-
Gjuha shqipe, edhe nė universitet
Gjuha shqipe, edhe nė universitet
16/04/2010
Propozimi
Dekani Rrokaj: Edhe administrata duhet ti nėnshtrohet provimit tė gjuhės
Gjuha shqipe tė bėhet pjesė e kurrikulės universitare. Ėshtė ky njė ndėr projektet qė po diskutohet dhe pritet tė bėhet publik sė shpejti nga strukturat e Ministrisė sė Arsimit. Ky ka qenė edhe njė ndėr propozimet e hedhura nė takimin e organizuar nė Qendrėn Albanologjike lidhur me prezencėn e gjuhės dhe letėrsisė nė tekstet shkollore. Argumentet nė tė cilat mbėshtetet ky projekt janė tė thjeshta. Gjuha shqipe qė pėrdorin tė diplomuarit nė fusha tė ndryshme lė shumė pėr tė dėshiruar, e nė mėnyrė tė veēantė gjuha e shkruar. Madje edhe shumė personalitete publike, ndėrsa ushtrojnė profesionet e tyre, apo japin opinione pėr ēėshtje tė rėndėsisė madhore pėr tė ardhmen e kombit, nuk arrijnė qė tė shprehen saktė sipas standardeve tė pėrcaktuara tė gjuhės shqipe, duke sjellė jo vetėm deformime tė saj, por edhe gabime qė konsiderohen tė papranueshme pėr intelektualėt.
Dekani i Fakultetit tė Historisė dhe Filologjisė, Shezai Rrokaj, ėshtė njė ndėr mbėshtetėsit e kėtij propozimi. Sipas tij, tė gjithė ata qė ndjekin shkollėn e lartė e kanė tė nevojshme tė shkruajnė saktė dhe qartė gjuhėn shqipe, sepse shkrimi i standardit ka tė bėjė jo thjesht me respektimin e normės, por me njė problem shumė tė madh, qė ėshtė vetė gjuha nė raport me mendimin. Njė gjuhė e shkruar saktė ėshtė njė mendim mė i qartė, shprehet dekani Rrokaj.
Nė kėtė linjė, ai shkon mė tej duke kėrkuar madje edhe njė testim tė pėrgjithshėm pėr njohjen e gjuhės shqipe nga administrata shqiptare. Kjo, jo thjesht nė aspektin profesional gjuhėsor, por nė kėndvėshtrimin e ushtrimit praktik tė saj. E gjithė administrata duhet tė kalojė provimin e gjuhės shqipe, thotė Rrokaj, duke shtuar se ne jemi njė komb qė nuk kemi shumė kohė qė ushtrojmė rregullat e drejtshkrimit (krahasuar me tė tjerėt). Pikėrisht pėr kėtė arsye, shton dekani i Fakultetit tė Historisė dhe Filologjisė, ėshtė shumė e nevojshme njė reformė tėrėsore. Ai vėren se nuk ėshtė aspak e hijshme kur dėgjon intelektualėt tė flasin duke bėrė gabime themelore nė respektimin e standardit. Nga ana tjetėr, ai thekson se kjo reformė duhet tė shtrihet qė nė sistemin parauniversitar, duke filluar me mėnyrėn se si ofrohet standardi i shqipes nė shkollė, nė mėnyrėn se si fėmijėt shqiptarė duhet tė shkruajnė dhe tė mendojnė nė gjuhėn e tyre.
Kjo reformė pėr profesor Rrokajn duhet tė kombinohet me tė gjithė aktorėt e orientuar nga Ministria e Arsimit, nė mėnyrė qė tė mos i lihet rastėsisė apo grupeve qė kėrkojnė tė vendosin monopole.
shqip
-
-
Shume e drejte. Edhe ketu e ke gjuhen te detyruar ta marresh si lende ne shkollat e larta pavaresisht se per cfare studjon.
-
-
Administrata patjeter, por mendoj qe cdo qeveritar t'i nenshtrohet provimit. Nje kryeminister a minister nuk mund te marre postin, nese ngel ne provim gjuhe. Besoj se asnje qeveri deri tani nuk do ta kalonte provimin. Mjafton te shikosh faqet e internetit te presidentit e kryeministrise (mos te flasim per ministrite) dhe te vesh duart ne koke nga shqipja me gabime qe perdorin.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt