Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791

    Thirrje Pėr Union Islamik

    THIRRJE PĖR UNION ISLAMIK

    Ky libėr merret me nevojėn e botės Muslimane pėr krijimin e njė Unioni Islamik dhe rėndėsinė e tij pėr paqen botėrore nėn dritėn e fakteve politike, sociologjike dhe ekonomike.

    Gjendja e tanishme tregon qartė se Muslimanėt do tė kenė ndikim nė zhvillimet e shekullit 21 nė njė mėnyrė apo tjetėr. Mirėpo, ajo qė vėrtet ka rėndėsi nė kėtė mes ėshtė se bota Islame nė veēanti dhe njerėzimi nė pėrgjithėsi duhet tė pėrfitojnė nga ky ndikim. Gjėja e parė qė na shkon nė mendje nė kėtė fazė ėshtė nėse bota Islamike mund tė luaj njė rol tė tillė, duke e ditur gjendjen e saj tė tanishme. Qė nga koha e Profetit Muhamed (paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė), Muslimanėt i prinė rrugės sė shkencės, argumentimit, mendimit, artit, kulturės dhe civilizimit dhe i dhuruan njerėzimit shumė tė mira. Muslimanėt i mėsuan botės shkencėn, argumentimin, mjekėsinė, artin, higjienėn dhe shumė e shumė lėndė tjera. Pėr tė rinisur ngritjen e Islamit, tė pėrforcuar me dritėn dhe urtėsinė e Kur’anit, Muslimanėt e sotėm duhet tė udhėhiqen nga parimet morale tė Kur’anit dhe shėmbėlltyra e Profetit.

    Pėrēarja dhe copėtimi i botės Islamike ėshtė njė problem edhe mė urgjent dhe jetik qė duhet zgjidhur. Fakti se Muslimanėt nuk kanė qenė nė gjendje tė krijojnė njė Union Islamik tė fuqishėm dhe aktiv ėshtė njė kontribuues i madh pėr shumė tė kėqija tė sė sotmes. Me krijimin e njė Unioni Islamik tė fuqishėm, problemet e tilla ose nuk do tė shfaqen mė ose do tė zgjidhen shumė mė shpejt se qė mund tė parashikohet.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    PARATHĖNIE


    Bota Islamike mbulon njė sipėrfaqe tė madhe gjeografike tė populluar prej 1.2. miliard Muslimanėve. Njė shqyrtim i historisė sė saj tregon se njė pushtet i fuqishėm qendror nė pajtim me parimet morale dhe tolerancėn Kur'anore, si edhe respektimi i tė drejtave tė gjithė njerėzve dhe sistemeve tė besimit, ka bėrė tė mundur qė ky rajon i madh tė jetoj nė paqe. Perandoria Otomane ishte shembulli mė i fundit lidhur me kėtė. Duke i marr parasysh rrethanat e tanishme, ėshtė ēėshtje urgjente qė tė themelohet njė Union i ri Islamik, i cili do t'i mundėsonte botės Muslimane dhe botės nė pėrgjithėsi, tė jetojnė nė paqe.

    Njėra prej gjėrave tė para qė bie nė sy kur analizojmė gjendjen e botės Islamike janė pėrēarjet e shumta tė brendshme tė saj pėr arsye tė mosbesimit dhe konflikteve tė rrėnjosura thellė. Historia e vonshme ka parė luftėn Iran-Irak, pushtimin e Kuvajtit nga ana e Irakut dhe luftėn e Pakistanit Lindor (Bangladeshit) pėr pavarėsi nga Pakistani Perėndimor. Luftėrat civile dhe konfliktet e brendshme nė Afganistan, Jemen, Liban, Irak dhe Algjeri pėr arsye tė dallimeve politike dhe etnike e bėjnė tė qartė se diēka nuk ėshtė nė rregull me botėn Islamike. Veē kėsaj, pikėpamje dhe modele tė papajtueshme fetare janė duke u praktikuar nė botėn Islamike, sepse nuk ekziston njė pushtet qendror pėr tė pėrcaktuar se ēka ėshtė dhe ēka nuk ėshtė nė pajtim me Islamin, pėr tė vendosur konsensus dhe pėr tė ofruar udhėzim pėr publikun nė pėrgjithėsi. Katolikėt kanė Vatikanin dhe tė Krishterėt Ortodoks kanė Patriarkatin, mirėpo nuk ekziston njė unitet fetar apo autoritet qendror pėr Muslimanėt.

    Megjithatė, solidariteti ėshtė karakteristikė qendrore e Islamit. Pas vdekjes sė Profetit tonė Muhamedit (paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė), bota Islamike ėshtė udhėhequr pėr njė kohė tė gjatė nga institucioni i kalifatit, i cili iu ofroi udhėzim fetar Muslimanėve.

    Nė ditėt tona, po ashtu, njė autoritet qendror progresiv do tė mund tė formohej. Themelimi i njė Unioni Islamik dhe i njė autoriteti qendror Islamik, tė bazuar nė parimet demokratike dhe nė sundimin e ligjit, do tė ishte njė hap i madh pėrpara sa i pėrket zgjidhjes sė problemeve tė tanishme tė botės Islamike.

    Derisa pėrparojmė nė kėtė libėr, do t'i analizojmė disa aspekte tė kėtij Unioni Islamik, siē ėshtė aftėsia e tij:

    1. Pėr t'u shtrirė nė tėrė botėn Islamike. Prandaj, ai duhet tė ngrihet mbi parimet thelbėsore tė Islamit dhe jo tė bėhet organ i njė besimi apo sekti tė veēantė.

    2. Pėr tė mbėshtetur tė drejtat njerėzore, demokracinė dhe ndėrmarrjen e lirė dhe tė pėrpiqet tė pėrmbush misionin e tij tė zhvillimit ekonomik, kulturor dhe shkencor nė botėn Islamike.

    3. Pėr tė vendosur raporte miqėsore dhe tė harmonishme me vendet apo civilizimet tjera dhe pėr tė bashkėpunuar me komunitetin botėror dhe KB-tė pėr ēėshtje tė tilla, siē ėshtė kontrollimi i armatimit pėr shkatėrrim masiv, terrorizmi, krimi ndėrkombėtar dhe mjedisi.


    4. Pėr t'u marr me tė drejtat e minoriteteve tė Krishtere dhe Ēifute, si edhe tė huajve tė cilėt migrojnė nė vendet Islamike, tė ketė sigurinė e tyre prioritet dhe tė ēmoj dialogun dhe bashkėpunimin ndėrfetar.

    5. Pėr tė gjetur zgjidhje tė drejta dhe paqėsore pėrmes tė cilave tė dyja palėt bėjnė kompromise pėr t'iu dhėnė fund konflikteve nė mes tė jomuslimanėve dhe Muslimanėve nė Palestinė, Kashmir, Filipinet jugore dhe rajonet tjera. Ai duhet t'i mbroj tė drejtat e Muslimanėve, si edhe tė parandaloj lėvizjet radikale Islamike qė tė mos e shpijnė situatėn nė njė rrugė qorre.

    Nga njė udhėheqje e tillė e arsyeshme, e matur dhe e drejtė do tė pėrfitojnė 1.2 miliardė Muslimanė, tė cilėt janė duke u pėrballur me aq shumė probleme, si edhe mbarė njerėzimi. Njė Union Islamik i ngritur mbi parimet e Kur'anit do t'i mundėsojė njerėzimit tė gjej paqe dhe drejtėsi dhe karakteri i mirė i pėrshkruar nė Kur'an do tė sjellė lumturi. Qė nga epoka e Profetit Muhammed (paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė), Muslimanėt ishin prijės tė shkencės, argumentimit, mendimit, artit, kulturės dhe qytetėrimit dhe i dhuruan shumė tė mira njerėzimit.

    Kur Evropa ishte nė epokėn e mesjetės, Muslimanėt i mėsuan botės shkencėn, gjykimin, mjekėsinė, artin, higjienėn dhe gjėra tjera tė panumėrta. Pėr tė rifilluar ngritjen e Islamit, tė fuqizuar me dritėn dhe urtėsinė e Kur'anit, Muslimanėt e sotėm duhet tė udhėzohen duke u mbėshtetur nė moralin e Kur'anit dhe nė Sunnetin (shembullin apo mėnyrėn e tij tė jetės) e Profetit (paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė).

    Si mund tė realizohet ky projekt? Kėtė ēėshtje do ta shqyrtojmė nė vazhdim. Po ashtu, duhet tė mbahet shėnim se prej tė gjitha kombeve Islamike, Turqia nė veēanti ka njė rol tė rėndėsishėm pėr tė luajtur, pasi qė ėshtė trashėgimtarja e Perandorisė Otomane, themeluese e njė Unioni tė tillė Islamik, i cili ka sunduar me sukses pėr mė shumė se 5 shekuj. Turqia posedon infrastrukturėn shoqėrore dhe traditėn shtetėrore tė nevojshme pėr tė plotėsuar kėrkesat qė bart me vete kjo pėrgjegjėsi e madhe. Veē kėsaj, prej tė gjitha shteteve Muslimane, ajo i ka raportet mė tė zhvilluara me Perėndimin dhe prandaj ėshtė nė pozitėn mė ideale pėr tė ndėrmjetėsuar mospajtimet nė mes tė Perėndimit dhe botės Islamike. Turqia ka po ashtu njė traditė tė tolerancės dhe harmonisė dhe pėrfaqėson besimin e Ehli Sunnetit qė ėshtė besim i shumicės sė Muslimanėve, e jo i njė sekti tė caktuar. E gjithė kjo e bėn Turqinė kandidatin mė kompetent pėr tė udhėhequr Unionin e paramenduar Islamik.

    Nė fund, zgjidhjet e propozuara kėtu duhet tė zbatohen menjėherė, sepse rreziku i pėrplasjes sė qytetėrimeve nė mes tė botės Perėndimore dhe asaj Islamike ėshtė duke u rritur ēdo ditė. Themelimi i Unionit Islamik do tė bėj qė ky rrezik tė zhduket.

    Historia vėrteton se bashkekzistenca e qytetėrimeve tė ndryshme nuk ėshtė domosdo burim i tensionit dhe konfliktit. Njė shtet me kultura tė ndryshme nuk pėrjeton vėshtirėsi pėr shkak tė dallimeve ekzistuese tė brendshme, por pėr shkak tė paaftėsisė sė vet pėr t'i menaxhuar ato dallime. Kulturat e ndryshme qė ekzistojnė krah pėr krah me njėra tjetrėn zgjedhin ose konfliktin ose paqen dhe bashkėpunimin, varėsisht nga shkalla ekzistuese e tolerancės dhe nėse munden apo jo tė kontrollojnė kėta faktorė qė shpijnė drejtė jotolerancės. Aktualisht, disa Perėndimor dhe Muslimanė parapėlqejnė armiqėsinė dhe konfliktin ndaj tolerancės dhe harmonisė. Pra, keqkuptimet dhe paragjykimet kundėr Islamit dhe Muslimanėve vazhdojnė tė paraqesin vėshtirėsi tė caktuara. Nė anėn tjetėr, Perėndimorėt ndjehen tė kėrcėnuar pa nevojė pėr shkak tė keqkuptimeve tė ndryshme. Prandaj, njė zgjidhje pėr kėto probleme pėr t'iu shmangur konflikteve dhe mosmarrėveshjeve edhe mė tė rėnda ėshtė urgjentisht e nevojshme.

    Siē do tė nxjerr nė shesh ky libėr, Unioni Islamik do tė luaj njė rol tė rėndėsishėm nė parandalimin e shkallėzimit tė rrezikut tė konfliktit, sepse tė gjitha vendet Islamike do tė lėvizin sė bashku si njė trup i vetėm.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    HYRJE


    Rėnia e Perandorisė Otomane nė fillim tė shekullit njėzet ishte njė faktor determinant qė pėrcaktoi gjendjen e botės Islamike pėr pjesėn e mbetur tė shekullit, sepse shumė vende tė reja u ngritėn nga hiri i saj. Mirėpo, asnjėri prej tyre kurrė nuk arriti shkallė tė njėjtė tė stabilitetit dhe qetėsisė qė populli i tyre gėzoi gjatė epokės Otomane.

    Nė fillim tė shekullit njėzet e njė, shumė probleme presin zgjidhje dhe shumė konflikte duhen zgjidhur. Baraspeshat e shkatėrruara me rėnien e Perandorisė Otomane kurrė mė nuk u ndreqėn si duhet dhe nė kėtė mėnyrė u krijuan vende tė nxehta dhe zona tejet tė ndjeshme - shumica prej tė cilave rastisėn tė jenė nė botėn Islamike. Disa prej kėtyre problemeve u tejkaluan me anė tė masave tė pėrkohshme, ndėrsa tė tjerat vazhdojnė tė nxitin konflikt dhe tension deri mė sot.


    Shumica prej kėtyre konflikteve ndikojnė drejtpėrdrejt nė tokat e populluara me popullatė tė dendur Muslimane (p.sh. Palestina, Kashmiri dhe tė tjera). Veē kėsaj, pohimet nė rritje tė pashmangshmėrisė sė njė pėrplasjeje tė qytetėrimeve, si edhe propaganda agresive anti-muslimane, e bėjnė botėn Islamike shėnjestėr nė sytė e disa qarqeve. Ky qėndrim, si pasojė, shkakton tension dhe shqetėsim tė panevojshėm dhe artificial nė shoqėri. Ēėshtje tė tilla nxisin pyetjen se ēfarė strategjie duhet tė pėrvetėsojnė Muslimanėt e shekullit njėzet e njė.

    Pėr tė pėrcaktuar strategjinė e drejtė, njeriu duhet tė ketė njohuri tė qartė pėr gjendjen dhe situatėn e tanishme tė botės Islamike. Nė kėtė pikė, analiza jonė pėr botėn bashkėkohore Islamike paraqitet mė poshtė.

    Qytetėrimi Islamik, i pėrfaqėsuar nga perandoritė e mėdha Otomane Safavid dhe Mugal nė shekujt gjashtėmbėdhjetė dhe shtatėmbėdhjetė, ishte fuqia mbizotėruese nė Azinė Qendrore dhe Jugore, Afrikėn Veriore dhe Evropėn Jugore. Otomanėt sunduan njė territor tė gjerė qė mbulonte Ballkanin, Anadollin, Mesopotaminė dhe pjesė tė Arabisė dhe Afrikės Veriore; Safavidėt sunduan Persinė dhe disa territore fqinje; dhe Mugalėt sunduan pjesėn mė tė madhe tė nėn-kontinentit Indian. Megjithatė, sundimi i Islamit gradualisht u tkurr dhe u dobėsua. Sė pari, Perandoria Mugale u rrėnua dhe kėshtu hapi njė epokė tė re pėr Muslimanėt e Azisė Jugore. Dinastia Kahar, trashėgimtare e Perandorisė Safavide, arriti tė mbijetoj deri nė vitet e 1920-ta, megjithėse pa fuqi dhe ndikim. Gradualisht, kėto toka ranė nėn sundimin Britanik dhe Rus. Ndėrkohė, Perandoria Otomane, e cila po dobėsohej me humbjen e vazhdueshme tė tokave dhe me trazira tė brendshme, pėrfundimisht u shemb si pasojė e Luftės sė Parė Botėrore.

    Shembja e Perandorisė Otomane, shtetit mė tė madh dhe mė me ndikim nė botėn Islamike, ēoj drejt ndryshimeve historike nė gjeografinė Islamike, nė veēanti nė Lindjen e Mesme dhe pjesė tė Gadishullit Arabik. Pėrgjatė shekullit njėzet, shtetet-komb tė formuara nga fuqitė pushtuese Evropiane mbetėn burim i tensionit dhe pakėnaqėsisė nė rajon. Bota Islamike, e cila u dha jetė qytetėrimeve tė mėdha, filloi tė tėrhiqej nė vetvete. Muslimanėt e Lindjes sė Mesme, si edhe tė Afrikės Veriore dhe Azisė Jugore, vuajtėn nėn sundimin kolonial. Shumica e kėtyre vendeve arritėn tė fitojnė pavarėsinė e tyre vetėm nė gjysmėn e dytė tė shekullit njėzet. Lufta pėr pavarėsi ishte shumė e pėrgjakshme nė disa vende, si nė Algjeri. Miliona njerėz tė pafajshėm vdiqėn dhe njė numėr shumė i madh njerėzish u gjymtuan nga mundimet dhe persekutimi. Madje edhe pas pavarėsisė dhe tėrheqjes sė fuqive koloniale, kėto toka nuk kanė gjetur paqen dhe sigurinė. Thėnė shkurt, njė pjesė e madhe e botės Islamike kaloi shekullin njėzet duke u pėrballur me luftė, konflikte, skamje dhe varfėri tė skajshme.

    Megjithatė, bota e Islamit nuk ka qenė gjithmonė e tillė.

    Historia e katėrmbėdhjetė shekujve tė kaluar zbulon njė pamje krejtėsisht tjetėr: pėrparimet kulturore dhe shkencore mė madhėshtore u bėnė tė mundshme pėrmes Islamit. Nė njė kohė kur Evropa ishte ende e zhytur nė errėsirė, Muslimanėt ngritėn qytetėrimin mė mahnitės nė kėtė planet dhe morali Islamik ndriēoi botėn.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    ISLAMI NDRIĒOI BOTĖN



    Islami lindi katėrmbėdhjetė shekuj mė parė nė Gadishullin Arabik. Shpallja e Kur'anit Profetit Muhammed (paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė) nga ana e Allahut, bashkė me moralin e Islamit, u mėsoi njerėzve tė dhunshėm, barbar dhe tė padijshėm tė kėtij rajoni paqen, arsyen dhe qytetėrimin.

    Nė fillim tė shekullit tė shtatė, Arabia ishte njė prej vendeve mė kaotike tė botės. Shumė fise jetonin nė kėto toka dhe secili prej tyre adhuronte njė idhull tjetėr. Ata i shpallnin luftė njėri tjetrit, derdhnin shumė gjak dhe madje vrisnin fėmijėt pėr besimet e tyre tė devijuara dhe idhujt e tyre. Besimet e tyre lartėsonin mungesėn e mėshirės, urrejtjen dhe dhunėn nė vend tė dashurisė, dhembshurisė dhe mirėsisė. Femrat konsideroheshin si qenie mė tė ulėta dhe tė varfrit dhe robėrit shfrytėzoheshin nė mėnyrė tė pamėshirshme.

    Kjo botė e errėt dhe e pėrgjakshme ndryshoi nė tėrėsi me ardhjen e Islamit dhe kodeve morale tė tij. Edhe pse Arabėt ishin tė parėt qė pranuan Islamin, shumė kombe tjera shpejt pėrqafuan dritėn qė sollėn parimet morale tė tij. Shpallja e Kur'anit iu mundėsoi Muslimanėve tė arrijnė pėrparim tė pakrahasueshėm nė shkencė, kulturė, mendim dhe art. Me shpalljen e ajetit tė parė tė Kur'anit, popullata e kėtij rajoni, e cila derisa nuk ndodhi kjo kishte ngecur nė kėtė rreth vicioz tė mosdijes sė errėt dhe dhunės sė pėrgjakshme, u thirr tė lexoj dhe tė mendoj pėr herė tė parė:

    "Lexo me emrin e Zotit tėnd, i Cili krijoi (gjithēka), e krijoi njeriun nga njė droēkė gjaku! Lexo! Zoti yt ėshtė Bujari mė i madh, i Cili, me anė tė penės ia mėsoi, ia mėsoi njeriut ato qė nuk i dinte. (Kur'an, 96:1-5)




    Struktura e shoqėrisė Arabe filloi t'i nėnshtrohej njė transformimi tė plotė me ardhjen e Islamit. Pėr shembull, tradita Arabe urdhėronte vrasjen e gjithė robėrve tė luftės, ndėrsa Profeti ynė (paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė), i udhėzuar pėrmes shpalljes sė Zotit, urdhėroi qė kėta tė burgosur tė trajtohen mirė dhe tė ushqehen nga racionet e vet Muslimanėve. Ajeti nė vazhdim zbulon kėto cilėsi Muslimane:

    Ata i ushqejnė tė varfrit, jetimėt dhe tė zėnėt rob edhe pse vetė janė nevojtarė, (Kur'an, 76:8)

    E vetmja gjė qė u kėrkua prej kėtyre robėrve tė luftės ishte qė nėse dinin tė lexonin dhe shkruanin, ishin tė obliguar qė t'iu mėsonin shkrim-leximin Muslimanėve. Ndoshta pėr herė tė parė nė historinė e saj, Arabia ishte dėshmitare e dhembshurisė, faljes dhe qytetėrimit. Si rezultat, ajo pėrjetoi njėrėn prej periudhave mė madhėshtore tė pėrparimit kulturor.

    Me kalimin e viteve, drejtėsia dhe parimet e larta morale tė Islamit u pėrhapėn valė-valė nė mbarė Arabinė. Drejtėsia, ndershmėria dhe vendosmėria e Muslimanėve joshi shumė fise Arabe. Ushtria e fuqishme Muslimane marshoi nė Mekė nė vitin 630. Idhujtarėt Mekas kishin frikė hakmarrjen qė Muslimanėt mund ta bėnin mbi ta si ndėshkim pėr mizorinė e tyre nė tė kaluarėn. Sipas traditės Arabe, meshkujt e fisit tė mundur vriteshin dhe femrat dhe fėmijėt robėroheshin. Por Profeti ynė (Allahu e mėshiroftė dhe i dhuroftė paqe) reflektoi mėshirėn e Allahut duke shpallur se askush nė Mekė s'do tė ndėshkohej dhe se askush nuk do tė shtrėngohej tė pranoi Islamin me forcė. Ky akt i faljes dhe tolerancės ka tėrhequr vėmendjen e historianėve Perėndimorė. Nė dokumentarin e PBS Islami: Perandoria e Besimit, Majkėll Sells, ligjėrues nė Universitetin e Haverfordit, rrėfen pėr virtytin e Profetit tonė (Allahu e mėshiroftė dhe i dhuroftė paqe) nė kėtė mėnyrė:

    Kur Muhamedi (Allahu e mėshiroftė dhe i dhuroftė paqe) erdh nė Mekė, ai jo vetėm qė nuk ndėrmori hakmarrje tė pėrgjakshme, por nė tė vėrtetė, ai pėrqafoi pikėrisht Mekasit, tė cilėt e kishin luftuar atė pėr tri vite dhe ishin pėrpjekur qė ta vrisnin. Kjo ishte njė gjė tronditėse pėr popullatėn e kėtij mjedisi. Kėshtu, mu nė themel tė njė feje, njeriu gjen episode tė bujarisė madhėshtore, vepra tė shpeshta tė mirėsisė dhe tė mėshirės sė jashtėzakonshme.1

    Ajo qė kishte rėndėsi ishte lirimi i Mekasve nga besimet e tyre tė rrejshme. Prandaj, Profeti ynė (Allahu e mėshiroftė dhe i dhuroftė paqe) u drejtua menjėherė pėr nė Qabe, hyri brenda xhamisė sė shenjtė dhe i shkatėrroi tė gjithė idhujt qė ndodheshin brenda. Kjo ngjarje shėnoi fundin e idhujtarisė dhe i dha fund gjithė mizorisė, padrejtėsisė, barbarizmit dhe dhunės sė bėrė nė emėr tė saj. Pasi qė u edukuan me Kur'an, Arabėt zėvendėsuan gjithė epokėn para-islamike tė padrejtėsisė, shfrytėzimit dhe gjakmarrjeve me njė rregull tė ri tė mbėshtetur nė respekt, dashuri, dhembshuri dhe drejtėsi midis njerėzve.

    Kjo epokė mė vonė u njoh si "Koha e Bekuar."
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Toleranca, DrejtĖsia dhe Dhembshuria sipas parimeve morale Islamike

    Pėrhapja e shpejtė e Islamit vazhdoi madje edhe pas vdekjes sė Profetit (Allahu e mėshiroftė dhe i dhuroftė paqe). Brenda disa dekadave, Islami u pėrhap nė gjithė Mesopotaminė dhe Afrikėn Veriore dhe u shtri edhe nė perėndim tė Spanjės dhe nė lindje tė Indisė.

    DArabėt, tė cilėt kujdeseshin pėr tufat e tyre nė shkretėtirė vetėm pak dekada mė herėt, tani ishin sundues tė njė perandorie pėr shkak tė arsyes, kulturės dhe vetėdijes qė ata kishin fituar pėrmes Islamit. Kjo ishte perandoria qė mė sė shpejti u zhvillua ndonjėherė nė histori. Brenda 10 viteve, perandoria Muslimane u pėrhap nė njė territor tė pafund dhe vuri themelet e saj nė mėnyrė tė vendosur. Nė kėtė hapėsirė tė pafund gjeografike, ekzistonin shumė besime tė ndryshme fetare njėra pėrkrah tjetrės. Megjithatė, shumica prej tyre pėrbėheshin prej tė Krishterėve dhe Hebrenjve. Muslimanėt, nė pėrgjithėsi, ishin gjithmonė tolerant ndaj tė gjitha grupeve fetare nė tokat e tyre, nuk i detyruan njerėzit qė tė pėrqafonin Islamin dhe respektonin vullnetin e lirė tė secilit person, sepse Kur'ani thotė:

    S'ka detyrim nė fe. (Kur'an, 2:256)

    Kishat dhe sinagogat ishin tė mbrojtura. Nė njė kohė kur detyrimi pėr kthim nė fe ishte njė praktikė e zakonshme, njė tolerancė e tillė ishte unike.

    Njė prej shembujve mė tė jashtėzakonshėm tė kėsaj tolerance ishte pushtimi i Jerusalemit. Patriarku i Kishės sė qytetit tė quajtur Varri i Shenjtė frikėsohej se kisha e tij do tė shkatėrrohej nga Muslimanėt. Prandaj, Kalifi Umar vizitoi kishėn dhe tha se nuk kishte nevojė tė shqetėsohej pėr asgjė. Kur erdhi koha pėr falje, ai kėrkoi lejen e patriarkut tė largohej nė mėnyrė qė tė mund tė falej diku afėr. Xhamia al-Aksa mė vonė u ndėrtua mu nė atė vend.


    Muslimanėt i dhuruan Jerusalemit njė prej veprave mė madhėshtore tė arkitekturės nė botė: Kubat as-Sakra (Kuben e Gurtė), e cila u ndėrtua nė njė shkėmb qė besohej se ishte vendi prej ku Profeti Muhammed (Allahu e mėshiroftė dhe i dhuroftė paqe) u ngrit nė qiej. Motivet mahnitėse dhe kubeja e artė e kėsaj kryevepre tė arkitekturės pasqyron ndjenjėn Islame tė artit dhe qytetėrimit.

    Nė kėtė mjedis tė tolerancės, jomuslimanėve iu dha madje edhe e drejta demokratike pėr t'i shprehur ankesat e tyre. Gjatė epokės Umajad, shumė tė Krishterė nė Damask (Sham) zinin pozita tė rėndėsishme nė burokracinė e shtetit dhe kryenin obligimet e tyre fetare ashtu si dėshironin. Ca prej tyre madje shkruan libra qė kritikonin Islamin dhe Muslimanėt pa frikė nga ndėshkimi.
    Nė tė njėjtėn kohė, Evropa udhėhiqej nga njė fundamentalizėm dhe barbarizėm i errėt. Kisha Katolike shtypte Hebrenjtė e madje edhe tė Krishterėt e besimeve tjera. Kthimi me forcė nė fe, si edhe tortura dhe vrasja nė emėr tė fesė, ishin tė rėndomta. Nė anėn tjetėr, Muslimanėt gjithmonė i kanė trajtuar Ithtarėt e Librit (Hebrenjtė dhe tė Krishterėt) me tolerancė dhe dhembshuri, sepse Zoti e urdhėron kėtė nė Kur'an.

    Kisha e Shėn Gjonit e Damaskut ėshtė njė tjetėr shembull i kėsaj tolerance. Muslimanėt, tė cilėt pushtuan kėtė territor filluan tė falin namazin e tyre tė Xhumasė nė kėtė kishė dhe i lejuan tė Krishterėt tė vazhdojnė ta pėrdorin atė pėr shėrbimet e tyre tė sė Dielės. Dy besime tė ndara ndanin nė mėnyrė paqėsore tė njėjtėn faltore. Me rritjen e numrit tė Muslimanėve nė qytet, udhėheqja Muslimane bleu kishėn prej tė Krishterėve me pėlqimin e tyre. Ngjitur me tė, njė xhami u ndėrtua dhe dekori i hapėsirave tė mbyllura nė hyrje tė ndėrtesave u pasurua me motive Islamike. Shtyllat e epokės sė Bizantit u dekoruan me modele mahnitėse tė artit Islamik.

    Gjatė tėrė historisė sė Islamit, vazhdoi toleranca e tij ndaj Hebrenjve dhe tė Krishterėve. Hebrenjtė qė iknin nga terrori i Inkuizicionit Spanjoll gjetėn strehim dhe tolerancė nė dheun Otoman. Burimi dhe arsyeja e njė tolerance tė tillė ishin parimet morale tė Kur'anit, sepse Muslimanėve u ėshtė thėnė:

    Diskutoni me ithtarėt e Librit vetėm me mėnyrėn mė tė mirė, por jo me keqbėrėsit e tjerė. Dhe thoni: "Ne besojmė nė atė qė na ėshtė zbritur neve dhe nė atė qė ju ėshtė zbritur juve. Zoti ynė dhe Zoti juaj ėshtė njė - dhe ne Atij i nėnshtrohemi si myslimanė". (Kur'an, 29:46)
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    MUSLIMANĖT DHE SHKENCA


    1 Ibn an-Nafis
    2 Thabit ibn Qurra
    3 Ibn Sina
    4 Al-Kindi
    5 Abu al-Qasim al-Zahrawi
    6 Muhammad Zakariya ar-Razi
    7 Ali Kushji
    8 Al-Battani



    Njėra prej dritave tė parimeve morale Islamike qė ndriēoi rrugėn e njerėzimit ishte mendimi shkencor. Arabėt para-islamik dhe disa shoqėri tjera tė Lindjes sė Mesme kurrė nuk kanė qenė tė interesuara pėr gjithėsinė dhe pėr mėnyrėn se si u krijua natyra apo se si funksionon ajo. Por ky qėndrim ndryshoi me shpalljen e Kur'anit, sepse Zoti u thotė njerėzve tė mėsojnė pėr zanafillėn e qiejve dhe Tokės:

    [Njerėz tė menēur janė] ata qė e pėrmendin Allahun duke qėndruar nė kėmbė, ndenjur ose shtrirė dhe qė meditojnė pėr krijimin e qiejve dhe tė Tokės (duke thėnė "O Zoti Ynė! Ti nuk i ke krijuar kot kėto - lartėsuar qofsh (nga ēdo e metė)! Prandaj na ruaj nga ndėshkimi i zjarrit." (Kur'an, 3:191)

    Kjo vetėdije filloi me ngritjen shkencore tė qytetėrimit Islamik dhe ai pastaj nisi njė udhėtim shkencor tė tillė qė askush nuk kishte parė para asaj kohe. Centrali qė e furnizonte me energji ishte Bagdadi, kryeqyteti i Perandorisė Abasidė dhe i botės Islamike. Shkencėtarėt, mendimtarėt, studiuesit dhe dijetarėt tjerė nga e mbarė bota Islamike u bashkuan nė Dar al-Hikmah ("Shtėpinė e Urtėsisė") nė Bagdad pėr tė studiuar dhe hulumtuar fshehtėsitė e gjithėsisė sė Zotit.

    Kjo vetėdije qė arritėn shkencėtarėt Musliman duke iu qėndruar besnik parimeve morale tė Kur'anit, mundėsoi kėrcimin mė tė shpejtė sa i pėrket pėrparimit nė shkencė deri nė atė kohė. Gjerėsia e pikėpamjeve, urtėsia pėr tė cilėn Muslimanėt mėsuan nga Kur'ani, iu mundėsoi atyre t'i analizojnė dhe pastaj t'i zhvillojnė mė tej tė arriturat shkencore tė qytetėrimeve tjera pa paragjykim. Dokumentet shkencore tė Muslimanėve ishin pėrplot vrojtime, eksperimente, llogaritje dhe studime pėr tema tė ndryshme. Nė shkollat e shkencės, femrat kishin tė drejta tė njėjta pėr shkollim si meshkujt dhe dhanė kontributet e tyre shkencore.

    Matematikanėt Muslimanė zhvilluan sistemin decimal tė numrave dhe zbuluan algjebrėn dhe trigonometrinė. Shkencėtarėt Muslimanė ishin shumė tė pėrkushtuar pėr vrojtime astronomike dhe kėshtu zbuluan dhe vendosėn parimet e astronomisė moderne. Dijetarėt Muslimanė llogaritėn trajektoren e hėnės rreth Tokės dhe regjistruan formulat. Veprat e mahnitshme tė arkitekturės nė mbarė botėn Islamike u mundėsuan vetėm pėrmes infrastrukturės shkencore tė vendosur nga Muslimanėt.

    Disa prej tė arriturave mė tė mėdha tė Muslimanėve ishin nė fushėn e mjekėsisė. Nė atė kohė, Evropianėt e padijshėm i konsideronin sėmundjet si mallkim tė shpirtrave tė lig dhe kėshtu nuk kishin koncept pėr trajtimin apo pėr shėrimin e njerėzve tė prekur nga sėmundja. Mirėpo, shkencėtarėt Muslimanė arritėn deri tė pėrfundimi i bazuar nė hulumtime se sėmundjet shkaktoheshin nga krijesa tė vogla tė padukshme pėr syrin e njeriut dhe se pacientėt duhej tė izoloheshin prej njerėzve tė shėndoshė gjatė trajtimit tė tyre. Spitalet e para moderne nė botė janė konceptuar nė kėtė mėnyrė. Spitalet Muslimane kishin pavijone tė ndryshme pėr sėmundje tė ndryshme dhe mjekėt Musliman kishin zhvilluar nė mėnyrė shkencore metodat e trajtimit tė pacientėve. Muslimanėt trajtonin sėmundjet mendore me muzikė dhe terapi, pėrderisa Evropianėt besonin se tė sėmurėt mental ishin robėr tė Shejtanit dhe pėr atė arsye i digjnin nė turrė tė drunjve. Enciklopeditė e Muslimanėve mbi anatominė njerėzore ishin aq tė sakta sa qė ato u pėrdorėn pėr 600 vjet nė fakultetet Evropiane tė mjekėsisė.

    Njė dokumentar pėr botėn Islame, i pėrgatitur pėr BBC-nė nga komentuesi Teri Xhons, thotė si vijon pėr standardet e larta shkencore tė Islamit:

    Pėr shembull, njė filozof nga qyteti i Haranit tashmė kishte llogaritur me saktėsi distancėn nga toka nė hėnė. Njė tjetėr bile kishte sugjeruar qė nėse njeriu do tė mund tė ndante atomin, atėherė do tė lirohej energji e mjaftueshme pėr ta shkatėrruar njė qytet me madhėsinė e Bagdadit. Nė kėtė shkollė tė mjekėsisė nė Damask nė vitin 1154, mjekėt tashmė ligjėronin anatominė, medicinėn zbuluese, kirurgjinė higjienike, qarkullimin e gjakut, me shekuj para Harvit.2


    Ibn Al-Haytham

    Me shekuj pėrpara homologėve tė tyre Evropian, mjekėt Muslimanė kishin njohuri pėr qarkullimin e gjakut dhe iu matnin pulset pacientėve tė tyre gjatė ekzaminimeve. Lindja e foshnjės zhvillohej nė kushtet mė higjienike tė mundshme tė asaj kohe. Instrumentet kirurgjike, siē pėrshkruhen nė librat mjekėsor tė asaj epoke, janė dėshmi e diturisė sė pėrparuar mjekėsore.

    Shkencėtarėt Muslimanė bėn zbulime tė rėndėsishme lidhur me optikėn dhe natyrėn e dritės. Njeriu i parė qė zbuloi strukturėn e syrit nė hollėsi ishte Ibn al-Hajthami, studimi i jashtėzakonshėm i tė cilit pėr thjerrėzat i hapi rrugėn zbulimit tė kamerės. Mjekėt Muslimanė zbuluan arsyet e dobėsimit tė tė parit dhe realizuan ndėrhyrje tė suksesshme kirurgjike tė kataraktit tė syrit 1,000 vite pėrpara ndonjė mjeku Evropian.

    Trashėgimia e shkėlqyer shkencore e botės Islamike e bėri tė mundshme Rilindjen Evropiane. Shkencėtarėt e Krishterė themeluan shkollat Evropiane tė shkencės me diturinė dhe metodat e mėsuara prej Muslimanėve. Drita e Islamit i ndriēoi ata po ashtu.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    MADHĖSHTIA E QYTETĖRIMIT ISLAMIK



    Taj Mahal

    Njė cilėsi e mėsuar nga parimet morale tė Islamit ėshtė ndjenja e lartė pėr art dhe estetikė. Pėrshkrimet Kur'anore tė Xhenetit (Parajsės) janė pėrfytyrime tė kualitetit mė tė lartė, tė shijes mė tė pėrsosur dhe tė njė madhėshtie mahnitėse. Muslimanėt kishin kėtė ndjenjė arti nė zemrat e tyre, gjė e cila pasqyrohej nė punėn e tyre dhe kėshtu tokat qė ata sunduan u shndėrruan nė rajonet mė moderne dhe mė tė zgjedhura tė botės. Kur Islami u pėrhap jashtė nė tė gjitha drejtimet, me vete solli pėrparim dhe zhvillim.

    Muslimanėt sollėn me vete qytetėrim kudo qė shkuan. Ata ndėrtuan njė sistem efikas pėr pastrimin e ujit pėr nevojat pėr ujė tė pijes tė njė qyteti Tunizian. Uji mbahej dhe pastrohej nė dy basene tė mėdha dhe pastaj dėrgohej nė qytet pėrmes njė sistemi tė mbyllur gypash. Vetėm shekuj mė vonė Evropianėt filluan tė shqetėsohen pėr gjėra tė tilla. Inxhinierėt Muslimanė nė Siri konstruktuan njė sistem fantastik tė mullinjve me ujė pėr tė furnizuar qytetet me ujė.

    Kryeqendra e botės Islamike, Bagdadi, ishte qyteti mė madhėshtor dhe mė bashkėkohor nė botė. Planifikimi urban dhe arkitektura ishin tė mahnitshme. Njė udhėtar qė vizitoi Bagdadin shkroi si vijon:

    Tė gjitha lagjet elegante tė mbuluara me parqe, kopshte, vila dhe shėtitoret pėrplot me pazare dhe nė fund xhamitė dhe hamamet e ndėrtuara. Ato shtrihen me milja nė tė dyja anėt e lumit vezullues. 3

    Andaluzia (Spanja Muslimane), njė tjetėr qendėr e mahnitshme e botės Islamike, gradualisht u bė vendi mė bashkėkohor dhe mė i pėrparuar i Evropės. Kryeqyteti i saj Kordoba ishte pėrplot me bukuri mahnitėse me rrugėt e saj tė pastra dhe tė ndriēuara mirė, bibliotekat, spitalet dhe pallatet.

    Nė tė njėjtėn kohė, qytete tė mėdha Evropiane si Parisi dhe Londra ishin tė pista, tė errėta dhe tė lėna pas dore. Si rrjedhojė, tė Krishterėt Evropian qė vizituan Kordobėn ishin tė mahnitur dhe tė habitur me bukurinė, kulturėn dhe artin e qytetit.

    Nė librin Islami: Perandoria e Besimit, Historiania Shila Bler e Kolegjit tė Bostonit e pėrshkruan bukurinė e Kordobės me kėto fjalė:

    Qyteti i Kordobės ishte njėri prej qyteteve mė tė mėdha dhe mė ngazėllues nė Evropė nė shekujt 9-tė dhe 10-tė. Kemi pėrshkrimet e njerėzve qė kishin ardhur dhe kishin parė gjithė ato lule gjithandej rrugėve tė gjera, atė dritė tė mrekullueshme depėrtuese. Qytetet veriore ishin tė errėta, Kordoba kishte ujė tė rrjedhshėm. Njerėzit jetonin nė shtėpi tė mėdha. Pėr dallim, nė Paris, njerėzit jetonin nė kasolle nė breg tė lumit.4

    Njė prej pak shembujve tė mbetur tė madhėshtisė sė Kordobės ėshtė katedralja Katolike qė ndodhet nė qendėr tė qytetit. Fillimisht ajo ishte njė xhami me njė stil estetik qė magjepsi mendjet e atyre qė hynė nė tė. Eksploruesit e Krishterė tė cilėt erdhėn nė Kordobė u ndikuan thellėsisht nga madhėshtia e saj. Nė shekullin e dhjetė, njė murgeshė Saksone me emrin Hrotsvitha pėrshkroi Kordobėn si ornament tė botės.



    Njėra prej ndėrtesave mė mahnitėse tė Andaluzisė ishte pallati Alhambra, i cili ishte i zbukuruar me shembuj mahnitės tė estetikės dhe artit Islam. Secili detal pasqyronte po tė njėjtėn shije tė hollė tė shpirtit tė lartė tė Islamit. Kopshtet e tij ishin pėrplot me shatėrvane tė furnizuara me anė tė njė sistemi tė bazuar nė gravitacion. Muslimanėt tė cilėt e ndėrtuan atė ishin tė frymėzuar nga pėrshkrimet Kur'anore tė Xhenetit.

    Kėtu janė disa ajete pėr Xhenetin:

    Ata do tė kenė mirėsi tė caktuara dhe fruta tė ndryshme e do tė jenė tė respektuar, nė kopshtet e lumturisė, nė kolltuqe, pėrballė njėri-tjetrit. Aty do t'u shėrbehet njė gotė e mbushur nga njė burimi i rrjedhshėm, (me pije) tė bardhė e tė shijshme pėr ata qė do ta pinė. Prej saj as nuk do tė trullosen dhe as nuk do tė dehen. (Kur'an, 37:41-47)
    (Kopshtet do tė jenė) tė mbjellė me pemė qė bėjnė hije. (Kur'an, 55:48)
    Ata do tė jenė tė mbėshtetur nė shtroje, anash me armaē mėndafshi e frutat e dy kopshteve do t'i kenė afėr sa t'i kapin me dorė. (Kur'an, 55:54)
    [Kopshtet e Xhenetit] do tė jenė tė stolisura me gjelbėrim. (Kur'an, 55:64)
    Ata do tė qėndrojnė nė divane tė stolisura me ar e gurė tė ēmuar, tė mbėshtetur nė to pėrballė njėri-tjetrit. (Kur'an, 56:15-16)
    Ata do tė qėndrojnė nė mes tė lotusėve pa gjemba. (Kur'an, 56:28-29)
    Nėn hije tė gjera, pranė njė uji rrjedhės, dhe mes frutave tė llojllojshme, tė cilat kurrė nuk sosen, as nuk janė tė ndaluara; dhe nė shtroje tė ngritura. (Kur'an, 56:30-34)
    Pikėrisht atyre u pėrket Xheneti i Adnit, nėpėr tė cilin rrjedhin lumenj. Ata do tė stolisen atje me byzylykė ari dhe do tė vishen me rroba tė gjelbra prej mėndafshi tė hollė dhe armaēi, duke ndenjur tė mbėshtetur nė shtretėr tė lartė. Sa shpėrblim i mrekullueshėm dhe sa vendbanim i bukur! (Kur'an, 18:31)

    Cordoba.


    Granadas Alhambra
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    QYTETĖRIMI ISLAMIK DHE OTOMANĖT



    Perandoria Otomane, e themeluar nė vitin 1299, zhvillohej si njėra prej perandorive Islamike mė tė mėdha dhe mė madhėshtore tė botės. Botėkuptimi zyrtar Otoman, i bazuar nė tolerancė dhe drejtėsi la gjurmėt e veta nė tokat qė sundoi me arkitekturėn, tekstilet, bukurshkrimin sublim tė tij dhe me njė sistem tė pėrkryer tė edukimit qė e lakmonte Evropa. Finesa dhe shija e sulltanėve pėr art admirohej nga Evropianėt, tė cilėt ishin thellėsisht tė impresionuar nga madhėshtia e Perandorisė Otomane.

    DPerandoria Otomane ishte njėra prej perandorive mė tė mėdha dhe me jetėgjatėsinė mė tė madhe. Nė tė vėrtetė, vetėm Perandoria Romake nė kulmin e saj mbulonte njė rajon mė tė gjerė. Mirėpo, ajo nuk arriti tė ruante madhėsinė e saj pėr aq kohė sa arritėn Otomanėt. Shumė shtete qė tani formojnė pjesė tė Evropės, Afrikės Veriore, Azisė Qendrore dhe Lindjes sė Mesme kanė monumente dhe vepra artistike Otomane tė rėndėsishme nė aspektin historik qė zbukurojnė qytetet e tyre. Shembuj tė arkitekturės dhe planifikimit urban Otoman ende qėndrojnė nė shumė qytete Evropiane (si Sofja, Beogradi dhe Sarajeva).

    Shteti Otoman dhe sistemi qeverisės bazohej nė Kur'an dhe shumė shkencėtarė politik tė sotėm i referohen atij si njėrit prej sistemeve mė tė mira shtetėrore. Diplomacia shtetėrore Otomane pėrbėnte bazėn e diplomacisė sė shumanshme tė epokės moderne.

    Qytetėrimi Otoman kishte ndikim tė drejtpėrdrejtė mbi kulturėn e Evropės Perėndimore: Otomanėt i mėsuan Hungarisė kultivimin e orizit, Busbeku, i dėrguari i Habsburgėve i mėsoi shtetet e Beneluksit pėr tulipanėt pasi qė vizitoi Stambollin nė shekullin e gjashtėmbėdhjetė, Italianėt mėsuan teknikat e thurjes dhe ngjyerjes sė pėlhurės nga Otomanėt dhe Otomanėt ju mėsuan traditėn e orkestrave ushtarake Evropės.5

    Kėto fakte historike tregojnė se parimet morale Islamike luajtėn njė rol udhėheqės nė zhvillimin bashkėkohor tė botės. Qė nga fillimi i shpalljes sė tij, Islami ka shėrbyer si njė dritė udhėrrėfyese, duke e ēuar njerėzimin drejt tė vėrtetės, realitetit dhe bukurisė. Muslimanėt sollėn me vete parimet e tyre morale kudo qė shkuan, bashkė me tolerancėn, arsyen, shkencėn, artin, estetikėn, higjienėn dhe pėrparimin. Nė njė kohė kur Evropa ishte e zhytur nė dogmatizmin dhe barbarizmin e errėt, bota Islamike ishte qytetėrimi mė i pėrparuar dhe mė bashkėkohor i botės. Vlerat e mėsuara nga bota e Islamit nga ana e individėve Evropian luajtėn njė rol fundamental nė zhvillimin e qytetėrimit Evropian. Historiani Eugen Majers shpreh kėtė realitet si vijon:

    ... Nga fundi i shekullit tė nėntė deri nė shekullin e dymbėdhjetė, ndikimi Islamik nė shkencėn dhe kulturėn Perėndimore ishte shumė i madh... Rėndėsia kulturore e punės sė dijetarėve dhe pėrkthyesve Islamik pėr zhvillimin e shkencės dhe shkencave humane thuajse mund tė mbivlerėsohet... Nė kėtė mėnyrė, rrėnjėt e mendimit Perėndimor janė njė pėrzierje e tė menduarit Greko-Arabik dhe Hebre.6

    Nė anėn tjetėr, njėra prej arsyeve kryesore pse bota Islamike mbeti prapa nė disa aspekte ishte sepse ajo u nda nga arsyeja, sinqeriteti dhe gjerėsia e pikėpamjeve qė mėsohet nė Kur'an. E themi kėtė pėr arsye se Kur'ani ėshtė burim i udhėzimit qė nxjerr njerėzimin nga errėsira e mosdijes dhe e ēon drejt dritės sė diturisė sė vėrtetė. Zoti i shpalli Profetit tonė (paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė).

    Elif Lām Rā. Kėtė Libėr ta kemi shpallur ty (o Muhamed), pėr t'i nxjerrė njerėzit, me lejen e Zotit tė tyre, nga errėsira nė dritė, nė rrugėn e tė Plotfuqishmit, tė Denjit pėr ēdo lavd. (Kur'an, 14:1)

    Muslimanėt e sotėm duhet tė kenė dijeni pėr tė kaluarėn e shkėlqyer tė qytetėrimit Islamik dhe ta respektojnė pėrgjegjėsinė qė ajo bart me vete. Tė mos harrojmė se Muslimanėt janė pėrfaqėsues tė njė trashėgimie tė shenjtė, tė lavdishme dhe tė nderuar qė ndėrtoi njėrin prej qytetėrimeve mė tė mėdha nė Tokė. Pėr mė tepėr, ata gjithmonė janė lakmuar dhe admiruar nė masė tė njėjtė nga pėrfaqėsuesit e qytetėrimeve apo besimeve tjera fetare. Eksperti i famshėm pėr Lindjen e Mesme Daniel Pajps flet pėr vetėbesimin e Muslimanėve nė njėrin prej artikujve tė tij:

    Ajo qė kontribuon nė kėtė vetėbesim tė brendshėm ėshtė kujtimi pėr tė arriturat e jashtėzakonshme gjatė afėrsisht gjashtė shekujve tė parė tė Islamit. Kultura e tij ishte mė e pėrparuara dhe Muslimanėt gėzonin shėndetin mė tė mirė, jetonin mė sė gjati, kishin shkallėn mė tė lartė tė shkrim-leximit, organizonin hulumtimet mė tė pėrparuara shkencore the teknike dhe zakonisht formuan ushtri fitimtare. Ky model i suksesit ishte i dukshėm qė nga fillimi: nė vitin 622 tė erės sonė (e.s.), Profeti Muhammed (paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė) u largua nga Meka si refugjat, pėr tu kthyer vetėm tetė vite mė vonė si sundimtar i saj. Qė nė vitin 715 pushtuesit Musliman kishin formuar njė perandori qė shtrihej nga Spanja nė perėndim deri nė Indi nė lindje. Tė jesh Musliman nėnkuptonte t'i takoje njė qytetėrimi fitimtar.7

    Muslimanėt sot nuk duhet vetėm tė kėnaqen me lavdinė e tė kaluarės sė tyre, por duhet tė punojnė qė t'i ndihmojnė botės Islamike tė ngrihet edhe njėherė. Pa dyshim, Muslimanėt mund tė ndėrtojnė pėrsėri njė kulturė dhe qytetėrim tė shkėlqyer qė tė ndriēoj botėn, por jo pėrderisa nuk e rikrijojnė shpirtin e unitetit dhe solidaritetit qė i vinte nė lėvizje paraardhėsit e tyre. Nėse do tė mund tė themelojnė njė kulturė demokratike, konstruktive, tolerante dhe paqedashėse qė punon vetėm pėr tė mirėn e Islamit dhe njerėzimit dhe qė shpėrfill interesat personale, do tė mund tė ndėrtojnė qytetėrimin mė tė madh tė shekullit njėzet e njė. Duke iu falėnderuar vlerave bazė tė parimeve morale Islamike (dmth. dashurisė, dhembshurisė, mirėkuptimit dhe tolerancės), regjimet despotike qė sundojnė nė tokat Muslimane do tė bien; do tė arrihet zhvillim kulturor dhe ekonomik; Muslimanėt qė vuajnė nga zgjedha, mizoria dhe madje kasaphanat gjakftohta, do tė gjejnė paqe dhe siguri dhe njė "Periudhė e Bekuar" e re do tė bėhet realitet.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  9. #9
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Unionin Islamik Duhet T'a Thirrin Shtetet Islame Me Ne Krye Turqine .

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    PSE UNIONI ISLAMIK?


    Shumė filozofė bashkėkohor mendojnė se e ardhmja e botės Islamike ka njė ndikim tė drejtpėrdrejt nė paqen dhe sigurinė botėrore, sepse potencialisht ėshtė njė fuqi serioze. Pėrafėrsisht njė e katėrta e njerėzimit pason Islamin, tokat e tyre pėrmbajnė burime tė pasura natyrore dhe i gjithė rajoni ka njė rėndėsi tė madhe strategjike. Deri nė Luftėn e Dytė Botėrore, shumica e vendeve Muslimane kanė qenė koloni Evropiane. Disa prej tyre ėshtė dashur tė ndėrmarrin luftėra ēlirimtare pėr tė fituar pavarėsinė e tyre. Kjo gjendje ka ndryshuar pamjen e gjeografisė Islamike. Megjithatė, ndryshimi i vėrtetė ndodhi pasi qė mori fund lufta e ftohtė. Deri atėherė, bota Islamike merrej nė kuptimin e Afrikės, Lindjes sė Mesme dhe Azisė; tani, ajo ėshtė shndėrruar mė tepėr nė njė ēėshtje Euro-aziatike me Shqipėrinė dhe Bosnjėn nė Perėndim dhe Ēeēeninė dhe Taxhikistanin, Kirgistanin dhe Kazakistanin nė lindje. Nė vitet e 1980-ta, Turqia ishte vendi i vetėm Islamik i pėrfaqėsuar nė Organizatėn pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė (OSBE). Tani, nėntė vende Muslimane bėjnė pjesė aty: Shqipėria, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani, Turqia, Turkmenistani dhe Uzbekistani. 8


    Ndryshimet e tilla nė pėrhapjen demografike tė botės Islamike kanė pasur ndikim nė termin "gjeografia Islamike". Deri nė fillim tė shekullit njėzet, pėrveē pushtimeve afatshkurtra, pjesa mė e madhe e Muslimanėve jetuan nė tokat Muslimane nėn sundimin Islamik. Qė nga fillimi i shekullit njėzet e tutje, Muslimanėt kanė migruar me dėshirė nė Evropė dhe Amerikė, ku gradualisht u bėn pakica tė rėndėsishme. Aktualisht, Islami ėshtė religjioni qė ka rritjen mė tė shpejt nė kėto vende. Kjo ngritje u ka mundėsuar kėtyre Muslimanėve qė tė luajnė njė rol mė aktiv nė shoqėrinė dhe politikėn Perėndimore.

    Prandaj, gjeografia Islamike nuk i referohet vetėm vendeve me popullatė shumicė Muslimane apo vendeve qė udhėhiqen nga Muslimanėt, por pėrbėhet nga njė rajon mė i gjerė. Nga Kaukazi deri nė Tanzani dhe nga Maroku e deri nė Fixhi, bota Islamike tani shtrihet mbi njė rajon tė pafund dhe mbulon tokat qė u dhanė shtytje qytetėrimeve mė madhėshtore nė histori. Kualitetet gjeopolitike, kulturore dhe gjeo-ekonomike e vendosin kėtė gjeografi nė agjendėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare dhe tė politikės botėrore madje edhe sot.

    Udhėkryqet dhe rrugėt transitore tė tregtisė botėrore ndodhen brenda kėtij territori. Kur e marrim parasysh se kanalet dhe lidhjet e drejta qė bashkojnė Detin e Zi dhe atė tė Mesdheut, Detin e Mesdheut me Gjirin Persik dhe Gjirin Persik me Oqeanin Indian janė nėn kontrollin e Muslimanėve, rėndėsia e botės Islamike nė aspektin e baraspeshės botėrore bėhet mė e kuptueshme. Veē kėsaj, tokat mė tė pasura tė botės, nė aspektin e burimeve tė tilla tė rėndėsishme strategjike si nafta dhe gazi natyror, ndodhen nė vendet Muslimane. Pėrdorimi efikas i kėtyre burimeve pėrfaqėson njė mundėsi strategjike pėr botėn Islamike pėr tė rritur ndikimin e saj nė politikėn botėrore.

    Gjendja e tanishme sugjeron qartė se Muslimanėt do tė kenė ndikim nė zhvillimet e shekullit njėzet e njė nė njė mėnyrė apo tjetėr. Mirėpo, ajo qė vėrtet ka rėndėsi kėtu ėshtė se nga ky ndikim duhet tė pėrfitojnė bota Islamike nė veēanti dhe njerėzimi nė pėrgjithėsi. Gjėja e parė qė na bie nė mend nė kėtė fazė ėshtė nėse bota Islamike mund tė luaj njė rol tė tillė, duke pasur parasysh gjendjen e saj tė tanishme. Megjithatė, nėse i hedhim njė vėshtrim vendeve Muslimane sot vėrejmė shumė probleme, nė mesin e tyre mungesa e demokracisė stabile, paaftėsia pėr ta mbajtur hapin me pėrparimin teknologjik dhe njė ekonomi e pazhvilluar. Njė botė Islamike qė bėhet gati pėr tė luajtur njė rol aktiv nė politikėn botėrore duhet sė pari t'i zgjidhė kėto dhe probleme tė ngjashme me to.




    Mungesa e unitetit dhe copėzimi i botės Islamike ėshtė madje njė ēėshtje mė urgjente dhe problem mė jetik qė duhet tė zgjidhet. Fakti se Muslimanėt nuk kanė qenė nė gjendje tė krijojnė njė Union Islamik aktiv dhe tė fuqishėm ėshtė njė ndėr kontribuuesit kryesor pėr shumicėn e tė kėqijave tė sotme. Kur tė formohet njė Union Islamik i fuqishėm, problemet e tilla ose nuk do tė shfaqen ose do tė zgjidhen shumė mė shpejtė se qė mund tė parashikohet.


    Duhet tė konstatojmė kėtu se shumėllojshmėria qė gjendet nė botėn Islamike, si edhe ekzistenca e shkollave tė ndryshme tė mendimit Islamik, nuk paraqet ndonjė problem nė kėtė aspekt. Gjithashtu, Unioni nuk ėshtė i barabartė me praktikėn apo sistemin e njėjtė. Pėr mė tepėr, kjo shumėllojshmėri duhet tė bashkohet nėn ombrellėn e besimit dhe mbi bazėn e tolerancės dhe solidaritetit reciprok. Dallimet nė mendime, praktikė apo pikėpamje janė normale dhe tė zakonshme nė tė gjitha shoqėritė. Parimet morale Islamike kėrkojnė qė Muslimanėt tė mos harrojnė kurrė se ata tė gjithė janė vėllezėr dhe motra, pa marr parasysh dallimet e tyre. Ēfarėdo qoftė raca, gjuha, kombi apo dega e Islamit qė njė njeri mund ta pasojė, tė gjithė Muslimanėt janė vėllezėr dhe motra. Prandaj, dallimet e tilla duhet tė vlerėsohen si burim i pasurisė e jo tė merren si burim i konfliktit apo ndarjes sė mundshme. Njė pikėpamje e tillė e gabuar vetėm largon vėmendjen e njeriut prej ēėshtjeve reale dhe vonon veprimin e rėndėsishėm parandalues dhe urgjentisht tė nevojshėm

    Kapitujt pasues do tė merren me nevojėn pėr njė Union Islamik dhe se ēfarė do tė nėnkuptojė ai pėr paqen botėrore, nga perspektiva ekonomike, sociologjike dhe politike. Mirėpo, ne duhet sė pari ta hulumtojmė procesin qė ēoi deri nė shpėrbėrjen e botės Islamike dhe mėnyrėn se si ky zhvillim mund tė kthehet mbrapsht.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •