KMDLNJ dënon ashpër sulmin kundër humoristit Rasim Thaçi
Në një reagim të KMDLNJ-së, lidhur me sulmin fizik kundër humoristit Rasim Thaçi, nga persona ende të panjohur thuhet se sulmi i tillë brutal nuk ka të bëjë fare, me ruajtjen e ndjenjave fetare e më së paku me vlera fetare, por po bëhet përpjekje që përmes dhunës dhe frikës të imponohen do standarde të reja dhe të importuara të një besimi fetar i cili nuk e lejon asnjë alternativë tjetër! Kosova njihet si mjedis jashtëzakonisht tolerant sa i përket fesë, andaj ky krim ndaj Rasim Thaçit është një porosi shumë e keqe dhe një keqpërdorim flagrant nga ata që kinse e mbrojnë pastërtinë e fesë", theksohet në këtë reagim, duke kërkuar nga Bashkësia Islame e Kosovës që të distancohet nga ky veprim i dhunshëm sepse, sepse siç thuhet, "çdo mëdyshje e saj për ta dënuar krimin krijon hapësirë për krime të reja"! KMDLNj e dënon këtë krim ndaj Rasim Thaçit dhe kërkon nga organet e ndjekjes që urgjentisht ta zbardhin këtë rast duke i arrestuar të dyshuarit dhe duke i përballur ata me ligjin! KMDLNJ rikujton se nuk është ky rasti i parë që në emër të ruajtjes së fesë sulmohen persona me autoritet madje edhe nga radhët e vetë Bashkësisë Islame të Kosovës, sikur ka qenë ishte rasti i sulmit kundër Xhabir Hamitit dhe sulme të tjera të kësaj natyre.
Krijoni Kontakt