Close
Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 155
  1. #1
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800

    Mijëra Francezë E Pranuan Islamin

    Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) kohëve të fundit raportoi se në Francë Islami po përhapet me shpejtësi të madhe. Kjo agjenci njoftoi se 30.000 deri më 50.000 francezë të strukturave të ndryshme e të besimeve të ndryshme pranuan Fenë Islame. Bazuar në njoftimet e kësaj agjencie, Kisha Katolike jo vetëm që po shqetësohet për shkak të numrit të madh të besimtarëve të rinj muslimanë, por ajo po befasohet nga besimi i thellë i francezëve të konvertuar në Fenë Islame dhe po kërkon e hulumton shkakun pse anëtarët e saj po largohen nga Katolicizmi.
    Si shkak i këtyre zhvillimeve, të kalimit masiv në Islam, shumë gazeta e revista franceze po rezervojnë faqe të tëra për ta diskutuar këtë çështje.
    “Revista Katolike” (Revue Catholique), një revistë e rëndësishme e katolikëve francezë, publikoi një studim të gjithanshëm rreth këtij subjekti dhe vuri në dukje se besimtarët e rinj islamë dallojnë nga të konvertuarit e mëhershëm.
    Në të kaluarën, numri i të konvertuarve që e pranonin Fenë Islame ishte i kufizuar dhe asokohe ishin vetëm ushtarakë. Në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme, në kohën e kolonializmit francez, përveç ushtarëve dhe oficerëve francezë, Fenë Islame e kishte pranuar edhe Gjenerali Minean, komandanti kryesor i armatës franceze në Egjipt, pas ekspeditës së Napoleonit, në fillim të shek. XIX.
    Përkundrazi, sot besimtarët e rinj muslimanë janë intelektualë të shquar perëndimorë, të cilët kanë studiuar Kur’anin dhe filozofinë islame. Ndër ta duhet përmendur: Rene Jeneon, mendimtar i njohur, Roger Garoudy, filozof i shquar, Michel Chorkioutz, artist dhe Maurice Begart, specialiste, të cilët e pranuan Islamin sepse kjo fe, sikur dëshmojnë edhe vetë, ndikoi me thjeshtësinë dhe me gjallërinë e saj për t’iu afruar Zotit pa ndërmjetës.
    Të gjithë këta besimtarë të rinj muslimanë thonë se arsyet kryesore për ndërrimin e fesë është se:
    Feja Islame u ofron solidaritet besimtarëve dhe parimet e saj janë tepër tërheqëse, e sidomos vlerat morale. Në Fenë Islame besimtarët e rinj francezë gjetën paqen, që u mungonte në Katolicizëm.
    Kështu, besimtarët e rinj muslimanë francezë po i ndjekin dhe po i zbatojnë mësimet islame dhe po jetojnë në mënyrën islame pikërisht në zemër të Evropës! E ne, ku jemi?!
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  2. #2
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Këngëtarja Franceze Diam's Pranon Islamin

    Këngëtarja e famshme franceze Diam's e cila vitet e fundit ka qene ne kulmet e sukseseve të saj, ka pranuar Islamin.

    Kjo behet publike para disa ditësh dhe debatet rreth konvertimit të saj kane filluar në France, duke qenë së Diam's ka vënë shaminë dhe është ngjitur në skenë me shami, për prezantimin e albumit të saj të fundit.

    Diam's ka deklaruar për mediat franceze : "Atë që nuk ma dha dot mjekësia ma dha Islami"./mesazhi/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  3. #3
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    Përkundrazi, sot besimtarët e rinj muslimanë janë intelektualë të shquar perëndimorë, të cilët kanë studiuar Kur’anin dhe filozofinë islame. Ndër ta duhet përmendur: Rene Jeneon, mendimtar i njohur, Roger Garoudy, filozof i shquar, Michel Chorkioutz, artist dhe Maurice Begart, specialiste, .........
    Sa te shquar qe qenkaaaaann!!!!!I njeh edhe Ximi!!!!


    Feja Islame u ofron solidaritet besimtarëve dhe parimet e saj janë tepër tërheqëse, e sidomos vlerat morale. Në Fenë Islame besimtarët e rinj francezë gjetën paqen, që u mungonte në Katolicizëm.
    ......po ti, i beson ato qe shkruan Abedin????
    Jarigas

  4. #4
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar më parë nga Ximi Abedini
    Të gjithë këta besimtarë të rinj muslimanë thonë se arsyet kryesore për ndërrimin e fesë është se:
    Feja Islame u ofron solidaritet besimtarëve dhe parimet e saj janë tepër tërheqëse, e sidomos vlerat morale. Në Fenë Islame besimtarët e rinj francezë gjetën paqen, që u mungonte në Katolicizëm.
    Interesante. Asnjeri nga keta te konvertuarit nuk thote se Feja Islame u ofron shpetimin ne Ahiret, vetem interesa te kesaj bote...
    Duket sa besimtare qenkan...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,590
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) kohëve të fundit raportoi se në Francë Islami po përhapet me shpejtësi të madhe. Kjo agjenci njoftoi se 30.000 deri më 50.000 francezë të strukturave të ndryshme e të besimeve të ndryshme pranuan Fenë Islame. Bazuar në njoftimet e kësaj agjencie, Kisha Katolike jo vetëm që po shqetësohet për shkak të numrit të madh të besimtarëve të rinj muslimanë, por ajo po befasohet nga besimi i thellë i francezëve të konvertuar në Fenë Islame dhe po kërkon e hulumton shkakun pse anëtarët e saj po largohen nga Katolicizmi.
    Si shkak i këtyre zhvillimeve, të kalimit masiv në Islam, shumë gazeta e revista franceze po rezervojnë faqe të tëra për ta diskutuar këtë çështje.
    “Revista Katolike” (Revue Catholique), një revistë e rëndësishme e katolikëve francezë, publikoi një studim të gjithanshëm rreth këtij subjekti dhe vuri në dukje se besimtarët e rinj islamë dallojnë nga të konvertuarit e mëhershëm.
    Në të kaluarën, numri i të konvertuarve që e pranonin Fenë Islame ishte i kufizuar dhe asokohe ishin vetëm ushtarakë. Në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme, në kohën e kolonializmit francez, përveç ushtarëve dhe oficerëve francezë, Fenë Islame e kishte pranuar edhe Gjenerali Minean, komandanti kryesor i armatës franceze në Egjipt, pas ekspeditës së Napoleonit, në fillim të shek. XIX.
    Përkundrazi, sot besimtarët e rinj muslimanë janë intelektualë të shquar perëndimorë, të cilët kanë studiuar Kur’anin dhe filozofinë islame. Ndër ta duhet përmendur: Rene Jeneon, mendimtar i njohur, Roger Garoudy, filozof i shquar, Michel Chorkioutz, artist dhe Maurice Begart, specialiste, të cilët e pranuan Islamin sepse kjo fe, sikur dëshmojnë edhe vetë, ndikoi me thjeshtësinë dhe me gjallërinë e saj për t’iu afruar Zotit pa ndërmjetës.
    Të gjithë këta besimtarë të rinj muslimanë thonë se arsyet kryesore për ndërrimin e fesë është se:
    Feja Islame u ofron solidaritet besimtarëve dhe parimet e saj janë tepër tërheqëse, e sidomos vlerat morale. Në Fenë Islame besimtarët e rinj francezë gjetën paqen, që u mungonte në Katolicizëm.
    Kështu, besimtarët e rinj muslimanë francezë po i ndjekin dhe po i zbatojnë mësimet islame dhe po jetojnë në mënyrën islame pikërisht në zemër të Evropës! E ne, ku jemi?!
    E besoj plotesisht kete postim. Sigurisht qe francezeve j`u pelqen te qetesojne ndergjegjen e tyre, sepse islami i lejon te marrin deri ne 7 gra, pra te ligjerojne imoralitetin e tyre, i cili vijon prej kohesh. Ne kete menyre nuk do te jene te detyruar te respektojne kanonet e Krishtera ne keto raste (por edhe ne te tjera), qe jane shume strikte dhe qe nuk lejojne te ndash gruan, pervecse kur thyejne besnikerine bashkeshortore. Islami i qeteson pra keta njerez ne imoralitetin e tyre, sepse i premton "nje mal me pilaf" dhe boll nje larje me uje te nxehte para varrimit dhe "lahen mekatet".
    Ndersa ca grave artiste ndoshta u intereson se fshehin kurverine e tyre nen "shamine" e ju duket se kjo do t`i shpetoje dhe do te mendojne njerezit se ja "kjo eshte e ndershme", pra thjesht hipokrizi dhe justifikim i veseve te tyre te ulta, nepermjet ketyre konvertimeve.
    Se cili besim eshte "i verteti", kete nuk e tregojne aspak statistikat, bile edhe sikur gjithe Franca dhe Evropa te kthehet me islam.

    Pershendetje!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 15-04-2010 më 06:43
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #6
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Shume mire e the Ilia Spiro.

    Islami s'ben gje tjeter vecse ligjeron shthurrjen e atyreve qe jane te krishtere vetem ne emer. Ne kete gje ben mire, sepse e "shpelan" Krishterimin nga te krishteret fallco.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Francezeve sikur u shkojne per dore Revolucionet, kushedi ndoshta pikerisht aty do te ndodhe nje Revolucion Islamik.
    Kur shiqoj perfaqesueset e Frances ne sport, duken sikur jane perfaqesuese te ndonje shteti Islamik, me teper se gjysma jane muslimane.

    Cuditem me disa ketu qe thone se ata jane te konvertuar per interesa te kesaj bote!! Pse kush ua ndalon ne France ta jetojne jeten te shfrenuar?? Askush, madje eshte vendi me i lire ne kete aspekt.
    Ata po thone qe ne Islam kane gjetur paqen qe nuk e kane gjetur ne krishterizem, kjo nenkupton qetesine shpirterore.
    Islamin te krishteret e akuzojne si shume i dhene pas kesaj bote, ateistet e akuzojne si shume mistik, ndersa une u theme qe te dyja palet kane te drejet, vetem se duhet t'i bashkojne mendimet dhe del Islami i cili eshte ne te vertete.

  8. #8
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Citim Postuar më parë nga uvejsa Lexo Postimin
    Francezeve sikur u shkojne per dore Revolucionet, kushedi ndoshta pikerisht aty do te ndodhe nje Revolucion Islamik.
    E cfare mund te thuash me teper...

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder Lexo Postimin
    E cfare mund te thuash me teper...
    E di qe edhe ti e enderon nje Dite te tille, por avash, avash se qengji behet dash.

  10. #10
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781

    Smile

    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder Lexo Postimin
    E cfare mund te thuash me teper...
    Po shtoj edhe une diq,kohen e fundit edhe rinia Franqeze po konvertohe ne islam e si fakt kam disa shok dhe shoqe ne shkoll qe jan kovertuar. eshte edhe nje shoqe e mamit qe para dy vjetve e pranoj islamin.
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •