Close
Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 187
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Ekstremistë Islamikë marrin përsipër sulmin ndaj Cimës

    Viktima Rasim Thaçi ende nuk është në gjendje të japë deklaratë në Polici
    Ekstremistë Islamikë marrin përsipër sulmin ndaj Cimës


    Persona të panjohur përmes një e-maili anonim kanë marrë përgjegjësinë për tentativë vrasjen e humoristit kosovar Rasim Thaçit - Cima.
    Policia është duke e hetuar edhe këtë mundësi, ndërsa Bashkësia Islame e Kosovës kërkon që të mos fyhen ndjenjat e myslimanëve, ngase mund të ndodhin edhe raste, siç është sulmi ndaj Cimës


    Prishtinë, 14 Prill - Një e-mail i panënshkruar, dërguar Policisë dhe mjeteve të informacionit, kumton se humoristi Rasim Thaçi-Cima është sulmuar, për shkak të humorit të tij me fenë islame.
    Autorët anonimë të e-mailit të dërguar të enjtën thonë se u "tërheqin vëmendjen të gjithë atyre që tallën me fenë islame".
    Policia ka konfirmuar të enjtën se e ka marrë këtë e-mail. Bashkësia Islame, ndërkaq, ka tërhequr vërejtjen që të kihet kujdes kur përmendet islami. ngase dikush mund të ndihet i fyer.
    Humoristi kosovar Rasim Thaçi, i njohur me nofkën Cima, është sulmuar disa ditë më parë, afër banesës së tij, dhe është qëlluar katër herë me thikë. Ai ka qenë në rrezik për jetën.
    "Të nderuara media, me anë të këtij e-maili duam t'ju informojmë rreth së vërtetës së rastit Rasim Thaçi, 'CIMA'. Nuk është e vërtetë se ka qenë tentim vjedhje, po aq e pavërtetë marrja e kartelës së bankës, sepse nuk është e vërtetë t'i merret kartela dhe t'i lihen të hollat", thuhet në e-mailin anonim që u është dërguar mediave.
    "Arsyeja e vetme e rastit 'CIMA' është humori i tij i pamoralshëm dhe marrja nëpër këmbë e Fesë Islame dhe Dijetarëve të saj".
    Rasti i sulmit ndaj humoristit Thaçi, sipas Policisë, kishte ndodhur me qëllim plaçkitjeje, pasi viktima ishte sulmuar afër banesës së tij, pas shpine, pak minuta pasi kishte nxjerrë para nga bankomati. Ende nuk dihet nëse sulmuesit nuk kanë dashur t'ia marrin paratë apo nuk kanë mundur, ndërsa kartela e bankës që Cima kishte mungon që nga momenti kur është sulmuar.
    Bashkëshortja e Cimës i ka thënë gazetës të enjtën përmes telefonit se bashkëshorti i saj ende nuk është në gjendje t'i kujtojë në detaje nga sulmi, pasi që ende nuk e ka marrë veten. "E kemi sjellë në shtëpi, i ka dy therje në shpinë, një në këmbë dhe një gërvishtje me thikë nën sqetull. Nuk është në gjendje të tregojë në detaje se çka ka ndodhur. E kanë sulmuar pas shpine dhe mungon kartela e bankës", ka thënë bashkëshortja e Cimës.
    Ajo ka deklaruar se nuk di të thotë asgjë, nëse sulmi është bërë me motivin për humor ndaj fesë islame në skeçe humoristike, megjithëse ka thënë se Cima nuk ka ndonjë skeç që e ofendon fenë. "Atij nuk i kujtohet nëse ka marrë ndonjë porosi, përveç dhunës, dhe i mungon kartela e bankës. Ai ka luftuar për jetën dhe ne kemi vrapuar t'ia shpëtonim jetën, e kemi gjetur në gjendje shumë të rëndë, ndërsa për ato e-maila që kanë ardhur ne nuk dimë asgjë", ka deklaruar ajo.
    E-maili që u është derguar mediave të enjtën ka arritur edhe në Policinë e Kosovës, e cila ka nisur ta shikojë si mundësi për kapjen e të dyshuarve. Sipas Policisë, e-maili anonim që është shpërndarë ditën e enjte tashmë përbën një prej pistave të Policisë për hetim të rastit, ndërsa edhe pas pothuajse një javë hetimesh nuk kanë ndonjë të dyshuar për sulmin.
    "Edhe kjo është një prej pistave të hetimeve të hetuesisë, mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore viktima ende nuk ka dhënë deklaratë", ka njoftuar Zyra për media e policisë.
    Bashkësia Islame e Kosovës, duke e dënuar sulmin, njëherësh ka shfrytëzuar rastin të theksojë që të kihet kujdes kur përmendet islami, ngase dikush mund të ndihet i fyer.
    "Nuk kam ndëgjuar për këtë punë, por me siguri edhe ne e dënojmë një akt, nëse është me motive të tilla, edhe pse liri e shprehjes, sipas neve, nuk nënkupton të fyesh ndjenjat e të tjerëve, por përndryshe ne e dënojmë çdo rast apo akt vandal", ka deklaruar Ahmet Sadriu, udhëheqës i sektorit për shtyp në Bashkësinë Islame të Kosovës.
    Megjithëse nuk ka folur për ndonjë rast specifik ku Cima ka bërë humor me fenë islame, ai ka kërkuar të kihet kujdes nga gjithsecili që të mos kalojë kufijtë e lirisë së shprehjes.
    "Është e vërtetë se ka fyerje të ndjenjave dhe kisha bërë apel që të jenë të kujdesshëm, sepse kjo mund të reflektohet negativisht dhe mund të këtë edhe raste të tilla që mendojnë se kanë të drejtë të reagojnë në atë formë", është shprehur ai, duke theksuar se e dënon aktin e sulmit, që për pak sa ia ka marrë jetën aktorit kosovarë.
    Por pikërisht për këto arsye, për të cilat është ankuar Sadriu, edhe personat anonim thonë ta kenë sulmuar Cimën.
    "Me anë të kësaj letre u tërheqim vërejtjen të gjithë atyre që luajnë dhe tallen me Fe Islame. Kjo e cila ka ndodhur me Cimën nuk është asgjë në krahasim me atë çfarë mund t'u ndodh atyre, të cilët tallen dhe luajnë me Fe Islame, pra le të jetë kjo një mësim për të gjithë", thuhet në e-mailin anonim.
    Në letrën anonime nuk tregohet se për cilin skeç apo humor të Cimës bëhët fjalë. /koha/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Meqë publiku "nuk i din" rastet se kur Cima ka fyer fenë Islame dhe Muslimanët, sa për rikujtim po sjell disa video

    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    ma se miri do te ishte ndalimi i te gjitha religjioneve...
    si ne kohen e Enverit .

  4. #4
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Kulminacioni u arrit, kur Cima publikoi videoprojektin më të ri "Haxhi Cima në diskotek" i cili videoprojekt ishte fyerje e ashpër ndaj Muslimanëve të cilët kryejnë ritualin e haxhxhit dhe për femrat Muslimane të cilat mbulohen.
    Po ua sjell videon ku arrinë pikën kulminante të ofendimit ndaj motrave Muslimane, Muslimanëve në përgjithësi, e në veçanti fesë Islame.

    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  5. #5
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Edhe kesoj lloj problemesh na kane munguar
    Nje tufe injorantesh ti shkojne nga mbrapa me thika, njeriu merret vesh me fjale
    Shume lehte mund te kishin bere ankese tek TV qe i transmetoi keto vidjo
    Sherim te shpejte Cimes

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    rrace e keqe.
    a mund ti thone vetes shqiptare keta mjeker palaret?

    nuk do kete bashkim pa u eliminuar elemente te tille.
    I support Papa Joseph Ratzinger.
    Me mire nje armik i zgjuar se nje mik budalla.

  7. #7
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    E paskeni marrë me vrull lajmin, mos u ngutni është thjesht një lajm, apo thënë ndryshe informacion.
    Feja Islame po shëndrit edhe në qytetin e Ferizajit ku personalisht më bjen ta vizitoj shpesh, të paktën një herë në muaj, andaj ju këshilloj që t'i shihni edhe gabimet e Cimes para se t'i akuzoni "ekstremistët" Islamikë.

    Çdo të mirë
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    turp , per ata qe i sulmojn aktorë , artistat ne pergjithsi
    po dojn me ja inponue fejen popullit ...
    gimche , pse nuk i kan sulmue shkiet , kur ia shajshin fejen ???

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Vendndodhja
    ........
    Postime
    309
    Citim Postuar më parë nga busavata Lexo Postimin
    turp , per ata qe i sulmojn aktorë , artistat ne pergjithsi
    po dojn me ja inponue fejen popullit ...
    gimche , pse nuk i kan sulmue shkiet , kur ia shajshin fejen ???
    Nga je ti i sigurtë që atë e-mail nuk e kanë shkru shkijet ?

  10. #10
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga busavata Lexo Postimin
    turp , per ata qe i sulmojn aktorë , artistat ne pergjithsi
    po dojn me ja inponue fejen popullit ...
    gimche , pse nuk i kan sulmue shkiet , kur ia shajshin fejen ???
    I nderuar unë nuk jam zëdhënës i "ekstremistave" Islamikë e t'i shpjegoj arsyet, unë flas në emer timin dhe jo të dikujt tjetër, e aq më pak të atyre që e kanë kryer këtë akt, akti si akt që ka ndodhur ska dyshim se bie në sy të keq mirpo as Cima nuk është 100% i pafajshëm
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •