Çfarë po mendoni ne keto momente?
Ta them të drejtën duke e parë situatën politike në Maqedoni, vrasjen e 4 shqiptarëve, shkeljet e të drejtave të tyre themelore, diskriminimi në shumë institucione publike dhe në të kaluarën Enciklopedia e shumë e shumë gjëra anti-shqiptare sikur projekti "Shkupi 2014" nuk më mbetet të mendoj asgjë tjetër vetëm se si t'i ndihmoj atyre, e lus Zotin që të ma mundësoj të bashkohem në rradhët e tyre dhe bashkë ta luftojmë armikun tonë dhe një herë e përgjithmonë t'i japim fund ketyre marrëzirave të cilat në vazhdimësi po e preokupojnë popullin shqiptar në mbarë botën.
Vëllezër dhe motra, nuk ka shpëtim, herët apo vonë lufta do të shpërthej, uroj që të jemi të bashkuar, e të mos përçahemi, ngase të bashkuar mund ta mposhtim cilindo armik, ndërsa të përçarë do të jemi gjithëmonë të sunduar.
Ju këshilloj t'ja bëni këtë pyetje vetës, kur maqedonasi (greku - bullgari) është në gjendje të vdes (të japë jetën) për një tokë të huaj, pse ne si shqiptar nuk jemi në gjendje të flijohemi duke e mbrojtur këtë vend?!
Nuk dua ta bindi askënd që të jetë pjesë e një lufte, ngase konsideroj se secili prej nesh prej kohësh duhet të jetë i bindur dhe në momentin kur shperthen lufta të mos hamendet, por kam dro se ky mentalitet atdhetar si popull është duke na munguar.
Habitem se si tema kryesore ditore, janë EULEX-i në Kosovë dhe greva e urisë në Shqipëri, ndërsa flitet shumë pak për 4 personat e vrarë shqiptar të cilët ishin pjesë e UÇK-së, sa do që të jetë sakrifica e grevistëve në Shqipëri, derdhja e gjakun për vendin tënd i tejkalon, mirpo populli i kapur pas luksit, nuk ndien fare keqardhje për ndodhitë e fundit në rajon, a thua vallë çka do të ndodhte sikur personat që u vranë të ishin shtetas grek dhe të vriteshin midis Tiranes?! A mendoni që Greqia nuk do të reagonte dhe do të qendronte indiferenta siç qendrojmë ne?! apo edhe shembulli tjetër sikur një shtetas i Serbisë të vritej në Prishtinë, binduni Beogradi zyrtar do të çohej në këmbë dhe do të bënte trazira të ndryshme në Mitrovicë, apo edhe do të hakmirrej ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ndërsa ne qendrojmë fare të qetë pranë kolltuqëve tona dhe nuk na plas fare, thuajse keto pamje që shohim janë thjeshtë një film aksion me aktorët Silvester Stalone, Sharon Stone apo dikush tjetër dhe filmi sa do që të zgjasë ai do të dikur do të përfundoj dhe ne vazhdojmë fundi i fundit e dimë se është film, mirpo çka nëse kjo luftë ndodhë tek ne?! menjëherë kerkojmë ndihmë, ndërsa kur na u kerkohet ndihma nga dikush tjetër ne nuk ndihmojmë!
Krijoni Kontakt