PASHKĖ 2010

ME GJITHĖ KĖTO, KRISHTI U NGJALL

+Anastasi
Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė

Klerit dhe popullit shpresėtar e Orthodhoks,
Bij tė shtrenjtė mė Zotin,

“Nėse nuk u ngjall Krishti, besimi juaj ėshtė i kotė” (1Kor. 15:17)

Njė mesazh tronditės mbizotėron nė tė kremten e sotme. I thjeshtė dhe plot kuptim: Krishti u ngjall! Dhe kumbon pėr dyzet ditė nė mbarė botėn orthodhokse. Bėhet fjalė pėr njė siguri nė tė cilėn Kisha mbėshtetet. Krishti u ngjall dhe bashkė me Tė u ngjall natyra njerėzore qė Ai mori.

Sigurisht, kjo Ngjarje tronditėse nuk ėshtė pranuar nga shumė vetė. Kėtu nė Shqipėri, nė periudhėn e errėt tė diktaturės ateiste, besimi dhe referimi nė Ngjalljen e Krishtit, konsideroheshin krim. Me gjithė kėto, shumė njerėz, nė thellėsi tė zemrės sė tyre, pohonin: Krishti u ngjall! Pėr mė tepėr, edhe sot ekzistojnė ideologji dhe fe qė mohojnė Ngjalljen e Perėndinjeriut. Me gjithė kėto, Krishti u ngjall!

Vetė nxėnėsit e Krishtit ngurruan pėr lajmin e parė tė Ngjalljes. Por mė pas shpalosėn tė gjitha fuqitė e tyre pėr tė predikuar mesazhin gėzimprurės qė ndryshoi historinė e njerėzimit. Apostull Pavli, i cili bashkė me apostujt e tjerė ngulmonte nė ngjarjen e Ngjalljes, nė letrėn e tij drejtuar Korinthianėve formuloi nė mėnyrė absolute njė hipotezė tė vyer: “Nėse nuk u ngjall Krishti, predikimi ynė ėshtė i kotė, dhe besimi juaj i kotė” (1Kor. 15:14). Dhe pastaj pėrsėriti: “Po nėse nuk u ngjall Krishti, besimi juaj ėshtė i kotė dhe jeni ende nė mėkatet tuaja” (1 Kor. 15:17). Pa sigurinė e Ngjalljes, besimi i krishterė ėshtė “i zbrazėt”, bosh, pa pėrmbajtje esenciale dhe “i kotė”, i padobishėm.
Kjo fjalė tingėllon e ashpėr, por pėrbėn esencėn e Ungjillit. Nėse hiqet Ngjallja, e tėrė ngrehina e krishterė rrėzohet. Nuk shpėtojnė as idetė e jashtėzakonshme, as mėsimet e mrekullueshme, as shembujt e admirueshėm. Elementi i vyer, unikal dhe jetėdhėnės i Krishterimit ėshtė Ngjallja. Shumė do tė preferonin njė predikim tė krishterė qė do tė kufizohej nė mėsime morale edukuese dhe gjėra tė pėrgjithshme rreth reciprocitetit, barazisė, paqes, pa pasur predikimin rreth Ngjalljes. Por njė “krishterim” i tillė ėshtė pa shije, jo i pėrsosur, pa frymė jete. Pėrfundimisht nuk ėshtė Krishterim.
Arsyetimi i Apostull Pavlit plotėsohet nė vargun pasardhės, “nė shpresofshim nė Krishtin vetėm nė kėtė jetė, jemi mė tė mjerėt e gjithė njerėzve” (15:19). Nėse shpresa jonė e krishterė kufizohet vetėm nė kėtė jetė, atėherė jemi njerėzit mė tė mjerė dhe tė denjė pėr t’u vajtuar. Por e vėrteta ėshtė se Krishti ėshtė ngjallur duke u bėrė pema e parė pėr ngjalljen e tė fjeturve. “Po tani Krishti u ngjall prej sė vdekurish; u bė pema e parė e atyre qė kanė fjetur” (1 Kor. 20-21). Pavli e shtjellon mė tej argumentimin e tij duke theksuar se tė gjithė e kemi prejardhjen nga Adami, por shton se tė gjithė ata qė janė trupėzuar nė Krishtin do tė marrin pjesė nė jetėn e re. “Sikurse vdekja erdhi me anė njeriu, kėshtu edhe ngjallja e tė vdekurve ėshtė me anė njeriu. Sepse sikurse tė gjithė vdesin nė Adamin, kėshtu edhe tė gjithė do tė marrin jetė nė Krishtin” (1 Kor. 21-22). Krishti jo vetėm u ngjall, por ngriti dhe ngjalli bashkė me Veten natyrėn njerėzore, tė cilėn mori.
Kisha Orthodhokse e shpall me kėmbėngulje kėtė siguri shpėtimtare, duke psalur nė mėnyrė tė pėrsėritur “Krishti u ngjall!”. Dhe thekson nė tė njėjtėn kohė: Ngjallja e Krishtit shpall se e vėrteta ėshtė mė e fuqishme sesa gėnjeshtra; e mira ėshtė mė e fortė sesa e keqja; dashuria ėshtė mė e fuqishme se urrejtja; jeta ėshtė mė e fortė se vdekja. Ungjilli nuk kufizohet vetėm nė udhėzime morale. Vėrteton edhe ngjalljen tonė ontologjike. Prandaj mbetet njė mesazh gėzimprurės, i pandryshuar nė shekuj.
Ne nuk jemi naivė, e dimė se shumė nga njerėzit tanė nuk e pranojnė “shpresėn qė ndodhet ndėr ne”. Ndoshta me inat kėmbėngulin pėr tė mos e pranuar ose e quajnė tė parėndėsishme. Me gjithė kėto, Krishti u ngjall! Nuk ka arsye ta fshehim se ngurrimi depėrton edhe nė zemrat e shumė tė krishterėve. Por me gjithė ngurrimet dhe kundėrshtitė, Krishti u Ngjall!
Kėtė siguri ngjallėsore Kisha jonė na fton ta jetojmė nė mėnyrė sa mė tė ndėrgjegjshme nė tė kremten e sotme tė ndritshme. Edhe pse ndonjėherė mendja jonė ka besim tė pakėt, Krishti u ngjall! Ajo qė sot kėrkohet ėshtė qė ky besim tė mbėshtetet brenda nesh, tė bėhet mė i qartė dhe i palėkundur. Dhe pėr mė tepėr, tė shpallet me guxim nė ambientin tonė, si nė tė afėrmin dhe nė tė largėtin: Krishti u Ngjall!
Shekujt qė kaluan dėshmojnė se besimi i krishterė ka qenė ēdo gjė tjetėr veēse jo “i zbrazėt” dhe “i kotė”. Ky besim ēeli horizonte tė reja pėr pranimin e tė Pashprehshmit me fjalė. U ofroi miliona njerėzve fuqi tė pashtershme qėndrueshmėrie, krijimi dhe pėrpjekjesh tė mrekullueshme, i shfaqi ata protagonistė tė pėrparimit dhe qytetėrimit.

Vėllezėrit e mi, le tė gėzojmė Pashkėn e sivjetshme, duke i kėrkuar Zotit tė Ngjallur tė fuqizojė besimin tonė nė Ngjalljen e Tij dhe tė pėrforcojė mentalitetin tonė ngjallėsor. Nė atmosferėn mbytėse qė derdhet pėrreth nesh, e cila shpesh na e vėshtirėson frymėmarrjen dhe shikimin, drita ngjallėsore le tė hedhė dritė mbi mendimin tonė, le tė ndriēojė mendjen dhe ndėrgjegjen tonė, le tė fuqizojė zemrėn tonė. Sigurisht, realiteti i pėrditshėm me tė cilin pėrballemi, padrejtėsitė, privimet, nuk kanė reshtur sė ekzistuari. Me gjithė kėto, Krishti u ngjall! Sigurisht, dhimbjet nga tė papriturat- varfėria, sėmundjet, vdekjet dhe tė tjera tė kėqija- janė shpesh tė padurueshme. Me gjithė kėto, Krishti u ngjall!
Po, besojmė nė Ngjalljen. Kėtė e shpall fuqishėm ky tubim i yni i tėrėndritshėm. Dhe besimi ynė nuk ėshtė “as bosh” dhe as “i kotė”. Ėshtė burim i tėrėndritshėm i jetės dinamike dhe frytdhėnėse. Krishti u Ngjall!

Me dashurinė e tėrė shpirtit nė Krishtin e Ngjallur,
+ Anastasi
Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė.