Berisha takohet nė Bruksel me Pėrfaqėsuesit e Kėshillit Evropian tė Rabinėve
Kryeministri Berisha, gjatė vizitės sė tij nė Bruksel, u prit nė njė takim nė selinė e Kėshillit Evropian tė Rabinėve nga nja pėrfaqėsi e lartė e komunitetit hebre nė Evropė qė kryesohej nga Rabini Levi Matusof, Drejtor nė Kėshillin Evropian tė Rabinėve.
Pėrfaqėsuesit e Kėshillit Evropian tė Rabinėve falėnderuan Kryeministrin Berisha pėr vizitėn si dhe shprehėn mirėnjohjen e tyre pėr mbėshtetjen dhe ndihmėn e madhe qė shqiptarėt i kanė dhėnė komunitetit hebre nė Shqipėri, duke strehuar dhe shpėtuar shumė prej tyre gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.
Ata nėnvizuan se aktiviteti i tyre ka pėr qėllim rigjallėrimin, promovimin dhe mbėshtetjen e komunitetit hebre nė Evropė duke shprehur dėshirėn e tyre qė edhe nė Shqipėri tė kishte objekte tė kultit tė tyre si dhe njė pėrfaqėsues.
Kryeministri Berisha i falėnderoi pėr mikpritjen dhe u shpreh se komuniteti hebraik do tė jetė i mirėpritur tė zhvillojė besimin dhe kulturėn e tij dhe se ēdo besim nė Shqipėri mund tė ndėrtojė institucionet e veta tė kultit. Kryeministri Berisha tha se qeveria shqiptare mbėshtet dhe do tė mbėshtesė gjithmonė lirinė e besimit.
Pėrfaqėsuesit e Kėshillit Evropian tė Rabinėve duke uruar qė Shqipėria tė realizojė sa mė shpejt ėndrrėn e saj evropiane, u shprehėn se Komuniteti hebre si dhe Kėshilli Evropian i Rabinėve, pėrmes organizmave tė tij, do tė promovojnė dhe mbėshtesin procesin e integrimit tė vendit nė Bashkimin Evropian.
http://botasot.info/def.php?gjuha=0&category=6&id=56250
Prite tash fet e tjera, kur secila deshiron kulte dhe perfaqsus (:
Eh mer sal edhe ti ka si shtin hunt (:
Krijoni Kontakt