-
Të njohim Hyjin për të kuptuar më mirë mëkatin!
Të njohim Hyjin për të kuptuar më mirë mëkatin !
1 e Gjonit 2, 15-17
Mos e doni botën as gjërat që i përkasin botës. Nëse ndokush e do botën, në të nuk është dashuria e Atit. Sepse çdo gjë që është e botës: - lakmia e mishit dhe e gjakut, lakmia e syve dhe krenaria e jetës – nuk është prej Atit, por vjen prej botës. Bota kalon dhe lakmia e saj, kurse mbetet në amshim ai që kryen vullnetin e Hyjit.
Vap 3, 19)
Pendohuni, pra, e kthehuni, që t’ju shlyhen mëkatet.
Krijimi dhe historia mund të ecin në drejtime të ndryshme: sipas projektit të Hyjit të pranuar nga njeriu, ose sipas projektesh njerëzore në kontrast me projektin e Hyjit. Në rastin e parë, rrugët e historisë janë rrugë drejtësie dhe paqeje; në të dytin, rrëmuja e mëkatit dhe nënshtrimi i njeriut janë të pashmangshëm.
Nëse Hyji është forcë, mëkati është dobësi.
Nëse Hyji është liri, mëkati është nështrim, robëri.
Nëse Hyji është dhuratë, bashkim, e re jete, mëkati është egoizëm, vetmi dhe vdekje.
Një fjalë e urtë thotë që mëkati është “vepra e djallit që i bën anën e kundërt mirësisë”. Shpesh në fakt e keqja arrin të mbulohet dhe të marrë aspektin e së mirës. Por në fund tregohet ashtu siç është: mjerim.
vazhdon
-
-
Nëse biem në mëkat jemi të ndarë nga Hyji dhe nga vëllezërit !
1 e Gjonit 2, 15-17
Mos e doni botën as gjërat që i përkasin botës. Nëse ndokush e do botën, në të nuk është dashuria e Atit. Sepse çdo gjë që është e botës: - lakmia e mishit dhe e gjakut, lakmia e syve dhe krenaria e jetës – nuk është prej Atit, por vjen prej botës. Bota kalon dhe lakmia e saj, kurse mbetet në amshim ai që kryen vullnetin e Hyjit.
Vap 3, 19)
Pendohuni, pra, e kthehuni, që t’ju shlyhen mëkatet.
Fjala e Zotit na e ka bërë familjar raportin mes Hyjit dhe njeriut nën formën e besëlidhjes. Në origjinë është një besëlidhje mes Hyjit dhe Adamit;
me një besëlidhje Hyji i lidh pas vetes Noehin dhe bijtë e tij, brezin që i ka ikur përmbytjes;
besëlidhja me Abrahamin përkryhet në Sinai në pasaardhësit e tij;
një besëlidhje përfundimtare dhe e përjetshme është ajo që Ati, në Gjakun e Krishtit, inauguron me njerëzimin e ri të dalë nga ringjallja.
Hyji shpëton duke u vënë në bashkim me njerëzit dhe duke krijuar bashkim mes tyre.
Kur ata pranojnë të jetojnë dhe të veprojnë në këtë bashkim janë të shpëtuar; kur refuzojnë, atëherë bien në mëkat.
Profetët kanë shprehur besëlidhjen me imazhin martesor. Hyji është “dhëndri” dhe populli është “nusja” e tij. Kur Izraeli adhuron hyjnitë e tjera e quajnë nuse prostitutë, jo besnike, lavire: “__” (Oz 2, 4.7). Interesi i saj, pak prej lënde, një gjë e ndëyrë, bëhet një hyjni, nje idhull që fatkeqësisht mund të zëvendësojë Hyjin.
Bibla e përshkruan mëkatin si “idhujtari”, një atentat ndaj Hyjit, një shtrembërim i imazhit të Hyjit që është në njeriun. Shën Agustini e përkufizon si një shkëputje nga Hyji dhe një përkulje mbi krijesat (Qyteti i Hyjit 12, 6).
Idhulli – në fund – është simboli i një force natyrore të lartësuar çuditërisht në mënyrë absolute. Ndoshta është vetëm një gisht para syrit, por në sy të atij që shikon merr përmasa të papërshkrueshme. Nëse ky është idhulli, idhujtaria sot më shumë se kurrë është aktuale dhe meriton denoncimin e librit të Urtisë: “__” (Sap 14, 22-26).
Duket një listë e mëkateve të ditëve të sotme. Kur njerëzit e humbasin ndjenjën e Hyjit shëmtohen dhe korruptimi përparon duke u derdhur.
Njeriu me mëkatin, duke iu mohuar Hyjit, refuzon Krishtin dhe projektin e njeriut të ri, tradhton detyrën të shërbejë vëllezërit, të shndërrojë botën dhe të drejtojë krijimin në lavdinë e Krijuesit.
-
-
Nëse njeriu shikon brenda zemrës së tij zbulon që është i prirur ndaj të keqes dhe i zhytur në shumë mjerime..!
1 e Gjonit 2, 15-17
Mos e doni botën as gjërat që i përkasin botës. Nëse ndokush e do botën, në të nuk është dashuria e Atit. Sepse çdo gjë që është e botës: - lakmia e mishit dhe e gjakut, lakmia e syve dhe krenaria e jetës – nuk është prej Atit, por vjen prej botës. Bota kalon dhe lakmia e saj, kurse mbetet në amshim ai që kryen vullnetin e Hyjit.
Jemi të infektuar nga mëkati dhe të shëlbuar nga Jezusi.
Vap 3, 19)
Pendohuni, pra, e kthehuni, që t’ju shlyhen mëkatet
Aspektet e mëkatit në sferën shoqërore do të mbeteshin të pakuptueshme nëse nuk do të na ndriçonte besimi rreth asaj që ka qenë gjithmonë fuqia e së keqes në botë – misteri i ligësisë - duke filluar nga mëkati i parë i njeriut. Mes këtyre dhe të gjithë mëkateve të tjera ekziston një lidhje e ngushtë solidariteti dhe në këtë mëkat të parë gjenden të përfshirë të gjithë njerëzit. Koncili i Vatikanit të II-të duke përmendur këto realitete vë në dukje se si njeriu, i nënshtruar skllavërisë së ashpër të mëkatit, është i paaftë të shpëtojë i vetëm: “I krijuar nga Hyji në një gjendje drejtësie, njeriu, i tunduar nga i keqi, që nga fillimi i historisë e shpërdoroi lirinë e tij duke u ngritur kundër Hyjit dhe duke dëshiruar të arrinte qëllimin e tij jashtë tij... Ajo që na tregohet nga zbulimi hyjnor përkon me të njëjtën eksperiencë. Në fakt, nëse njeriu shikon brenda zemrës së tij zbulon që është i prirur ndaj të keqes dhe i zhytur në shumë mjerime që sigurisht nuk mund të rrjedhin nga Krijuesi që është i mirë. Shpesh, duke refuzuar të njohë Hyjin si origjinën e tij, njeriu ka thyer rregullin e duhur në raport me qëllimin e tij përfundimtar, dhe në të njëjtën kohë gjithë orientimi i tij, qoftë ndaj vetes, qoftë ndaj njerëzve të tjerë dhe drejt të gjitha gjërave të krijuara. Kështu njeriu gjendet i ndarë në vetvete. Për këtë tërë jeta njerëzore si individuale ashtu kolektive paraqet karakteristikat e një lufte dramatike mes të mirës dhe të keqes, mes dritës dhe errësirës. Përkundrazi, njeriu gjendet i paaftë të kalojë me efikasitet nga vetvetja sulmet e të keqes, kështu që secili ndihet si i lidhur me zinxhirë” (GS, 13).
Pamja tragjike e këtij realiteti vë në pah me gjithë dukjen nevojën e sakrificës së pashkëve të Krishtit, që rijep lirinë që të mos jemi më skllevër të mëkatit, por të gjallë për Hyjin në Krishtin Jezus.
Në të njëjtën kohë vdekja e Krishtit është shenjë e zemërgjerësisë së bollshme të Hyjit për njeriun: mëkati i lë hapin hirit, “misteri i ligësisë” “misterit të shpëtimit”.
I madh është mëkati i njeriut – i pari dhe gjithë të tjerët – por më e madhe dashuria e Hyjit. Pavarësisht nga pabesnikëritë e njerëzve, projekti i Hyjit mbi gjithësinë vazhdon të aktualizohet për vepër të Shpirtit të Krishtit. Vullneti i shpëtimit të Zotit vazhdon mirëbërës gjatë gjithë rrjedhës së historisë njerëzore e thirrur të shndërrohet nga histori mëkati në histori hiri: “__” (Rm 5, 20).
-
-
Bota kalon dhe lakmia e saj, kurse mbetet në amshim ai që kryen vullnetin e Hyjit!
1 e Gjonit 2, 15-17
Mos e doni botën as gjërat që i përkasin botës. Nëse ndokush e do botën, në të nuk është dashuria e Atit. Sepse çdo gjë që është e botës: - lakmia e mishit dhe e gjakut, lakmia e syve dhe krenaria e jetës – nuk është prej Atit, por vjen prej botës. Bota kalon dhe lakmia e saj, kurse mbetet në amshim ai që kryen vullnetin e Hyjit.
Ku mund të kalohet nga jeta në vdekje
Tradita e krishterë ka futur, veçanërisht gjatë shekujve më të afërt, një dallim mes mëkateve: i lehtë dhe i rëndë ose, me shprehje teologjike analoge, venial dhe i vdekshëm.
Me sjellje që turbullojnë, edhe pse pa e thyer, raportin me Hyjin dhe me vëllezër është e mbushur jeta e gjithë besimtarëve, me përjashtim të Nënës së Jezusit.
Por mëkati në kuptimin e vetë fjalës është mëkati i vdekshëm, që në sostancën e tij është thyerje e thellë dhe rrënjësore me Hyjin, që privon nga jeta hyjnore, jep vdekjen dhe përjashton nga Mbretëria.
(Gal 5, 19-21).
Tashti, veprat e mishit e të gjakut janë të njohura. Ato janë: fëlligështia, papastërtia, shfrenia, idhujtaria, magjia, armiqësitë, grindjet, smira, hidhërimi, ngacmimet, dasitë, mospërkimet, zilitë, zdërhalljet, ndejat me pije e qejfe e të tjera si këto. Lidhur me këto po ju vë në dijeni që tani, siç jua thashë më parë: kush i bën këto, nuk do ta trashëgojë Mbretërinë e Hyjit.
Lista të ngjashme gjenden në tekste të tjera të Besëlidhjes së Re, që denoncojnë, për shembull, se sa është e rëndë apostazia (domethënë mohimi i fesë), të vrasjes, të tradhëtisë, të vjedhjes, si faje që përjashtojnë nga bashkimi me Hyjin dhe me vëllezërit, dhe prandaj ndalojnë pjesëmarrjen në Eukaristinë.
E tillë mbetet rëndesa e këtyre fajeve, Kisha nënvizon sot “forma historike mëkati që nuk meritojnë më pak ashpërsi gjykimi. Korruptimi administrativ, shpërdorimi i pushtetit, tregu pornografik dhe forma të tjera shtypjeje të njeriut fshehin në mënyrë jo të dukshme, nën mburojën e strukturave shoqërore, përgjegjësi shumë të rënda personash dhe grupesh” (EvSPU, 46). Format e ligësisë që këto realitete të hidhura përmbajnë, përbëjnë gjithmonë një thyerje të dashurisë, qoftë edhe me cilësi të ndryshme morale.
Nuk është e vështitë të vërehet se si sot është e thjeshtë të humbasim ndjenjën e mëkatit, ose të strehohemi në gjykime thjesht subjektive, qofshin ato të ashpra apo jo, duke mohuar çdo kriter që lejon të kuptohet objektivisht çka është e mirë dhe çka është e keqe.
Një zhvillim i vërtetë i shkencave antropologjike, në veçanti i psikologjisë, shërben padyshim të lirojë njeriun nga kompleksi i fajeve dhe nga tabù të vërteta ose, dhe i ofron mundësi të reja për të pohuar lirisht ndërgjegjen e tij. Por, së pari, është fjala e Hyjit që zbulon dhe gjykon realitetin e mëkatit, duke e penguar njeriun të gënjejë vetveten.
Në këtë pamje besimi, nuk është e mundur para së gjithash të mos pranohet që njeriu e ka “këtë pushtet të tmerrshëm të shkëputet nga Krijuesi dhe Shëlbuesi i tij, duke thyer me vetëdije dhe me lëndë të rëndë nevojat e dashurisë së tij” (EvSPU, 47).
Më pas është detyrë e Kishës të zgjedhë, nën dritën e fjalës së Hyjit, rëndesën objektive të disa veprimeve ose të disa lëshimeve që janë mëkat i rëndë dhe që e kanë rrënjën e tyre të thellë në zemër; një detyrë që ajo është e thirrur ta kryejë me rreptësi, jo për të kërkuar ndjenja faji, por për të drejtuar në kthimin e vazhdueshëm dhe të sigurtë.
E megjithatë, edhe në gjykimin e rëndesës së mëkatit është përcaktues roli i ndërgjegjes personale. Është në këtë “vend të shenjtë” që secili, në fund, e gjykon konkretisht atë që është e mirë të bëhet dhe atë që ndryshe është e keqe të bëhet. Nga kjo rrjedh angazhimi i një edukimi të egër të vetë ndërgjegjes, e cila nuk duhet kurrë të gënjejë vetveten përballë realitetit objektiv të mëkatit. Detyra e secilit nga ne, në fakt, është të masë ndërgjegjen e tij mbi fjalën e Hyjit, të trashëguar dhe të interpretuar me vëtetësi në Kishë.
Kush ka familjaritet me fjalën e Hyjit, me liturgjinë e Kishës, me sakramentin e pendesës, e di se me sa këmbëngulje atërore Hyji vetë na provokon të formojmë një ndërgjegje të drejtë, duke i kundërshtuar gjykimet tona thjesht subjektive dhe duke kërkuar kurajon t’i njohim objetivisht mëkatet tona. “Vëllezër për t’i kremtuar denjësisht misteret e shenjta, t’i pranojmë mëkatet tona”: nuk është vetëm një hyrje e kremtimit eukaristik: është një kusht i vazhdueshëm për bashkimin tonë me Hyjin dhe me vëllezërit, premisa e çdo progresi të shpirtit. Është, përkundrazi, vepra e Shpirtit të Shenjtë në ne.
Është normale që mëkati i rëndë mund të kryhet vetëm nga një person moralisht i pjekur, domethënë personi që zakonisht ka aftësi për të vendosur personalisht.
Sa në të mirë aq në të keq, në fakt, zgjedhjet tona mund t’i jepen plotësisht përgjegjësisë sonë kur kryhen me vetëdije të plotë të mendjes dhe me pëlqim të lirë të vullnetit.
Është edhe e nevojshme të shënohet që “masa e vetëdijes dhe e lirisë së brendshme dhe pra e rëndesës së mëkatit mund të ndryshojë sipas moshës, rrethanave dhe personave” (EvSPU, 44). Për këtë është i nevojshëm një edukim më urtësi i cili, që nga fëmijëria e parë të lejojë të zhvillohet me harmoni dhe me qetësi personaliteti i secilit. Dhe nëse nuk është e ligjshme të fshihet realiteti i mëkatit, është edhe e vërtetë që njerëzve ai duhet t’u paraqitet jo që të dëshpërohen, por që të besojnë në dashurinë që shëlbon. Në fakt, Hyji zbulon misterin e të keqes për të zbuluar në Krishtin misterin e mëshirës së tij të pafund dhe festën e përgatitur për këdo që i drejton hapat e tij nga ai.
Edhe përballë sjelljesh të hapura mëkatare të të afërmit, asnjë nuk mund të lexojë në ndërgjegjen e tjetrit. Vlen gjithmonë në këtë kuptim rregulli ungjillor:
(Mt 7,21).
“Jo secili që më thotë: ‘O Zot, o Zot!’ do të hyjë në Mbretërinë e qiellit, por ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiell. Shumë do të më thonë atë ditë: ‘O Zot, o Zot, a nuk profetizuam në Emër tënd, a nuk i nxorëm shpirtrat e këqij në Emër tënd, a nuk bëmë shumë mrekulli në Emër tënd?’ Atëherë unë do t’u them: Kurrë nuk ju kam njohur! Shporruni prej meje, o keqbërës!”
Gjykimi përfundimtar në fakt është gjithmonë dhe vetëm i Shpirtit.
E pohon shën Pali duke thënë për vetveten:
(1 Kor 4,3-5).
3 Sa për mua, aspak nuk shqetësohem se më gjykoni ju apo çfardo gjyqi njerëzor. Por as vetë nuk e gjykoj vetveten. 4 Vërtet, ndërgjegjja ime nuk më padit për asgjë, por nuk është kjo që më bën të drejtë, sepse gjykatësi im është Zoti.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt