Cdo njeri i thjeshte dhe i varfer ne cdo shtet te globit ja ve fajin per varferine e tij
qeverise se tij. Kjo eshte e llogjikeshme, nuk po them qe eshte e drejte, por eshte e llogjikeshme. Punetori kerkon pune dhe kur nuk ka pune fajeson qiverine.
Berisha po na bohet gogol dhe kemi frike ta shajme sepse jane ca sh.kerdhata ketu ne forum qe reagojne sikur po ju shajme baben e tyre.
Une inatin nuk e kam me tosin dhe berishen..une inatin e kam me ata qe i mbrojne
tosin dhe salen me keq se sa ish-sekretaret mbronin sekretarin e tyre.
Kinney..te respektoj per keshillen dhe per konkuzionin qe ..te gjithe njesoj jane. Dhe bere mire qe nuk permende ndonje politikan udheheqes me emer personal sepse ca skizofrene do te kishin mbuluar me fjale te ndyra.
Per mua si Gimi, te gjitha te keqijat qe po heq populli ne Shqiperi kane nje burim..dhe ai eshte:
SALI BERISHA.
Emrin e kam Agim dhe me therrisni, Gimi.
Berisha: Nano e ka rrugën e lirë për në PD
Shekulli Online | 19/04/2010 159 KOMENTE
www.shekulli.com.al
TIRANË - Pasi është kthyer nga Brukseli, Kryeministri Sali Berisha ka bërë edhe ritualin e tij të radhës, duke folur mbi takimet me krerët e institucioneve të Bashkimit Europian, por edhe për takimin e tij në Vjenë me ish-kreun e Partisë Socialiste, Fatos Nanon.
Berisha pranoi faktin se kishte qenë ai që e kishte ftuar ish-kreun e së majtës në takim dhe se nuk mund ta anashkalonte, sipas tij, një moment të tillë. Kreu i qeverisë ka përsëritur sërish të njëjtën pikëpamje të tij politike ndaj së majtës, duke e identifikuar atë, me ish-liderin socialist, Fatos Nano.
Duke e cilësuar atë si liderin historik të së majtës, kreu i qeverisë theksoi se ishte Fatos Nano ai që e transformoi Partinë Socialiste, duke e anëtarësuar edhe në Internacionalen Socialiste. "Në Vjenë, unë ftova liderin historik të së majtës në një takim, i cili kishte disa arsye për të më takuar, dhe nuk mund të anashkaloja pa e takuar Fatos Nanon në këtë moment historik për vendin. Pavarësisht se ku ndodhet, ai ka meritat e tij dhe askush nuk mund t'ia mohojë. Zoti Fatos Nano mori Partinë e Punës dhe e shndërroi atë nga një parti e një njeriu në një parti që e zgjodhi kryetarin duke pasur edhe anëtar të thjeshtë. E anëtarësoi në Internacionalen Socialiste. Nano më 2005, pasi humbi zgjedhjet dha dorëheqjen duke mbajtur premtimin e dhënë dhe duke kryer një akt civil", - tha dje Berisha.
Kreu i ekzekutivit u shpreh gjithashtu se në takimin e tij me ish-kryeministrin Nano nuk është diskutuar për çështjen e zgjidhjes së krizës politike me opozitën, pasi, sipas tij, qëndrimi i Nanos mbi ngërçin politik është tashmë i njohur dhe se ai është shprehur kundër bojkotit dhe rrugës politike që po ndjek opozita aktuale. Në këtë mënyrë, sipas Berishës, i gjithë diskutimi me ish-liderin e së majtës kishte të bënte me proceset integruese të vendit. "Unë, nuk diskutova diçka konkrete për një ndërhyrje të tij në situatën politike ndonëse qëndrimi i tij njihet publikisht dhe ai është shprehur kundër bojkotit. Duke takuar Fatos Nanon unë kam shprehur një respekt për të majtën shqiptare", - u shpreh ai.
Ky takim, sipas kreut të qeverisë, zhvillohej pas 20 vitesh, që nga darka e përbashkët në Trieste të Italisë. I pyetur nëse ka pasur një marrëveshje vjeçare midis tij dhe Fatos Nanos për manovrimin e situatave politike në vend, Berisha e mohoi këtë duke thënë se kjo hipotezë ishte vetëm një trillim dhe sajesë e mediave dhe se nuk rezulton e vërtetë. "Ky takim me Nanon zhvillohej në një darkë, 20 vjet pas darkës së përbashkët në Trieste. Këto janë krijesa të mediave dhe unë shpjegova gjithë përmbajtjen e bisedimeve të zhvilluara në një darkë ku unë ftova zotin Nano. Unë nuk mund të komentoj këto krijesa. Unë e thashë edhe më parë që biseda kishte të bënte me progresin e Shqipërisë dhe perspektivën europiane të saj", - nënvizoi Berisha.
Ai vuri në dukje se më tej, se pavarësisht kundërshtive politike që ka pasur me ish-kryeministrin Fatos Nano, marrëveshjet e ndryshme politike që ai ka firmosur me të i kanë shërbyer vendit dhe proceseve integruese të tij. Sipas Berishës, në të njëjtën mënyrë është vepruar edhe liderin aktual të opozitës Edi Rama, në marrëveshjen për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe anëtarësimit të vendit në NATO. "Dua apo nuk dua unë Fatos Nano është lideri historik i së majtës. Ky moment historik për vendin e donte që unë ta njihja zotin Nano me proceset integruese, pasi edhe ai ka kontributin e tij në të gjitha marrëveshjet, që janë nënshkruar me Bashkimin Europian. Të gjitha marrëveshjet që kam firmosur me Nanon i kanë shërbyer kauzës evropiane të Shqipërisë. Është e vërtetë se kundërshtitë e mia me Nanon kanë qenë të panumërta, por marrëveshjet tona i kanë shërbyer të mirës së vendit, siç i shërbeu marrëveshja me Ramën, integrimit tonë në NATO", - shtoi Berisha.
I pyetur gjithashtu nëse pjesë e takimit me Nanon mund të ketë qenë edhe diskutimi për ambicien e ish-kreut socialist për t'u bërë President i vendit duke marrë edhe një orientim politik të djathtë, Berisha u përgjigj: "25 për qind e PS-së kërkon që të vijë djathtas. Ju të gjithë kërkoni Fatos Nanon, nuk mund t'ua sjell unë atë. Partia ime është e hapur, e moderuar për të pritur këdo".
www.shekulli.com.al
O Brari,
Shef ndonje rezik qe ky Fatosi te na vije ne PD e ti marr karigen Saliut.
Se mir qe na detyruan ti themi zotni ketij kelyshi komunist qe skemi len gje pa e share..
po mos na mer PD ky e na detyron te shajme Saliun...
Pa u mbushur 24 orë nga kthimi i vonuar në Shqipëri, për shkak të anulimit të fluturimeve nga reja vullkanike, kryeministri Sali Berisha ka dalë para medias me një informacion të detajuar për takimet e 5 ditëve më parë në Bruksel. (UPDATE)
Ai dorëzoi në Komisionin Europian 2283 përgjigjet e pyetësorit, prej të cilave Shqipëria do të vlerësohet, nëse do të marrë apo jo statusin e vendit kandidat.
Për të përkufizuar ecurinë e këtij proçesi, kryeministri Berisha e paralelizoi atë me udhëtimin e kthimit prej 2500 kilometrash për në Tiranë.
“Ky udhetim ishte siamez me udhetimin e shqiptarëve drejt Europës, i lodhshëm me sakrifica, jo pa dhimbje, por i suksesshëm dhe i sigurtë”, tha Berisha.
Por pengesa më e dukshme për Shqipërinë në marrjen e një përgjigjeje pozitive për statusin e vendit kandidat është ngerçi politik dhe mosmarrëveshjet e qeverisë me opozitën për zgjedhjet. Gjë që siç pohoi kryeministri Berisha ka qënë temë bisede në të gjtha takimet e tij në Bruksel.
Sipas kryeministrit Berisha ai ka rënë dakort me zyrtarët më të lartë të Brukselit për çuarjen përpara të dialogut me opozitën për të gjetur hapësirat e bashkëpunimit për transparencën e zgjedhjeve, siç tha kryeministri Berisha, brenda Kushtetutës.
“Hapësira është e plotë, e gjërë dhe totale. Në rast se opozita është e interesuar që të bëjë transparencën, insitucionet demokratike të këtij vendi, kushtetuta, shteti ligjor, kanë të gjitha proçedurat e përcaktuara, jo vetëm për të hapur kutitë e votimit, por edhe kasafortat më sekrete të këtij shteti”, deklaroi kreu i kabinetit.
Kryeministri Berisha i dha përgjigje edhe apelit drejtuar shqiptarëve të kreut të opozitës Edi Rama për t’u bashkuar në protesta për rrëzimin e qeverisë, që mund të çojnë, siç thotë zoti Rama, deri në mosbindje civile.
“Të recitosh Fan Nolin me slogane të Haxhi Qamilit, është zgjedhje mjerane. E rëndësishme është që opozita të ketë të gjitha hapësirat për protestë, por në një shtet ligjor, mosbinjda civile merr përgjigje ligjore”, tha me kryeministri Berisha.
Duke informuar se gjatë qendrimit në Vjenë ai është takuar me ish-kreun e Partisë Socialiste, Fatos Nano, kryeministri Berisha hodhi poshtë si spekulime të medias komentet për një marrëveshje 20 vjeçare mes tij dhe zotit Nano.
Kryeminstri Berisha u tregua i kujdesshëm të vlerësojë kontributin e zotit Nano për integrimin europian dhe atë të zotit Rama për anëtarësimin e vendit në NATO.
“Duke takuar Nanon, kam treguar respekt për të majtën shqiptare në kontributet për integrimin e vendit. Nëse theksova se zoti Nano është lideri historik i të majtës, kjo është e vërtetë, aq sa është e vërtetë se zoti Rama është kryetari i PS-së. Unë këto nuk i konfondoj”, sqaroi kreu i maxhorancës.
Kryeministri Berisha nuk i dha përgjigje direkte pyetjes, nëse me afrimin e zgjedhjes së presidentit, ai po përpiqej të afronte zotin Nano, duke e larguar atë nga PS-ja. Ai e kaloi atë me një batutë, të ngjashme me atë kur u pyet, nëse me ndryshimin e programit, duke përfshirë ish-të persekutuarit dhe ish-pronarët, zoti Rama po tentonte te merrte elektoratin e qendrës së djathtë.
“Zoti Rama mund të më marrë mua ndonjë anëtar apo ish-anëtar, por kjo nuk është një gjë kaq anormale. Edhe Rama vetë mund të kishte qënë anëtar i PD-së, se unë nuk kam qënë kundër dhe ai e di këtë”, tha Berisha.
Përsa i përket liberalizimit të vizave, kryeministri Berisha u shpreh i sigurtë për mbajtjen e premtimit se vendimi për heqjen e vizave do të merret brenda këtij viti.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=180962&ref=fp
krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet
ooo Nje mikus palafikus..
ku ke qene ne 97-ten?
ne se ke qene ne hallate te babit si ki systemi polpotis e si ki davidi i artedaderucit.. ahere ka ardhur koha qe ai te te tregoje se cfar hoqi populli .. femijet grate e burrat nga kallashi altino dardhoist zabito causho gjinushist.. pra nga kallashi i seli-m rozit..
Prandaj cdo shqiptar i mire do paqe..do dite te bukura ku nuku fluturojne plumbat e predhat mbi kokat e femijve e ku nuku perdhunohen vajzat e vlores nga detashmentet e zan caushit te namik dokles se indrit dokle e dardho altin arapave.. e nuku digjen te gjalle policet ne qaf muzinen ku komandon gjoleku i ruc males se edvinit te nexhit luize hoxhe.
prandaj o nje mik i ngjeles.. a i ndokes qe e hodhi ne ere mikun mina-beres me celular per te fituar kredi tek selime rozja.. cdo takim politikanesh qe synojne stabilitetin qetesine e dite qe rrjedhin me pune e hare e jo me tritol e tym te zi era kufomash.. duhet pershendetur me gjithe fuqine e zemrave.. ne se kini te tilla..
prandaj brari e pershendet angazhimin e Nanos per shqiperi stabile e jo anarki sic doni ju sifilizat e edvinit qamil haxhi e caush..
ju deshironi nje shqiperi si kjo me poshte.. ?
ne atdhetaret nuk e duam keshtu..
jo po babi im behet doganier mendoni ju rrufjanet po u beti revolucion..
jo po tezja ime behet prape tendero-kullufitese arsyetoni ju e prandaj yxhym o edvin coje shqiprin ne gremin.. se ashtu i ndertojme vilat per dy jave kur mami e babi fitojne pas revolucionit.. thase me dollare..
e per keto gjera nuku puqemi ne ne mendime me ju kulisherine ruco erion sesero-gjinushiste..
prandaj brari do luftoje sa te munde qe te mos na shohin syte si keto pamje.. qe po don ed ruci te na i dhuroje perseri me 30 prill e me tujte..
.
Mire Sali Berisha qe eshte psikopat,por ama ne si shqiptare duhet te rrijme urte e ta hajme turpin me buke.
Keta te dy ja bene varrin Shqiperise,qe sot mbas miliardave euro jemi shtet qe na llogarisin mbas Bosnjes.
Keta te dy nuk lane gje pa i bere njeri tjetrit,nuk lane faqe gazete pa mbushur me genjeshtra,me mafie e kurvllek.
Kurse sot na dalin bashke si dy zagare qe perlyhen me jarget e tyre,duke tallur lesht me nje popull te tere.
Sali Berisha pranoi te beje pazare me nje njeri si Ilir Meta qe akoma sot e kesaj dite ka ne burgje korrieret e tij te droges.
Neser do beje pazare me Fatos Nanon,nje tjeter zagar nga historia e vjeter.
Hallall atyre qe jetojne ne Shqiperi se paskan qene shume te forte e shume durues.
Dje u dha lajmi se ne Irak komisioni i zgjedhjeve ka vendosur te rinumerohen votat sepse ka pasur çrregullsi.
Kjo ndodh ne Irak e qe duhet te na beje te reflektojme mbi shoqerine shqiptare dhe klasen politike qe e drejton.
Quod timor cladis.
Sed intuitum amet elit vitae est
Ore mjer populli se ato si demokrat si socjaliste me njeri tjetrin hajn dhe pijne,po ctu besh ca injoranteve qe besojn akoma ne ideale te partive te tyre dhe vete e kan barkun bosh,ose me mire kan nja 4 apo 5 vjet qe nuk i nxjerrin ndonjehere familjen e tyre per te ngren nje drek ne ndonje vend te bukur se nuk jua mban xhepi,po mir tju behet se preferojn me mire te thone rroft kjo parti ose ajo parti se te ken gje ne xhepin e tyre.
Revolution 1848
Krijoni Kontakt