-
Administratore
'Kosovë, o vatër stërgjyshore" - N.Babamusta
Kosovë e shenjtë, o Dardani,
ndër brezni,
me besnikëri e trimëri,
ke qit pushkë për liri.
Me kapedanë të dheut arbëror
me Ded Gjon Lulin, Idriz Seferin,
Isa Buletin, Azem e Shote Galica
i ke thënë jo robërisë,
s’je nënshtrue Serbisë.
Gjithmonë mbi pushtues fitimtare,
para botës qëndron krenare.
Janë stërnipët e Skënderbeut,
të kalitur me forcën e Anteut.
Në Londër Europa ne na cungoi,
prandaj sot ajo t’mos vonojë,
të drejtat njerëzore të plotësojë,
për pavarësi siç dëshirojmë.
Serbët, zjarrvënës shovinista,
Pjell e sëkeqes, bolshevista.
Ndal, dorës gjakatare!
Krimeve makabre!
Jo, luftës në Kosovë!
Kosova do fitojë.
Prandaj vëllezër:
Një komb të bashkuar,
Rreth të shejtit flamur arbëror!
Ma bën thirrje Nëna Kosovë!
Për të emblën gjuhë prindërore,
për trojet tona stërgjyshore.
Kurrë, Kurrë më,
s’do na e falë Historia,
Ç’menduri!
Nën pushtetin gjakësor,
Të krajlëve nga Serbia!
p.s. Krijimi u dergua ne adrese te forumit nga vete autori. Nuk e vendosa tek shkrimtaret shqiptare sepse ky eshte krijimi i vetem qe kam lexuar nga ky autor, s'gjeta ndonje liber te botuar apo krijime te tjera ne internet.
-
-
ka ike koha e vjershave, duhet pune me ece perpara kosova
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt