PRAGE- Presidenti amerikan, Barak Obama do tė takojė sonte nė njė darkė nė Pragė liderėt e 11 vendeve ish-komuniste qė janė pjesė e Aleancės sė Atlantikut tė Veriut. Presidenti Obama ndodhet nė Ēeki pėr tė firmosur njė marrėveshje ēarmatimi me homologun rus Medvedev.
Nė takim do tė jenė tė pranishėm liderėt e Bullgarisė, Kroacisė, Republikės Ēeke, Sllovenisė, Sllovakisė, Rumanisė, Polonisė, Estonisė, Hungarisė, Lituanisė dhe Letonisė. Nė kėtė takim nuk ėshtė ftuar Shqipėria.
Zėdhėnėsja e kryeministrit Berisha, Juela Meēani u shpreh pėr GSH se "nuk ishte nė dijeni tė ēėshtjes, ndaj nuk mund ta komentonte atė".
Sipas "New York Times"-it, kjo darkė ėshtė njė pėrpjekje e administratės Obama pėr tė balancuar ambicjet e Rusisė pėr tė shtuar kontrollin e saj mbi rajon. "Kjo ėshtė njė pėrpjekje pėr t'u takuar, konsultuar dhe konfirmuar angazhimin tonė pėr siguri nė Europė", deklaroi zėdhėnėsi i Shtėpisė sė Bardhė, Robert Gibs. Njė vit mė parė, nė fjalimin e mbajtur nė njėrin prej shesheve tė Pragės, presidenti Obama tha se ėndėrronte pėr njė botė pa armė nukleare. Ai do tė nėnshkruajė sot njė marrėveshje historike pėr reduktimin e armėve bėrthamore me presidentin rus Medvedev. Kjo marrėveshje do tė zėvendėsojė traktatin e mėparshėm START-1 qė hyri nė fuqi nė vitin 1991. Presidenti Obama e ka vendosur ēarmatimin nuklear nė zemėr tė politikave tė tij. Pėr kėtė arsye ai fitoi edhe ēmimin Nobel pėr paqen. Javėn e ardhshme, Obama do tė marrė pjesė njė njė samit tė 40 vendeve ku do tė diskutohet problemi i ēarmatimit.
(s.g/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt