojtjes kundėr ushtarakėve qė sulmojnė muslimanėt. Ku'ani thotė: "Dhe luftoni nė rrugėn e Allahut kundėr atyre qė ju sulmojnė e mos e teproni, se Allahu nuk i do ata qė e teprojnė". (Bekare: 190)

    U kam bėrė njė thirrje muslimanėve nė Amerikė qė tė kryejnė detyrėn e tyreduke ndihmuar tė plagosurit dhe dhuruar gjakun e tyre. Kjo detyrė ėshtė njė nga punėt mė tė pėlqyera nga Allahu.

    Ashtu siē dėnojmė veprimet terroriste kundėr Nju Jorkut dhe Uashingtonit, dėnojmė edhe fushatėn e nxitjes sė urrejtjes kundėr muslimanėve dhe arabėve qė jetojnė nė Perėndim, tė cilėt janė pjesė pėrbėresė e shoqėrisė nė tė cilėn jetojnė. Disa nga ta kanė frikė bile edhe tė dalin nga shtėpia, veēanėrisht gratė.



    NE E REFUZOJMĖ TERRORIZMIN



    Nė emrin tim dhe nė emėr tė tė gjithė dijetarėve tė Islamit deklaroj se ne e refuzojmė terrorizmin, qė do tė thotė terrorizim i njerėzve tė qetė ose vrasje pa tė drejtė tė tė pafajshmėve. Nė tė njėjtėn mėnyrė e kundėrshtojmė luftėn kundėr terrorizmit mė njė terrorizėm tjetėr, i vėnė nė lėvizje nga e njėjta llogjikė qė ia mvesh tė pafajshmėve fajin e pėrgjegjėsve tė vėrtetė, qė e trajton tė shtypurin sikut tė ishte ai shtypėsi dhe qė dėnon njė popull tė tėrė pėr shkak tė njė krimi tė kryer nga disa individė tė tij, bile edhe kur provohet krimi i tyre.

    Nuk pranojmė qė njė fe e ndjekur nga njė komb i madh tė etiketohet si fe e dhunės dhe terrorizmit pėr shkak tė disa personave.

    Pak kohė mė parė, po nė Amerikė, njė amerikan i krishterė u gjend fajtor pėr incidentin nė Oklahoma Siti. Kėtė krim ai e kreu i shtyrė nga motive personale, por faji i tij nuk u pėrgjithėsua pėr tė gjithė Amerikėn, botėn e krishterė dhe fenė e krishterė.

    Mėnyra e drejtė pėr tė luftuar terrorizmin konsiston nė luftimin e shkaqeve tė tij si psh: eliminimin e shtypjes, zgjidhjen e ēėshtjeve tė lėna pezull si ēėshtja e Palestinės, bijtė e sė cilės dėbohen padrejtėsisht nga shtėpitė e tyre. Ndėr kėto ēėshtje ėshtė edhe e drejta e muslimanėve pėr liri dhe vetėqeverisje.



    Hirėsi, Shkėlqesi dhe Miq tė Nderuar!



    Islami e konsideron njerėzimin si njė familje tė vetme, pjesėtare nė adhurimin e Allahut dhe pasardhėse e Ademit. Pikėrisht kėtė e ka shpallur Profeti i Islamit pėrpara masave tė besimtarėve gjatė Haxhxhit tė Lamtumirės: "O njerėz! Zoti juaj ėshtė Njė. Ati juaj ėshtė njė; tė gjithė ju rridhni nga Ademi qė u krijua nga dheu. Askush nga ju nuk ka mė shumė merita se tė tjerėt, veēse me devotshmėri ndaj Allahut".

    Islami i ka pėrcaktuar raportet me jomuslimanėt nė dy ajete tė Librit tė Allahut, tė cilat janė ekuivalente tė njė kushtetute. Allahu thotė: "Allahu nuk ju ndalon tė bėni mirė dhe tė mbani drejtėsi me ata qė nuk ju luftuan pėr shkak tė fesė, e as nuk ju dėbuan prej shtėpive tuaja; Allahu i do ata qė mbajnė drejtėsinė.

    Allahu ju ndalon t'u afroheni vetėm atyre qė ju luftuan pėr shkak tė fesė, qė ju nxorrėn nga shtėpitė tuaja dhe qė ndihmuan dėbimin tuaj; ju ndalon tė miqėsoheni me ta. Kush miqėsohet me ta, tė tillėt janė dėmtues tė vetvetes". (Mumtehineh:8-9) Kėto dy ajete janė shpallur pėr shkak tė idhujtarėve. Pėr Njerėzit e Librit, Islami ka rezervuar njė trajtim tė posaēėm, bile ka lejuar edhe martesėn me bijat e tyre. Kjo do tė thotė qė i ka lejuar muslimanit tė marrė njė tė krishterė apo ēifute pėr grua, shoqe tė jetės dhe nėnė tė fėmijėve tė tij. Kėshtu tė afėrmit e saj bėhen gjyshėr dhe gjyshe, daja dhe teze, kushėrinj dhe kushėrira tė fėmijėve tė tij dhe kėta fitojnė tė drejtat e farefisnisė sė afėrt.

    Islami i ka konsideruar tė krishterėt me pėrzemėrsi si mė tė afėrmit me muslimanėt. Allahu thotė: "...Ndėrsa do tė vėresh se mė tė afėrmit si miq pėr besimtarėt janė ata qė thėnė: "Ne jemi tė krishterė". Kėtė, sepse prej tyre ka dijetarė dhe tė devotshėm, dhe se ata nuk janė kryelartė". (Maide:82), ndėrsa Profeti i Islamit ka thėnė: "Jam miku mė i ngushtė i Isait, birit tė Merjemes, si nė kėtė botė, edhe nė tjetrėn".



    BESOJMĖ TEK DIALOGU



    Ne muslimanėt besojmė tek dialogu, sepse nė ėshtė urdhėruar nga Sheriati. Kur'ani ynė ėshtė kulmi i dialogjeve ndėrmjet tė Dėrguarve tė Allahut dhe popujve tė tyre, bile edhe ndėrmjet Allahut dhe disa adhuruesve tė Tij. Bile Allahu ka dialoguar edhe me mė tė keqen e krijesave tė Tij, Iblisin (l.a.). Pėr kėtė arsye, ne marrin kulturėn e dialogut nė vend tė asaj tė konfliktit, si ndėrmjet qytetėrimeve, ashtu dhe ndėrmjet feve. Nuk jemi dakord me llogjikėn e disa intelektualėve amerikanė si Hantigtoni qė besojnė nė konfliktin e paevitueshėm ndėrmjet qytetėrimeve dhe veēanėrisht ndėrmjet atij islam me atė perėndimor. Pėrse vallė kėto dy qytetėrime nuk duhet tė ndėrveprojnė dhe tė plotėsojnė njėri-tjetrin? Pėrse ēdo njėri nga qytetėrimet tė mos asimilojė arritjet mė tė mira tė tjetrit?



    ĒFARĖ DO TĖ DONIM NGA PERĖNDIMI



    Do tė donim qė Perėndimi tė ēlirohej nga frika e tij nga islami, tė mos e konsiderojė atė si si njė rrezik tė afėrt, "rreziku i gjelbėrt" siē e kanė quajtur disa, rreziku kandidat pėr tė zėvendėsuar atė tė ish-Bashkimit Sovjetik, i pėrcaktuar nga Regani si "Shteti Keqbėrės".

    Kėrkojmė nga Perėndimi qė tė ēlirohet nga urrejtja e lashtė e trashėguar nga luftrat qė vetė ai i quante "kryqėzata", ndėrsa historianėt tanė i quanin "luftrat e europianėve". Ne jemi bijtė e sė sotmes dhe jo tė shkuarės dhe nuk jemi ne ata qė i shpallėn kėto luftra, por ju.

    Duam gjithashtu qė Perėndimi tė ēlirohet nga kompleksi i tij i superioritetit qė e shtyn atė ta shikojė botėn me sytė e pronarit kundrejt skllavit tė tij. Ky shikim i jetės nuk mund tė jetė veēse njė provokim pėr tė tjerėt.



    SEKTORE TE PERBASHKET PER BASHKEPUNIMIN ISLAMO-KRISTIAN



    Kemi sektorė tė pėrbashkėt nė kuadėr tė tė cilėve mund tė takohemi dhe tė bashkėpunojmė pėr zgjerimin dhe thellimin e tyre.



    1. Tė pėrqėndrohemi mbi emėruesin e pėrbashkėt



    Tė pėrqėndrohemi mbi emėruesin e pėrbashkėt ndėrmjet nesh dhe Njerėzve tė Librit. Nė lidhje me tė, Allahu thotė: "Ithtarėt e Librit mos i polemizoni ndryshe vetėm ashtu si ėshtė mė sė miri, pėrveē atyre qė janė mizorė dhe thuajuni: "Ne i besuam asaj qė na u zbrit neve dhe qė u zbriti juve dhe se Zoti ynė dhe Zoti juaj ėshtė njė, dhe se ne i jemi dorėzuar Atij". (Ankebut:46) Nė kuadėr tė dialogut tė kryer nė mėnyrėn mė tė mirė, duhet tė ndalemi tek konvergjencat dhe jo tek divergjencat.

    Ndėr muslimanėt e rreptė ka disa qė mbėshtesin idenė se nuk ekziston asgjė e pėrbashkėt mes nėsh, tė krishterėve dhe ēifutėve. Bėhet fjalė pėr njė koncept tė gabuar mbi qėndrimin e Islamit nė lidhje me Njerėzit e Librit. Pėrse atėherė Allahu e ka lejuar ngrėnien e ushqimit tė tyre dhe martesėn me bijat e tyre? Pėrse muslimanėt u trishtuan kur persianėt, adhuruesit e zjarrit, korrėn fitore mbi bizantinėt qė ishin tė krishterė, pra Njerėz tė Librit, deri ditėn kur Allahu shpalli ajetet qė parathonin fitoren e afėrt tė bizantinėve: "Brenda pak viteve. Ēėshtja ėshtė vendim i Allahut, fillim e mbarim. E atė ditė besimatėrt do tė gėzohen pėr ndihmėn e Allahut. Ai ndihmon atė qė do dhe Ai ėshtė i gjithėfuqishėm, mėshirues". (Rum:4-5) Kjo do tė thotė se Njerėzit e Librit, ndonėse e mohojnė profetėsinė e Muhammedi (s.a.v.s.), megjithatė janė mė afėr muslimanėve se sa jobesimtarėt dhe idhujtarėt.



    2. Bashkėpunimi nė luftė kundėr ateizmit dhe imoralitetit



    Sė bashku duhet tė luftojmė kundėr armiqve tė besimit fetar dhe pėrkrahėsve tė ateizmit dhe sjelljeve tė pamoralshme. Njerėzit e Librit duhet tė formojnė njė front unik kundėr tė gjithė atyre qė duan ta shkatėrrojnė njerėzimin me thirrjet e tyre mashtruese dhe sjelljet e tyre joshėse, duke e rrėzuar nga niveli njerėzor nė atė kafshėror: "A e ke parė ti atė, qė pėr zot e ēmon epshin e tij, a mos do t'i bėhesh ti atij mbrojtės? A mendon ti se shumica e tyre dėgjojnė ose kuptojnė? Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetėm si kafshėt, bile janė edhe mė tė humbur nga e vėrteta". (43-44) Pamė se si El Ez-heri, Lidhja e Botės Islame dhe Vatikani formuan njė grup kompakt kundėr promotorėve tė pornografisė nė Kongresin mbi Popullsinė ne Kajro (1994) dhe Kongresin mbi Gruan nė Pekin (1995).

    3.Mbėshtetje pėr drejtėsinė dhe popujt e dobėt

    Sė bashku duhet tė gjejmė zgjidhjet e drejta pėr tė shtypurit e kėsaj toke si ēėshtjen palestineze, Bosnjėn dhe Hercegovinėn, Kosovėn, Kashmirin, shtypjen e njerėzve me ngjyrė nė Amerikė dhe gjetkė, mbėshtetjen pėr popujt e poshtėruar padrejtėsisht nga shtypėsit arrogantė tė kėsaj toke qė pretendojnė tė adhurohen nga ata qė adhurojnė Allahun.

    Islami lufton kundėr tiranisė, mėshtet tė shtypurit, cilitdo popull, racė apo fe t'i pėrkasin ata. Profeti (s.a.v.s.) E kujtonte shpesh "Hilf-ul Fudul"-in, nė tė cilin pati marrė pjesė nė kohėn e xhahilijetit. Bėhet fjalė pėr njė aleancė nė mbėshtetje tė tė shtypurve dhe vėnien nė vend tė tė drejtave tė tyre. Muhammedi (s.a.v.s.) ka thėnė: "Sikur tė mė ishte kėrkuar e njėjta gjė nė Islam, do tė isha pėrgjigjur".



    4. Pėrhapja e frymės sė tolerancės dhe jo fanatizmit



    Ky apel duhet tė pėrfshijė pėrhapjen e frymės sė tolerancės, mėshirės dhe mirėsjelljes nė raportet ndėrmjet ithtarėve tė feve tė ndryshme dhe jo fanatizmit, ashpėrsisė dhe dhunės. Allahu i ka folur kėshtu tė Dėrguarit tė Tij: "E Ne tė dėrguam ty vetėm si mėshirė pėr tė gjitha krijesat". (Enbija:107) Profeti (s.a.v.s.) ka thėnė: "Unė jam mėshirė e dhuruar". Duke i qortuar Bijtė e Izraelit, Allahu ju thotė: "Pastaj zemrat e tyre u bėnė tė forta si guri, bile edhe mė tė forta..." (Bekare:74) Profeti (s.a.v.s.) I tha gruas sė tij, Aishes: "Allahu e do mirėsinė ne ēdo gjė".



    BAZA DOKTRINORE E TOLERANCES SE MUSLIMANEVE NDAJ ATYRE QE NDRYSHOJNE NGA ATA



    Dua tė diskutoj kėtu njė ēėshtje delikate pėr tė gjithė ata qė ndjekin njė fe. Ata mendojnė se kanė tė drejtė, ndėrsa tė tjerėt gabojnė. Njė bindje e tillė tė ēon nė fanatizėm. Megjithatė ka njerėz tė tjerė qė e ridimensionojnė kėtė fakt nė mendimin dhe ndėrgjegjen e muslimanit.

    1. Muslimani beson se dallimet ndėrmjet popujve dhe feve kanė ardhur nga vullneti i urtė i Allahut. "Sikur tė dėshironte Zoti yt, do t'i bėnte njerėzit tė njė feje. Ata vazhdimisht janė nė kundėrshtime mes vete pėrveē atij qė mėshiroi Zoti yt. Dhe pėr kėtė i krijoi ata..." (Hud:118-119) domethėnė se i ka krijuar pėr tė qenė tė ndryshėm, sepse u ka dhėnė inteligjencė, lirinė dhe vullnetin.

    2. Muslimani beson qė gjykimi i tė humburve dhe jobesimtarėve nuk do tė ndodhė nė kėtė botė, por nė tjetrėn. Nuk na takon neve tė gjykojmė. Vetėm Allahu ėshtė Gjykatėsi i Drejtė, Falėsi dhe i Urti. Ai thotė: "E pėr kėtė shkak, ti thirr dhe pėrqėndrohu ashtu si tė ėshtė urdhėruar dhe mos shko pas dėshirave tė tyre e thuaj: "Unė kam besuar nė librat qė i shpalli Allahu, jam urdhėruar tė mbaj drejtėsi mes jush, allahu ėshtė Zoti ynė dhe Zoti juaj; Ne kemi pėrgjegjėsinė e veprave tona dhe ju tė veprave tuaja, nuk ka polemikė mes nesh dhe jush; Allahu do tė na tubojė tė gjithė dhe vetėm tek Ai ėshtė pėrfundimi!" (Shura:15)

    3. Muslimani beson nė dinjitetin e njeriut pėr vetė faktin qė ėshtė njeri. Nė lidhje me kėtė, Buhariu pėrcjell nga Xhabiri se Profeti (s.a.v.s.) u ngrit nė kėmbė kur pėrpara tij kaloi njė xhenaze. I thanė: "O i Dėrguar i Allahut! Kjo ėshtė xhenazja e njė ēifuti". Ai (s.a.v.s.) Ju pėrgjigj: "A nuk kishte shpirt ky njeri?" Ēfarė qėndrimi madhėshtor dhe ēfarė pėrgjigje mahnitėse!

    4. Muslimani beson se drejtėsia e Allahut zbatohet mbi tė gjithė krijesat e Tij. Allahu thotė: "O ju qė besuat! Bėhuni plotėsisht tė vendosur pėr hir tė allahut, duke dėshmuar tė vėrtetėn dhe mos t'iu shtyjė urrejtja ndaj njė populli e t'i shmangeni drejtėsisė; bėhuni tė drejtė, sepse ajo ėshtė mė afėr devotshmėrisė..." (Maide:8) Ndaj muslimani nuk vepron me drejtėsi vetėm ndaj atij qė do dhe me padrejtėsi ndaj atij qė urren. Ai mban drejtėsinė me cilindo, qoftė ai musliman apo jo, mik apo armik.



    Hirėsi, Shkėlqesi dhe Miq tė Nderuar!



    Ekstremistė gjenden nė tė gjitha kombet dhe ndėr pasuesit e tė gjitha feve. Prania e tyre mund tė jetė njė reagim kundėr njė teprimi tė llojit tė kundėrt. Shpesh ekstremizmi fetar ėshtė pasojė e njė ekstremizmi jofetar.

    Njė komb apo qytetėrim i madh nuk mund tė gjykohet nė bazė tė pranisė se disa ekstremistėve, ndryshe do tė duhet tė dėnonim qytetėrimin perėndimor pėr shkak tė nazizmit, fashizmit, bolshevizmit dhe luftrave qė kanė shkaktuar dhjetėra miliona viktima. Ekstremistėt gjenden, si tek ne, ashtu dhe tek ju dhe me ata nuk mund tė dialogohet, sepse ata nuk besojnė, as tek dialogu dhe as tek legjitimiteti i tij. Ata, mbi tė cilėt mund tė mbėshtetesh, janė njerėzit e moderuar tė tė dyja palėve. Falė kėtyre mund tė shpresohet nė mundėsinė e hapjes sė njė dialogu dhe takimeve pėr tė bashkėpunuar mbi pikat e konvergjencės dhe pėr tė treguar tolerancė nė lidhje me divergjencat.



    Zonja dhe zotėrinj!



    Bota i ka ngushtuar distancat, aq sa disa e kanė quajtur "fshati ynė i vogėl". Unė them se bota ėshtė bėrė njė "fshat i vogėl", ndaj banorėt e kėtij fshati tė vogėl duhet tė takohen, dialogojnė dhe bashkėpunojnė pėr tė pėrkrahur drejtėsinė dhe mėshirėn, jo mėkatin dhe armiqėsinė. Ju shtrijmė dorėn pėr t'iu ftuar nė njė fjalė tė barabartė mes neshqė profeti i Islamit e dontė shumė nga Njerėzit e Librit; qė tė "adhurojmė vetėm Allahun dhe qė askush prej nesh tė mos adhurojė askėnd tjetėr pėrveē Tij".

    Duhet qė tė gjithė nė tė bashkohemi kundėr luftrave shtypėse, nė tė cilat i forti shtyp tė dobtin, ēmimin e tė cilave popujt e paguajnė me gjakun, gjėrat e shenjta dhe nevojat e tyre jetėsore.

    Njerėzimi ka patur shumė viktimia nė ferrin e luftrave. Njerėzit e fesė dhe besimit duhet tė rradhiten nė anėn e drejtėsisė kundėr shtypjes, nė anėn e shpirtit humanitar kundėr fanatizmit, nė anėn e moralit kundėr imoralitetit, nė anėn e e tė pambrojturve kundėr padrejtėsisė sė armatosur deri nė dhėmbė, nė anėn e tė dobtėve tė kėsaj toke kundėr arrogantėve.

    Dhė lutja e jonė e fundit ėshtė:
    "LAVDERIMI I TAKON ALLAHUT, ZOTIT TE BOTERAVE".
    _________________________________

    E pra nuk jane fjale terroristash e as fjale fanatikesh... jane fjalet e nje prej dijetareve te Islamit... Keshtu pra ju o te dashurit e Krishtit... mos urreni dhe mos fusni percarje midis njerzve... Nuk perfitoni asgje .... asgje ... asgje...vetem se ndizni shkendija zjarri midis paleve...dhe shpresoj dhe lus ALLAHUN qe keto shkendija te mos te behen zjarr por paqe midis nesh dhe jush...
    Per Zotin e lindjes dhe te perendimit qe gjithmone kam dashur te miren tuaj dhe kjo sepse ne nje te ardhme ju ndoshta mund te jeni muslimane... por ajo qe kam urryer eshte vepra juaj... E pra une jam muslimane... dhe muslimane kjo toke ka mijra miljona dhe ashtu porse sikur jeni edhe ju... Ju ftoj dhe une ashtu porsi Fisniku2002... le te lutemi te gjithe per nje paqe kudo ne bote... le te gjejne te gjithe nje mirkuptim dhe nje Zot te vertete. Edhe nqs nuk e gjejme atehere lejini debatet dhe behuni... dashamires... Nejse.... shpresoj qe te gjitthe ne te gjejme rrugen e vertete....
    PAQE MBI TE GJITHE NE O NJEREZ TE NJE TOKE ....

    Sikur tė gjithė drutė nė tokė tė jenė lapsa dhe sikur detit t'i shtohen edhe shtatė dete (e tė jenė me ngjyrė), nuk do tė mbaronin fjalėt e All-llahut(do tė shterroheshin detet, do tė soseshin lapsat, e jo mrekullitė e Zotit). All-llahu ėshtė ngadhėnjyesi i urtė.

  2. #42
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Per mrekulli ke shkruar.

    Tani lind pyetja:

    Duhet te jete nje shtet laik apo jo?

    Cfare shteti eshte ai qe denon me vdekje po te nderrosh fene?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #43
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,458
    Postimet nė Bllog
    17
    Diskutoni mbi ceshtjen dhe mos filloni e diskutoni mbi fete pasi ceshtja ne fjale i shqeteson edhe vete myslymanet, jo vetem besimtaret e feve te tjera.

    Fshiva shume pergjigje qe ishin jashte teme, keshtu qe diskutoni si shqiptare mbi temen ne fjale, pavaresisht se i perkisni feve te tjera. Nuk ka vend per ofendime e sharrje ne kete forum.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #44
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    shum interesante................

    Kujt i ndihmin Zoti?
    Atyre qe luten me fjale apo me pune?

    Shikjoni shtetet e Ballkanit ete lindjes,Amerikes jugore a vereeni ndonje send?

    Ameriken,Gjermanine,Japoninine?
    Edhe nje here, kujt i ndihmon Zoti?

    Nuk due te ofendoj por smundem pa thene ,mjere Shqiperia me
    rini qe paska!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    11
    djema

    ju bej thirrje edhe nje her.
    Ulni koken dhe kerkoni te verteten.Nuk percaktohen gjerat ashtu cekesisht.Ato shihen me vemendje dhe me nje studim te hollesishem.
    All-llahu ndihmon ate qe e ndihmon All-llahun.
    Nuk ja vlen per te shpjeguar keto,sepse nuk i pershtatet temes.

    Iliria

    rinia e vendit ton je ti,un dhe djemet simpatik qe ka ky forum,pa harruar ketu ata te cilet me mundin e tyre punojn nen hijen e shfrytezusit.All-llahu ia lehtesoft jeten.

    Lerini urrejtjet,ktheni kokat mbrapa dhe perfitoni nga ajo qe do te shihni.
    Nuk ka rrug te ndermjetme,nuk ka shpetim nese ti nuk e kerkon ate.Nuk ka xhennet,parajs,nese ti nuk i drejtohesh Atij qe e sundon ate.
    All-llahu na udhezoft te gjitheve ne rrug te drejt,ne rrugen e te derguarve te Tij.

    faleminderit djema
    Sheriati,ligji i All-llahut,ligji i barazis. Drejtesia do te dhunohet deri me ardhjen e sheriatit islam...

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Raskolnikov
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Vendndodhja
    Toke
    Postime
    13
    Ky paragraf eshte per keto ēunat islamike qe jane ketu:


    "Żslam dünyasż zayżf, geri ve bažarżsżz. Ancak eski, ēöken görkemli uygarlżšżmżzżn yerine yenisini olužturmak anlamsżz. Geēmiže takżlżp kalmayalżm. Bugünün gerēekleri ve gereksinmeleri geēmižtekinden farklżdżr. Batż uygarlżšżnż köklerine inerek anlamaya ēalżžalżm. Batż uygarlżšżnżn olumlu bilimsel, teknolojik ve sosyal kazanżmlarżnż benimseyerek yeniden ilerleyebiliriz. Bunun iēin islami kimlišimizi reddetmemiz gerekmez.""

    Shkurt: Bota islame eshte e dobet, e prapambetur dhe e deshtuar. Eshte e kote me shiku mbraba dhe me u perpjek me ringjalle te kaluaren. Bota ka ndryshuar dhe dyhet te ndryshojmeedhe ne me te. Duhet te analizojme civilizimin perendimor dhe dhe te perqafojme edhe ne tiparet pozitive shkencore teknike dhe sociale te tij. Por per te bere kete s'eshte e thene qe duhet te harrojme identitetin islamik.

    Nje pyetje: SIPAS JUSH KUSH MUND TI KETE THENE KETO FJALE...????
    Te gjithe derrat nje turi kane

  7. #47
    hidhert
    Anėtarėsuar
    26-07-2002
    Postime
    172
    be cili ta kete thene mua nuk me pelqen fjala CIVILIZIM
    QE PERDORIN dhe shume fjale te tjera EXTRACUMUNITARIO
    apo ORIGINE ..............ETJ ja pra duhet te fillojme te ndryshojme gjuhe ne base te kerkesave qe kerkon zhvillimi mental
    dhe qe historia na ka mesuar shume mire dhe kjo eshte periudha qe ne ti japim fjales tone tonin jo ofendues jo diskriminues
    te fillojme nga keto ne menyre qe pasardhsit tone mos te njohin gjuhen demagogjike dhe te jetojne ne nje bote me te mire.
    eshte nje utopi por te pakten duhet tentuar.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Raskolnikov
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Vendndodhja
    Toke
    Postime
    13
    Tim per fjalen civilizim qe kam perdorur ke plotesisht te drejte, por te lutem shume lexoje edhe njehere ate qe ke shkruar vete. nuk me duket se fjalet "zhvillim mental", "diskriminues" "demagogji" jane shqipe e paster.
    Gjerat e tjera qe ke shkruar jane fjali pa lidhje llogjike me njera tjetren dhe qe s'kane kuptim per te qene.
    Here tjeter mendoje ate qe do te thuash para se ta shkruash.

    Me respekt..
    Te gjithe derrat nje turi kane

  9. #49
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    A di ndokush ketu se ku eshte hapur per here te pare i pari universitet???
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Raskolnikov
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Vendndodhja
    Toke
    Postime
    13
    Ne Ēeki...por vitin nuk e di
    Te gjithe derrat nje turi kane

  11. #51
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Bota ka dy kahje: industrializimi(perendimi),kthimi ne te kalueren(lindja).
    Ne jemi ne ure.
    Po ne cilen ane do ja mbajme?Me duket si te kemi mbetur mbi ure
    e ajo sna mban gjate.Duket se do te bjeme ne lum?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga iliria e para : 09-09-2002 mė 16:44
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Njė shtet paralel qė po kėrcėnon shoqėrinė shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-01-2010, 17:22
  2. Fanatizmi dhe Besimi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2009, 14:10
  3. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 21:28
  4. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-08-2006, 16:53
  5. Fanatizmi
    Nga deshmuesi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 20-12-2002, 17:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •