Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Papa “kërcënohet” me arrestim



    Papa “kërcënohet” me arrestim

    Autori britanik dhe aktivisti ateist, Richard Dawkins, do të bëjë përpjekje që të sigurojë arrestimin e Papa Benedictit XVI, me qëllim që ai të merret në pyetje në lidhje me skandalin e abuzimit të fëmijëve nga ana e pjesëtarëve të kishës, gjatë vizitës së tij në Britani, më vonë gjatë këtij viti.

    Dawkins, shkencëtar dhe kritik i njohur i religjionit, ka kërkuar nga aktivistët për të drejta të njeriut që të vlerësojnë se a mund të ngritët një padi kundër Papës.

    Vizita e Papës në Britani, prej 16 deri më 19 shtator, do të jetë vizita e parë zyrtare e një Pape në Britani.

    Kisha katolike ka hedhur poshtë akuzat se Papa ka ndihmuar në mbulimin e abuzimeve nga ana e priftërinjve dhe Vatikani ka akuzuar mediet se ato kanë filluar një fushatë për “njollosjen e Papës”.

    Dawkins dhe gazetari anglez, Cristopher Hitchens, kanë angazhuar avokatët Geoffrey Robertson dhe Mark Stephens, për të shqyrtuar mundësinë e ndërmarrjes së aksionit ligjor kundër Papës.

    Stephens ka theksuar se ekzistojnë tri qasje të mundshme: ankesa në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime në Holandë, përndjekja publike apo privatë për “krime kundër njerëzimit” dhe procesi civil. /express/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    jo bre se bojn kto ket pune
    Jetë e rëndë.......!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Imagjino Papen te deklarohet person ne arrati !


    Per mendimin tim, nese ka dyshime qe papa ne fjale ka pas djeni rreth abuzimeve qe fliten dhe ka ngrit ne detyre ndonje klerik qe njifesh si pedofil ne ambjentin e kishes, ai duhet te hetohet si cilido dhe te marri denimin qe i takon. Para ligjit te gjithe njesoj, pape, prifta, e c'fare do lloj!!
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Para se te merresh me artikuj te disa tipave qe e kane ne tradite mosnjohjen e kishes, besimtareve, Zotit, keta tipa te cilet deshirojne te vene Papen e Romes nen akuze, shiko n jehere historine shqiptare dhe rolin e prifterinjve ne organizimin shoqeror-kombetar te shqiptareve.
    Neqoftese nuk e ke kuptuar kurre rolin e prifterinjve shqiptare ne ceshtjen kombetare shqiptare, atehere mos ndalo se shkruari parullat kunder prifterinjve dhe kunder te gjithe atyre qe i perkasin se njejtes bashkesi.
    Neqoftese e ke kuptuar rolin e prifterinjve shqiptare se cfare kane bere per komb, atehere perpiqu te permbahesh dhe te kerkosh ndihme qe te gjykosh jo vetem ate ane qe te pelqen ty.
    Neqoftese nuk di se cilet prifta kane luftuar per ceshtje kombetare si ne Kosove-Shqiperi-Maqedoni-Mal i Zi, atehere perpiqu te pyesesh ndonjerin qe di me mire se ckane vuajte keta prifterinj qe babai yt e me pas ti, te kesh gjuhen shqipe per te shkruajtur dhe folur, flamurin kombetar te perbashket, troje te bashkuara, zhvillim kulturor, ekonomik.

    Tani u tregove shume i keq se ne firmen tende ke shprehur urrejtje per nje prift katolik dhe merresh me postime temash qe kane karakter te ligesht qe ne fakt nuk i ben asgje as priftit por as Papes se Romes, pervecse u krijon idene e gabuar shume shqiptareve qe jane lindur dhe rritur pa fe e pa Zot.

  5. #5
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Nuk ma merr mendja, se puna do veje deri aty...

  6. #6
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    Citim Postuar më parë nga gjethplepi Lexo Postimin
    Para se te merresh me artikuj te disa tipave qe e kane ne tradite mosnjohjen e kishes, besimtareve, Zotit, keta tipa te cilet deshirojne te vene Papen e Romes nen akuze, shiko n jehere historine shqiptare dhe rolin e prifterinjve ne organizimin shoqeror-kombetar te shqiptareve.
    Neqoftese nuk e ke kuptuar kurre rolin e prifterinjve shqiptare ne ceshtjen kombetare shqiptare, atehere mos ndalo se shkruari parullat kunder prifterinjve dhe kunder te gjithe atyre qe i perkasin se njejtes bashkesi.
    Neqoftese e ke kuptuar rolin e prifterinjve shqiptare se cfare kane bere per komb, atehere perpiqu te permbahesh dhe te kerkosh ndihme qe te gjykosh jo vetem ate ane qe te pelqen ty.
    Neqoftese nuk di se cilet prifta kane luftuar per ceshtje kombetare si ne Kosove-Shqiperi-Maqedoni-Mal i Zi, atehere perpiqu te pyesesh ndonjerin qe di me mire se ckane vuajte keta prifterinj qe babai yt e me pas ti, te kesh gjuhen shqipe per te shkruajtur dhe folur, flamurin kombetar te perbashket, troje te bashkuara, zhvillim kulturor, ekonomik.

    Tani u tregove shume i keq se ne firmen tende ke shprehur urrejtje per nje prift katolik dhe merresh me postime temash qe kane karakter te ligesht qe ne fakt nuk i ben asgje as priftit por as Papes se Romes, pervecse u krijon idene e gabuar shume shqiptareve qe jane lindur dhe rritur pa fe e pa Zot.
    lol. sbesoj se ne teme behet fjale per te mirat qe prifterinjte i sollen shqiperise, eshte tjeter topic ajo dhe tjeter kjo qe po diskutohet ketu. Per mendimin tim, je i lire ta hapesh nje te tille, dhe diksutojme te gjithe atje per keto te mira, meqe qenke kaq entuziast.
    Ky eshte nje lajm, dhe duhet te trajtohet si i tille. Madje eshte nje lajm i cuditshem, qe edhe papa akuzohet...
    Pasi eshte hapur nje teme per akuzat e prifterinjeve ndaj femijeve, besoj se ky shkrim e ka vendin atje, dhe jo si teme e vecante vecante..
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar më parë nga gjethplepi Lexo Postimin

    Tani u tregove shume i keq se ne firmen tende ke shprehur urrejtje per nje prift katolik dhe merresh me postime temash qe kane karakter te ligesht qe ne fakt nuk i ben asgje as priftit por as Papes se Romes, pervecse u krijon idene e gabuar shume shqiptareve qe jane lindur dhe rritur pa fe e pa Zot.
    Or ti mik ky personi qe ka postuar kete lajm mund te kete nje mij e nje te zeza, po per mendimin tim (gjithmone nese i referohesh artikullit qe ka postuar), shume mire ka bere qe e ka postuar nje informacion te tille. Perderisa shkencetare serioze si Dawkins kane marre persiper iniciativen qe te bejne te mundur hetimin e Papes, do te thote se ata diku ndoshta bazohen. Nuk shof as me te voglen grimce ligeshtie nga artikullin ne fjale. Dhe kush i ka dy pare mend, nuk eshte se ngre opinionet e veta vetem nga spekullime apo hipoteza qe mund te behen kundrejt nje personi apo nje instutocioni, na nje artikull jo shume bindes si ky me siper. Por ai bazohet ne fakte. Dhe fakte dhe deshmi ku me qindra prifterinje akuzohen per pedofili ke me qindra, mor mik i dashur. Keshtu qe shikoni te drejtoni drunjt e shtrembert qe keni ne stiv, dhe mos u merrni me ata jashte stive. Robi, lexon, degjon, kendveshtrime te ndryshme dhe pasi i peshon mire e mire ato, mundohet te dali dhe ne konkluzionin me realist te mundshem.
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    178

    Thumbs up e kane pas dashur me kohe kete gje

    Citim Postuar më parë nga Endless Lexo Postimin


    Per mendimin tim, nese ka dyshime qe papa ne fjale ka pas djeni rreth abuzimeve qe fliten dhe ka ngrit ne detyre ndonje klerik qe njifesh si pedofil ne ambjentin e kishes, ai duhet te hetohet si cilido dhe te marri denimin qe i takon. Para ligjit te gjithe njesoj, pape, prifta, e c'fare do lloj!!


    me e var per topesh
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Nuk ju a ka fajin Papa por Mentaliteti kunder cdo gjeje qe ka lidhje me Zotin.
    > Ne kete bote nje regjizor eshte me i respektuar se nje Pape, pavarsisht qe regjizori ka perdhunuar nje minorene ndersa Papa mund te kete mbrojtur nje fajtor.
    > Kur njeriu nuk eshte rehat me veten i duket sikur gjithe bota eshte gabim.
    > Nje shkrimtar thoshte: Kur te fiket drita jote, te duket sikur e gjithe bota eshte ne erresire.
    La verita' ti rendera' libero!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193
    ky eshte sulm qe laiket liberal po bejne ndaj kishes. gjate luftes se ftohte kisha katolike ishte pararoje e perendimit dhe mbase nuk do donte te merreshin vesh keto skandale ne kulmin e luftes kur sovjetiket po dorezoheshin. Liberaleve laik nuk u ka ngel moral ne argumentet e tyre rreth kerkimeve embrionike, abortit apo martesave gay, ata kan gjetur thembren e akilit te keta prifterinj pedofil. ata po mundohen te njollosin gjith kishen katolike dhe boten fetare

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •