Dr. R. L. MELLEME, antropolog (Holandė)
Dr. R.L. Melleme ėshtė njė intelektual i shquar evropian nga Holanda, me profesion linguist dhe antropolog, autor i disa veprave. Prej tyre, mė tė njohura janė: “Wayang Puppets”, “Grondwet von Pakistan”, “En Interpretatie van de Islam”, “A Short Gude on Islam in Jave” etj. Dr. Melleme ėshtė drejtor i Muzeut Tropikal nė Amsterdam, Holandė.
Si e zbuloi tė Vėrtetėn ky shkencėtar i shquar holandez? Ja dėshmia e tij:
“I fillova studimet e gjuhėve tė Lindjes nė Universitetin e Leidenit, te profesori Snouck Hurgonje, njė arabolog i mirėnjohur, e njėkohėsisht studiova edhe gjuhėn sanskrite, malaje dhe javaneze. Mė vonė qėndrova njė kohė bukur tė gjatė nėpėr tė gjitha vendet ku fliten kėto gjuhė aziatike. Qėndrova edhe nė Kajro tė Egjiptit, ku dhe qėndrova nė Universitetin “El-Az’har.” Pas kėtyre vizitave studimore, ku pėrjetova vėshtirėsi e peripeci tė ndryshme, u ktheva nė Holandė, dhe u punėsova nė “The Royal Tropical Institute” tė Amsterdamit. Kėtu, nė kėtė institut, gjeta rastin tė vazhdoja studimet islame. Po kėtu, ndėrkohė, pėrpilova njė libėr me titull “Islami nė ishullin Java, Indonezi”.
Nė dimrin e vitit 1954/1955 fillova tė punoj nė Lahore, nė fakt tė studioj shtetin e ri tė posaformuar, Republikėn Islame tė Pakistanit. Unė deri mė atė ditė e njihja Islamin vetėm nga librat e shkrimtarėve evropianė. Me tė ardhur kėtu, menjėherė hasa nė vėshtirėsi tė ndryshme, kėshtu qė u detyrova tė kėrkoj ndihmėn e miqve tė mi pakistanezė, tė cilėt jo vetėm qė mė ndihmuan, por edhe mė lejuan tė marr pjesė nė lutjet e tyre nė xhami... Kėtu nė xhami, ditėn e premte, nė namazin e xhumasė, fillova t’i zbuloj vlerat e larta dhe tė vėrteta tė Fesė Islame. Nga ky moment i paharrueshėm, jo vetėm qė e ndjeva veten musliman, por pa hezitim dėshmova se jam musliman!
Pas njė kohe m’u dha rasti tė predikoj nga minberi i xhamisė nė Lahore, qė bėri jehonė dhe la pėrshtypje tė madhe te dėgjuesit, qė ishin me qindra, tė cilėt m’i shtrėngonin duart e mė pėrafonin vėllazėrisht.
Predikimi qė mbajta nė kėtė xhami u botua nė revistėn “Pakistan Quarterly”, vėll. V./1955. Pas kėtij botimi m’u shtuan edhe miq tė tjerė, nė mesin e tė cilėve ndihesha si nė mes tė vėllezėrve. Populli i Pakistanit, mė la pėrshtypje tė thellė, mė bėri t’i njoh edhe mė mirė vlerat e Fesė Islame, shumė mė tepėr seē i njihja prej librave tė shkruara nga autorėt e ndryshėm evropianė.
Mė pyesin shpesh: “Cila ėshtė madhėshtia dhe bukuria e Islamit, e nė veēanti ē’ėshtė ajo qė mė joshi ta pėrqafoj kėtė fe? “Ėshtė njohuria e saktė pėr Zotin, i Cili ėshtė Njė. Prej Madhėrisė sė Tij tė pakufishme varemi tė gjithė. Ai nuk ka lindur e as qė ėshtė i lindur. Atij askush nuk i ngjason. Ai ėshtė i Gjithėdijshėm, i Plotfuqishėm, bamirėsia e mėshira e Tij nuk njohin kufij. Kėto cilėsi tė Tij, e shumė tė tjera, janė tė qarta dhe tė pranueshme pėr ēdo njeri me arsye tė shėndoshė.
Besimtari nė Fenė Islame nuk ka nevojė pėr ndėrmjetėsim apo ndėrmjetės dhe kjo fe nuk njeh kler fetar, si fetė e tjera. Kontaktet me Zotin janė tė drejtpėrdrejta, pa ndėrhyrjen apo ndėrmjetėsimin e askujt. Njeriu nė kėtė botė duhet tė bėjė pėrpjekje tė vazhdueshme dhe tė pėrgatitet pėr botėn tjetėr. Pėr veprat e mira do tė shpėrblehet, ndėrsa pėr veprat e liga do tė ndėshkohet. Askush s’mund t’i kompensojė ose t’i falė asgjė askujt! Askush nuk ngarkohet pėrtej mundėsive qė ka...
Toleranca, aq e nevojshme pėr tė gjithė, nė Fenė Islame ėshtė pėrcaktuar qartė:
“Nė fe nuk ka dhunė, ėshtė sqaruar e vėrteta nga rrena...” (Kur’ani, 2:256)
Besimtari ėshtė i porositur, i obliguar qė tė kėrkojė e tė hulumtojė tė vėrtetėn, tė kėrkojė diturinė qoftė edhe nė Kinė.
Feja Islame na vėllazėron tė gjithėve sepse nuk njeh kufij gjuhėsor, kombėtar, racor as pozitė shoqėrore, ekonomike e po¬litike. Tė gjithė nė kėtė botė jemi tė njėjtė para tė Madhit Zot! Vetėm Feja Islame e realizoi kėtė doktrinė nė praktikė. Muslimanėt, kudo nė botė, e konsiderojnė njėritjetrin si vėllezėr! Ky vėllazėrim, kjo barazi, manifestohet mė sė miri nė Haxhxh, ku tė gjithė haxhilerėt janė tė veshur me tė njėjtin petk (ihramin).
Ndalimi i pijeve alkoolike dhe konsumimi i narkotikėve ėshtė njė veēanti nė Fenė Islame, e cila nė tė ardhmen do t’ia shtojė nderin dhe do ta lartėsojė edhe mė tepėr kėtė fe. Kjo dėshmon qartė se Islami ėshtė para kohės...”
marr nga faqja islame ne facebook; ISLAMI, feja e Vėrtetė!
Krijoni Kontakt