Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466

    Vetëvendosje proteston në Prizren

    Areali ku ndodhet selia e pushtetit komunal të Prizrenit, që nga orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, ishte e frekuentuar nga një numër i konsiderueshëm i strukturës policore të Kosovës, me qëllim që të krijonin ambient të sigurt për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të asamblesë komunale, ku do të shqyrtohej projektligji për zonën historike të Prizrenit.

    Në ndërkohë, para dyerve të selisë së pushtetit të këtushëm komunal, u tubua një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të lëvizjes “Vetëvendosje”, me c'rast, fillimisht pati edhe disa fërkime në mes tyre dhe pjesëtarëve të rendit, përderisa situata rrodhi e qetë deri në përfundimin e seancës.

    Ndërkaq që përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje”, teksa po qëndronin para kordonit të policisë, në duar mbanin pankarta me përmbajtjes “Poshtë Plani i Ahtisarit”, “Stop- ndarjes së Prizrenit” e tj.

    Në këtë kontekst, në fillim të seancës pati edhe këshiulltarë, të cilët shpërfaqën mendimet e tyre se debatimi i sotëm nuk është i ndonjë rëndësie të veçantë, pasi që Kuvendi i Kosovës, është subjekti që do ta miratojë apo do ta hedh poshtë këtë ligj, përderisa pjesa dërmuese e tyre, ishin pro mbajtjes së kësaj séance. Në këtë takim kanë asistuar edhe një numër deputetësh nga Kuvendi i Kosovës, të cilët do t”ia transmetojnë legjislativit qendror të vendit rekomandimet e asamblesë komunale lidhur me këtë projektligj.

    Me këtë rast, vlen të theksohet e dhëna se këshilltarët debatuan, kryesisht kundër këtij dokumenti, i cili, po qese miratohet nga Kuvendi i Kosovës, ia lë nën menaxhim Kishës Ortodokse serbe një zonë, brenda së cilës janë 104 objekte si dhe 4 komplekse arkitekturale; kompleksi i Marashit, Nënkalaja, Pantelia dhe Potokmahalla, përderisa procesi i vlerësimit të një morie objektesh të tjera janë në vlerësim e sipër. Poashtu, brenda qendrës historike e Prizrenit, ndodhen edhe një seri objektesh të tjera kulturore- historike sic janë 11 xhami, 5 tyrbe, 3 kisha ortodokse, dy rezidenca episkopike, kurse ritmi i përditshmërisë së banorëve brenda kësaj qendre do të zhvillohet konform kërkesave të autoriteteve të eparhisë Rashkë- Prizren. (bota sot)
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  2. #2
    WikiLeaks: Kaidanow donte që Kurti të mbahej në burg

    Publikuar: 08.09.2011 - 16:29
    Prishtinë, 8 shtator - Ambasadorja amerikane, Tina Kaidanow po bashkëpunonte në mars 2007 me qeverinë e Agim Çekut që ta mbajë në burg sa më gjatë liderin e “Vetëvendosjes”, Albin Kurti. Më 5 mars 2007, Kaidanow raportoi për protestën e lëvizjes së Kurtit të 3 marsit. Fillimisht, ajo raporton se protesta e 3 marsit shkoi e qetë, për dallim prej asaj të përgjakshmes më 10 shkurt, dhe kjo “falë faktit që Kurti ‘zjarrëndezësi’ i Lëvizjes gjendej në burg dhe falë faktit që institucionet kosovare dhe Zyra Amerikane dhanë mesazhin se përkrahja e dhënë për “Vetëvendosje” binte në kundërshtim me të ardhmen e Kosovës”.

    “Në dallim prej demonstratave të kaluara, ‘marshallët’ e VV (anglisht shkurt SDM), me rroba identifikuese e kontrolluan turmën duke bërë një kordon njerëzor. UNMIK-u dhe SHPK-ja i lejuan protestuesit të kalojnë, por nuk i lejuan të hyjnë në ndërtesë. Tek ndërtesa e Kuvendit, protestuesit u ndalën për ta dëgjuar një lider të VV-së, Glauk Konjufca, i cili kundërshtoi pakon e Ahtissarit dhe pastaj e theu një kuti që simbolizonte pakon e Ahtisaarit”, raportonte Kaidanow, transmeton Indeksonline.

    Ajo thoshte se protesta shkoi mirë edhe falë bashkëpunimit ndërmjet Vetëvendosjes dhe SHPK-së. Por, në fund të kësaj kablloje e bënte të qartë se çfarë donte Kaianow.

    “Ne mund të marrim frymë më lirisht pasi që protesta e 3 marsit përfundoi e qetë. Por, ne mund të presim aktivitet të shtuar të VV-së në muajt më vazhdim, deri në zgjidhjen e statusit final, pasi që gjetja e një statusi do të nënkuptonte që VV nuk do të kishte më çfarë të kundërshtonte. Ne do të vazhdojmë presionin tek lidershipi i Kosovës për t’u distancuar nga dhuna në secilin rast, do të punojmë me ta që ta mbajmë Albin Kurtin në burg, dhe do t’i inkurajojmë që ta ndjekin procesin e Ahtisaarit si kundërshtimi më efektiv i mesazhit negative të Vetëvendosjes”, përfundonte Kaidanow.


    http://www.koha.net/?page=1,13,68651
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •