Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 41
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga SystemA Lexo Postimin
    Jack ta bej nje pyetje kot(sorry).
    Keta shqiptaret e serbise c'far pasaportash kane?
    Jane te perjashtuar keta nga pasaportat serbe?
    Se nuk e njof realitetin,ne serbi e kam fjalen.
    Pa keqkuptime.

    Jan qytetar të Serbis dhe kan të drejta të barabarta sikur një shqiptar në Bujanovc sikur një serb në Beligrad.

    Kan pasaporta të Serbis.

    Si pas kushtetutes serbe do të thot jan të barabart se Kosova Lindore njihet si vend i tyre dhe brenda harts serbis,.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #32
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga SystemA Lexo Postimin
    Jack ta bej nje pyetje kot(sorry).
    Keta shqiptaret e serbise c'far pasaportash kane?
    Jane te perjashtuar keta nga pasaportat serbe?
    Se nuk e njof realitetin,ne serbi e kam fjalen.
    Pa keqkuptime.
    Janë shtetas serb, me pasaportë serbe dhe kanë të drejta të barabarta si çdo shtetas serb (të paktën zyrtarisht). Nga biseda që kam patur me një nga Presheva (që studion në Tiranë) problemi nuk qëndronte se Shqipëria nuk u lëshonte viza shqiptarëve të Luginës, por problemi ishte më tepër në sensin praktik. Një shtetas serb me kombësi shqiptare nga Lugina për të ardhur në Shqipëri duhet të shkonte në ambasadën shqiptare në Beograd (ku i jepej viza asnjë hezitim). Por rruga Luginë - Beograd është ca e largët, Lugina ndodhet në kufirin lindor të Kosovës (nqs e ke parasysh hartën) ndërsa Beogradi sipër në Danub. Ndërsa tani me rregjimin e ri të vendosur vizat janë hequr dhe nuk është më nevoja për të shkuar fillimisht në Beograd, thjesht të jepet leja në pikën kufitare.

    P.S. Bile kanë hapur edhe një grup në facebook ku kërkohet konsullatë shqiptare në Luginë.

    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Nuk qenka e mundur te hapen konsulata? Ok, mund te hapesh minikonsulata per rreth kufirit, te cilat se pari i lejojne qytetaret shqiptare nga Presheva e rrethi te futen ne vend, pastaj kur jane brenda, mund te marrin viza ne zyret vendore.
    Tani këto janë çështje teknike, që s'ia kam idenë se s'jam marrë me to. Thjesht di që konsullata nuk është mundur të hapet sepse nuk e lejon Beogradi. Për më tepër, jo mini-konsullatë etj... nuk di ça të të them.

    Argumenti i levizjes se lire duhet te zgjerohet tani edhe tek shqiptaret e Greqise, Turqise, Egjiptit, dhe tere botes. Nese ishte vertete ky argument ai i cili vendosi ne rastin e vizave per serbet, po.
    Me Greqinë është çështje e komplikuar, duke qenë se ata janë në BE, plus ka edhe ca probleme të tjera. Ndërsa me Turqinë, nqs nuk e di, u bënë disa vjet që janë hequr vizat nga të dyja palët. Për Egjiptin, çdo egjiptian me kombësi shqiptare që do me ardh' në Shqipëri, të shkojë në ambasadën tonë në Kajro se ja lëshojnë vizën direkt, s'është se s'u japin vizë.

    Nuk vijne serbet ne Shqiperi? Supozimi im: Vijne dhe pos tjerash perhapin krime te lloj llojshme si larje te parave, prostitucionin, narkomanine, blerjen e pronave bregdetare, si dhe te gjitha ato frika, te cilat bota i kishte parasysh, kur vendosi te thote: NE PARIM, DUHET VIZA PER TE HYRE BRENDA. Ky eshte vetem nje supozim imi, jo e verteta e patundshme. Nuk jam orakel. Mund te jesh ti me sakte me supozimin tend. Presim.
    Këto tashi janë komente personale, ti ke mendmin tënd, unë timin, s'do të thotë që duhet të jenë të njëjtë. Por unë ta thashë që arsyeja nr. 1 pse u hoqën vizat me Serbinë janë shqiptarët e Luginës e jo për serbët. Pastaj vjet gjatë 3 muajve të verës janë hequr fare vizat me Serbinë e s'u duken serbë këtej, perveçse shqiptarëve me shtetësi serbe. Tashi nuk do të hiqen vizat për 3 muaj, po për 12 muaj.

    (Ai që ka lek me ble toka e prona këtej nuk besoj se i ngec puna për një vizë që s'ia japin. )
    Life's too short to remove USB safely.

  3. #33
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Me Greqinë është çështje e komplikuar, duke qenë se ata janë në BE, plus ka edhe ca probleme të tjera. Ndërsa me Turqinë, nqs nuk e di, u bënë disa vjet që janë hequr vizat nga të dyja palët. Për Egjiptin, çdo egjiptian me kombësi shqiptare që do me ardh' në Shqipëri, të shkojë në ambasadën tonë në Kajro se ja lëshojnë vizën direkt, s'është se s'u japin vizë.
    Esht cudi qe trajtohet ndryshe puna me Serbine. Me Turqine sic the, eshte bere dypaleshe marreveshja. Me Egjiptin situata eshte njesoj si me Serbine, pra ata qe kane kombesi shqiptare mund te shkojne ne ambasaden shqiptare dhe te marrin vizen. Po per Egjiptin nuk kemi lene te gjithe egjiptianet te vijne pa vize, kurse per Serbine po e bejme kete gje, vetem se qenka pas e gjate rruga.

    Thjesht dicka e cuditshme per ate arsyetim qe jepet nga ministria.

  4. #34
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Esht cudi qe trajtohet ndryshe puna me Serbine. Me Turqine sic the, eshte bere dypaleshe marreveshja. Me Egjiptin situata eshte njesoj si me Serbine, pra ata qe kane kombesi shqiptare mund te shkojne ne ambasaden shqiptare dhe te marrin vizen. Po per Egjiptin nuk kemi lene te gjithe egjiptianet te vijne pa vize, kurse per Serbine po e bejme kete gje, vetem se qenka pas e gjate rruga.

    Thjesht dicka e cuditshme per ate arsyetim qe jepet nga ministria.

    E thon trashë Serbi s'do t'i heqë vizat me Shqipërinë (edhe pse s'ka thujse asnjë kërkesë për vizë) e Tirana zyrtare s'mund të bëjë të njëjtën gjë prej inatit duke dit' që atje ka shqiptarë, që po shtrëngohen qëllimisht të lënë trojet e tyre. Është çështje gjeopolitike, Lugina e Preshevës s'mund të lihet e izoluar nga trojet e tjera. Tani e tutje shqiptarët e Preshevës nuk kanë pse të ikin familjarisht në ambasadën shqiptare në Beograd për të marrë vizën sa herë që duan të vijnë në Shqipëri dhe po rruga e gjatë është problem.

    Krahasimi me Egjiptin nuk vlen fare, atje s'ka shqiptarë etnikë. Nuk besoj se ambasadë jonë do t'u refuzojë vizat shtetasve egjiptianë që duan që vijnë në Shqipëri (pavarësisht kombësisë). Pastaj Shqipëria nuk është destinacion emigrantësh lol që të vijnë serbët e egjiptianët te ne e të na krijokan shqetësim, sot për sot të gjithë ata që vijnë në Shqipëri (ndaç për vizita, ndaç për pushime etj...) në 95% të rasteve janë emigrantë, shqiptarë nga diaspora ose shqiptarë etnikë.

    p.s. Kaq e mbyll unë me këtë temë, s'kam ça të them më, veçse të përsëris ato që kam shkrujt i her.
    Life's too short to remove USB safely.

  5. #35
    Sa ka shqiptare ne Serbi ka dhe ne shume vende te tjera te botes ku kane emigruar shqiptaret dhe pak nga pak po rritet dhe numri i atyre qe jane me kombesi shqiptare por jane shtetas te atyre vendeve. Mund te kete shtete ku shqiptaret jetojne akoma me larg ambasades sesa Presheva me Beogradin.

    Me kete lloj arsyetimi qe behet ne kete rast i bie qe dhe per shume vende te tjera duhet ta bejme.

    Ti thua "Nuk besoj se ambasadë jonë do t'u refuzojë vizat shtetasve egjiptianë që duan që vijnë në Shqipëri (pavarësisht kombësisë)" dhe pikerisht e njejta gje mund te thuhet edhe per Serbine, ku ambasada jone nuk besoj se u refuzon vizat shqiptare qe as qe diskutohet, por as serbve besoj.

  6. #36
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Citim Postuar më parë nga SystemA Lexo Postimin
    Miredita.
    C'do akt duhet te jete reciprok dhe jo vetem NE leshojme gjithmon pe.
    Te tjeret ste falin asnje gje,neve jemi gjithmon bujare.
    Gjithe te mirat
    I vetmi qellim qe Shqiperia pranon nje pakt te tille eshte vetem shpresa qe se shpejti t'i liberalizohen vizat per ne zonen Shengen e pse jo edhe hyrja ne BE, prandaj normalisht leshohet "pe" edhe unilateralisht, perderisa vezhgimi eshte per nje periudhe te afert kohore ku edhe ne do te levizim lirshem. Nuk shikohen gjerat ne nje vizion pse Serbia e pse Greqia e Italia e jo ne, shikohen edhe ne pikepamjen tone per te arritur qellimet qe i kemi vene vetes e keto qellime arrihen pa diskriminuar asnje. Kjo e paktit te Shqiperise eshte leshim i math nga ana jone e tregon qe ne me te vertete jemi nje nder shtetet me tolerante e me te respektueshem ndaj normave te Maastrichtit... (nuk e di ne u sqarova qarte).
    La vita è bella...

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    124
    Po sikur te jepet viza ne kufi dhe jo ne ambasaden ne Beograd?

    Eshte plotesisht brenda kompetencave te Qeverise Shqiptare te leshoje viza ne kufi dhe jo ne ambasade.

    Duan pa e bjene po he
    Mesues pune me dru.

  8. #38
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    Per mendimin tim, po ta mendosh me thelle...
    Te mos harrojme, Shqipetaret ne Serbi nuk kane qene vetem Shqipetaret e Kosoves, por gjithashtu edhe shqipetare ne qytete te ndryshme, te cilat Kosova nuk arriti ti terhiqte. Pra, ka ende Shqipetare ne Serbi, dhe ka ende toka Shqipetare ne Serbi.
    Heqja e vizave, me teper sesa nje dhurate shtetit Serb, i behet nje dhurate Shqipetareve te cilet jetojne atje.
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  9. #39
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Tani e tutje shqiptarët e Preshevës nuk kanë pse të ikin familjarisht në ambasadën shqiptare në Beograd për të marrë vizën sa herë që duan të vijnë në Shqipëri
    Kjo eshte nje lehtesim per shqipetaret ne serbi, qe te levizin lirshem .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Erlebnisse Lexo Postimin
    I vetmi qellim qe Shqiperia pranon nje pakt te tille eshte vetem shpresa qe se shpejti t'i liberalizohen vizat per ne zonen Shengen e pse jo edhe hyrja ne BE, prandaj normalisht leshohet "pe" edhe unilateralisht, perderisa vezhgimi eshte per nje periudhe te afert kohore ku edhe ne do te levizim lirshem. Nuk shikohen gjerat ne nje vizion pse Serbia e pse Greqia e Italia e jo ne, shikohen edhe ne pikepamjen tone per te arritur qellimet qe i kemi vene vetes e keto qellime arrihen pa diskriminuar asnje. Kjo e paktit te Shqiperise eshte leshim i math nga ana jone e tregon qe ne me te vertete jemi nje nder shtetet me tolerante e me te respektueshem ndaj normave te Maastrichtit... (nuk e di ne u sqarova qarte).
    Unilaterisht ne nuk kemi akoma rregjistrimin e popullsise.
    Sa per tolerante jemi dakord.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •