Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 67
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Shkrime (Poezi)!!!

    Islami (paqe)

    Mrekullia e nenqmuar
    Si loti i paster dhe i kulluar
    E verteta e injoruar
    Si uji I kthjellet dhe pastaj I turbulluar

    Thesari I porositur dhe I dedikuar
    Per njeriun mesim se si eshte krijuar
    Te meson se pse jeton
    Dhe te njofton me Zotin qe lindjen dhe vdekjen e dhuron

    Drita qe ndriqoi mendjen
    Ngjalli dashurin dhe gjeneroi endjen
    Keshilla qe ia ndriqoi rrugen njerzimit
    Ngjalli shpresen me ndihmen e pendimit

    Udherrefyes per ata qe mendojne
    Shperblim per ata qe besojne
    Suksese per ata qe meditojne
    Dhe rezultat te pritura per ata qe shpresojne

    Te mbeshtetesh tek islami
    E ndaluara quhet harami
    Nese per te bukuren te ka marr malli
    E lejuara quhet hallalli

    Te ofron zgjidhje ne veshtiresi
    Te ofron force ne trimeri
    Te ofron drejtesi ne padrejtesi
    Dhe ofron perkrahje ne dituri

    Kjo bote ka nevoje per nje tjeter faqe
    Eshte ne kerkim te arsyes ,po kerkon shkaqe…
    Islami eshte shpresa e fundit ,qe ofron paqe
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gimi3 : 30-04-2008 mė 13:14
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  2. #2
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Oh Zot , mė fal kur tė Ankohem

    Sot ,ne nje Autobus isha I ulur,
    E pashė nje vajzė me flokė te arta dhe e bukur
    Dhe deshiroja qe te jemė aq I dėlirė dhe tė I buzeqeshi
    Kur papritur ajo u ngritė per tu larguar
    E pashė atė duke qaluar per gjatė shtegut.
    Ajo kishte vetem nje kemb dhe barte nje mbeshtetėse
    Por derisa ajo kaloi, buzėqeshi…
    Unė i prekur nga kjo thash ne vete
    Oh Zot me fal mua ,kur te ankohem,


    A, i kam dy kėmb ?, Bota eshte e imja.


    >>
    Vazhdova rrugėn ngadal
    U ndala per ti blerė disa sheqerka tek nje djalė,
    Djaloshi qe shiste ishte shumė I bukur
    Bisedova me tė,ai dukej shumė kenaqur
    Me tha Edhe nese vonohem ,- I thash ska dėm
    Dhe derisa largohesha ,ai me tha mua
    Te falenderohem ,ju ishit shumė I sjellshem
    E verejtet, “tha ai, ”unė jam I verbėr”
    Ah sa me preku kjo thell ne zemer,
    Oh Zot me fal mua,kur te ankohem..
    Unė jam I pasur dhe duhet te gezohem,

    A , i kam dy sy ?, bota eshte e imja


    >>
    Derisa ecja ,ne nje vend te afert
    E pash nje femijė me sy te kaltėrt
    Ai qendronte dhe shikonte te tjeret se si luanin
    Ai nuk dinte se qfar te bente dhe perpjekjet e tij shuanin
    U ndala per nje moment dhe pastaj I thash!
    Pse nuk ju bashkangjiteni te tjereve, I dashur ?
    Ai shikoi para ,pa asnje fjalė,I stepur,
    Dhe ateher e kuptova. Ai nuk mund te degjonte
    Ishte perseri kjo qe ne zemer me rendonte
    Oh Zot me fal mua,kur te ankohem.
    Unė jam I pasur dhe duhet te gezohem.

    A, i kam dy vesh ?, bota eshte e imja


    >>Me kembė qe te me shpiejn ku te dojė.
    Me sy qe te shoh shkelqimin e perendimit te diellit.
    Me vesh qe te degjoj qka te dojė.
    Oh Zot mė fal mua ,kur te ankohem.

    Unė me te vertet jam I bekuar dhe bota eshte e imja


    Shikoni Video Clipin ne Vazhim ne Gjuhen Angleze>>










    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 12-03-2008 mė 14:34
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  3. #3
    Besimtar Musliman Maska e **tesa**
    Anėtarėsuar
    08-11-2007
    Postime
    8

    Krijime

    ...........................................LETER NENES.............................................





    Biri im,kjo eshte nje leter,


    nga nena jote,nje plake e gjore.


    Mbas kohes qe na largoi,si askend tjeter,


    me ne fund lapsin mora ne dore!


    Sa here loti rrugen ma preu


    mjegull e syve shikimin vodhi.


    Dielli zjarrte acarin theu,


    zemer e nenes tutje s'te hodhi!


    O biri im,shoh qe je rritur,


    je bere i madh,ne trup e mendje..


    Vec mos harro,gjykim i ndritur,


    t'keqen flak nga shpirti,pa fjale,me endje!


    Si te gjithe nenat,ashtu edhe une,


    shikimin tres tutje,larg,tek e ardhmja...


    Kurre mos harro,te dua shume,


    e drejta e nenes eshte me e madhja!


    Te pakten kete leter,ti bir,lexoje,


    aty,vec dhimbjes,ka plot urime.


    Me pas,ne do,grise,coptoje,


    sic ke coptuar dhe zemren time!


    Para 40 vitesh,kur nje doktoreshe,


    per shtatzenine me lajmeroi,


    mes shoqesh u ndjeva si luaneshe,


    krah'i gezimit boten pushtoi!


    Te gjitha nenat e dine se e mira,


    merr tjeter vlere kur pret nje femije.


    Bashke me agimet me te bukura,me te dlira


    dhe det i trazuar i shqetesimeve do te vije!


    Ne trup te mbajta jo pak,nente muaj,


    flija e ngrihesha me veshtiresi.


    Si mund te mendoja qe do t'behesha e huaj,


    kur vuajtjet me shtonin vec dashuri!?


    Asgje s'ma zvoglonte dashurine per ty,


    dita-dites mezi prisja te te shihja.


    E ku kish me te lumtur se ne te dy,


    per te varrosur djallin rremihja,rremihja!...


    Gezohesha tek ndjeja t'emblat levizje,


    per peshen tende,qe shtohet cdo dite.


    Te ndjeja tek rriteshe dhembje pas dhembjeje,


    mes momentesh te mbushura plot shpresa e frike!


    Me ne fund erdh' casti kur ankthi larg humbi,


    mes dhembjesh qe as lapsi,as gjuha s'mund t'i shprehe.


    mbas shume mundimesh jeta vdekjen mundi,


    dhuraten qe ta jep Zoti askush s'mund ta bjerre!...


    E qara jote u perzie me lotet e mi,


    te shihja e s'ngopesha nga gezimi,mrekullia...


    Per vite te tera te mbajta ne gji,


    te lava,te shplava me duart e mia!


    Prehrin e bera shtrat per ty,o bir,


    qumeshtin tim ushqimin me te preferuar.


    Ne netet e gjata t'i ndrisje si xhevahir,


    une vigjeloja e qete,e lumtur!...


    Lodhesha aq shume,qe ti te gezoje,


    miresite e mesimit prisja te shijoja.


    Prisja me padurim dic te me kerkoje


    e me gjithe shpirt,bir,te ta dhuroja!


    Kaluan mjaft vite e une me kete gjendje,


    mendeshe e gezuar,durimtare e mire.


    Per ty s'ndjeja lodhje,medyshje e hamendje,


    sherbetore e papertuar,pa sqime,pa smire!...


    Dhe nuk te vonuan shenjat e burrerise,


    kish ardhur koha per te te martuar.


    Me ne fund po ndaheshe nga krahet e djalerise


    nje agim i ri te ishte afruar!


    Martesa s'vonoi,ky ligj i bekuar,


    por,oh,qe n'diten e dasmes zemra m'u therrmua.


    Lote gezimi me dhembje rridhnin ngatarruar,


    nje re e cuditshme prane m'u afrua!...


    Dhe sot,sa keq qe s'je me ai qe njoh,


    me braktise dhe e harrove,ti bir,hakun tim.


    Kalojne vite te tera e une nuk te shoh,


    zerin s'ta degjoj e kridhem ne trishtim!...


    O bir i dashur,s'te kerkoj shume,vec pak,


    kete sjellje nenemira kurre nuk e priti.


    Tashme jam e lodhur,e dobesuar,plake,


    si e mohove ate qe te rriti!?


    Nese nje e huaj dic do te dhuronte,


    do t'i ishit mirenjohes,si ti edhe femija.


    Valle,si mundi djali kaq shpejte te harronte,


    miresite e nenes,nga zemerligesia!?


    Sa here qe zemra ime per ty mire degjon,


    sa shume qe gezohet,aq shtang e hutuar.


    Cfare gjynahu kam bere qe nuk me viziton,


    mos valle hakun tend s'e kam plotesuar?!..


    O biri im i shtrenjte,dua te te shoh,


    ne mes besimtaresh e jo me qafiret.


    Me jep shperblimin e mos me moho,


    meshira e All-llahut eshte per te miret!


    A s'ka ardhur koha qe zemra te te zbutet,


    per nje plake te pervuajtur qe e coptoi malli?


    Zemra e njeriut si aspak nuk tutet,


    kur nenen e ka flakur porsi nje gur zalli!?...


    Jo bir,jo,s'do ankohem e lutem kunder teje,


    s'do e shfaq zemerimin,do e bluaj ne vetvete.


    Asgje s'ka fuqi te te ndaje prej meje,


    packa se pikellimi po me tret nder vete!


    Dyert e qiellit do te hapeshin shpejt,


    s'do te kish pengese per lutjet e mia.


    All-llahu do t'i pergjigjej kesaj nene te shkrete,


    mbi ty e familjen tende do zbriste fatkeqesia!


    Oh,jo,nuk do ta bej,se ti je biri im,


    ke qene dhe do te mbetesh pranvere e jetes sime.


    Ke ndritur e me ndrit porsi xhevahir,


    packa se me ke lene mes detit plot gulcime!


    Kthe rruge,biri im,thinjat po te dalin,


    vitet kalojne shpejt e do te behesh plak.


    Me lot te merzise ke per ta lutur edhe ti djalin,


    e verteta eshte e vertete dhe haku eshte hak!


    Ki frike te madhin Zot ndaj nenes qe te pret,


    besimi i vertete di t'i mposhte pengesat.


    Pendohu tek Krijuesi,si rob i sinqerte,


    e dije se tel All-llahu grumbullohen ankesat!


    Kushdo qe ben mire,qofte sa nje therrmije,


    do ta shohe ate,pa me te voglin dyshim.


    Por dhe denimi shpejt do ta arrije,


    ate qe ben keq e s'ngutet ne pendim!...
    "E,pa dyshim se pas vėshtėrsis vjen lehtėsimi.Vėrtet, pas vėshtėrsis vjen lehtėsimi"El-Inshira5-6

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    I dashuri vėlla!
    Ne nuk po dimė tė pėrgjigjemi, sepse kemi harruar si pyetet,
    Nuk po e shohim mė tė vėrtetėn si qiellin mbi det,
    sepse po shikojmė pa menduar pėr sytė,
    e sytė shohin shumė por jo veten,
    I dashuri vėlla!
    nė mes tė shkretėtirės ėshtė lodhur njė deve
    duke bartur ujė mbi shpinė dhe po vdes nga etja ,
    ndoshta, ndoshta edhe peshku do tė vdisej,
    sikur tė ngopej me ujė, e uji lagė gjithēka pėrveē vetes,
    I dashuri vėlla!
    Kam qeshur pa e kuptuar pse erdha nė kėtė botė duke qarė
    Kam qarė pa e kuptuar pse kam qeshur symbyllur nė djep,
    E dua dhimbjen qė mė zgjoi nga gjumi i jetės,
    i asaj jete qė nuk do tė doja tė ishte e imja
    sepse kafazi sado qė tė jetė i gjėrė prap kafaz ėshtė,
    I dashuri vėlla!
    Duke u mahnitur qė po i dallojmė tė gjitha ngjyrat harruam tė
    mendojmė pėr dritėn qė na e mundėsoi dallimin, rrugėn e pishtarit ndriēues
    Ka dritė pėr tė gjithė ata qė nuk i mbyllin sytė para saj
    Dritės nuk i duhet dikush tė dėshmoj qė ajo ekziston,
    sepse ajo vet dėshmon pėr veten, prandaj,
    prandaj ka kohė qė nuk po dimė tė pėrgjigjemi
    sepse kemi harruar se ēdo pyetje ka mbrenda edhe pėrgjigjen,
    I dashuri vėlla!
    Nėse jeton si ishull nė mes tė shkretėtirės, nė mes tė detit, pa ankth
    Njė ditė do tė vijnė anijet tė tė parkohen tek ti, sepse nuk kanė ku tjetėr!
    Nė rrugėn e jetės mund tė ecin mirė vetėm ata, vetėm ata qė dijnė ku shkojnė,
    Ata qė nuk dinė tė ngrohen digjen, digjen pa menduar se zjarri djeg gjithēka pėrveē vetės,
    I dashuri vėlla! Duhet ta pranosh:
    Duhet ta pranosh tri herė se je i padijshėm pėr ta
    kuptuar se padituria ėshtė sėmundje pa dhimbje,
    Por mė e dhėmbshmja, duhet tė shkurėrzohesh tri herė nga kjo botė pėr ta kuptuar se kjo i ngjan njė plake, njė plake e cila ėshtė fshehur nėn vellon e nusėrisė,
    I dashuri vėlla! Kur ndjehesh i vetmuar mes qiellit dhe tokėsmendo!
    Mendo si ndjehen qielli dhe toka qė tė kanė nė mes
    Toka s‘ėshtė e jotja po ti ,ti je nga toka...
    Prandaj thuaj ballit:
    Thuaj ballit le ta puth tokėn, e atėherė, atėherė do ta ndjesh dashurinė e qiellit.
    I dashuri vėlla! Nėse mendja nuk mund ta qetėsojė zemrėn, atėher thuaj zemrės le ta qetėsojė mendjen
    sepse atė qė kėrkon mendja,e gjen zemra
    tė gjitha vitet qė shkuan i takojnė vdekjes,
    ēdo perėndim i diellitėshtė edhe lindje e tij,
    nėse nuk don ta humbasėsh kohėn lutju, lutju Atij qė ėshtė betuar nė Tė,
    O Zot, mė jep aq mend,ta kuptoj sa i pa mend qė jam!
    mė jep aq dije ta kuptoj qė sa i padijshėm qė jam,
    mė jep aq forcė ta kuptoj qė sa i pa fuqishėm qė jam,
    E kur tė ngadhėnjej mbi tokė, mė bėj tė mos harroj se prap do tė bėhem tokė…
    O Zot unė qė tė kam vetėm Ty.
    I shikoj me dhimbje, i shikoj me dhimbje tė gjithė ata qė kanė pėrveē Teje ēdo gjė, e ēfarė mund tė kenė pėrveē Teje,
    ēfarė?!
    Ēfarė mund tė kenė pėrveē Teje,
    O ZOT?!
    A known mistake is better than an unknown truth.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anėtarėsuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Ti thua

    Ti thua

    E ndrojtur me hapa tė ngadalshėm e tė lehtė, riktheheshe.

    E mbyllur si guaskė, pėshpėrite ne hapėsirėn e pafund...

    Ti thua

    Ti e do dritėn - ēiltėrsinė

    Por nėse shkėlqen – ta fal

    Ti thua

    Ti e do miqėsinė pėr hir tė Allahut

    Por nėse humbet dhe shkėputet si meteor

    E kėrkon nxehtėsinė nė errėsirėn e dheut.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga burbuqe1 : 24-03-2008 mė 08:04

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anėtarėsuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Qytetit tim

    Selam, meqe tema eshte per shkrime, nuk ju ngelet hatri qe nuk eshte poezi...


    Qytetit tim


    I mbėrthyer me besėtytni dhe verbėri po gjėmon, i dėnuar nga sprovat po rėnkon...

    Si fėmije tek shkoja ne shkollė me kanė ngel nė kujtesė ato kasollet e vogla tė cilat mė ngjanin si shtėpi lodrash apo si kasollet nė pėrralla, ishte diēka krejt ndryshe, ēka kuptova mė vonė nė te vėrtet. Njerėzit afroheshin verbėrisht bėnin lėvizje rrethore, pėshpėritnin lutje, i flisnin dikujt pa e ditur se nuk mund t’i dėgjoje njeri, e lere mė ti bėj dobi diēka.

    "Kush ėshtė mė i humbur se ai qė pos Allahut lut diēka qė nuk i pėrgjigjet atij deri nė kiamet, pse ata (qė luten) janė gafilė ndaj lutjes sė tyre." (El Ahkaf, 5)

    Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Ai i cili vdes duke e lutur dikė tjetėr pėrveē Allahut xh.sh., do tė hyjė nė zjarr." (Buhariu, shih Fet'h el Bari 176/8)

    "Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė tė mos adhuroni tjetėr pos Tij..." (El Isra, 23).

    Allahu xh.sh. thotė: "Nėse Allahu tė provon me ndonjė tė keqe, atė s’mund ta largojė kush pos Tij, po nėse dėshiron tė japė ndonjė tė mirė, s’ka kush qė mund ta pengojė dhuntinė e Tij." (Junus, 107)

    Hidhnin tė holla ne to pa pasur ide se kujt po ia dhurojnė kush do t’i merr dhe pėr ēka do ti shpenzojė ato...

    "Andaj ti falu dhe prej kurban pėr hir tė Zotit tėnd!" (El Keuther, 2),

    Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Allahu xh.sh. e ka mallkuar ēdo person qė ther pėr hir tė tjetėrkujt e jo pėr hir tė Allahut." (Muslimi nr: 1978)



    Allahu kishte zbritur mėshire, elhamdulilah, kisha kuptuar dhe mėsuar qe ai veprim, ishte nga mėkatet e mėdha-shirku. Isha e irrituar nga ato veprime dhe sa here qė mė vinte rasti mundohesha t’iu hapja sytė njerėzve pėrreth. Po fatkeqėsisht ai ishte njė numėr shumė i kufizuar dhe vetėm shoqėri e afėrt e imja.


    Transmeton Ebi Bekre, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "A dėshironi t’ju tregoj pėr (tre) mėkatet mė tė mėdha?” Thanė: “Gjithsesi, o i Dėrguar i Allahut.” Tha: "...(ndėr to) t’i pėrshkruash Allahut shok (shirku)…" (Muttefekun alejh, Buhariu nr: 2511)

    Ēdo mėkat Allahu xh.sh. ka mundėsi t’ia falė njeriut, pėrveē shirkut; shirku nuk falet pėrveēse me pendim tė sinqertė.

    Allahu xh.sh. thotė: "S’ka dyshim se Allahu nuk fal (mėkatin) t’i pėrshkruhet Atij shok (idhujtarinė), e pėrpos kėtij (mėkati) i fal kujt do." (En-Nisa, 48

    O shpirtra tė gjallė meditoni thirrni arsyes se shėndoshė: lexo, studio, medito dhe kėrkoje tė vėrtetėn. Mos i ndjekeni verbėrisht te parėt tuaj. Thirrni mendjes sė shėndoshė, mendoni kujt ia drejtoni lutjet e juaja. Cili ėshtė qėllimi qe keni ardhur pėrkohėsisht ne ketė jete? Pse duhet te prisni ndonjė aksident apo njė vdekje tė hershme pėr t’ju rikujtuar qė nuk do tė kurseheni edhe ju herėt a vonė nga ajo.

    A nuk keni frike se njė ditė mund te bėheni ju njė rikujtim pėr dike?!

    A nuk keni frike se ai moment mund t’ju zėre ta pa penduar - papėrgatitur?!...

    Kam shumė frike!...
    Po ti vesh njė vėshtrim tė shpejte, gati qyteti me i sprovuar nė luftė, ende ka trupa tė zhdukur tė cilėt priten mes ankthit dhe shpresės qe iu vret ēdo moment. Nder vendet me ekonomi me tė rrėnuar. Pėrveē restoranteve e kafiterive asgjė tjetėr nuk funksionon mė mirė. Rini e helmuar, fenomenet e pasluftės, tė panjohura mė herėt pėr ne. Varfėri e skajshme, te “ē’veshur” me “firmat” me tė fundit, tė lustruar dhe tė parfumosur pėr t’ju pėrshtatur shumicės pėr tė qenė me “trendy” ēoftė ajo edhe shfrenim vetėm e vetėm qė tė jesh pjesė e shoqėrisė...

    Pendohu oj krijese e Allahut, kėrkoje te vėrtetėn, largohu nga injoranca se pėr Njė Allah

    "All-llahu nuk e ndryshon gjendjen e njė populli pėrderisa ata nuk e ndryshojnė vetveten" (Er-Ra'd, 11).

    Nėse nuk e bėni njė hap pozitiv e ti hapni sytė nga e vėrteta, do tė humbni, zymtėsia e kohės do t’ju mbėrtheje.

    Allah jepu dritė te kuptojnė urtėsinė tende.

    Allah na mėshiro tė gjithėve!...

    Udhėzona (pėrforcona) ne rrugėn e drejte! Ne rrugėn e atyre, te cilėt i begatove me te mira, jo ne te atyre qe kundėr veti tėrhoqėn hidhėrimin, e as ne te atyre qe e humben veten! ( El-Fatiha, 5-7)


    02 Maj 2008

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anėtarėsuar
    23-11-2007
    Postime
    197
    Nuk dua te qaj por, sonte s’ndaloi dot.

    E rrethuar me zymtėsi,

    zbrazėtia dhe tingujt e djallit i shoqėrojnė kudo...

    Me fal Krijues i vetėm, nuk di si t’ia beje tani.

    Ti je komunikimi im i vetėm, te lutem me udhėzo...

    Bote e egėr, me duhet te tė luftoi.

    Tani, pothuajse te gjithė kundrejt meje

    Zėra tė shumtė pėshpėritin e bėrtasin ...

    Dallgė, rrebeshe, sė reshuri s’pushoni!

    E dėshiroj shume tė bej atė hap,

    po ende...

    ēka duhet te pres?!!...

    Allah mbėshtetem tek Ty, do te me mjaftoje ndihma Yte
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga burbuqe1 : 04-05-2008 mė 21:34

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283
    Mė fal



    Ahmed Bukhatir





    Sot, nė njė autobus

    E pashė njė vajzė me flokė tė artė

    Dhe dėshirova tė isha aq i mirė.

    Nė atė ēast ajo u ngrit tė shkonte,

    E pashė, ajo qalonte

    E kishte njėrėn kėmbė dhe tjetrėn tė ngjitur

    Por derisa kalonte, ajo buzėqeshte

    O Zot , mė fal , kur unė ankohem.

    I kam tė dy kėmbėt dhe bota ėshtė e imja.

    Me kėmbėt tė mė qojnė kah tė du.

    Me sytė pėr ta parė vezullimin e diellit.

    Me veshtė pėr tė dėgjuar qka dua tė di.

    O Zot , mė fal , kur unė ankohem.

    Nė tė vėrtetė unė jam i bekuar se bota ėshtė e imja.






    U ndala tė bleja pak bonbone.

    Djaloshi qė i shiste kishte aq sharm.

    Fola me tė , dukej shumė i hareshėm.

    Sa tė rrija, nuk do ta pengoja,

    Dhe kur morra tė shkoj, ai mė tha

    “Tė falenderoj, keni qenė shumė tė pėrzemėrt.

    “E shihni” ai mė tha “Unė jam i verbėr”

    O Zot , mė fal , kur unė ankohem.

    I kam tė dy sytė, bota ėshtė e imja.

    Me kėmbėt tė mė qojnė kah tė du.

    Me sytė pėr ta parė vezullimin e diellit.

    Me veshtė pėr tė dėgjuar qka dua tė di.

    O Zot , mė fal , kur unė ankohem.

    Nė tė vėrtetė unė jam i bekuar se bota ėshtė e imja.







    E pashė njė djalė me sy tė kaltėr

    Ai qėndronte dhe i shikonte fėmijėt duke luajtur.

    Nuk dinte qfarė tė bėjė.

    U ndala njė ēast dhe i thashė:

    "Pse nuk luan me ta , i dashur?"

    Ai shikonte pėrpara pa bėrė fjalė.

    Pastaj unė e kuptova.

    Ai nuk mund tė dėgjonte.

    O Zot , mė fal , kur unė ankohem.

    I kam tė dy veshtė, bota ėshtė e imja.

    Me kėmbėt tė mė qojnė kah tė du.

    Me sytė pėr ta parė vezullimin e diellit.

    Me veshtė pėr tė dėgjuar qka dua tė di.

    O Zot , mė fal , kur unė ankohem.

    Nė tė vėrtetė unė jam i bekuar se bota ėshtė e imja.








    “Forgive me” - Ahmed Bukhatir (Nasheed)



    Perktheu Kader Vogel

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283
    "shkrimi i parė qė atėhere"
    Suheir Hammad
    Pėrktheu Ardit Kraja

    1. nuk pata asnjė fjalė
    unė nuk kam shkruar asnjė fjalė
    asnjė poezi nė hirin e rrugės sė kanalit tė jugut
    asnjė prozė nė kamionėt qė ngarkojnė mbeturina dhe adn
    asnjė fjalė

    sot bėhet njė javė dhe e shtata ėshtė e qiejve, Zotit, shkencės.
    e dukshme jashtė kuzhinės sime ėshtė njė realitet abstrakt
    qielli kur dikur ishte hekur.
    tym kur dikur kishte mish

    zjarr nė ajrin e qytetit dhe unė u frikėsova pėr jetėn e motrės sime
    nė njė
    mėnyrė si kurrė mė parė dhe atėhere dhe tani unė frikėsohem pėr tė
    gjithė ne.

    sė pari, tė lutem Zot, bė qė tė jetė njė aksident, zemra e pilotit
    dėshtoi, motori i avionit u prish.
    pastaj tė lutem Zot, le tė jetė njė ėndėrr e keqe, mė zgjo tani.
    tė lutem Zot, pas avionit tė dytė, tė lutem, mos bėj qė tė jetė
    askush
    qė duket si vėllezėrit e mi.

    unė nuk e di sesa e keqe duhet tė jetė jeta nė mėnyrė qė tė vrasėsh.
    unė nuk kam qenė aq e uritur qė dėshiroja uri
    unė nuk kam qenė aq e zemėruar aq sa tė dėshiroja tė kontrolloja njė
    armė mbi njė pendė
    jo me tė vėrtetė.
    edhe si njė grua, si njė palestineze, si njė qėnie e thyer njerėzore
    kurrė kaq e thyer.

    mė tepėr sesa kurrė, unė besoi qė nuk ka ndryshim
    kombi mė i privilegjuar, pjesa mė e madhe e amerikanėve nuk e dinė
    ndryshimin
    midis indianėve, afganėve, sirianėve, muslimanėve, sikhve, hinduve.
    mė tepėr sesa kurrė, nuk ka ndryshim.

    2. faleminderit ty korea pėr kimēi dhe bibim bob dhe ēajin e
    kallamoqit
    buzėqeshjet e kėndshme e stafit pritės nė uonxho – buzėqeshje qe
    kurrė nuk tregonin
    nxehtėsinė e ushqimit ose sesa tė lodhshme ata do tė kishin qenė
    duke punuar turne tė gjata nė qytet.
    Faleminderit korea, pėr salcėn qė mė solli mua nė
    qytet natėn vonė pėrpara dhe shtrembėroj itinerarin tim tė
    pėrditshėm me tren nė qendrėn botėrore tė tregtisė.

    3. tė vdekurit po quhen tė humbur dhe familjet e tyre mbahen duke u
    lėkundur
    printime pėrballė nesh pėrmes kornizave tė tymosura.

    Ne po shikonim pėr Irisin, nėnėn e treve.
    Ju lutem telefononi pėr ndonjė informacion.
    Ne po kėrkojmė Pritin, pėr tė fundit herė ėshtė
    parė tek kati 103. ajo po i fliste burrit tė saj nė telefon dhe
    linja ra. Ju lutem na ndihmoni tė gjejmė gjorgjin, gjithashtu i
    njohur si Adil. Familja e tij ėshtė duke pritur pėr tė me ushqimin e
    tij tė preferuar. unė jam duke kėrkuar pėr djalin tim, i cili
    shpėrndante kafe. unė po shikoi pėr motrėn time, ajo filloi punė tė
    hėnėn.

    unė jam duke kėrkuar pėr paqe. unė jam duke kėrkuar pėr mėshirė. unė
    jam duke kėrkuar pėr faktin e dhembshurisė. ēdo fakt tė jetės. unė
    jam duke kėrkuar pėr jetė.

    4. rikardoja nė radio tha me theksin e tij tė trashė si juka, "unė
    do tė ndjehem mė mirė kur bombat e para tė hidhen atje. dhe miqtė e
    mi ndjehen njėlloj".

    nė bllokun tim, njė grua po qante nė njė makinė tė parkuar e
    kėrrysur nga dhimbja.
    unė i ofrova ndihmėn time, i zgjata njė dorė qė ajo nuk e pa
    pėrpara se tė thonte,
    "ne do t'i djegim keq, unė tė betohem, keq". dora ime shkoi mbi
    kokėn time tek numrat brenda saj tė fėmijėve tė vdekur iraken, tė
    vdekurit nė nikaragua. Tė vdekurit nė ruanda tė cilėt rivalizoheshin
    me sporte fallse pėr vėmendjen e amerikės.

    pėrsėri kur njerėzit dėrgonin emaila duke thėnė, kjo kishte pėr tė
    ndodhur, mos harroni trasgresionin amerikan, pėr njė gjysėm sekondi
    ndjeva keqardhje.
    mbaju ti, sepse unė jetoi kėtu, kėtu kam miqtė dhe familjen
    dhe mund tė isha unė nė ato ndėrtesa dhe ne nuk jemi njerėz tė
    kėqinj, mos mbėshtet pėrqeshjen e amerikės. A mund tė kem njė gjysėm
    sekondi tė ndjejem keq?

    nėse unė mund tė gjej pėrmes kėtij ekzuarimi njerėzish tė cilėt lanė
    mbrapa
    pėr tė vajtuar dhe pėr t'i rezistuar vrasjes nė masė, mund tė jetė e
    drejtė.

    faleminderit gruas qė mė pau sytė e mija qė lotonin. Ajo hapi krahėt
    e saj
    pėrpara se tė pyeste "a do njė pėrqafim?" njė grua e bardhė e madhe
    dhe pėrqafimi i saj ishte ai i vetėm atyre njerėzve me gjak tė
    nxehtė. Unė nuk isha gati pėr tė thėnė jo ndaj ēdo rehatie. "vėllai
    im ėshtė nė flotėn detare", unė i thashė dhe ne jemi arab. "uau, ju
    keni dyfish ngatėrresė" fjalė.

    5. edhe njėherė qė njė person mė pyet nėse i njihja pengamarrėsit.
    edhe njė herė njė ....mė pyet se ku ėshtė vėllai im nė flotė.
    edhe njė herė qė njė person qė supozon qė asnjė arab ose mysliman
    nuk ėshtė vrarė.
    edhe njėherė qė njė person supozon qė ata mė njohin mua ose qė unė
    pėrfaqėsoj njė popull. ose qė njė popull pėrfaqėson njė tė keqe ose
    qė njė e keqe ėshtė aq e thjeshtė sa njė flamur dhe fjalė nė njė
    fletė.

    ne nuk i nėnēmuam njerėzit e bardhė kur mekvein hodhi nė erė
    oklahomėn
    amerika nuk dha adresat e familjes sė tij ose ku ai shkoi nė kishė
    ose tė fajėsonin biblėn ose pat robertson .....

    dhe kur rrjetet televize shfaqėn palestinezėt duke kėrcyer nė rrugė,
    nuk kishte kėrkim ndjesė qė fėmijė tė pangrėnė qė shėtisin rrugėve
    qė i kthejnė dhėmbėt e tyre bojė kaf. qė korrespondentėt i
    redaktojnė pamjet.
    qė arkivat janė atje pėr tė lehtėsuar gazetarinė dembele dhe tė
    pasaktė.

    dhe kur nė flasim rreth librave tė shenjtė dhe burrat e maskuar dhe
    vdekjen, pse nuk pėrmendim KKK?

    nėse do tė ketė ndonjė njeri mbi kėtė tokė qė kupton sesi nju jorku
    po ndihet tani, ata janė nė lumin perėdimorė dhe rripin e gazės.

    sot ėshtė dita e dhjetė. natėn e mbrėmshme bushi i shpalli luftė njė
    njeriu qė dikur hapur financonte me cian. unė nuk e di kush ėshtė i
    pėrgjegjshėm. kam lexuar shumė libra dhe njoh shumė njerėz pėr tė
    besuar atė qė ata mė thonė. unė nuk e ēaj koken pėr bin ladenin.
    vizioni i tij pėr botėn nuk mė pėrfshin mua ose ata qė unė dua. dhe
    peticionet janė zhvilluar me vite pėr tė nxjerrė nga fuqia talibanėt
    e sponsorizuar nga amerikanėt. .... kjo ėshtė e komplikuar dhe unė
    nuk di ēfarė tė mendoj.

    por unė e di me siguri tė plotė se kush do ta paguaj.

    nė botė, do tė jenė gratė, pjesa mė e madhe me ngjyrė dhe tė varfra.
    gra tė cilat do tė kenė fėmijė pėr t'i varrosur dhe pėr ta
    mbėshtetur veten pėrmes vuajtjes. "ose jeni me ne ose jeni me
    terroristė" domethėnė mbani njerėzit tuaj nėn kontroll dhe
    rezistenca juaj tė censurohet. domethėnė ne e kemi fyellin e edhe
    nuklearet.

    nė amerikė, do tė jenė ata midis nesh tė cilėt refuzojnė sulme tė
    paligjshme.
    ata nga ne tė cilėt punojnė drejt drejtėsisė sociale, nė mbėshtetje
    tė lirive civile, nė opozitė me politikat urryese tė huaja.

    unė nuk jam ndjerė mė pak amerikane dhe mė tepėr nju jorkeze –
    veēanėrisht bruklini, sesa kėto ditė. Yjet dhe rripat mbi tė gjitha
    ato makinat dhe dritaret e apartamenteve prezantonin tė vdekurit si
    qytetarė – jo anėtarėt e familjes, jo tė dashurit.

    unė e ndjej qė lėkura ime ėshtė shumė e hollė dhe sytė e mi janė
    duke u errėsuar. e ardhmja premton pak dritė.

    vėllai i vogėl tani ėshtė bėrė burrė dhe i gatshėm dhe duke u falur
    pesė vaktet e ditės qė urdhrat qė do tė marrė pėr pak ditė tė jenė
    tė drejta dhe nuk do ta lėshojė shpirtin poshtė prej pasjetės qė ai
    meriton.

    tė dy vėllezėrit e mi – zemra ime ndalet kur unė pėrpiqem tė falem –
    aspak pėr tė shqetėsuar frikėn time. njėri i madh, tjetri kapiten
    dhe tė dy palestinez, muslimanė praktikantė, burra tė kėndshėm. tė
    dy tė lindur nė bruklin dhe fytyrat e tyre janė tipik burrash arab,
    me vetulla dhe hundė dhe ngjyrė tė bukur dhe flokė kryeneē.

    si do tė jenė jetėt e tyre tani?

    atje ėshtė kėtu.
    gjithė ditėn, pėrmes lumit, era e djegies sė gomave. sirenat janė
    ndalur tani. reklamuesit janė nė ekran. zjarrfikėsit janė tė
    traumatizuar. grataēelat jane kthyer edhe njėherė nė masėn
    njerėzore. jo mė aq tė gjata me lartėsitė e tyre.

    unė nuk kam qarė aspak ndėrsa po e shkruaja kėtė. unė qava kur ato
    ndėrtesa ranė mbi veten e tyre si njė zemėr e thyer. unė nuk kam
    pėrjetuar dhimbje qė tė pėrhapej si ajo dhe unė qaj pėr ditė qė
    vėllai im tė kthehet tek nėna jonė i tėri dhe i shėndoshė.

    nuk ka poezi nė kėtė. kushdo qė e lexon kėtė ėshtė duke marrė frymė,
    ndoshta i vrarė, por sigurisht qė merr frymė. dhe nėse ėshtė ndonjė
    dritė qė vjen, do tė ndriēojė nga sytė e atyre tė cilėt shikojnė pėr
    paqe dhe drejtėsi pasi retorikat tė jenė qartėsuar dhe feniksi tė
    ngrihet.

    afirmo jetėn
    afirmo jetėn
    ne duhet ta mbajmė njėri-tjetrin tani.
    ose je me jetėn ose je kundėr saj
    afirmo jetėn.

    marre nga libri i Suheir Hammad "Zaatar Diva", libri eshte vlersuar shume nga
    kritike te ndryshem, nga gazetat dhe shkrimtaret me me fame ne ShBA.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archicad : 27-05-2008 mė 11:25

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283
    Poezi nga Flamur Maloku




    Lutem

    Kujtimit ndėrtojn mure
    Shiu i vjeshtės lot
    Kėrkoj harrimin e stinėve
    Nga vjeshta e kujtimit
    Shpėtomė Zot
    Humbi nė vjeshtė
    Shihemi nė vjeshtė
    Ēdo gjė ėshtė rrėnuar
    Shpėtomė ZOT











    NĖ GLOB

    Fjalėn e mori mėrzia
    Sė bashku me detin
    Asnjė dorė nuk u prek
    Vetėm hija ime rri pranė
    njoha heshtjen e besimit
    Bekimin e ALLAHUT kėrkova
    Pėr ne
    Ti nė fundin e botės
    Bota u ngushtua nė glob
    Sė bashku me heshtjen
    Unė prita
    Pa e ditur se ishe aty si mė parė
    Plotė neveri
    mbete ti njeri






    KĖSHTJELLA

    Ndėrtohet kėshtjella ime
    Ik drejt qiellit
    Pa mure
    Muret me mure rrėzohen
    Ngatėrrojnė shikime
    Njerėzit flasin ēuditėrisht
    kėshtjella e besimit tė Allahu
    e forte plotėsishtė

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shkrime te vjetra nga gjuha shqipe
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 10:05
  2. Citime nga Shkrime te Anetareve te Forumit
    Nga Borix nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2007, 09:49
  3. Kėrkoj shkrime nė anglisht tė Lion Feihtvanger
    Nga Dara nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-03-2007, 22:23
  4. Shkrime të Rrok Berishës
    Nga Arb nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 01-05-2006, 18:18
  5. Disa shkrime rreth budizmit
    Nga drini_nė_TR nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 28-02-2005, 12:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •