Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 41
  1. #21
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    si thoni te marrim nje vize e cila te na coje brenda minutit ne cdo vend qe deshirojme?
    Po eshte icik e shtrenjte...
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  2. #22
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    te gjitha stanet do ti heqin vizat - te tjeret na e kane vene vizen ...
    Epo Serbia thon o vlla.. se ca m'utin na duhet serbia neve se marr vesh!! Po varja. Politike e qelbet.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #23
    Me miratimin dhe hyrjen në fuqi të Ligjit “Për të huajt”, vendi ynë ka marrë përsipër krijimin e një kuadri ligjor, i cili është hartuar në përputhje me të gjitha direktivat e Bashkimit Evropian dhe me dispozitat e Marrëveshjes Shengen.

    Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka lidhur marrëveshje për liberalizimin e regjimit të vizave me gjithë vendet e rajonit, duke përjashtuar Kroacinë, me të cilën kemi hequr në mënyrë të njëanshme regjimin e vizave, si dhe Serbinë, me të cilën regjimi i vizave mbetet në fuqi.

    Kjo situatë vendos shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe gjithë shtetasit serb me kombësi shqiptare në pozita diskriminimi. Për shkak të regjimit të vizave, ndryshe nga gjithë shqiptarët e tjerë të rajonit, për të hyrë në Shqipëri, atyre u duhet të marrin vizë në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd.

    Në mbledhjen e datës 13 prill 2010, me propozim të Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave ka miratuar liberalizimin e njëanshëm të regjimit të vizave të qëndrimit afatshkurtër për shtetasit e Republikës së Serbisë.

    Ky propozim mbështetet edhe në argumentin se pas 19 dhjetorit të vitit 2009 shtetasit serbë udhëtojnë pa vizë në hapësirën Shengen, ndërsa me një vendim të mëparshëm të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, njihen direkt si të vlefshme për të hyrë në territorin e vendit tonë vizat Shengen në pasaportat e shtetasve nga vendet me të cilat Shqipëria ka në fuqi regjim vizash. Në këtë mënyrë bëhet edhe harmonizimi i “listës së bardhë” (shtetasit e vendeve që hyjnë pa vizë në vendin tonë) me listën e vendeve të Shengen-it.

    Pika 1 e vendimit parashikon që shtetasit serbë, mbajtës të pasaportave të vlefshme të udhëtimit, mund të hyjnë pa viza në territorin e Republikës së Shqipërisë për qëllime afatshkurtra ose të kalojnë tranzit.

    Publikuar: 13.04.2010
    http://www.mfa.gov.al/
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. #24
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    nuk ka me mjerim, injorance dhe debilizem se ky publikimi i mesiperm ... por kjo nuk eshte hera e pare ... shtangisti e paska dyfishuar dozen dezinformuese salistike ...

    e ka theksuar edhe me te zeze shigjetari,
    Kjo situatë vendos shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe gjithë shtetasit serb me kombësi shqiptare në pozita diskriminimi. Për shkak të regjimit të vizave, ndryshe nga gjithë shqiptarët e tjerë të rajonit, për të hyrë në Shqipëri, atyre u duhet të marrin vizë në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd.
    Po pse more bandill, marrja e vizes qenka e detyruar te merret vetem ne ambasaden Shqiptare ne belgrad? Vizat merren ne zyra konsullore, ndaj ka zyra konsullore ne ambasaden Shqiptare ne Prishtine, ne Shkup ... por mund te hapej perkohesisht edhe ne Bujanovc ... ndersa me poshte vijon kontradiksioni
    ... një vendim të mëparshëm të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, njihen direkt si të vlefshme për të hyrë në territorin e vendit tonë vizat Shengen në pasaportat e shtetasve nga vendet me të cilat Shqipëria ka në fuqi regjim vizash
    e gjithe kjo qe thuhet me siper eshte nje loder llafesh, sa dezinformuese, aq edhe qesharake ...

    te jete valle thjesht rastesore ... apo te jepet pershtypja e rreme se kjo eshte nje "fitorje" e shtangistit ne viziten e tij ne belgrad ...

    mjerimin e venien ne pozita te disfavorshme te Shqiptareve e bejne pusht-etaret si puna e salis, shtangistit, e vijo me te tjere anemike ...

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Erlebnisse Lexo Postimin
    Ti mos prano e aty ku je qendro. Nuk behen pakte duke thene "Jo".
    Miredita.
    C'do akt duhet te jete reciprok dhe jo vetem NE leshojme gjithmon pe.
    Te tjeret ste falin asnje gje,neve jemi gjithmon bujare.
    Gjithe te mirat

  6. #26
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    nuk ka me mjerim, injorance dhe debilizem se ky publikimi i mesiperm ... por kjo nuk eshte hera e pare ... shtangisti e paska dyfishuar dozen dezinformuese salistike ...

    e ka theksuar edhe me te zeze shigjetari, Po pse more bandill, marrja e vizes qenka e detyruar te merret vetem ne ambasaden Shqiptare ne belgrad? Vizat merren ne zyra konsullore, ndaj ka zyra konsullore ne ambasaden Shqiptare ne Prishtine, ne Shkup ... por mund te hapej perkohesisht edhe ne Bujanovc ... ndersa me poshte vijon kontradiksioni

    e gjithe kjo qe thuhet me siper eshte nje loder llafesh, sa dezinformuese, aq edhe qesharake ...

    te jete valle thjesht rastesore ... apo te jepet pershtypja e rreme se kjo eshte nje "fitorje" e shtangistit ne viziten e tij ne belgrad ...

    mjerimin e venien ne pozita te disfavorshme te Shqiptareve e bejne pusht-etaret si puna e salis, shtangistit, e vijo me te tjere anemike ...
    E ndaj mendimin tend. Mendoj se artikulli ne faqen e Ministrise se Jashtme eshte nje tentim per te justifikuar nje vendim te pakuptueshem. Por sjellja e artikullit ne forum nuk paraqet vleresim, por thjesht nje akt neutral te informimit. Andaj distancohem prej kritikes ndaj Shigjetes.

    Nuk e kuptoj, perse fsheh MJ motive apo qellimet e verteta te saj per kete vendim. Sikur te jete marrur ky vendim per shkaqe perfitimi ekonomik, thuaje. Sikur te jete marrur per shkaqe tjera diplomatike te cfaredo lloji qe te jene keto, thuaje prape. Perse te vesh pretekste prapa vendimeve dhe te dalesh pastaj grotesk fare? Perse te besh veten budalla me zor para popullit? Sipas meje MJ tregon se udheheqet nga kalamaje, kur thote "i hoqem vizat per te mbaruar situaten diskriminuese te shqiptareve ne Presheve e rajon".

    Provojeni t'ia thoni kete lajm cilitdo nga cunave te shkollave fillore, dhe e sheh se shumica do te te pyesin: Po nuk pati nje ministri e tere ide me te mire per te arritur kete qellim sesa hapjen e dyereve ndaj 7 milion serbeve? Dhe pas pak mendimesh do te propozojne zgjedhje shume me te mire per kete problem. P.sh. idete qe i tha biseduesi Duaje Siveten.

    Keto jane ato momentet, ku qytetarit i humbe cdo fije respekti per tere qeverine. Cfare te mbjelle, do korresh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga chino : 14-04-2010 më 06:57

  7. #27
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    e ka theksuar edhe me te zeze shigjetari, Po pse more bandill, marrja e vizes qenka e detyruar te merret vetem ne ambasaden Shqiptare ne belgrad? Vizat merren ne zyra konsullore, ndaj ka zyra konsullore ne ambasaden Shqiptare ne Prishtine, ne Shkup ... por mund te hapej perkohesisht edhe ne Bujanovc ... ndersa me poshte vijon kontradiksioni

    Nuk ka konsullatë shqiptare në Preshevë, janë disa bërë përpjekje për ta hapur një të tillë por has vazhdimisht pengesa nga Beogradi zyrtar. Një shtetas serb me kombësi shqiptare duhet të shkojë në Ambasadën Shqiptare në Beograd të marrë vizën aty (apo lejen) e më pas mund të vijë në Shqipëri. Kjo heqja e vizave besoj se është bërë për këtë qëllim, që shqiptarët shtetas serb të kenë liri lëvizje për në Shqipëri, bile një problem i tillë mesa di u shtrua edhe nga vendorët e Preshëvës gjatë takimit me Metën një muaj më parë.

    Nuk besoj e as mendoj se do të vijnë serb në Shqipëri tani, apo do të shkojnë shtetas shqiptarë në Serbi (për çfarë?), të vetmit të fituar në këtë rast janë shqiptarët me nënshtetësi serbe. Nuk e di se pse e merrni kaq tragjike dhe shihni konspiracion prap çdo gjëje, në fund të fundi a duam turistë gjatë verës, e turistët duan lehtësi qarkullimi e jo viza. Mgjth kot po them për turistë, se akoma nuk ka arritur turizmi ynë që të thithë të huaj në Shqipëri, arsyeja kryesore është Lugina.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jack Watson : 14-04-2010 më 07:51
    Life's too short to remove USB safely.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin

    Nuk ka konsullatë shqiptare në Preshevë, janë disa bërë përpjekje për ta hapur një të tillë por has vazhdimisht pengesa nga Beogradi zyrtar. Një shtetas serb me kombësi shqiptare duhet të shkojë në Ambasadën Shqiptare në Beograd të marrë vizën aty (apo lejen) e më pas mund të vijë në Shqipëri. Kjo heqja e vizave besoj se është bërë për këtë qëllim, që shqiptarët shtetas serb të kenë liri lëvizje për në Shqipëri, bile një problem i tillë mesa di u shtrua edhe nga vendorët e Preshëvës gjatë takimit me Metën një muaj më parë.

    Nuk besoj e as mendoj se do të vijnë serb në Shqipëri tani, apo do të shkojnë shtetas shqiptarë në Serbi (për çfarë?), të vetmit të fituar në këtë rast janë shqiptarët me nënshtetësi serbe. Nuk e di se pse e merrni kaq tragjike dhe shihni konspiracion prap çdo gjëje, në fund të fundi a duam turistë gjatë verës, e turistët duan lehtësi qarkullimi e jo viza. Mgjth kot po them për turistë, se akoma nuk ka arritur turizmi ynë që të thithë të huaj në Shqipëri, arsyeja kryesore është Lugina.

    Shum mirë e ke spjegu , kisha propozu që me këtë postim të i jepet fund këtij muhabeti.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin

    Nuk ka konsullatë shqiptare në Preshevë, janë disa bërë përpjekje për ta hapur një të tillë por has vazhdimisht pengesa nga Beogradi zyrtar. Një shtetas serb me kombësi shqiptare duhet të shkojë në Ambasadën Shqiptare në Beograd të marrë vizën aty (apo lejen) e më pas mund të vijë në Shqipëri. Kjo heqja e vizave besoj se është bërë për këtë qëllim, që shqiptarët shtetas serb të kenë liri lëvizje për në Shqipëri, bile një problem i tillë mesa di u shtrua edhe nga vendorët e Preshëvës gjatë takimit me Metën një muaj më parë.

    Nuk besoj e as mendoj se do të vijnë serb në Shqipëri tani, apo do të shkojnë shtetas shqiptarë në Serbi (për çfarë?), të vetmit të fituar në këtë rast janë shqiptarët me nënshtetësi serbe. Nuk e di se pse e merrni kaq tragjike dhe shihni konspiracion prap çdo gjëje, në fund të fundi a duam turistë gjatë verës, e turistët duan lehtësi qarkullimi e jo viza. Mgjth kot po them për turistë, se akoma nuk ka arritur turizmi ynë që të thithë të huaj në Shqipëri, arsyeja kryesore është Lugina.
    Jack ta bej nje pyetje kot(sorry).
    Keta shqiptaret e serbise c'far pasaportash kane?
    Jane te perjashtuar keta nga pasaportat serbe?
    Se nuk e njof realitetin,ne serbi e kam fjalen.
    Pa keqkuptime.

  10. #30
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin

    Nuk ka konsullatë shqiptare në Preshevë, janë disa bërë përpjekje për ta hapur një të tillë por has vazhdimisht pengesa nga Beogradi zyrtar. Një shtetas serb me kombësi shqiptare duhet të shkojë në Ambasadën Shqiptare në Beograd të marrë vizën aty (apo lejen) e më pas mund të vijë në Shqipëri. Kjo heqja e vizave besoj se është bërë për këtë qëllim, që shqiptarët shtetas serb të kenë liri lëvizje për në Shqipëri, bile një problem i tillë mesa di u shtrua edhe nga vendorët e Preshëvës gjatë takimit me Metën një muaj më parë.
    Nuk qenka e mundur te hapen konsulata? Ok, mund te hapesh minikonsulata per rreth kufirit, te cilat se pari i lejojne qytetaret shqiptare nga Presheva e rrethi te futen ne vend, pastaj kur jane brenda, mund te marrin viza ne zyret vendore. Eshte nje ide. Mund te kete mijera tjera qe mundesojne zgjidhje te problemit pa te zgjidhur ai ty. Sidomos kur je Ministri dhe ke ndoshta qindra te punesuar per krijimin e hulumtinin e keso lloj ideve.

    Argumenti i levizjes se lire duhet te zgjerohet tani edhe tek shqiptaret e Greqise, Turqise, Egjiptit, dhe tere botes. Nese ishte vertete ky argument ai i cili vendosi ne rastin e vizave per serbet, po.

    Nuk besoj e as mendoj se do të vijnë serb në Shqipëri tani, apo do të shkojnë shtetas shqiptarë në Serbi (për çfarë?), të vetmit të fituar në këtë rast janë shqiptarët me nënshtetësi serbe. Nuk e di se pse e merrni kaq tragjike dhe shihni konspiracion prap çdo gjëje, në fund të fundi a duam turistë gjatë verës, e turistët duan lehtësi qarkullimi e jo viza. Mgjth kot po them për turistë, se akoma nuk ka arritur turizmi ynë që të thithë të huaj në Shqipëri, arsyeja kryesore është Lugina.
    Eshte mire qe therret per shikim objektiv dhe te qete te gjerave. Por ata qe jane kunder heqjes se vizave, nuk kane patjeter per shtytje ndonje paranoje apo frike nga konspiracion, por mund te kene per shtytje nje vlere te pranuar ne shoqeri dhe ne tere boten. Vleren e parimit te nevojes se vizes per te hyre ne shtet. Ky parim e legalizon teresisht kundershtimin tone. Eshte vlere shteterore, e cila per thyerjen e saj kerkon justifikim me nje vlere tjeter te pakten poaq te larte. Pasi qe nuk pranohen motivet profituese te qeverise, qeveria i zbulon ato te mosdiskriminimit.

    Nuk vijne serbet ne Shqiperi? Supozimi im: Vijne dhe pos tjerash perhapin krime te lloj llojshme si larje te parave, prostitucionin, narkomanine, blerjen e pronave bregdetare, si dhe te gjitha ato frika, te cilat bota i kishte parasysh, kur vendosi te thote: NE PARIM, DUHET VIZA PER TE HYRE BRENDA. Ky eshte vetem nje supozim imi, jo e verteta e patundshme. Nuk jam orakel. Mund te jesh ti me sakte me supozimin tend. Presim.

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •