Shkolla e Likofcit kremtoi 85-vjetorin e themelimit

Skenderaj, 14 prill - Shkolla Fillore e Likofcit tė komunės sė Skenderajt, qė tani mban emrin e dėshmorit Fehmi Rama, ka shėnuar tė mėrkurėn 85-vjetorin e themelimit.
Kremtės sė shkollės i janė bashkuar edhe qindra qytetarė pėr tė shėnuar edhe 14 Prillin, Ditėn e Dėshmorėve tė kėsaj ane. Nė kėtė manifestim kanė marrė pjesė edhe pėrfaqėsues tė institucioneve lokale dhe shoqatave tė dala nga lufta, raporton KosovaLive.
Feriz Zeqiri, drejtor komunal i Arsimit, tha se si institucionet lokale ashtu edhe ato qendrore janė tė pėrkushtuara pėr prioritet ndaj arsimit, ndėrsa Shkolla e Likofcit meriton kujdes tė veēantė pasi qė krahas dijes ajo ishte edhe simbol i rezistencės kombėtare ndaj pushtuesve ndėr vite.
Pėr historikun e kėsaj shkolle ka folur drejtori Ali Kadriu i cili tha se mėsimet e para nė kėtė shkollė nė vitin 1925 i ndoqėn nxėnėsit nga 15 fshtara pėr rreth, ndėrsa mėsuesi i parė ishte Demir Syla nga Elbasani. Nga viti 2002 kjo shkollė mban emrin e dėshmorit Fehmi Rama nga Likofci, i cili ra nė dy lyftim tė drejt pėr drejt me forcat serbe, me 14 prill tė vitit 1999. /koha/