
Postuar mė parė nga
DYDRINAS
Shume qarte!
Ne zgjedhjet e ardhshme behuni shumice dhe votoni per ke doni dhe me kete rast percaktoni se kush do ta udheheqe Shqiperine ne 4 vitet e ardhshme.
Mirepo juve ju tmerron fakti se deri ne vitin 2013 ne Shqiperi do te kene ndodhur ndryshime te paimagjinueshme dhe fati i atyre zgjedhjeve do te anoje serish nga pozita e sotme.
Pse?
Sepse pozita e sotme e ka treguar me fjale dhe me vepra se eshte lokomotiva e integrimit kombetar dhe e integrimit ne strukturat euroatlantike!
Atehere kur Berisha u jipte leje luftanijeve te NATO-s qe te ankoroheshin ne portin e Durresit, bubullinte ZP!
Atehere kur Berisha i linte dore te lire avioneve spiune te NATO-s ne bazen e Gjadrit te Lezhes, ZP bubullinte se ai po "armiqeson me serbet"!
Atehere kur Berisha ftohej nga Manfred Werner te vizitonte seline e NATO-s ne Bruksel, ulerinte ZP dhe qimekuqte nga inati dhe zemerimi, se pse ai po na con drejt strofulles se armikut!
Do te duheshin libra te tere qe te pershkruanin sadizmin e gjysherve dhe prinderve tuaj, ndaj rraces shqiptare!
Mua me vinte turp kur lexoja shtypin e majte te viteve 1992-1996 se si perhapnin frymen antikosovare, ne cdo shkrim, ne cdo faqe, ne cdo analize!
Antikosovarizmi juaj lidhej me faktin se Berisha vinte nga nje krahine qe quhet Tropoje dhe se nga ky fakt ai "po linte pasdore problemet e brendshme tonat dhe po merrej me ata (shqiptaret ne Kosove)"!
Dhe kjo nuk ishte rastesi, por ishte nje vazhde e linjes se kuqe te ngrehur ne vitin 1942, kur u vendos nga PKSH qe ti kthej pushka vellaut, qe te braktisej ndjenja kombetare ne emer te internacionalizmit proletar dhe vellazerim-bashkimit me popujt "vellezer" te Jugosllavise!
Qe nga viti 1942 e deri sot, linja e kuqe eshte ende ne fuqi dhe kush e cenon sadopak ate, ai shpallet menjehere armik!
Tashme kane kaluar shume dekada, por ajo linja e kuqe, qe ne fakt eshte nje linje e hapur e urrjetjes nderkrahinore dhe e percarjes kombetare, eshte shume aktive!
Me vjen ndot kur lexoj komentet e shume prej jush qe shkruani dhe ne kete forum, se si ne menyre te hapur beni thirrje per vazhdimesine e asaj qe u percaktua ne vitin 1942, se si flisni me urrjetjen me te thelle te shpirtit per pjesen me te madhe te kombit shqiptar, se si u fryni urave te ndasive dhe te vellavrasjes, se si kerkoni me cdo kusht permbysje te nje pushteti legal, te zgjedhur dhe te votuar nga shumica e shqiptareve!
Eshte koha qe te merreni seriozisht me veteveten dhe me qetesi te analizoni se ku ju shpie kjo rruge!
Ne jemi nje komb qe sapo kemi nisur rrugen e gjate te zhvillimit dhe te perparimit kombetar, ne jemi nje komb qe kemi humbur shume kohe, ne jemi nje komb qe nuk kemi me nge per te humbur jo me dite por as minuta, sepse perndryshe do te na denoje historia dhe brezat e ardhshem!
Krijoni Kontakt