Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 41
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    Shqipëria heq vizat me Serbinë

    TIRANE-Kur sapo ka kaluar një muaj nga premtimi që Ministri i Jashtëm Ilir Meta bëri nga Beogradi se do të heqë vizat për serbët që shkelin në Shqipëri, qeveria shqiptare e konkretizon këtë vendim.

    Sic njofton në një njoftim për shtypzry për shtyp e Këshillit të Ministrave, Qeveria miratoi sot një shtesë në vendim “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave dhe të dokumentacionit për hyrjen qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”.

    Të njëjtat burime saktësuan se me anë të këtij vendimi, Ministria e Punëve të Jashtme propozon liberalizimin e regjimit të vizave të qëndrimit afatshkurtër për shtetasit e Serbisë. “Kjo masë do të lehtësojë lëvizjen edhe të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe të gjithë shtetasve serbë me kombësi shqiptare, të cilët për shkak të regjimit të vizave, që të hyjnë në Shqipëri u duhet të marrin vizë në ambasadën shqiptare në Beograd”, thuhet në vendim.

    Mundësia e heqjes së vizave me Serbinë është premtuar fillimisht nga Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta gjatë vizitës që nisi më 11 Mars në Serbi. Në takimet e tij Meta premtoi heqjen e vizave me shtetin serb. Ne takimet me Meten, zyrtare serbe nuk shprehen asnje deklarate per heqje vizash me Shqiperine.

    Ndërkohë shteti i Serbisë aplikon për Shqipërinë sistemin e vizave, ku për një udhëtim në këtë vend duhet të aplikosh për vizë në ambasadën serbe qe ndodhet ish-Bllokun e Vilave, në Tiranë.

    (d.b/BalkanWeb)
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    236

    Serbet pa viza ne Shqiperi / Shqiptaret le te mbajne rradhen!

    Mundësia e heqjes së vizave me Serbinë është premtuar fillimisht nga Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta gjatë vizitës që nisi më 11 Mars në Serbi. Në takimet e tij Meta premtoi heqjen e vizave me shtetin serb. Ne takimet me Meten, zyrtare serbe nuk shprehen asnje deklarate per heqje vizash me Shqiperine.

    Te na rroje Ilir Meta qe na i jepka Serbeve hyrje pa viza ne Shqiperi! Te vetmit qe do vine do jene ato te UDB se! Te pakten me perpara do ti merrshin qe te flisnin Shqip, tashi te vijne peshqesh!

    Ketyre politikanve plera nuk i vje turp! Sali Berisah u anku se populli Kriminel Serb nuk duhet te futej ne EU pa viza, por ne Shqiperi se paska problem, si vje turp, te paftyrit nuk i vje turp! Mcifen mas Preshevareve!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    Eshte diçka shume e gabuar,
    nuk e kuptoj qendrimin e politikaneve tane te shitur.
    I support Papa Joseph Ratzinger.
    Me mire nje armik i zgjuar se nje mik budalla.

  4. #4
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Nuk jane te shitur, por me mundesite qe kemi do pranojme edhe disa ulje. Nuk qendrohet perhere "dhi e zgjebosur e bishtin perpjete". Duhet te jemi edhe realiste...
    La vita è bella...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    Nuk kemi pse pranojme ulje.
    I support Papa Joseph Ratzinger.
    Me mire nje armik i zgjuar se nje mik budalla.

  6. #6
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Po Serbia i ka hequr per Shqiperine?

    Ne takimet me Meten, zyrtare serbe nuk shprehen asnje deklarate per heqje vizash me Shqiperine.
    bukur shume
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    po ne na duhet vize per serbi?
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #8
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Ti mos prano e aty ku je qendro. Nuk behen pakte duke thene "Jo".
    La vita è bella...

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    Citim Postuar më parë nga Erlebnisse Lexo Postimin
    Ti mos prano e aty ku je qendro. Nuk behen pakte duke thene "Jo".
    paktet behen mes dy paleve,
    paktet behen per perfitimin e te dyja paleve,
    paktet behen per interesa,

    tani me thuaj ti mua, nese serbet fituan te drejten e levizjes pa viza ne shqiperi, po ne çfare fituam?

    Po fusim armikun ne gjirin tone,
    po lejojme qe serbi te leviz lirisht ne shqiperi,
    ky eshte kulmi.
    I support Papa Joseph Ratzinger.
    Me mire nje armik i zgjuar se nje mik budalla.

  10. #10
    Ulim ngarkesen e punes per Ambasaden tone ne Beograd. Do jene shume te zene

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •