Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Kosova shteti më fetar në Evropë, Shqipëria më pak fetarja

    Dy shtetet shqiptare në ekstremet e Gallup: Kosova, më religjozja në Europë, Shqipëria më pak religjozja
    Besimtare muslimane te Kosoves gjate faljes se Bajramit

    Shekulli

    Në Shqipëri dëgjojmë shpesh përqindje besimesh, ose më saktë përqindjet që zënë fetë, pasi jo gjithmonë mund të vihet shenja e barazisë mes besimit dhe fesë. Por, Shqipëria në fakt është një vend ku besimi dhe feja zënë shumë pak vend.

    Bazuar në një anketë nga Gallup Europe , kosovarët kanë dalë të jenë qytetarët më religjiozë në Ballkan dhe Europë. Në pyetjen se “a ka ndikim feja në jetën tuaj të përditshme“ rreth 90% e kosovarëve janë përgjigjur pozitivisht. Por të njëjtën anketë qytetarët më joreligjiozë kanë dalë të jenë ata të Shqipërisë dhe të Kroacisë.

    “Ndonëse në Kosovë shpesh dëgjohet pohimi se “feja nuk ka rëndësi“ dhe se “kombi është mbi të gjitha“, një konstatim i tillë është vështirë për t’u konfirmuar dhe kohëve të fundit është duke u sfiduar. Me motive fetare sot në Kosovë sulmohen edhe figurat më të rëndësishme të historisë kombëtare”, thotë gazetari Agustin Palokaj

    “Nuk ka temë e cila nxit më shumë kureshtje të lexuesve në Kosovë sesa ato që lidhem me fenë. Vetëm shikoni ueb faqet e mediave në Kosovë dhe krahasoni numrin e lexuesve dhe komentuesve. As kallja e kufirit në veri, as papunësia më e madhe në Evropë, as sporti e madje as kabllot e ambasadorëve amerikanë nuk zgjojnë as përafërsisht interesim te qytetarët e Kosovës sesa temat e lidhura me fenë. Edhe në bisedat private në Kosovë pak minuta kalojnë pa ardhur deri te tema e fesë”, – tha Palokaj.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    kush e ka bere sondazhin per GALLUPIN ne KOSOVE? 90% religjioz,nuk eshte e mundur.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Nuk eshte i sakte sondazhi.Ne Kosove eshte e vertete se viteve te fundit ka iniciativa nga individ te paguar per te perhapur vehabizmin,mirepo fati i mire qe jane ne numer shume te vogel.
    Populli i Kosoves mban ne shpirt e zemer traditen shqiptare pavaresisht religjionit.Sondazhi i vertete eshte mbi 90% ateist dhe agnostik.

  4. #4
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    kush e ka bere sondazhin per GALLUPIN ne KOSOVE? 90% religjioz,nuk eshte e mundur.
    nuk ke pse habitesh.

    nuk te mjafton gallupi i FSH?

  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    JA dhe shifra te tjera:

    http://en.wikipedia.org/wiki/Importa...ion_by_country


    Country Yes, important No, unimportant
    Estonia 16% 78%
    Sweden 16.5% 83%
    Denmark 18% 80.5%
    Czech Republic 20.5% 74.5%
    Norway 20.5% 78%
    Hong Kong 23% 75.5%
    Japan 23.5% 75%
    United Kingdom 26.5% 73%
    Finland 28% 70%
    France 29.5% 69.5%
    Vietnam 29.5% 69.5%
    Australia 32% 67.5%
    Netherlands 33% 66.5%
    New Zealand 33% 66%
    Belarus 33% 57.5%
    Cuba 33.5% 64%
    Russia 33% 60.5%
    Albania 32.5% 62%
    Bulgaria 33.5% 62%
    Latvia 39% 58.5%
    Belgium 33% 57.5%
    Hungary 39% 58.5%
    Slovenia 47% 52.5%
    Azerbaijan 49.5% 48.5%
    Spain 49.5% 50%
    Taiwan 45% 54%
    Germany 40.5% 59%
    Uruguay 40.5% 59%
    Switzerland 41.5% 56%
    Canada 42% 57%
    South Korea 42.5% 55.5%
    Ukraine 45.5% 48.5%
    Lithuania 41.5% 49.5%
    Slovakia 46.5% 51.5%
    Israel 49.5% 49.5%
    Singapore 70% 29%
    Montenegro 45.5% 48%
    Serbia 50.5% 46.5%
    Kazakhstan 43% 48.5%
    Austria 55% 43%
    Ireland 53.5% 46.5%
    Uzbekistan 51% 45.5%
    Argentina 66% 33%
    Chile 69.5% 29.5%
    Belize 61.5% 33%
    United States 65% 34.5%
    Kyrgyzstan 72.5% 25%
    Moldova 71.5% 19%
    Venezuela 79% 20.5%
    Croatia 66.5% 30.5%
    Greece 71.5% 29.5%
    Armenia 72.5% 25%
    Bosnia and Herzegovina 66% 29.5%
    Jamaica 70% 29.5%
    Mexico 72% 25.5%
    Portugal 71.5% 26%
    Italy 71.5% 26%
    Kosovo 63.5% 31.5%
    Cyprus 75% 24.5%

    63.5% ne Kosove thone se feja eshte shume e rendesishme ne jeten e tyre, kundrejt vetem 32.5% ne Shqiperi.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    po tash a 63.5% a 90% se an e ke pshtjell


    63.5% duket ma e besushme
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  7. #7
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    duket qe sodazhi nuk eshte i sakte.

    Gjermania 40% pro! ketu kishat jane kthy ne muzeum.

  8. #8
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    po tash a 63.5% a 90% se an e ke pshtjell


    63.5% duket ma e besushme
    Kjo e 63.5% eshte e 2008. O e kane perkthyer gabim ata te Shekullit, ose eshte rritur fetarizmi ne 4 vjet ne Kosove.

  9. #9
    Po mjafton ti referohesh daljes ne qender te Prishtines per t'u lutur islamistave qe ti ver emrin fetar ekstremiste kosovareve. Mos u cudisni, sic tha dhe drague... shihni vetem ne forum se trecereku i fetareve jane nga kosova!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  10. #10
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Mire Shqiperia duke pasur tri fe te cilat per nga numri nuk kane diferenca estreme dhe nuk ka dominance te madhe te nje feje ku ne cdo pallat,bllok banimi,shkolla e kudo ke perzjere fesh detyrimisht shtyn ne tolerance,perparesi dhe synimin e aspiratave konkrete.Ne Kosove eshte ndryshe duke qene se jane rritur ne nje shoqeri e cila fuqishem i perket dhe perkrah dhe eshte konfrotuar vetem me nje fe detyrimisht dhe automatikisht do ta lidhin me faktorin etnik duke e pare fene si shpetimin e vendit nderkohe kur vendi i tyre ka nivel te larte varferie gje qe sjell ''misionet'' fetare per shpetim,madje kane arritur deri ne ate pike sa te krijojne parti dhe ti cojne ne parlament
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •