Close
Faqja 12 prej 22 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 212
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Nė faqen 56 tė pėrmbledhjes sė veprės madhore tė At Gjergj Fishtės me titull NIKOLEJDA, (ribotim i vitit 2005, nga ana e Bibliotekės Franēeskane “At Gjergj Fishta OFM”) shkėputa disa vargje ku Gjigandi Letrave Shqype At Gjergj Fishta, qartazi cek faktin e pruemjes nga ana e Vatikanit tė shėlbyesėve tė huej me drejtue katoliēizmin shqyptar. Kėto vargje flasin ma shumė se ēdo lloj komenti, pėr mbroēkullat e kardinalit Kasper, duke shtuar se shteti gjerman qė ka nė dorė dhe Vatikanin, e mbron ēashtjen sllave, vetėm pėr interesat e veta financiare. Mos harroni qė fryma proruse dhe lidhja shekullore e Careshės sė Rusisė Ekaterinės sė II-tė (qė ishte gjermaneshė e Habsburgėve), ndikon nė mbajtjen me hatėr tė sllavėve tė Beogradit. Janė pėrpėlitjet e fundit qė e kanė shty kardinalin me deklarue marrina asisojit. Kardinali gjerman nė fund tė fundit do respektoj global – politkėn ruso –gjermane si karshillek ndaj USA....(!)
    Unė personalisht ua bana me dije qė 5 vjet na drejtoi katolikėt shqyptarė magjupi Ivan DIAZ e tash asht ukrainasi si Nunc Apostolik...(!). ju tregova qė nga 7 Ipeshkėvi vetėm 2 janė shqyptarė se 5 tė tjerėt janė tė huej. Pra nuk janė nėnshtetas shqyptarė. E kam pėr detyrė me u rikujtue poezinė e maposhtme tė At Gjergj Fishtės OFM.

    Poezia e At Gjergj Fishtės.

    1. “kta t’gjith janė fretėn t’huej
    2. T’cilit sot me sot n’Shqypni
    3. Tue mbajt’ jan’ shatin n’ujė
    4. Ele kush leu n’Itale
    5. Po u gjindet fort havale....
    .................................................. ......
    6. Un’ma shktu s’muej me bartė
    7. Por ulu fill n’Shqipni
    8. E qiti jasht m’dajak
    9. Shqiptar kush s’asht me gjak
    10. Sot t’dalin prej Shqipnijet
    11. Nemose gjindja e Lterit
    12. T’msohen mos me u randue
    13. Pa gjygj mbi qafė tė mjerit
    14. Qi n’mue ka shpres e Fe
    15. Pse ndryshe i shkmes me rrfe
    16. Pale! Paskan kujtue
    17. Se mue shqiptarėt pa hiri
    18. Mė paskan ra prej strajcet
    19. As se janė, ndoshta firi
    20. Me i shkelė ēdo sharlatan
    21. Vorbaxhi italjan”...

    (sqarim: Shna Franēesku i qan hallin Atit tė Gjithpushtetshėm nga vargu 1 deri tek vargu 5, dhe prej vargut 6 deri tek vargu 21 janė fjalėt e Zotit nė veprėn e At Gjergj Fishtės)

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Respekt per ty me NICK At Gjergj Fishta. Pershendetje Traboini dhe pse jo SistemA
    do ju lutesha lexoni me kujdes dhe pa u sha nder besime fetare se ne fund te fundit jemi shqyptar te gjithe.

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Prishtinė, 15 prill-

    Kisha e Kosovės pret qėndrimin zyrtar tė Vatikanit, pas deklaratave tė kardinalit gjerman, Walter Kasper, se Kosova ėshtė djep i ortodoksizmit. Burime tė Expressit konfirmojnė se Qeveria e Kosovės ka marrė mesazhe se deklarata e kardinalit gjerman nuk reflekton vlerėsimin e Vatikanit pėr Kosovėn. “Shkėlqesia Dodė Gjergji ėshtė interesuar personalisht ta ketė atė dokument nė duar. Unė mund tė them se Vatikani ėshtė duke i dhėnė njė pėrkrahje tė madhe Kosovės. Edhe rreth njohjes, mendoj se Vatikani me kohė do ta njohė Kosovėn”, ka thėnė Don Shan Zefi pėr gazetėn Express.

  4. #114
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Kėrkohet arrestimi i Papės

    E enjte 15 Prill 2010 9:07



    Dy militantė britanikė tė ateizmit kėrkojnė arrestimin e Papa Benediktit XVI, tė cilin e akuzojnė pėr “krime kundėr njerėzimit”, gjatė vizitės sė tij nė Mbretėrinė e Bashkuar. Avokati i dy militantėve ka njoftuar se kreu i Selisė sė Shenjtė akuzohet pėr fshehjen e veprimeve tė priftėrinjve pedofilė.

    Shkencėtari britanik, Richard Dawkins dhe autori amerikano-britanik Christopher Hitchens e kanė ndėr mend qė papėn ta padisin nė drejtėsinė britanike dhe nė Gjykatėn Penale Ndėrkombėtare tė Hagės, ka njoftuar avokati i z. Dawkins, Mark Stephens, nė gazetėn “The Guardian”.

    I pyetur nga AFP-ja, Dapo Akande, ekspert i tė drejtės ndėrkombėtare nė Universitetin e Oksfordt, ka vlerėsuar se kjo tentativė “nuk ka asnjė mundėsi tė ketė sukses”, meqė papa ka imunitet si “udhėheqės shtetėror”.

    “Papa nuk ėshtė mbi ligjin”, ka vlerėsuar ndėrkaq Christopher Hitchens nė shtypin britanik. “Fshehja e institucionalizuar e dhunimeve tė fėmijėve ėshtė krim nė tė gjitha legjislacionet”.

    Ati i Shenjtė akuzohet se ka fshehur veprimet e priftėrinjve pedofilė para se tė bėhej papė mė 2005.

    “Ai ėshtė njė njeri, instikti i tė cilit, kur priftėrinjtė janė kapur me pelė pėr dore, ishte tė fshihte skandalin”, ka deklaruar Richard Dawkins pėr “Sunday Times”.

    Dy intelektualėt konsiderohen si figura kyēe tė “ateizmit tė ri”, i cili ka njė qėndrim mė kritik karshi religjionit.

    Njė gjykatės britanik mund tė lėshojė mandate arresti kundėr njė tė huaji qė ėshtė pėr vizitė nė Mbretėrinė e

    Bashkuar. Nė dhjetor tė vitit tė kaluar, ish-ministrja izraelite e Punėve tė Jashtme, Tzipi Livni, kishte anuluar nė ēastet e fundit njė udhėtim nė Londėr pas lėshimit tė njė mandat arresti pas njė padie tė shoqatave pro-palestineze. Pas kėtij incidenti, Britania e Madhe ka premtuar se do tė shikojė qė “urgjentisht” tė ndryshojė legjislacionin e saj.

    Mė 1998, ish-diktatori kilian Augusto Pinochet ishte arrestuar nė Mbretėrinė e Bashkuar, por kjo ishte bėrė pas njė mandate arresti spanjoll e jo pas ndonjė procedure tė nisur nė tokėn britanike.

    Stephens vlerėson se papa nuk gėzon imunitetin qė u rezervohet udhėheqėsve shtetėrorė pasi qė “Vatikani nuk ėshtė njė shtet”.

    Ekspertėt konsiderojnė se Vatikani nuk i plotėson disa kritere tė domosdoshme pėr tė formuar shtet, meqė nuk ka, pėr shembull, popullatė tė vėrtetė, por vetėm njė qeveri.

    “Vatikani ėshtė njohur si shtet nga Mbretėria e Bashkuar dhe shtete tė tjera”, ka theksuar megjithatė Dapo Akande nga Universiteti i Oksfordit. “Njė pėrpjekje e ngjashme ka dėshtuar para dy vitesh nė Shtetet e Bashkuara”, ka pėrkujtuar ai.

    Sa i pėrket procedurės para Gjykatės Penale Ndėrkombėtare pėr krime kundėr njerėzimit, ajo ėshtė “e vėshtirė tė imagjinohet”, ka vlerėsuar Adam Roberts, profesor i marrėdhėnieve ndėrkombėtare nė Oksford.

    “Duhen prova solide nė mėnyrė qė aktet e inkriminuara tė jenė pjesė e njė sulmi sistematik dhe tė pėrhapur kundėr njė popullate civile. Ėshtė e vėshtirė tė imagjinohet qė Gjykata Penale Ndėrkombėtare tė konsiderojė abuzimet seksuale tė priftėrinjve katolikė si kėso lloji tė krimeve”, ka thėnė ai. (AFP)

  5. #115
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Nė vend tė pėrgjigjes disa forumistėve; lexoni si mė poshtė:

    Djepi i Serbisė nė Vatikan

    Behxhet Sh.SHALA

    Vatikani, Graēanica dhe Gazimestani!

    Sipas disa mediavepėrkatėsisht sipas gazetės “Blic” tė Beogradit e cila thirret nė Agjencinė Katolike “ Kathpress”, kardinali i Kishės Katolike dhe anėtar i Kėshillit Papnor, Walter Casper i ka dhėnė arsyet pse Vatikani nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės. Nuk ka thėnė asgjė tė re qė para tij nuk e pati thėnė eprori i tij, Ati i Shenjtė, Papa Benedicti i XVI –tė i cili shprehimisht e ka kundėrshtuar pavarėsinė e Kosovės. Dhe kėtė e ka bėrė nė enciklikat e shumta, urbi et orbi nga sheshi i Shėn Pjetrit nė Vatikan. Askush nuk e pati kundėrshtuar kėtė diversion politik tė kėtij “ njeriu” tė Zotit i cili e ka njė mision krejt tjetėr e jo tė rreshtohet politikisht pas njė politike qė ka qenė pėrgjegjėse pėr qindramijėra civilė tė ekzekutuar, pėrndjekje biblike tė civilėve nga shtėpitė e tyre dhe gjenocid nė hapėsirat e ish Jugosllavisė. Dhe kjo nuk ka ndodhė larg Selisė sė Shenjtė por shumė afėr, disa qindra kilometra larg! Nė Kosovė dhe nė Bosnje. Nė vendet ku ka mė sė shumti myslimanė nė hapėsirat e kėsaj pjese tė Ballkanit andaj edhe viktimat civile kanė qenė kryesisht tė besimit islam! Kardinal Casper! Nė Kosovė nė periudhėn 1 janar 1998 deri mė 12 qershor 1999 janė vrarė 8214 civilė tė paarmatosur prej tė cilėve 6804 janė tė gjinisė mashkullore dhe 1407 tė gjinisė femėrore. 3 nuk janė identifikuar. Si tė pagjetur/zhdukur nė kėtė periudhė llogariten 1421 prej tė cilėve 1254 janė meshkuj dhe 167 femra. Gjithsej janė identifikuar 142 varreza masive me 2031 tė ekzekutuar dhe 274 raste tė vrasjeve nė masė me 3721 tė ekzekutuar. Prej moshės 0 deri nė 7 vjet janė ekzekutuar 209 fėmijė ndėrkaq prej 8-14 vjeē 264 fėmijė. Nė moshėn midis 15-18 vjeē janė ekzekutuar 479 fėmijė ndėrsa nė moshėn 19-60 vjeē janė ekzekutuar 4839 veta. Nuk janė kursyer as ata tė moshės mbi 60 vjeēare dhe numri i tė ekzekutuarve ėshtė 2139 persona. Nuk ka tė dhėna pėr moshėn e 284 tė ekzekutuarve ndėrsa 3 tė ekzekutuar nuk janė identifikuar. Po nė tė njėjtėn periudhė gjithsej 178 familje shqiptare me 989 anėtarė janė ekzekutuar pjesėrisht apo tėrėsisht. Janė tė njohura masakrat ndaj familjeve Jashari ( Prekaz), Muēolli ( Poklek), Deliu ( Abri e Epėrme), Bogujevci ( Besianė), Ahmeti ( Likoshan), Duriqi ( Besianė), Berisha ( Therandė), Gėrxhaliu (Studime), Vejsa ( Gjakovė), Balaj ( Pejė), Gashi ( Qyshk), Rama ( Kastriot), Reka ( Bėrrnicė), Vishesella ( Ribar i Vogėl), Gėrbeshi ( Sllovi) dhe shumė familje tė tjera. U vranė aktivistė pėr tė drejtat e njeriut siē ishte rasti i avokatit tė njohur Bajram Kelmendi i cili u ekzekutua me tė dy djemt e tij. Dhe shumė tė tjerė. Lėre mė qė nuk po shfaqni mėshirė ndaj qytetarėve tė vrarė tė Kosovės tė besimit islamė tė cilėt duket se i urreni derisa e pėrkrahni Kishėn Ortodokse Serbe historia e sė cilės ėshtė pėrshkruar me gjak dhe krime por nuk po tregoheni tė mėshirshėm as ndaj besimtarėve tė devotshėm tė krishterė, shqiptarė tė Kosovės qė u masakruan nga forcat serbe! Po ju pėrkujtojė krimin e tmerrshėm ndaj Mark Palokės nga Korenica e Gjakovės dhe anėtarėve tė familjes sė tij qė pasi u ekzekutuan nga forcat serbe , shtėpisė sė tij iu vė flaka dhe ata u dogjėn bashkė me shtėpinė! Si nė kohėn e inkuizicionit! Apo masakrėn ndaj familjes Dedaj nga fshati Guskė e Gjakovės dhe shqiptarėve tė tjerė tė besimit tė krishterė! Mė shumė se 1000 shqiptarė tė ekzekutuar janė bartur nga Kosova dhe janė varrosur nė varrezat masive nė Serbi si nė Batajnicė ( bazė ushtarake afėr Beogradit), Petrovo Sello dhe Peruēac nė pėrpjekje pėr ta mėshehur krimin monstruoz. Kosova e vogėl prej 10.000 km u bė njė varrezė e madhe pėr shqiptarėt dhe qytetarėt e tjerė tė pėrkatėsive tė ndryshme etnike si pasojė e krimeve monstruoze tė forcave tė armatosura serbe tė bekuar nga Kisha Ortodokse Serbe pėr tė cilėn Ju keni konsideratė dhe e pėrkrahni! Kjo do tė duhej tė ishte e kundėrta e asaj qė keni mėsuar dhe qė e predikoni si “ njeri” i Zotit! Por nuk po e bėni! Nė Kosovė forcat serbe nuk kanė bėrė dallime fetare! Ato si kriter tė vetmin e kanė pasur tė vrasin shqiptarė! Ndėrkaq nė Bosnje ka qenė e theksuar urrejtja fetare dhe atje serbėt kanė dashur t’i vrasin tė gjithė myslimanėt apo balije si i kanė quajtur. Kujtojeni gjenocidin nė Srebrenicė ku pėr njė javė nga forcat e armatosura serbe janė ekzekutuar mbi 8000 civilė boshnjak tė besimit islam. Kėto janė fakte tė cilat nuk mund tė mohohen nga askush. Tė gjitha kėto krime janė bėrė me bekimin e Kishės Ortodokse Serbe pėr tė cilėn Vatikani dhe zyrtarėt e tij po tregojnė aq kujdes madje e marrin edhe si arsye pėr mosnjohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Ēmendi hesapi! Tė deklarosh se Kosova ėshtė djep dhe qendėr e sllavizmit do tė thotė se ėshtė nė pyetje ose mosnjohje elementare e historisė ose paragjykim i qėllimshėm qė nuk pėrkon me mendjen e shėndoshė! Nėse, me njė lehtėsi tė pabesueshme deklaroni se Kosova ėshtė djep i sllavizmit atėherė ėshtė ēėshtje teknike tė thuhet se: “nė Kosovė po rrėnohen pėrmendoret e rėndėsishme historike, kulturore dhe fetare dhe se nė kėtė mėnyrė po zhduket historia prandaj nuk duhet tė lejohet dhe Vatikani angazhohet pėr ruajtjen e pėrmendoreve ortodokse, kishave dhe manastireve nė Kosovė dhe ėshtė shumė i shqetėsuar pėr shkak tė brutalitetit tė caktuar kulturor”. As mė shumė e as mė pak se kėtė e ka thėnė i pėrndrituri Walter Casper, kardinal i Kishės Katolike nė Vatikan! Tė parėt qė ėshtė dashur tė reagojnė kundėr kėtij mashtrimi ordiner mediatik janė zyrtarėt e Kishės Katolike nė Kosovė nė me krye me ipeshkvin e saj, por nuk e kanė bėrė kėtė!

    Kisha Ortodokse Serbe nė Kosovė ka qenė vendi ku forcat serbe kanė marrė bekimin pėr krimet e tmerrshme qė i kanė bėrė nė Kosovė. Kjo kishė gjithashtu ka shėrbyer si depo e armatimit , para dhe gjatė luftės duke u shpėrndarė armatim tė shumtė civilėve serbė tė cilėt pastaj kanė ekzekutuar bashkėqytetarė tė tyre shqiptarė! Nė kėtė kishė janė strehuar paramilitarėt dhe forcat e armatosura serbe si dhe shqiptarėt qė kanė qenė bashkėpunėtorė tė Serbisė! Kėto kisha gjatė luftės kanė qenė vendet ku nė mėnyrė drastike janė shkelur tė drejtat e njeriut.

  6. #116
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Gjithmon vatikani ka qen armik i Shqiptareve, pse habiteni ?
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcėn e njė populli

  7. #117
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Kosova e shqetėsuar me Vatikanin
    Analistė kosovarė mendojnė se Ipeshkvia e Kosovės duhet tė ndėrhyjė pėr kėtė ēėshtje.

    E enjte 15 Prill 2010 12:11



    Katolikėt e Kosovės janė ndjerė keq nga deklarata e kardinalit tė Kishės Katolike Romake dhe anėtarit tė Kėshillit Papnor, Walter Kasper, se Vatikani nuk do ta njohė Kosovėn “hatri” i Kishės Ortodokse Serbe. Pėrfaqėsuesit katolikė kosovarė thonė se janė duke e kėrkuar deklaratėn origjinale tė kardinalit romak, pėr tė reaguar mė pas, nėse kjo ėshtė e vėrtetė. Madje, duke mos dashur qė t’iu besojnė citateve qė janė dhėnė nga mediet, ėshtė Dom Lush Gjergji ai i cili, sipas sekretarit tė Kishės Katolike nė Kosovė, Dom Shan Zefi, personalisht ka ndėrhyrė qė tė verifikojė origjinalin e kėsaj deklarate.

    “Ne kėtė lajm e kemi marrė pėrmes medieve dhe jemi nė pritje tė tekstit ose deklaratės origjinale. Shpeshherė mediet qėndrojnė njėanshmėrisht, bėjnė shkėputje, prandaj edhe nuk do tė komentojmė asgjė deri sa tė marrin origjinalin e deklaratės, pėr tė cilėn ende nuk kemi marrė pėrgjigje”, tha Shan Zefi.

    Ndryshe, njė ditė mė parė kardinali i Kishės Katolike Romake dhe anėtar i Kėshillit Papnor, Walter Kasper, ka thėnė pėr agjencinė e lajmeve “Kathpress” se Vatikani nuk do ta njohė Kosovėn shkaku i respektit qė ka ndaj Kishės Ortodokse nė Kosovė.

    “Ne e dimė se Kosova pėr Serbinė ėshtė plagė dhe dhimbje e rėndė. E dimė gjithashtu se ky vend ėshtė edhe djepi dhe qendra e ortodoksizmit serb. Ne kėtė e kuptojmė dhe dėshirojmė ta respektojmė kėtė”, ka thėnė anėtarit tė Kėshillit Papnor, Kasper. Mė pas ai ka shtuar edhe se Vatikani ėshtė shumė i shqetėsuar pėr shkak tė, siē shprehet ai, “brutalitetit tė caktuar kulturor”.

    Analistė kosovarė, ndėrkaq, mendojnė se Ipeshkvia e Kosovės duhet tė ndėrhyjė pėr kėtė ēėshtje. “Edhe pse Vatikani nuk merret direkt me politikė, ai ka ndikim tė madh nė politikėn ndėrkombėtare, prandaj besojmė se duhet tė ndėrhyjė Ipeshkvia e Kosovės, nė mėnyrė qė kėtė ēėshtje ta kthejė nė binarė si ka qenė mė parė kur Vatikani ėshtė ai qė gjithmonė ka pėrkrahur Kosovėn”, tha analisti Qemajl Morina.

    Kurse pėr analistin Halil Matoshi njė deklaratė e tillė nga ana e Vatikanit ėshtė shumė e padrejtė, e cila, sipas tij, ka ardhur edhe shkaku i Papės sė tashėm, i cili ėshtė diametralisht i kundėrt me Papa Gjon Palin II.

    Papa i kaluar jo vetėm se e ka pėrkrahur moralisht lėvizjen ēlirimtare pėr pavarėsinė e Kosovės, ai ka dhėnė edhe kurajė, duke e quajtur si lėvizje pėr liri e pavarėsi, tha Matoshi.

    “Unė jam shumė i bindur se po tė ishte konjuktura e Papa Gjon Palit II , tashmė Vatikani edhe do ta njihte Kosovėn dhe kjo jo pse nė Kosovė ėshtė njė influencė e komunitetit katolik roman, ku njė pjesė e mirė e kombit ėshtė e kėtij besimi, jo vetėm pėr shkak se kulturalisht kosovarėt dhe pjesa mė e madhe e shqiptarėve i pėrkasin qytetėrimit katolik dhe jo vetėm pėr shkak se nė zemėr tė Kosovės po ngrihet katedralja ndėr mė tė mėdhatė nė rajon, por pse Vatikani do tė duhej ta njihte Kosovėn prej vetė principeve tė sė drejtės dhe tė sė mirės biblike”, u shpreh Matoshi pėr Zėri.

    Prandaj, sipas tij, kjo deklaratė ėshtė e njėanshme edhe e padrejtė, duke pasur parasysh se ka ardhur edhe nga propagandat e kishės ortodokse, e cila kishė kėtu merret me propaganda e jo me humanizėm dhe besim nė njė Zot. Derisa analistėt shprehin shqetėsimet dhe nė anėn tjetėr Kisha Katolike nė Prishtinė angazhohet pėr tė kuptuar realitetin e pėrmbajtjes sė deklaratės qė ka ardhur nga Vatikani, Qeverinė e Kosovės nuk e brengos aspak njė qėndrim i tillė. Kjo pasi qė, sipas tyre, nuk ėshtė qėndrim i Vatikanit, por i njė kardinali.

    “Kjo ėshtė deklaratė e njė kardinali, i cili nuk pėrfaqėson qėndrimin zyrtar tė Vatikanit. Vatikani gjithmonė ka pasur qasje pozitive, pėrkundėr faktit qė nuk ka vendosur akoma pėr njohje formale”, ėshtė shprehur Memli Krasniqi, zėdhėnės i Qeverisė sė Kosovės. /zeri/

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anėtarėsuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Nuk arrij ta kuptoj kete pune : Serbet mallkojne Vatikanin se gjoja paska punuar kunder tyre , Shqiptaret mallkojne Vatikanin se punon kunder tyre , nje lesh harapi qe nje zot e merr vesh .

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Pse nuk po na pranojne "vellezerit " krishter,duke pas parasyshe se ky Rugova goxha e ka pas njefar jarani dhe madje ju ka perkulur dhe ja ka puthe dore,por siq po shifet papa na ka leshu kemerr.....
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  10. #120
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Shqiptaret dhe Boshnjaket Urrehen nga bota e krishtere sepse konsiderohen si tradhtarė te krishterizmit!!

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=94834

    Kjo Urrejtje ndaj Popullit shqiptar nga bota krishtere, Lind si pasojė e faketeve historike te popullit shqiptar ne lidhje konvertimin e tyre ne Fenė Islame...

    Ky Fakt kaq shumė i kishte dhe akoma i irriton boten krishtere sa qe nuk ngurrojnė ta shpallin popullin shqiptar si Tradhetar te krishterizmit,per faktin e konvertimit te tyre si popull ne Islam ...

    Caku me urrejtes zakonisht drejtohet drejt Pernadoris Osmane qe ndikoi ne Konvertimin e shqiptareve ne Musliman...Mirpo kjo Urrejtje zbutet ndaj perandoris Osmane kur mirret parasysh se edhe disa vende te evropes ishin nen pushtetin Osman me shekuj mirpo nuk jan konvertuar apo nuk e kan nderruar fen e tyre ,Por vetem shqiptaret ishin ata qe u konvertuan...

    Kjo kontraditė zgjedhjesh ndermjet popujve ne ballkan ndaj pranimit te Islamit,i shtyn te mendojn se zgjedhja ne konvertim ka doza te medha te shijes se popullit shqiptar ndaj kesaj feje qe perqafuan ,d.m.th jo vetem konvertim i Imponuar me dhunė,por dyshohet te jetė bere me vetedije te arsyeshme...

    Dhe ky "Dyshim" se pse e pranuan Islamin shqiptaret ,ndersa kete nuk e bene popujt e tjere te rajonit te ballkanit te cilet poashtu e kishin te njejtin status d.m.th edhe ata ishin te pushtuar njejtė si shqiptaret por nuk e nderruan fen e tyre...

    Ky Fakt i ka shtyer boten e krishtere qe Popullin Shqiptar ta shpallin si Tradhetar te Krishterzimit sepse ia kthyen shpinen Krishterizmit dhe pranuan Fenė Islame...

    Dhe se Kjo Urrejtje nga Bota e Krishtere ,supozohet te ketė mundur me pas ndikim gjatė tere Historis se Pervuajtur te Popullit Shqiptar, nga Arbitrariteti nderkombetar, siq ishin coptimet e tokave te trojeve shqiptare nga Konferencat e ndryshme ...nderkombetare qe vendosen ne demė te shqiptareve gjithmon ne qdo aspekt...

    Dhe deklarata e ketij zyrtari te lartė te vatikanit, nuk eshte ndonje qudi, por vazhdimesi e politikes se vatikanit, kundrejt shqiptareve per arsyet e permendura me lart(per shkak te tradhetis qe i bene shqiptaret krishterizmit).

    Edhe boshnjaket kan te njejtin trajtim nga vatikani dhe politika e saj qe e shef bosnjen si tradhtarin me potencial te krishterizmit.

    Nuk eshte qudi nese dyshohet qe gjith lufterat qe jan bere ne ballkan, kan qen luftera me karakter fetar dhe jan bere exluzivisht kunder komunitetit musliman.

    Dhe eshte normale per kete zyrtarin e vatikanit, qe serbia te jet me e afert per vatikanin se sa ne shqiptaret, qe historikisht kemi qen viktim e pafajshme.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 12 prej 22 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •